{"id":74031,"date":"2021-01-27T19:03:07","date_gmt":"2021-01-27T18:03:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-shkaqet-e-ankimit-te-edison-ademit-e-nxjerrin-me-diferencen-negative-me-te-thelluar\/2021\/01\/27\/"},"modified":"2023-04-06T22:14:34","modified_gmt":"2023-04-06T20:14:34","slug":"kpa-shkaqet-e-ankimit-te-edison-ademit-e-nxjerrin-me-diferencen-negative-me-te-thelluar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-shkaqet-e-ankimit-te-edison-ademit-e-nxjerrin-me-diferencen-negative-me-te-thelluar\/2021\/01\/27\/","title":{"rendered":"KPA: Shkaqet e ankimit t\u00eb Edison Ademit e nxjerrin me \u201cdiferenc\u00ebn negative m\u00eb t\u00eb thelluar\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit rr\u00ebzoi gjetjet e KPK-s\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb etik\u00ebs, por la n\u00eb fuqi vendimin e shkarkimit p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa theksoi se disa nga pretendimet e ish-prokurorit Edison Ademi r\u00ebndonin pozit\u00ebn e tij financiare.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61384\" aria-describedby=\"caption-attachment-61384\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/JJGJ7782_Moment.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-61384\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/JJGJ7782_Moment-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"61384\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-61384\" class=\"wp-caption-text\">Shkarkimi nga KPK i Prokurorit t\u00eb Sarand\u00ebs Edison Ademi. Foto : BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit e ka leht\u00ebsuar ish-prokurorin e Sarand\u00ebs, Edison Ademi nga shkeljet e pretenduara t\u00eb etik\u00ebs q\u00eb ishin ngritur ndaj tij n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Por nj\u00ebsoj si KPK edhe Kolegji arsyetoi se Ademi kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe se kjo mjaftonte p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Trupa e KPA q\u00eb gjykoi \u00e7\u00ebshtjen ndaj Ademit, e kryesuar nga Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari relator dhe an\u00ebtar\u00ebt Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Sokol \u00c7omo an\u00ebtar\u00eb, u p\u00ebrball si\u00e7 del nga vendimi me nj\u00eb mori k\u00ebrkesash nga Ademi, n\u00eb t\u00eb cilat pretendohej se KPK kishte pasur sjellje \u201cdenigruese dhe me q\u00ebllime antiligjore t\u00eb paramenduara\u201d ndaj tij.<\/p>\n<p>Pretendime ngriheshin p\u00ebr kryesuesen e trup\u00ebs s\u00eb KPK q\u00eb hetoi Ademin, Genta Tafa (Bungo), nd\u00ebrsa an\u00ebtar\u00ebt Firdes Shuli dhe Lulzim Hamitaj akuzoheshin se kishin vepruar n\u00ebn ndikimin e saj. Por n\u00eb vendim KPA i rr\u00ebzon k\u00ebto pretendime si t\u00eb pabazuara, nd\u00ebrsa thot\u00eb se vendimi nuk kishte shkelje t\u00eb procedur\u00ebs dhe se shkarkimi ishte i drejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim, sikurse Komisioni, edhe Kolegji vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pasakta, t\u00eb paplota dhe t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e Kolegjit.<\/p>\n<p>Ademi, i cili e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb vitin 1998 si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore u em\u00ebrua prokuror me dat\u00eb 5 korrik 2004 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb dhe nga viti 2015 ishte drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Sarand\u00eb, u shkarkua nga KPK m\u00eb 9 prill 2019. Kolegji konfirmoi n\u00eb 10 n\u00ebntor 2020 shkarkimin pasi shqyrtoi ankimin e Ademit.<\/p>\n<p><strong>Rr\u00ebzimi i shkaqeve t\u00eb ankimit p\u00ebr procedur\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb prej pretendimeve kryesore t\u00eb Ademit, si\u00e7 del n\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPA, ishte akuza se trupa gjykuese n\u00eb KPK dhe kryesuesja e saj Genta Tafa (Bungo) kishin qen\u00eb t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm. Ademi pretendon n\u00eb ankim p\u00ebr njohje mes Bungos dhe nj\u00eb personi ndaj t\u00eb cilit ai kishte marr\u00eb vendim dhe pretendon se ajo kishte ndikuar n\u00eb vendimin edhe t\u00eb dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji, q\u00eb arsyetoi mbi provat e paraqitura nga Ademi, thot\u00eb se rrethanat e paraqitura prej tij nuk kishin ndikuar \u00e7\u00ebshtjen. KPA v\u00eb n\u00eb dukje se edhe sikur t\u00eb merreshin t\u00eb mir\u00ebqena pretendimet e ish-prokurorit p\u00ebr njohjet e Bungos me personin e denoncuar dhe krushqit\u00eb e pretenduara, ato p\u00ebrs\u00ebri nuk e ndikonin vendimin. Por KPA v\u00eb n\u00eb dukje se rrethanat nuk ishin as t\u00eb provuara.<\/p>\n<p>KPA rr\u00ebzoi pretendimet e Ademit se kryesuesja e trup\u00ebs ishte caktuar pa short n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tij. Kolegji tregon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishin ndjekur procedurat. Gjithashtu KPA rr\u00ebzoi pretendimet se Komisioni kishte nxituar subjektin dhe i kishte k\u00ebrkuar p\u00ebrgjigjet me urgjenc\u00eb. Duke iu referuar vet\u00eb p\u00ebrgjigjeve t\u00eb ish-prokurorit Kolegji arsyeton se ai kishte pasur koh\u00ebn e nevojshme dhe se brenda afateve kishte kthyer p\u00ebrgjigjet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cKolegji e gjen t\u00eb pabazuar pretendimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, pasi institucionet e rivler\u00ebsimit jan\u00eb t\u00eb detyruara q\u00eb t\u00eb vendosin brenda nj\u00eb afati sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm dhe t\u00eb arsyesh\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPA po ashtu rr\u00ebzoi pretendimin se dy an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb ishin ndikuar nga kryesuesja. KPA thot\u00eb se nuk kishte asnj\u00eb ankes\u00eb, nga dy an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb trup\u00ebs n\u00eb KPK n\u00eb drejtim t\u00eb kryesueses dhe as ishin sh\u00ebnuar probleme t\u00eb tilla nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar. \u201cKolegjit nuk i rezultoi e provuar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb cenuar garantimi i paan\u00ebsis\u00eb nga ana e kryesueses s\u00eb trupit gjykues t\u00eb Komisionit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po ashtu KPA rr\u00ebzoi edhe pretendimin se sjellja e Ademit\u00a0 menj\u00ebher\u00eb pas mbylljes s\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb njoftimit t\u00eb vendimit n\u00eb KPK, kur ai k\u00ebrc\u00ebnoi kryesuesen \u201cme burg\u201d ishte marr\u00eb parasysh n\u00eb vendim. Kolegji thot\u00eb se vendimi ishte marr\u00eb para k\u00ebtij momenti dhe se KPK e ka p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim ngjash\u00ebm me q\u00ebndrimin se Ademi kishte qen\u00eb korrekt n\u00eb komunikimet e m\u00ebparshme me KPK.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj KPA cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar nj\u00eb pretendim t\u00eb Ademit se procesi i rivler\u00ebsimit ishte nj\u00eb proces i ngjash\u00ebm me at\u00eb penal. \u201cProcesi i rivler\u00ebsimit, nj\u00eb proces ngusht\u00ebsisht administrative\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Ankimi mbi pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji, si\u00e7 del n\u00eb vendim, rr\u00ebzoi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi pretendimet e Ademit mbi rivler\u00ebsimin e pasuris\u00eb, duke pranuar p\u00ebrfundimet e arritura nga KPK. N\u00eb arsyetim trupa gjykuese vuri n\u00eb dukje se disa prej pretendimeve t\u00eb vet\u00eb Ademit t\u00eb shtruara n\u00eb ankim r\u00ebndonin pozit\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>\u201cDhe, edhe n\u00ebse do t\u00eb konsideroheshin nga Kolegji shkaqet e ankimit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, s\u00ebrish do t\u00eb rezultonte me munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb e tij dhe t\u00eb personit t\u00eb lidhur, madje me diferenc\u00eb negative edhe m\u00eb t\u00eb thelluar n\u00eb disa raste\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPA.<\/p>\n<p>Kolegji vuri n\u00eb dukje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast pretendimin e Ademit se nj\u00eb shum\u00eb prej 8 mij\u00eb Paund q\u00eb i kishte ardhur nga v\u00ebllai n\u00eb Britani ishte kthimi pas i nj\u00eb shume prej 8400 dollar\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebn ish-prokurori ia kishte d\u00ebrguar t\u00eb v\u00ebllait nj\u00eb vit m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>KPA arsyetoi se ky pretendim nuk q\u00ebndronte dhe n\u00ebse do t\u00eb merrej parasysh Ademi do t\u00eb thellonte diferenc\u00ebn financiare negative n\u00eb vitin kur pretendon se i ka d\u00ebrguar k\u00ebto para v\u00ebllait. Sipas kolegjit shuma prej 8400 dollar\u00ebsh e marr\u00eb kredi mbulonte shpenzimet p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb dhe n\u00ebse zbritej diferenca negative p\u00ebrkeq\u00ebsohej.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim KPA ndoqi precedent\u00ebt e vendosur m\u00eb her\u00ebt nd\u00ebrsa rr\u00ebzoi deklarimet noteriale t\u00eb marra nga t\u00eb af\u00ebrmit p\u00ebr t\u00eb justifikuar financat e Ademit. Kolegji nj\u00ebsoj si Komisioni vuri n\u00eb dukje se shumica d\u00ebrrmuese e parave t\u00eb pretenduara se ishin sjell\u00eb nga v\u00ebllai i Ademit nga Britani nuk kishin prova se ishin nga burim i ligjsh\u00ebm. Po ashtu Kolegji vuri n\u00eb dukje pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime dhe mos deklarimet n\u00eb vite.<\/p>\n<p>KPA p\u00ebrdori n\u00eb disa raste deklarimet e vet\u00eb Ademit q\u00eb sipas Kolegjit binin ndesh me at\u00eb \u00e7ka ai pretendonte. K\u00ebshtu n\u00eb lidhje me koh\u00ebn e shpenzimit t\u00eb nj\u00eb shume prej 800 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr mobilim p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Ademi pretendonte se nuk ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb rregull ndarja n\u00eb vite nga Komisioni, Kolegji arsyeton se t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ndarje kishte b\u00ebr\u00eb ish-prokurori n\u00eb deklarime dhe n\u00eb nj\u00eb ekspertiz\u00eb kontab\u00ebl t\u00eb k\u00ebrkuar prej tij.<\/p>\n<p>Trupa e Kolegjit kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuara edhe pretendimet e Ademit mbi vler\u00ebsimin e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs, duke theksuar nd\u00ebr t\u00eb tjera se metoda q\u00eb ai i kishte referuar Kolegjit ishte p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera dhe se n\u00eb rast t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb saj ai rezultonte me diferenca edhe m\u00eb t\u00eb thella negative. \u201cPra me nj\u00eb total m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se ai i aplikuar nga Komisioni dhe i pretenduar nga subjekti i rivler\u00ebsimit, i cili do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsonte rezultatet financiare nd\u00ebr vite p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit\u201d, thuhet n\u00eb vendim, nd\u00ebrsa theksohet se KPA kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb bazuar n\u00eb k\u00ebto pretendime t\u00eb Ademit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund KPA p\u00ebrllogariti n\u00eb favor t\u00eb ish-prokurorit disa interesa bankare, por vuri n\u00eb dukje se ato nuk ndryshonin totalin dhe se n\u00ebse merreshin parasysh edhe shuma t\u00eb tjera t\u00eb pretenduara prej tij bilanci mbetej negativ p\u00ebr rreth 2.4 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPA nga ana tjet\u00ebr rr\u00ebzoi q\u00ebndrimin e Komisionit mbi shkelje t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb Ademit p\u00ebr kontaktet me nj\u00eb person t\u00eb cilin e kishte hetuar dhe p\u00ebr udh\u00ebtimin me nj\u00eb person t\u00eb dyt\u00eb i cili ishte d\u00ebnuar m\u00eb von\u00eb. Nj\u00ebsoj Kolegji arsyetoi edhe mbi nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb Ademit me Bashkin\u00eb Vlor\u00eb mbi nj\u00eb siqp\u00ebrfaqe toke t\u00eb marr\u00eb me qira, duke arsyetuar se ai nuk kishte b\u00ebr\u00eb shkelje n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>KPA arsyetoi se n\u00eb rastin e Ademit nuk mund t\u00eb aplikohej \u201ccenimi i besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d, por arsyetoi se shkelja tjet\u00ebr ajo e \u201cdeklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d ishte konstatuar drejt nga KPK.\u00a0 \u201cTrupit gjykues, megjith\u00ebse i rezultuan t\u00eb bazuara disa prej shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb parashtruara nga subjekti i rivler\u00ebsimit, ato u vler\u00ebsuan prej tij si t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vendimin e Komisionit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit rr\u00ebzoi gjetjet e KPK-s\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb etik\u00ebs, por la n\u00eb fuqi vendimin e shkarkimit p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa theksoi se disa nga pretendimet e ish-prokurorit Edison Ademi r\u00ebndonin pozit\u00ebn e tij financiare.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74032,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,114,473],"tags":[646,112,149,134],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Edison-Ademi-1.jpg","fifu_image_alt":"Drejtuesi i Prokurorise se Sarandes, Edison Ademi para Komisionit te Pavarur te Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74031"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74031"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74031\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74033,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74031\/revisions\/74033"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74032"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74031"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74031"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74031"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}