{"id":74034,"date":"2021-01-27T19:00:46","date_gmt":"2021-01-27T18:00:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/alaudin-malaj-kerkon-ndryshim-trupe-gjykuese-ne-kpa\/2021\/01\/27\/"},"modified":"2023-04-06T22:14:42","modified_gmt":"2023-04-06T20:14:42","slug":"alaudin-malaj-kerkon-ndryshim-trupe-gjykuese-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/alaudin-malaj-kerkon-ndryshim-trupe-gjykuese-ne-kpa\/2021\/01\/27\/","title":{"rendered":"Alaudin Malaj k\u00ebrkon ndryshim trupe gjykuese n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb thirrte si d\u00ebshmitar\u00eb trup\u00ebn gjykuese q\u00eb vendosi shkarkimin e tij n\u00eb KPK nd\u00ebrsa pasi k\u00ebrkesa iu refuzua, pretendoi se po trajtohej me t\u00eb padrejt\u00eb nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit dhe k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_26973\" aria-describedby=\"caption-attachment-26973\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Malaj.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-26973\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Malaj-600x360.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"360\" data-id=\"26973\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-26973\" class=\"wp-caption-text\">Alaudin Malaj, gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi me tem\u00eb &#8220;Sfida e s\u00eb Sotmes, Garanci e s\u00eb Ardhmes, Ndryshimet Kushtetuese n\u00eb Sistemin e Drejt\u00ebsis\u00eb&#8221;. | Foto nga : Malton Dibra\/ LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Alaudin Malaj i m\u00ebshoi q\u00ebndrimit t\u00eb mbajtur n\u00eb seanc\u00ebn e mbajtur m\u00eb 11 janar edhe t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, kur p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre or\u00eb hodhi akuza ndaj tre an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, Suela Zhegut, Etleda \u00c7iftjas dhe Lulzim Hamitajt duke i quajtur t\u00eb ndikuar politikisht n\u00eb procesin e tij. Gjithashtu, ai akuzoi edhe v\u00ebzhguesin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Ferdinando Buatier p\u00ebr q\u00ebndrimin e mbajtur dhe k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e tij.<\/p>\n<p>Malaj rip\u00ebrs\u00ebriti pretendimin se an\u00ebtar\u00ebt e trupit gjykues t\u00eb KPK nuk u ishin p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkesave t\u00eb tij p\u00ebr t\u2019u shprehur mbi lidhjet q\u00eb mund t\u00eb kishin me ish-Ministrin e Brendsh\u00ebm Fatmir Xhafa. Ai deklaroi se Xhafa e sulmonte pasi nuk kishte pranuar t\u00eb ndihmonte disa vite m\u00eb par\u00eb kryeministrin aktual Edi Rama p\u00ebr t\u2019u zgjedhur kryetar bashkie. Gjithashtu, Malaj pretendoi se ish-Ministri Xhafa kishte qen\u00eb shum\u00eb i pushtetsh\u00ebm dhe ndikues n\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 disa dokumenteve q\u00eb depozitoi si prov\u00eb t\u00eb cilat u pranuan nga Kolegji, Malaj paraqiti edhe disa k\u00ebrkesa, pas rr\u00ebzimit t\u00eb t\u00eb cilave k\u00ebrkoi n\u00eb fund p\u00ebrjashtimin e trupit gjykues t\u00eb KPA, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr ndikim t\u00eb trupit gjykues.<\/p>\n<p>Malaj dha dor\u00ebheqjen nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e vitit t\u00eb kaluar. M\u00eb 15 shtator, k\u00ebrkesa e tij p\u00ebr dor\u00ebheqje u pranua dhe trupi gjykues i kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relator Roland Ilian dhe Suela Zhegun an\u00ebtare vendosi nd\u00ebrprerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe p\u00ebrjashtimin e Alaudin Malajt p\u00ebr 15 vjet nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Alaudin Malaj ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb prej gati tre dekadash n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe para se t\u00eb dor\u00ebhiqej mbante pozicionin e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb. Me nj\u00eb pasuri t\u00eb deklaruar prej 1.7 milion\u00eb euro ai konsiderohej si nj\u00eb nga gjyqtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb vend. Nj\u00eb hetim mbi pasurin\u00eb e tij u pushua nga prokuroria dhe Malaj pretendoi gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs se nuk mund t\u00eb gjykohej dy her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje, pasi zot\u00ebronte vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha n\u00eb seanc\u00eb se kishte sjell\u00eb vendimin e ish-Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda lidhur me kall\u00ebzimin e kryer ndaj tij prej ILDKPKI p\u00ebr pasurin\u00eb si dhe vendimin e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr padin\u00eb e kryer prej tij ndaj KPK. K\u00ebto dokumente u administruan si prova nga Kolegji.<\/p>\n<p>Malaj paraqiti edhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb i kishte drejtuar Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs duke u shprehur se kishte k\u00ebrkuar t\u00eb informohej n\u00ebse bashk\u00ebshorti i komisioneres Etleda \u00c7iftja kishte qen\u00eb d\u00ebshmitar, n\u00eb nj\u00eb ngjarje, q\u00eb Malaj e quajti si vrasje t\u00eb shoferit t\u00eb ish-ministrit. Prokuroria e Tiran\u00ebs e ka cil\u00ebsuar si vet\u00ebvrasje ngjarjen e ndodhur n\u00eb vitin 2018. Subjekti pohoi se Garda nuk i kishte kthyer p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Ai vijoi se nga dosja e hetimit t\u00eb KPK e vendosur n\u00eb dispozicion prej Kolegjit, kishte m\u00ebsuar se Hamitaj dhe \u00c7iftja kishin shprehur munges\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit. Malaj pretendoi se nuk ishte njoftuar p\u00ebr k\u00ebto deklarime t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues gjat\u00eb, q\u00eb t\u00eb kishte mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb hetonte vet\u00eb lidhur me konfliktin e interesit.<\/p>\n<p>Ai deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se Hamitaj e kishte sht\u00ebpin\u00eb pran\u00eb ish-Ministrit Xhafaj dhe se ata q\u00ebndronin shpesh bashk\u00eb. P\u00ebr \u00c7iftjan tha se ajo kishte pasur njohje me nj\u00eb ish-minist\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe se e njihte vet\u00eb personalisht dhe e dinte q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj punonte n\u00eb gard\u00eb. \u201cTi njihesh me mua personalisht, m\u00eb mir\u00eb ik tani\u201d, tregoi Malaj lidhur me at\u00eb \u00e7far\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb komisioneres \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Malaj e pyeti Kolegjin n\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces po kryhej rihetim ashtu si duhet t\u00eb kryej\u00eb shkalla e par\u00eb, apo n\u00ebse po ndreqeshin gabimet e KPK-s\u00eb. Duke pretenduar se n\u00eb vendimin e KPK kishte t\u00eb meta t\u00eb pariparueshme, ai k\u00ebrkoi prishjen e vendimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hetim i fsheht\u00eb dhe nuk jam njohur me rezultatet\u201d, deklaroi Malaj.<\/p>\n<p>Malaj vijoi pretendimet e tij p\u00ebr konfliktin e interesit me an\u00ebtar\u00ebt e KPK. \u201cQ\u00eb n\u00eb fillim i kam th\u00ebn\u00eb trupit gjykues se kam qen\u00eb n\u00eb konflikt me Fatmir Xhaf\u00ebn dhe me Ball\u00ebn\u201d, pohoi ish-gjyqtari.<\/p>\n<p>Ai tha se nj\u00eb trup\u00eb gjykuese e KPK ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe komisionerja Firdes Shuli, kishte rr\u00ebzuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tij\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Olsi Komicit, i cili sipas Malajt, kishte dh\u00ebn\u00eb m\u00eb pas dor\u00ebheqjen pasi e kishte pasur t\u00eb pandehur n\u00eb nj\u00eb gjykim dhe se e kishte shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cFirdes Shuli \u00ebsht\u00eb kunata ime dhe merr vendim p\u00ebr mua\u201d, tha Malaj duke sqaruar se ishte kush\u00ebrir\u00eb e grad\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjithashtu, pretendoi se kishte qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi me komisioneren Suela Zhegu pasi kishte pasur n\u00eb shqyrtim nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sipas Malajt, Komisioni kishte mbajtur q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme, pasi komisionerja Genta Tafa Bungo kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen vet\u00ebm se kishin qen\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb bashk\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebrkesa e tij p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Komicit p\u00ebr t\u00eb cilin kishte gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ishte rr\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Ai tha se nj\u00eb vit me radh\u00eb kishte k\u00ebrkuar t\u00eb njihej me hetimin q\u00eb Komisioni kishte kryer, por nuk i ishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje. \u201cKPK nuk m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ekspertimin kontab\u00ebl. Edhe sot nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dosje\u201d, pohoi ai.<\/p>\n<p>Malaj pretendoi se n\u00eb KPK procesi nuk kishte qen\u00eb ligjor dhe se ishte c\u00ebnuar edhe parimi i barazis\u00eb.<\/p>\n<p>Kryesuesja Schuetz solli n\u00eb v\u00ebmendje se \u00e7\u00ebshtja e tij kishte kaluar p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar n\u00eb seanc\u00eb publike pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar.<\/p>\n<p>Malaj k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb fuknsion t\u00eb pretendimeve t\u00eb parashtruara prej tij t\u00eb thirreshin si d\u00ebshmitar\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e KPK dhe persont e tjer\u00eb q\u00eb i akuzon p\u00ebr ndikim ose se si t\u00eb ndikuar n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb, k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb u rr\u00ebzua nga Kolegji.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai paraqiti si prov\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb q\u00eb sipas tij e kishte cil\u00ebsuar t\u00eb paligjsh\u00ebm ndalimin nga policia n\u00eb muajin dhjetor 2020. Malaj pretendoi se policia vepronte si nj\u00eb band\u00eb dhe kishte kryer disa her\u00eb veprime t\u00eb paligjshme kund\u00ebr tij dhe familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkoj q\u00eb ju si gjykat\u00eb t\u00eb b\u00ebni detyr\u00ebn p\u00ebr Fatmir Xhaf\u00ebn, Ardi Veliun dhe punonj\u00ebsit e policis\u00eb[\u2026]. K\u00ebrkoj q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb falsitet t\u00eb veprimeve t\u00eb tyre t\u00eb k\u00ebrkoni procedimin penal\u201d, k\u00ebrkoi Malaj dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje parashikimet ligjore se kur gjykata konstatonte falsitet, k\u00ebrkonte regjistrimin e procedimit penal.<\/p>\n<p>Trupi gjykues u t\u00ebrhoq n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi dhe konstatoi se k\u00ebrkesa paraprake e subjektit nuk lidhet me gjykimin. \u201cN\u00ebse trupi gjykues do t\u00eb konstatoj\u00eb vep\u00ebr penale, do ta referoj\u00eb\u201d, tha kryesuesja Rezarta Schuetz.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ai u ndal tek v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Ferdinando Buatier. Ai tha se Buatier ishte mashtruar nga trupi gjykues i KPK q\u00eb kishte kryer procesin e rivler\u00ebsimit. Sipas Malajt, konstatimi i v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr dhun\u00ebn e ushtruar ndaj komisioner\u00ebve dhe se ishte nxjerr\u00eb jasht\u00eb nga ambientet e KPK prej punonj\u00ebsve t\u00eb gard\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pav\u00ebrtet\u00eb. Malaj i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb administronte pamjet filmike q\u00eb sipas tij do t\u00eb tregonin se nuk kishte pasur asnj\u00eb incident.<\/p>\n<p>Duke paraqitur nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb CV-s\u00eb s\u00eb tij profesionale dhe sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se kishte dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnime me vdekje dhe 150 vendime me burgime t\u00eb p\u00ebrjetshme, Malaj theksoi se v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk e njihte historikun e tij.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e Buatier, k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb iu rr\u00ebzua nga Kolegji duke e konsideruar se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e subjekteve procedurale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt gjykata merr vendim. KPA rr\u00ebzoi edhe k\u00ebrkes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Malaj p\u00ebr pezullimin e gjykimit q\u00eb t\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u00eb dor\u00ebzonte k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb Buatier pran\u00eb ONM-s\u00eb. Sipas Kolegjit, ishte e panevojshme koh\u00eb shtes\u00eb, pasi k\u00ebrkesa nuk gjente zbatim n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Ish gjyqtari Malaj pretendoi se nuk q\u00ebndronte sanksioni i vendosur nga KPK q\u00eb i ndalon riem\u00ebrimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb ardhshme. Ai argumentoi se Kodi Penal sanksionon penalizimin p\u00ebr 5 vite dhe e quajti ligjin e vetingut t\u00eb nj\u00eb niveli m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt duke k\u00ebrkuar p\u00ebrfundimisht q\u00eb sanksioni i KPK t\u00eb ndryshohej dhe t\u00eb mos ishte m\u00eb shum\u00eb nga sa parashikon Kodi Penal.<\/p>\n<p>Malaj e cil\u00ebsoi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si dhe k\u00ebrkesat e tjera t\u00eb rr\u00ebzuara prej Kolegjit. Ai deklaroi se nisur nga q\u00ebndrimi i Kolegjit kundrejt k\u00ebrkesave t\u00eb tij, si dhe fillimit me nxitim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb ankimit, nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb pas depozitimit, dukej ndikimi i tyre. \u201cDuket ndikimi i Fatmir Xhafajt dhe k\u00ebrkoj p\u00ebrjashtimin e trupit gjykues t\u00eb KPA\u201d, k\u00ebrkoi Malaj.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebrkesa e fundit, Kolegji vendosi shtyrjen e seanc\u00ebs deri n\u00eb shqyrtimin e saj nga nj\u00eb trup\u00eb tjet\u00ebr gjykuese.<\/p>\n<p>KPA njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 9 shkurt, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb thirrte si d\u00ebshmitar\u00eb trup\u00ebn gjykuese q\u00eb vendosi shkarkimin e tij n\u00eb KPK nd\u00ebrsa pasi k\u00ebrkesa iu refuzua, pretendoi se po trajtohej me t\u00eb padrejt\u00eb nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit dhe k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74035,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,114,2,473],"tags":[638,112,221],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Malaj.jpg","fifu_image_alt":"Alaudin Malaj, gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi me tem\u00eb \"Sfida e s\u00eb Sotmes, Garanci e s\u00eb Ardhmes, Ndryshimet Kushtetuese n\u00eb Sistemin e Drejt\u00ebsis\u00eb\". | Foto nga : Malton Dibra\/ LSA\n","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74034"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74034"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74034\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74036,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74034\/revisions\/74036"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74035"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74034"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74034"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74034"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}