{"id":74049,"date":"2021-01-25T20:28:06","date_gmt":"2021-01-25T19:28:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-klodiana-gjyzari-ballafaqohet-me-probleme-te-pasurise-dhe-figures\/2021\/01\/25\/"},"modified":"2023-04-06T22:15:33","modified_gmt":"2023-04-06T20:15:33","slug":"gjyqtarja-klodiana-gjyzari-ballafaqohet-me-probleme-te-pasurise-dhe-figures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-klodiana-gjyzari-ballafaqohet-me-probleme-te-pasurise-dhe-figures\/2021\/01\/25\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Klodiana Gjyzari ballafaqohet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Klodiana Gjyzari u p\u00ebrball me dyshimet p\u00ebr munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme dhe konflikt interesi n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb si dhe nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK-s\u00eb p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, t\u00eb cilin ajo e quajti t\u00eb bazuar n\u00eb thashetheme.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_76308\" aria-describedby=\"caption-attachment-76308\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Klodiana-Gjyzari-pas-seances-se-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-76308\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Klodiana-Gjyzari-pas-seances-se-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"76308\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-76308\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Klodiana Gjyzari pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Klodiana Gjyzari u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 25 janar me gjetjet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut po kryhet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtarja Klodiana Gjyzari u pyet lidhur me nj\u00eb apartament q\u00eb ajo zot\u00ebron n\u00eb Vlor\u00eb, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka deklaruar se e ka krijuar me t\u00eb ardhurat q\u00eb i kan\u00eb dhurur prind\u00ebrit ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, me t\u00eb cilin tha se kishte zgjidhur martes\u00eb n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Apartamenti \u00ebsht\u00eb deklaruar i bler\u00eb n\u00eb vitin 2006 kundrejt \u00e7mimit 3 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr t\u00eb provuar burimin, ajo ka dor\u00ebzuar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit, t\u00eb cil\u00ebt shpjegonin se deri n\u00eb vitin 2003 kishin pasur ekonomi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Ish-vjehrri dhe ish-vjehrra e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit kan\u00eb deklaruar se kur djali dhe familja e tij ishin larguar p\u00ebr t\u00eb jetuar ve\u00e7mas, i kishin dh\u00ebn\u00eb shum\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Berat n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 650 mij\u00eb lek\u00eb dhe nga t\u00eb ardhurat prej aktivitetit tregtar.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se prind\u00ebrit e ish-bashk\u00ebshortit nuk kan\u00eb pasur burime p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 3.5 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb deklarojn\u00eb se i ka dh\u00ebn\u00eb djalit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Relatori Ilia pohoi se nga hetimi administrativ jan\u00eb ngritur dyshime se Gjyzari e ka p\u00ebdorur k\u00ebt\u00eb apartament q\u00eb prej vitit 2004. N\u00eb seanc\u00eb u ngrit\u00ebn gjithashtu dyshime se gjyqtarja Gjyzari ishte gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese n\u00eb momentin e porositjes s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>\u201cKa shqyrtuar nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 2003, ku pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse ka qen\u00eb edhe firma nd\u00ebrtuese tek e cila ka porositur n\u00eb vitin 2004 apartamentin e p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2006, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie,\u201d tha relatori.<\/p>\n<p>Sipas Ilias, duket se Gjyzari dhe ish-bashk\u00ebshorti i saj ishin trajtuar me \u00e7mim preferencial n\u00eb blerjen e k\u00ebsaj pasurie, pasi kishin paguar 3 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas \u00e7mimit t\u00eb tregut n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb vler\u00ebsohej q\u00eb apartamenti t\u00eb kushtonte 4.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Klodiana Gjyzari tha n\u00eb seanc\u00eb se apartamenti ishte bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb ishte pjes\u00eb e vler\u00ebs 3.5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb i kishin dh\u00ebn\u00eb ish-bashk\u00ebshortit prind\u00ebrit pas ndarjes nga bashk\u00ebjetesa, ashtu si kishin vepruar edhe me f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo tha se kishte dor\u00ebzuar si prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit dokumentacionin e pensionit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb bindur Komisionin se prind\u00ebrit e ish-bashk\u00ebshortit kishin krijuar t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme nga aktiviteti tregtar prej vitit 1993 e n\u00eb vazhdim, prej nga kishin kursyer edhe vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb, ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje shpenzimet q\u00eb ata kishin kryer deri n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr blerjen e disa pasurive.<\/p>\n<p>Gjyzari shpjegoi se prind\u00ebrit e ish-bashk\u00ebshortit kishin bler\u00eb n\u00eb vitin 2000 nj\u00eb nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vendin e quajtur \u201cPallatet Agimi\u201d n\u00eb vitin 2001 dhe po at\u00eb vit, nj\u00eb automjet tip furgon q\u00eb sipas saj kishte pasur vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>\u201cPasurit\u00eb e krijuara prej tyre deri n\u00eb vitin 2001 jan\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se vlera q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb. Babai i ish-bashk\u00ebshortit ka administruar nj\u00eb autoshkoll\u00eb q\u00eb prej vitit 2003 e n\u00eb vazhdim. Gjithashtu, ka pasur nj\u00eb nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb tre pjes\u00eb me aktivitete t\u00eb ndryshme n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb Beratit,\u201d pohoi Gjyzari.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se nuk mund t\u00eb kishte faj ajo apo prind\u00ebrit e ish-bashk\u00ebshortit pse drejtoria rajonale e Tatimeve dhe bashkia nuk dispononin dokumentacion para vitit 2007.<\/p>\n<p>Gjyzari kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK p\u00ebr konsiderimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb ish-vjehrrit dhe ish-vjehrr\u00ebs me pag\u00eb minimale.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se kan\u00eb krijuar pasuri deri n\u00eb vitin 2001, do t\u00eb thot\u00eb se kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e KPK,\u201d pretendoi ajo.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli gjithashtu se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb konlikt interesi p\u00ebr blerjen e apartamentit. \u201cKonflikt interesi \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ndodh n\u00eb momentin e gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes,\u201d pretendoi Gjyzari dhe shtoi se kur kishte gjykuar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb, nuk kishte pasur marr\u00ebdh\u00ebnie me shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo kund\u00ebrshtoi edhe konstatimin p\u00ebr trajtim preferencial, duke deklaruar se kishte dor\u00ebzuar kontrata me \u00e7mime ngjashme.<\/p>\n<p>Gjyzari u pyet n\u00eb seanc\u00eb edhe nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Gerrit Sprenger lidhur me apartamentin e bler\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2006. Ai evidentoi se subjekti kishte deklaruar se kishte jetuar aty q\u00eb prej vitit 2004, por ky konstatim u kund\u00ebrshtua nga Gjyzari, e cila deklaroi se kishte nisur t\u00eb banonte aty n\u00eb vitin 2005 dhe se nuk kishte paguar qira, pasi e kishte shlyer \u00e7mimin e plot\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi trajtim preferencial t\u00eb gjyqtares Gjyzari edhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb autovture tip \u201cGolf\u201d n\u00eb maj t\u00eb vitit 2016 p\u00ebr \u00e7mimin 100 mij\u00eb lek\u00eb. Ilia pohoi se Gjyzarit i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs edhe p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj makine, pasi nuk ka deklaruar ndryshimet e likujditeteve.<\/p>\n<p>Gjyzari mohoi ta kishte bler\u00eb makin\u00ebn me \u00e7mim preferencial dhe pretendoi se kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e saj.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare u evidentuan edhe p\u00ebr krijimin e dy depozitave, nj\u00eb n\u00eb vitin 2015 n\u00eb shum\u00ebn 150 mij\u00eb lek\u00eb dhe tjetra n\u00eb 2016-\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 207 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebtyre depozitave, Gjyzari ka deklaruar detyrimin e pensionit ushqimor t\u00eb dh\u00ebn\u00eb prej ish-bashk\u00ebshortit dhe shuma t\u00eb dh\u00ebna nga prind\u00ebrit e tij n\u00eb favor t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. \u201cNuk ka provuar mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit p\u00ebr dh\u00ebnien e vlerave t\u00eb pretenduara,\u201d pohoi Ilia.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentuan gjithashtu probleme n\u00eb dokumentimin e pasurive t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit si dhe munges\u00ebn e burimeve financiare p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite bankare.<\/p>\n<p><strong>Raport negativ p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacinit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar raport negativ p\u00ebr gjyqtaren Klodiana Gjyzari, duke ngritur dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e saj n\u00eb veprime korruptive, si dhe p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb saj n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>DSIK ka konkluduar se Gjyzari \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs dhe ka referuar \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore ku dyshohet se ajo mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Relatori Ilia tha se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vler\u00ebsuar \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore t\u00eb raportuara nga DSIK dhe do t\u00eb vler\u00ebsohen edhe shpjegimet e subjektit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Gjyzari e konsideroi abuziv dhe t\u00eb pabazuar informacionin e raportuar nga DSIK. Ajo theksoi se DSIK duhej t\u00eb jepte informacion n\u00ebse kishte pasur kontakte me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Gjyzari solli n\u00eb v\u00ebmendje se nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb referuara nga DSIK, i pandehuri ishte d\u00ebnuar prej saj. Ajo e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar edhe n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr q\u00eb sipas DSIK, kishte pasur marr\u00ebdh\u00ebnie korruptive me kryetarin e gjykat\u00ebs, pasi ai nuk kishte pranuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e saj. Sipas subjektit, k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtim i drejtohej trupit gjykues dhe n\u00ebse nj\u00eb pal\u00eb shkonte tek kryetari i gjykat\u00ebs p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, at\u00ebher\u00eb ankuesi konsumonte vepr\u00ebn penale t\u00eb ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrjashtimi. Raporti i DSIK \u00ebsht\u00eb abuziv dhe i bazuar n\u00eb thashetheme,\u201dpretendoi Gjyzari.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentuan disa gjetje p\u00ebr aspektin profesional t\u00eb gjyqtares Gjyzari. Sipas KPK, n\u00eb nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb konstauar se ajo ka interpretuar gabim ligjin dhe vendimi q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar prej gjykat\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ilia tha se ka raste kur Gjyzari nuk i ka kushtuar r\u00ebnd\u00ebsi arsyetimit n\u00eb koh\u00eb t\u00eb vendimeve, se nuk ka sh\u00ebnuar shpenzimet gjyq\u00ebsore dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr ankim. N\u00eb disa raste \u00ebsht\u00eb gjetur se subjekti ka \u00e7elur me vones\u00eb seancat dhe nuk i ka trajtuar k\u00ebto vonesa.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtares Klodiana Gjyzari jan\u00eb kryer 27 denoncime nga publiku, ku subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr 12 \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore. Relatori Ilia nuk evidentoi n\u00eb seanc\u00eb gjetjet e KPK-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Gjyzari i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK p\u00ebr profesionalizmin, duke e cil\u00ebsuar t\u00eb pasakt\u00eb relacionin e inspektorit q\u00eb kishte p\u00ebrgatitur raportin. Ajo pretendoi se deri n\u00eb vitin 2018 nuk ka qen\u00eb detyrim i gjykatave t\u00eb Apelit t\u00eb pasqyronin shpenzimet gjyq\u00ebsore n\u00eb vendim dhe tha se e drejta e rekursit ishte kompetenc\u00eb vet\u00ebm e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Sipas subjektit, denoncimet kishin t\u00eb b\u00ebnin me m\u00ebnyr\u00ebn e interpretimit t\u00eb provave.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Gjyzari k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet me dat\u00eb 1 shkurt, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Klodiana Gjyzari u p\u00ebrball me dyshimet p\u00ebr munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme dhe konflikt interesi n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb si dhe nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK-s\u00eb p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, t\u00eb cilin ajo e quajti t\u00eb bazuar n\u00eb thashetheme.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74050,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[191,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Klodiana-Gjyzari-pas-seances-se-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Klodiana Gjyzari pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74049"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74049"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74049\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74051,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74049\/revisions\/74051"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74050"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74049"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74049"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74049"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}