{"id":74064,"date":"2021-01-19T19:55:18","date_gmt":"2021-01-19T18:55:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-arjan-qafes-kpk-rrezoi-dokumentet-qe-mbine-ne-minuten-e-fundit\/2021\/01\/19\/"},"modified":"2023-04-06T22:17:01","modified_gmt":"2023-04-06T20:17:01","slug":"shkarkimi-i-arjan-qafes-kpk-rrezoi-dokumentet-qe-mbine-ne-minuten-e-fundit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-arjan-qafes-kpk-rrezoi-dokumentet-qe-mbine-ne-minuten-e-fundit\/2021\/01\/19\/","title":{"rendered":"Shkarkimi i Arjan Qaf\u00ebs, KPK rr\u00ebzoi dokumentet q\u00eb \u201cmbin\u00eb\u201d n\u00eb minut\u00ebn e fundit"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit p\u00ebr gjyqtarin e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Arjan Qafa, ngre dyshime p\u00ebr prodhim dokumentesh q\u00eb do justifikonin 70 mij\u00eb euro pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_73473\" aria-describedby=\"caption-attachment-73473\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arjan-Qafa-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-73473\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arjan-Qafa-KPK-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"73473\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-73473\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit Administrativ, Arjan Qafa p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pak dit\u00eb para se t\u00eb dilte n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Arjan Qafa, i d\u00ebrgoi KPK-s\u00eb disa prova t\u00eb reja, q\u00eb sh\u00ebrbenin si\u00e7 del n\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb Komisionit p\u00ebr t\u00eb justifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e 80 mij\u00eb eurove pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr dokumentet \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb marr\u00ebveshje e thjesht\u00eb\u00a0 e 1 marsit 2005 mes bashk\u00ebshortes s\u00eb Qaf\u00ebs dhe v\u00ebllait t\u00eb saj. Dokumenti \u00ebsht\u00eb me titull: \u201cAktmarr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi p\u00ebr hapjen e nj\u00eb biznesi si person fizik\u201d.<\/p>\n<p>Ai do t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr t\u00eb justifikuar faktin se bashk\u00ebshortja e Qaf\u00ebs, para martese i kishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebllait 2.5 milion\u00eb lek\u00eb hua me interes. Kjo dhe t\u00eb ardhura shtes\u00eb nga puna ishin burim i 70 mij\u00eb eurove, nd\u00ebrsa 10 mij\u00eb euro ishin dhurat\u00eb nga v\u00ebllai.\u00a0 Dukumenti ishte n\u00ebnshkruar n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb avokati, i cili vendos n\u00eb t\u00eb edhe nipt-in e tij si identifikim.<\/p>\n<p>Ky dokument, q\u00eb nuk ishte zbuluar as n\u00eb hetimet e m\u00ebparshme nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, as gjat\u00eb hetimeve p\u00ebr pasurin\u00eb e Qaf\u00ebs nga prokuroria n\u00eb vitin 2014 dhe as n\u00eb deklarimet veting, dukej tamam si cop\u00ebza q\u00eb mungonte n\u00eb p\u00ebrpjekjet e gjyqtarit p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb. Kishte vet\u00ebm nj\u00eb kle\u00e7k\u00eb. KPK gjeti gjat\u00eb hetimit administrativ se avokati q\u00eb dilte garant n\u00eb \u201caktmarr\u00ebveshje\u201d, e kishte hapur nipt-in q\u00eb referohej aty si i vitit 2005 vet\u00ebm n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Komisioni, i cili vendosi shkarkimin e Qaf\u00ebs m\u00eb 17 shtator 2020, nuk shkon p\u00ebrtej se sa ta cil\u00ebsoj\u00eb k\u00ebt\u00eb aktmarr\u00ebveshje si t\u00eb dyshimt\u00eb. Vendimi i zbardhur v\u00eb n\u00eb dukje edhe dy raste t\u00eb ngjashme, p\u00ebrfshi nj\u00eb kopje t\u00eb kontrat\u00ebs paramartesore dhe nj\u00eb dokument p\u00ebr pun\u00ebsimin e bashk\u00ebshortes part-time n\u00eb nj\u00eb dyqan rrobash n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vitet 2000-2004.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb shqyrtoi \u00e7\u00ebshtjen e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Lulzim Hamitaj an\u00ebtar, nuk i ka pranuar k\u00ebto dokumente dhe as ligjshm\u00ebrin\u00eb e parave q\u00eb supozohet se rridhnin prej tyre. N\u00eb arsyetim KPK del se e ka gjetur Qaf\u00ebn me nj\u00eb bilanc negativ prej mbi 12 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa thekson se ai kishte kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Qafa i ka kund\u00ebrshtuar gjetjet e KPK dhe ka pretenduar se ai nuk kishte lidhje me pasurin\u00eb e bashk\u00ebshortes para martese.<\/p>\n<p>Arjan Qafa e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe ka punuar si gjyqtar n\u00eb Bulqiz\u00eb dhe n\u00eb Dib\u00ebr deri n\u00eb vitin 2010. N\u00eb periudh\u00ebn 2010-2014, Qafa ka punuar si inspektor p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar m\u00eb pas si gjyqtar i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb zgjedhur edhe an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Dokumentet q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb minut\u00ebn e fundit<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Arjan Qafa dhe bashk\u00ebshortja kishin pretenduar pasjen e nj\u00eb kontrata paramartesore, q\u00eb i ndante pasurit\u00eb e tyre dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb mbi to edhe dy her\u00eb m\u00eb par\u00eb. N\u00eb nj\u00eb rast para ILDKPKI dhe n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb dyt\u00eb gjat\u00eb pyetjes s\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb prokurori mbi nj\u00eb hetim t\u00eb hapur p\u00ebr pasurin\u00eb e gjyqtarit.<\/p>\n<p>KPK citon bashk\u00ebshorten e gjyqtarit t\u00eb ket\u00eb deklaruar para prokurorit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit n\u00eb dijeni t\u00eb fakteve se ata kishin nj\u00eb kontrat\u00eb para martesore me goj\u00eb. \u201cPara martese me shtetasin Arjan Qafa ne kemi diskutuar rreth pasuris\u00eb s\u00eb krijuar para martese dhe kemi r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb pasuria e fituar para martese do jet\u00eb e ndar\u00eb nga pasuria e fituar pas martese, marr\u00ebveshje verbale kjo e pashkruar\u201d, citohet bashk\u00ebshortja n\u00eb deklarimin para prokurorit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore Qafa, i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb, ia hodhi fajin bashk\u00ebshortes duke pretenduar se ajo kishte harruar edhe dat\u00ebn e muajin e martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Por KPK arsyeton se ekzistenca e kontrat\u00ebs ishte e dyshimt\u00eb. Ajo nuk ishte paraqitur n\u00eb asnj\u00eb prej hetimeve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb Qaf\u00ebs dhe kopja e saj nuk ishte depozituar n\u00eb Gjendje Civile si\u00e7 k\u00ebrkohej me ligj.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm KPK arsyeton p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb pun\u00ebsimi po t\u00eb bashk\u00ebshortes t\u00eb vitit 2000. Sipas Komisionit edhe kjo kontrat\u00eb pun\u00ebsimi ishte n\u00eb prap\u00ebsimet e fundit t\u00eb Qaf\u00ebs. Ajo synonte t\u00eb provonte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pune t\u00eb bashk\u00ebshortes si shit\u00ebse part-time n\u00eb nj\u00eb dyqan rrogash, paga p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte pretenduar si 60 mij\u00eb lek\u00eb neto n\u00eb muaj dhe prej t\u00eb cil\u00ebs ishin kursyer 2.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime p\u00ebr kontrat\u00ebn bazuar mbi faktin se bashk\u00ebshortja e subjektin n\u00eb deklarimet p\u00ebr prokurorin\u00eb dhe m\u00eb pas ILDKPKI kishte p\u00ebrmendur se nuk kishte pasur kontrat\u00eb dhe nuk ishin mbajtur dokumente. Po ashtu si bashk\u00ebshortja dhe vet\u00eb subjekti kishin dh\u00ebn\u00eb sipas KPK-s\u00eb vler\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb pag\u00ebs duke pretenduar n\u00eb vitin 2014 dhe n\u00eb deklarimet vjetore n\u00eb vitin 2008 nj\u00eb pag\u00eb neto prej 35 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>KPK i shkon m\u00eb gjat\u00eb arsyetimit duke krahasuar se paga neto e vet\u00eb Qaf\u00ebs si gjyqtar\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb rezultonte n\u00eb tre vite m\u00eb e ul\u00ebt se paga neto q\u00eb bashk\u00ebshortja merrte p\u00ebr pun\u00ebn part-time si shit\u00ebse. \u201cPra, duket se paga <em>neto <\/em>mujore e pretenduar si e p\u00ebrfituar nga marr\u00ebdh\u00ebnia e pun\u00ebsimit e personit t\u00eb lidhur p\u00ebr vitet 2000 \u2013 2004, nuk i p\u00ebrgjigjet nivelit t\u00eb pagave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb \u2013 duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb profilin dhe or\u00ebt e pun\u00ebs\u201d, shprehet KPK n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm KPK arsyetoi edhe mbi mund\u00ebsit\u00eb e huadh\u00ebnies p\u00ebr t\u00eb v\u00ebllain e bashk\u00ebshortes dhe p\u00ebrfitimet nga kjo huadh\u00ebnie apo paga e marr\u00eb prej tij, duke v\u00ebn\u00eb theksin n\u00eb deklarimet kontradiktore.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Komisioni, pasi ka analizuar si t\u00eb dyshimte dhe kontradiktore provat e Qaf\u00ebs, ka arsyetuar se t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes para martese nuk do t\u00eb konsideroheshin si burim i ligjsh\u00ebm. KPK arsyetoi edhe kund\u00ebr pretendimit t\u00eb gjyqtarit se duke qen\u00eb se ishin krijuar para martese k\u00ebto para nuk duheshin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rivler\u00ebsim. Komisioni arsyetoi se nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr pasuri t\u00eb ekzekutuara para martes\u00ebs, por shuma cash q\u00eb ishin p\u00ebrdorur n\u00eb krijimin e pasurive pas martese.<\/p>\n<p>Rr\u00ebzimi i k\u00ebtij pretendimi duket se ka vulosur m\u00eb pas rivler\u00ebsimin e pasuris\u00eb p\u00ebr Qaf\u00ebn, edhe pse KPK gjeti munges\u00eb burimi edhe p\u00ebr rreth 30 mij\u00eb euro dhurata nga t\u00eb af\u00ebrmit. Komisioni tha se kishte hetuar n\u00eb lidhje me 47 mij\u00eb euro dhurata cash nga familjar\u00ebt dhe se Qafa kishte provuar aft\u00ebsin\u00eb me burime vet\u00ebm p\u00ebr dhuratat nga dy motrat.<\/p>\n<p><strong>Probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni gjeti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh n\u00eb pasurin\u00eb e gjyqtarit Qafa. N\u00eb vendim rezulton se kishte probleme edhe me nj\u00eb tok\u00eb ar\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar sipas ligjit 7501 n\u00eb Fush\u00eb -Arr\u00ebz, por q\u00eb sipas KPK ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni gjeti se nj\u00eb dokument q\u00eb e b\u00ebnte gjyqtarin pronar t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje prej rreth 1600 metra, nuk kishte form\u00ebn e tapive t\u00eb l\u00ebshuara n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. KPK thot\u00eb se nuk provoi dot q\u00eb Qafa t\u00eb kishte dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb. Vet\u00eb gjyqtari pretendoi se ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se kishte k\u00ebt\u00eb tok\u00eb vet\u00ebm n\u00eb mbledhjen e dokumenteve p\u00ebr veting.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Komisioni arsyetoi se ai n\u00eb momentin q\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni duhej t\u00eb kishte k\u00ebrkuar korrigjimin\u00a0 dhe se \u201cnuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprimet e duhura ligjore p\u00ebr t\u00eb rregulluar situat\u00ebn juridike lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, t\u00eb regjistruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat ligjore n\u00eb emrin e tij\u201d. KPK arsyetoi se k\u00ebto veprime c\u00ebnonin figur\u00ebn e gjyqtarit.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm probleme u gjet\u00ebn edhe mbi nj\u00eb pron\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar po p\u00ebrmes ligjit 7501 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb subjektit. Sipas Komisionit kjo pasuri nuk ishte deklaruar. Po ashtu e pa deklaruar sakt\u00eb u gjet nj\u00eb tok\u00eb e bler\u00eb nga subjekti dhe n\u00ebna e tij.<\/p>\n<p>Problemet e tjera p\u00ebrfshi munges\u00eb t\u00eb burimeve u gjet\u00ebn kryesisht n\u00eb lidhje me moskonsiderimin si burim i ligjsh\u00ebm i 80 mij\u00eb eurove q\u00eb supozohet si ishin fituar nga bashk\u00ebshortja para martese.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues arrin n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb rrem\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb\u2019, thuhet n\u00eb vendimin e KPK.<\/p>\n<p>Komisoni v\u00eb n\u00eb dukje se ndaj Qaf\u00ebs pati po ashtu edhe nj\u00eb raport t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar negativ nga Drejtoria p\u00ebr Sigurimin e Informacionit t\u00eb Klasifikuar. Sipas Komisionit,\u00a0 DSIK ngrinte dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb gjyqtarit n\u00eb afera korruptive. \u201cSi rrjedhoj\u00eb, mbi baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb grupi i pun\u00ebs s\u00eb DSIK-s\u00eb disponon p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, z. Arjan Qafa, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjyqtarit, gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb gjykimit t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje penale, marr\u00ebdh\u00ebnia korruptive e vendosur mes tij dhe pal\u00ebs tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb personi n\u00ebn hetim apo gjykim, \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie apo kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, n\u00eb papajtueshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb me detyr\u00ebn e tij funksionale\u201d, citohet DSIK n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00eb n\u00eb dukje se Qafa i kishte kund\u00ebrshtuar akuzat. Trupa shprehet nga ana e saj se nuk i gjeti ato si shkarkuese n\u00eb ve\u00e7anti, por arsyetoni se ato do t\u00eb konsideroheshin n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb tre kriteret. \u201cN\u00eb k\u00ebto kushte, konkluzionet e arritura gjat\u00eb hetimit t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs p\u00ebr z. Arjan Qafa, t\u00eb nd\u00ebrthurura me hetimin dhe vler\u00ebsimin e rasteve gjat\u00eb hetimit t\u00eb t\u00eb ardhurave\/pasurive dhe vler\u00ebsimit profesional, r\u00ebndojn\u00eb pozit\u00ebn e tij si gjyqtar\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Komisioni arsyeton se ve\u00e7 shkarkimit p\u00ebr \u201cpamjaftueshm\u00ebri t\u00eb deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb\u201d, Qafa shkarkohej edhe p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit p\u00ebr gjyqtarin e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Arjan Qafa, ngre dyshime p\u00ebr prodhim dokumentesh q\u00eb do justifikonin 70 mij\u00eb euro pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74065,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[652,145,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arjan-Qafa-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit Administrativ, Arjan Qafa p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto:  Vladimir Karaj.   ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74064"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74064"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74064\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74066,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74064\/revisions\/74066"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74065"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74064"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74064"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74064"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}