{"id":74037,"date":"2021-01-27T12:05:09","date_gmt":"2021-01-27T11:05:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-justifikoi-brahim-dragjoshin-per-pushtimin-e-tokes-e-shkarkoi-per-mungese-burimesh\/2021\/01\/27\/"},"modified":"2023-04-06T22:14:54","modified_gmt":"2023-04-06T20:14:54","slug":"kpk-justifikoi-brahim-dragjoshin-per-pushtimin-e-tokes-e-shkarkoi-per-mungese-burimesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-justifikoi-brahim-dragjoshin-per-pushtimin-e-tokes-e-shkarkoi-per-mungese-burimesh\/2021\/01\/27\/","title":{"rendered":"KPK \u201cjustifikoi\u201d Brahim Dragjoshin p\u00ebr pushtimin e tok\u00ebs, e shkarkoi p\u00ebr munges\u00eb burimesh"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk i vler\u00ebsoi penalizuese veprimet e paligjshme t\u00eb prokurorit t\u00eb Apelit Shkod\u00ebr Brahim Dragjoshi p\u00ebr pushtimin e tok\u00ebs ku nd\u00ebrtoi pa leje nj\u00eb sht\u00ebpi tre kate + nj\u00eb kat n\u00ebn tok\u00eb, duke i konsideruar ato n\u00eb harmoni me politikat shtet\u00ebrore dhe aktet ligjore t\u00eb nxjerra n\u00eb vijim p\u00ebr legalizimin e nd\u00ebrtimeve t\u00eb paligjshme. Pamund\u00ebsia financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs dhe p\u00ebr blerjen e disa makinave solli shkarkimin e Dragjoshit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_74803\" aria-describedby=\"caption-attachment-74803\" style=\"width: 564px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Brahim-Dragashi-n\u00eb-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-74803\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Brahim-Dragashi-n\u00eb-KPK-564x400.jpg\" alt=\"\" width=\"564\" height=\"400\" data-id=\"74803\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-74803\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Brahim Dragjoshi n\u00eb KPK | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shkarkoi nga detyra m\u00eb 16 n\u00ebntor 2020 prokurorin e Apelit Shkod\u00ebr Brahim Dragjoshi pasi u gjet n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie tre kate + 1 kat n\u00ebn tok\u00eb dhe p\u00ebr blerjen e disa makinave, si dhe p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta dhe t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr k\u00ebto pasuri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitajn e justifikojn\u00eb Dragjoshin p\u00ebr nd\u00ebrtimin pa leje t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb tok\u00eb shtet n\u00eb Paskuqan, duke argumentuar se veprimet e paligjshme jan\u00eb formalizuar nga vet\u00eb shteti n\u00ebp\u00ebrmjet legalizimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrtimi pa leje n\u00eb tok\u00eb shtet<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr banes\u00ebn tre kate + nj\u00eb kat n\u00ebn tok\u00eb e gjendur n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli 514 m2, e legalizuar n\u00eb fund t\u00eb vitit 2015, Dragjoshi ka deklaruar se e ka filluar nd\u00ebrtimin n\u00eb vitin 1996 dhe se i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vitin 2000, kur edhe ka filluar t\u00eb banoj\u00eb aty.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton se z\u00ebnia e truallit n\u00eb vitin 1996 nga subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebrb\u00ebnte kund\u00ebrvajtje penale dhe binte ndesh me nenin 200 t\u00eb Kodit Penal \u201cPushtimi i tok\u00ebs\u201d, nd\u00ebrsa nd\u00ebrtimi pa leje i nisur po at\u00eb vit p\u00ebrb\u00ebnte kund\u00ebrvajtje administrative.<\/p>\n<p>Prokurori Dragjoshi ka pranuar se p\u00ebr nj\u00eb prokuror \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb kap\u00eb nj\u00eb truall diku tjet\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, por ka pretenduar se toka me sip\u00ebrfaqe totale 2000 m2, ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe parcela e tij 500 m2, ishte bler\u00eb prej tre v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb vitin 1995, kundrejt shum\u00ebs 200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026kjo parcel\u00eb shum\u00eb n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, u \u00ebsht\u00eb dukur e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar dhe filluar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re, t\u00eb diktuar nga kushtet e krijuar t\u00eb tranzicionit\u201d, ka deklaruar Dragjoshi por pa mundur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb me dokumentacion blerjen e pretenduar t\u00eb vitit 1995, pasi nga hetimi ka rezultuar se shit\u00ebsi i tok\u00ebs ka qen\u00eb ALUIZNI n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Prokurori Dragjoshi ka deklaruar se veprimet e tre v\u00ebllez\u00ebrve p\u00ebr blerjen e tok\u00ebs dhe nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpive, jan\u00eb mb\u00ebshtetur nga autoritet vendore t\u00eb k\u00ebsaj zone, duke u trajtuar edhe me ndihm\u00eb humanitare dhe p\u00ebrkrahje sociale.<\/p>\n<p>Ai ka pretenduar se v\u00ebllez\u00ebrit kishin qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb largoheshin nga trojet e siguruara nga ish-Nd\u00ebrmarja Bujq\u00ebsore Kuk\u00ebs, pasi ish-pronar\u00ebt e atyre tokave u kishin vendosur kushte q\u00eb t\u00eb largoheshin sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti ka shpjeguar se edhe ai si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e k\u00ebtij trungu familjar, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij procesi tranzicioni n\u00eb dukje i paligjsh\u00ebm, por q\u00eb sipas tij kishte patur mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe politike dhe shtet\u00ebrore n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit se vet\u00eb shteti u detyrua t\u00eb ligj\u00ebronte \u00e7do gj\u00eb q\u00eb vet\u00eb kishte ushqyer n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, duke legalizuar informalitetin. Duke argumentuar se kjo paligjshm\u00ebri \u00ebsht\u00eb udh\u00ebhequr nga vet\u00eb shteti, pavar\u00ebsisht legjislacionit q\u00eb parashikonte sanksione p\u00ebr k\u00ebto veprime, Dragjoshi ka k\u00ebrkuar q\u00eb pushtimi i tok\u00ebs t\u00eb mos konsiderohet vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se z\u00ebnia e truallit dhe nd\u00ebrtimi i paligjsh\u00ebm i kryer nuk p\u00ebrputhen me etik\u00ebn e prokurorit dhe e c\u00ebnon at\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr, duke i analizuar veprimet me koh\u00ebn kur jan\u00eb kryer, vler\u00ebson t\u00eb mos i konsideroj\u00eb shkarkuese k\u00ebto shkelje.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]n\u00eb kushtet e tranzicionit t\u00eb thell\u00eb q\u00eb po kalonte shteti shqiptar dhe faktit t\u00eb njohur bot\u00ebrisht t\u00eb imigrimit t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve social &#8211; ekonomike t\u00eb disa zonave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si edhe n\u00eb kushtet kur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk ishte kryer\/rregulluar ndarja e sakt\u00eb e titujve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, Komisioni arrin n\u00eb konkluzionin se kjo shkelje nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb ve\u00e7mas shkak p\u00ebr shkarkimin e subjektit\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK e quan korrekt q\u00ebndrimin e subjektit q\u00eb ka pranuar paligjshm\u00ebrit\u00eb dhe duke i konsideruar ato n\u00eb harmoni me politikat shtet\u00ebrore dhe aktet ligjore t\u00eb nxjerra n\u00eb vijim p\u00ebr legalizimin e k\u00ebtyre pasurive, si dhe t\u00eb gjitha veprimeve t\u00eb kryera. N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues ka vendosur q\u00eb k\u00ebto shkelje t\u00eb mos i marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb gjat\u00eb vler\u00ebsimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh dhe pasakt\u00ebsi<\/strong><\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb trek ate + nj\u00eb kat n\u00ebn tok\u00eb, Dragjoshi ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Kuk\u00ebs dhe t\u00eb ardhurat nga pagat nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit ligjor p\u00ebr shpenzimet e kryera p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Paskuqan, Komisioni ka kryer vler\u00ebsimin duke bazuar n\u00eb \u00e7mimin mesatar t\u00eb kostos p\u00ebr m2 sipas Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, p\u00ebr periudh\u00ebn 1996-2000. Analiza p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb deklarimet e subjektit, i cili ka pohuar se n\u00eb vitin 2000 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar nj\u00eb pjes\u00eb e punimeve dhe se \u00ebsht\u00eb transferuar t\u00eb jetoj\u00eb aty n\u00eb qershor t\u00eb po atij viti.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrllogaritjet e kryera prej KPK \u00ebsht\u00eb konkluduar se vlera e punimeve deri n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2000 ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb e 372 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar t\u00eb ardhurat e subjektit dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij nga viti 1992 deri n\u00eb vitin 1997, kur ai ka bler\u00eb apartamentin n\u00eb Kuk\u00ebs kundrejt vler\u00ebs 970 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]k\u00ebto t\u00eb ardhura, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb[\u2026]\u201d, konstaton Komisioni dhe konkludon se Dragjoshi nuk ka patur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e apartamentit n\u00eb \u201997-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se apartamenti n\u00eb Kuk\u00ebs \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2000, nd\u00ebrsa Dragjoshi ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrngulur p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb atij viti. Edhe n\u00eb formularin e vet\u00ebdeklarimit p\u00ebr lelaglizim t\u00eb vitit 2005, subjekti ka sh\u00ebnuar se nd\u00ebrtimi ishte kryer n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2000.<\/p>\n<p>Pretendimet e Dragjoshit se shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb nga shitja e apartamentit n\u00eb Kuk\u00ebs e ka marr\u00eb para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs jan\u00eb cil\u00ebsuar t\u00eb pabazuara n\u00eb prova dhe nuk jan\u00eb konsideruar prej KPK.<\/p>\n<p>Deklarative jan\u00eb konsideruar edhe pretendimet se si pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes s\u00eb shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Kuk\u00ebs ka qen\u00eb kalimi n\u00eb favor t\u00eb tij i nj\u00eb automjeti tip Volks\u00ebagen me vler\u00eb rreth 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe se k\u00ebt\u00eb makin\u00eb e ka shitur 350 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2000.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundimin, trupi gjykues konkludon se t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit n\u00eb Kuk\u00ebs nuk mund t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer si burim krijimi p\u00ebr t\u00eb mbuluar investimet e kryera n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Paskuqan.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e shtrir\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 1992-2000, ka rezultuar se t\u00eb ardhurat e prokurorit Brahim Dragjoshi dhe personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur n\u00eb raport me shpenzimet dhe investimet e kryera p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb kan\u00eb rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb e 757 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare \u00ebsht\u00eb evidentuar edhe p\u00ebr vazhdimin e punimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb n\u00eb vitin 2004 dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture t\u00eb mark\u00ebs \u201cBMW\u201d kundrejt vler\u00ebs 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPK konstaton se Dragjoshi ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb deklarat\u00ebn veting p\u00ebr banes\u00ebn n\u00eb Paskuqan, pasi nuk ka pasqyruar sip\u00ebrfaqen totale t\u00eb nd\u00ebrtimit, sip\u00ebrfaqen e nd\u00ebrtimit p\u00ebr \u00e7do kat, ecurin\u00eb e punimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij objekti, shpenzimet e kryera dhe burimin e krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e plot\u00eb t\u00eb objektit.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto pasakt\u00ebsi jan\u00eb konsideruar t\u00eb paq\u00ebllimshme, pasi ka rezultuar se Dragjoshi \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb kopjen e v\u00ebrtetimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr deklarimet e kryera n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Edhe mosp\u00ebrputhjet e gjetura n\u00eb deklarimet e subjektit nd\u00ebr vite p\u00ebr ecurin\u00eb e nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar, pasi trupi gjykues i ka cil\u00ebsuar bind\u00ebse shpjegimet e subjektit se nuk ka pasur njohuri t\u00eb posa\u00e7me n\u00eb fush\u00ebn inxhinierike dhe se n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit t\u00eb legalizimit specialist\u00ebt e ALUZINI-t do kryenin matjet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime p\u00ebr vler\u00ebn reale t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti t\u00eb mark\u00ebs \u201cBMW X5\u201d, n\u00eb vitin 2011 q\u00eb sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes, \u00e7mimi ka qen\u00eb 5,000 euro.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se Dragjoshi nuk e ka deklaruar blerjen e k\u00ebtij mjeti n\u00eb vitin 2011, por ka sh\u00ebnuar marrjen e nj\u00eb kredie me afat nj\u00eb vje\u00e7ar n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr blerje automjeti.<\/p>\n<p>Duke iu referuar vler\u00ebs s\u00eb mjetit para zhdoganimit, shpenzimeve t\u00eb kryera p\u00ebr zhdoganimin e tij, si edhe faktit se para pages\u00ebs s\u00eb kryer subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer dy t\u00ebrheqje n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme nga llogaria e tij, p\u00ebrkat\u00ebsisht shumat 400 mij\u00eb dhe 500 mij\u00eb lek\u00eb, Komisioni shprehet se ka dyshime t\u00eb arsyeshme lidhur me vler\u00ebn reale t\u00eb blerjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]n\u00eb prap\u00ebsimet e tij nuk paraqiti shpjegime lidhur me dyshimet e ngritura nga Komisioni lidhur me vler\u00ebn reale t\u00eb blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie\u201d, konstaton Komisioni p\u00ebr q\u00ebndrimin e Dragjoshit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga analiza financiare e kryer p\u00ebr vitin 2011, ka rezultuar balanc\u00eb negative e fondeve n\u00eb shum\u00ebn 604 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Dragjoshi nuk ka pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike blerjen nj\u00eb makine t\u00eb mark\u00ebs \u201cRenault\u201d n\u00eb vitin 2012 nga djali tij kundrejt vler\u00ebs 4,600 euro. N\u00eb deklaratat periodike nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 2,600 euro, e deklaruar m\u00eb von\u00eb si nj\u00eb prej burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe blerja e nj\u00eb makine tip \u201cToyota\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb von\u00eb subjekti ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb shitur p\u00ebr pjes\u00eb k\u00ebmbimi n\u00eb vler\u00ebn 2,000 euro, shum\u00eb e cila ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr plot\u00ebsimin e \u00e7mimit t\u00eb makin\u00ebs \u201cRenault\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsye t\u00eb mosdeklarimit munges\u00ebs s\u00eb dokumentacionit p\u00ebr t\u00eb arhdurat e huadh\u00ebn\u00ebsit dhe p\u00ebrfitimit t\u00eb vler\u00ebs nga shitja e mjetit p\u00ebr pjes\u00eb k\u00ebmbimi, vlerat 2,000 dhe 2,600 euro nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr blerjen e automjetit tip \u201cRenault\u201d.<\/p>\n<p>Nga analiza finanicare e kryer p\u00ebr vitin 2012 kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb kjo makin\u00eb ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 192 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 772 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip \u201cBenz\u201d nga djali i subjektit n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr \u00e7mimin 7,000 euro dhe balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 117 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cLancia\u201d nga vajza e tij.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk i vler\u00ebsoi penalizuese veprimet e paligjshme t\u00eb prokurorit t\u00eb Apelit Shkod\u00ebr Brahim Dragjoshi p\u00ebr pushtimin e tok\u00ebs ku nd\u00ebrtoi pa leje nj\u00eb sht\u00ebpi tre kate + nj\u00eb kat n\u00ebn tok\u00eb, duke i konsideruar ato n\u00eb harmoni me politikat shtet\u00ebrore dhe aktet ligjore t\u00eb nxjerra n\u00eb vijim p\u00ebr legalizimin e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74038,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[647,118,171,172,367,173,227],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Brahim-Dragashi-n\u00eb-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Brahim Dragjoshi n\u00eb KPK | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74037"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74037"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74037\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74039,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74037\/revisions\/74039"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74038"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74037"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74037"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74037"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}