{"id":74076,"date":"2021-01-15T17:01:09","date_gmt":"2021-01-15T16:01:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-elona-mihali-perballet-pa-probleme-me-vetingun\/2021\/01\/15\/"},"modified":"2023-04-06T22:18:01","modified_gmt":"2023-04-06T20:18:01","slug":"gjyqtarja-elona-mihali-perballet-pa-probleme-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-elona-mihali-perballet-pa-probleme-me-vetingun\/2021\/01\/15\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Elona Mihali p\u00ebrballet pa probleme me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Seanca d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur\u00a0 ndaj gjyqtares s\u00eb Vlor\u00ebs Elona Mihali u fokusua mbi nj\u00eb rast t\u00eb dyshuar konflikti interesi, t\u00eb cilin gjyqtarja e mohoi. KPK vuri n\u00eb dukje se ajo nuk kishte barr\u00eb prove n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tjera.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_76128\" aria-describedby=\"caption-attachment-76128\" style=\"width: 488px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Elona-Mihali-duke-dal\u00eb-nga-seanca-d\u00ebgjimore-n\u00eb-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-76128\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Elona-Mihali-duke-dal\u00eb-nga-seanca-d\u00ebgjimore-n\u00eb-KPK-488x400.jpg\" alt=\"\" width=\"488\" height=\"400\" data-id=\"76128\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-76128\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Elona Mihali duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto : Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore ndaj gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs Elona Mihali u fokusua te pasuria e prind\u00ebrve t\u00eb saj e zot\u00ebruar para se ajo t\u00eb fillonte pun\u00eb gjyqtare dhe te pyetjet e ngritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbi nj\u00eb rast t\u00eb dyshuar p\u00ebr konflikt interesi n\u00eb lidhje s\u00ebrish me nj\u00eb apartament t\u00eb zot\u00ebruar nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Mihali n\u00eb shpjegimet e saj n\u00eb lidhje me pyetjet e KPK-s\u00eb sqaroi se nuk ishte n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit dhe se i ati e kishte bler\u00eb apartamentin nga nj\u00eb tjet\u00ebr kompani, nd\u00ebrsa p\u00ebrfshirja e kompanis\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ajo pyetej n\u00eb kontrat\u00ebn e shit-blerjes p\u00ebr efekt regjistrimi n\u00eb kadast\u00ebr t\u00eb pron\u00ebs ishte e paqart\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe familjen e saj.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb gjykoi \u00e7\u00ebshtjen e Mihalit u kryesua nga Brunilda Bekteshi, relatore e \u00e7\u00ebshtjes ishte Valbona Sanxhaktari, nd\u00ebrsa an\u00ebtare Genta Tafa (Bungo).<\/p>\n<p>Elona Mihali ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2013 dhe ka b\u00ebr\u00eb stazhin profesional pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb janar 2014, Mihali \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs, ku e kryen funksionin edhe aktualisht.<\/p>\n<p>Ghjat\u00eb seanc\u00ebs Sanxhaktari la t\u00eb kuptohej se Mihali nuk zot\u00ebronte pasuri. Ajo tha se dy pasurit\u00eb e familjes, nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb ishin bler\u00eb nga familja para se Mihali t\u00eb em\u00ebrohej gjyqtare. Megjith\u00ebse duksh\u00ebm t\u00eb pa lidhura me karrier\u00ebn e Mihalit si gjyqtare, KPK b\u00ebri me dije se kishte hetuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive.<\/p>\n<p>Sanxhaktari pohoi se prind\u00ebrit e gjyqtares kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb cilat ishin paguar taksat. Po ashtu si Mihali ashtu edhe prind\u00ebrit rezultuan me balance financiare pozitive.<\/p>\n<p>Mihali n\u00eb fjal\u00ebn e saj tha se \u201cvler\u00ebsonte hetimin\u201d e Komisionit, nd\u00ebrsa theksoi se n\u00eb 7 vjet pun\u00eb si gjyqtare kishte jetuar e ndar\u00eb nga familja dhe se ajo kishte mbuluar vet\u00eb shpenzimet e jetes\u00ebs. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb se pse n\u00eb 7 vjet un\u00eb nuk kam mundur t\u00eb kursej apo blej pasuri\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Mihali u vler\u00ebsua pozitivisht edhe sa i p\u00ebrket profesionalizmit dhe figur\u00ebs. KPK tha se Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar pas raportit t\u00eb par\u00eb, iu k\u00ebrkua edhe nj\u00eb raport i rifreskuar, q\u00eb doli me t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrfundim. Mihali nga ana e saj synoi t\u00eb korrigjonte dy v\u00ebrejtje t\u00eb b\u00ebra nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor\u00eb sa i p\u00ebrket profesionalizmit, t\u00eb cilat nuk u p\u00ebrmend\u00ebn nga KPK. Mihali tha se ishte p\u00ebrmendur q\u00eb n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje nuk ishte sh\u00ebnuar data e regjistrimit, ajo tha se kishte b\u00ebr\u00eb verifikimet dhe i vuri n\u00eb dispozicion KPK provat mbi to.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj Sanxhaktari vuri n\u00eb dukje se n\u00eb nj\u00eb rast Mihali kishte qen\u00eb gjyqtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj nj\u00eb kompanie q\u00eb rezultonte pal\u00eb shit\u00ebse n\u00eb apartamentin e bler\u00eb nga prind\u00ebrit. Ajo tha se Mihali ishte pyetur mbi k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Gjyqtarja vet\u00eb ndaloi gjat\u00eb n\u00eb shpjegimin e situat\u00ebs. Ajo tha se apartamenti q\u00eb ishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 nga prind\u00ebrit p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebrdorimi p\u00ebr pushime dhe q\u00eb p\u00ebrdorej prej saj gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb punonte n\u00eb Vlor\u00eb, ishte bler\u00eb nga nj\u00eb kompani e ndryshme nga ajo me t\u00eb cil\u00ebn kishte pasur \u00e7\u00ebshtje. Mihali tha se babai i saj kishte n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb dhe kishte kryer t\u00eb gjitha pagesat deri n\u00eb vitin 2011, tre vjet para se ajo t\u00eb b\u00ebhej gjyqtare dhe se prej k\u00ebtij monenti i ati kishte zot\u00ebruar \u201cdefakto dhe dejure\u201d apartamentin.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se arsyet q\u00eb kompania tjet\u00ebr ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes disa vjet m\u00eb von\u00eb ishin t\u00eb paqarta p\u00ebr t\u00eb dhe se n\u00eb fakt veprimet e kryera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ishin \u201cabsolutisht t\u00eb pavlefshme\u201d. P\u00ebrndryshe Mihali pretendoi se nuk ishte n\u00eb situat\u00eb konflikti as n\u00eb dukje. Se \u00e7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb ishte pushuar procedurialisht pas t\u00ebrheqjes s\u00eb padis\u00eb nga kompania dhe se i vetmi vendim q\u00eb ajo kishte marr\u00eb ishte po ashtu procedurial dhe nuk kishte qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebrkesat e kompanis\u00eb n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo tha se nuk pati as seanc\u00eb dhe as mund\u00ebsi verifikimi n\u00ebse kishte apo jo konflikt interesi, nd\u00ebrsa tha se n\u00eb 5 ratse kur si pal\u00eb n\u00eb gjyq ishte paraqitur kompania tjet\u00ebr, me t\u00eb cil\u00ebn i ati kishte pasur kontrat\u00eb, ajo kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Mihali po ashtu shpjegoi mbi disa denoncime t\u00eb ardhura prej saj. Ajo tha se pretendimet p\u00ebr zvarritje nga nj\u00eb person q\u00eb e kishte kall\u00ebzuar ishin t\u00eb rreme. Sipas Mihalit ajo ishte shqyrtuar t\u00eb merrte dosjen n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb janar 2020 dhe e kishte mbyllur at\u00eb gjykim brenda muajit n\u00eb koh\u00eb rekord. Ajo po ashtu shtroi se pas marrjes s\u00eb dosjes, q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb duar t\u00eb nj\u00eb gjyqtari tjet\u00ebr, ajo kishte k\u00ebrkuar plot\u00ebsim padie nga pala padit\u00ebse, por ajo nuk kishte sjell\u00eb asnj\u00eb dokument plot\u00ebsues.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb mbi nj\u00eb denoncim n\u00eb disa portale Mihali tha se artikulli e kishte cil\u00ebsuar at\u00eb gabimisht si kryesuese t\u00eb trup\u00ebs dhe po ashtu se trupa n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo kishte qen\u00eb pjes\u00eb kishin zbatuar vet\u00ebm nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit mbi vlefshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb dokumenti. Mihali shpjegoi se n\u00eb momentin q\u00eb gjykata e Apelit kishte vendosur se dokumenti mbi t\u00eb cilin ishte ngritur nj\u00eb padi penale nuk ishte i falsifikuar, prokuroria kishte t\u00ebrhequr padin\u00eb \u201cp\u00ebr pastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d dhe se treshja n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo kishte qen\u00eb pjes\u00eb, s\u2019kishte pasur asnj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 se t\u00eb vendoste heqjen e sekuestros q\u00eb bazohej mbi k\u00ebt\u00eb dokument.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ajo k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. Seanca u caktua n\u00eb 18 janar n\u00eb or\u00ebn 9.45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Seanca d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur\u00a0 ndaj gjyqtares s\u00eb Vlor\u00ebs Elona Mihali u fokusua mbi nj\u00eb rast t\u00eb dyshuar konflikti interesi, t\u00eb cilin gjyqtarja e mohoi. KPK vuri n\u00eb dukje se ajo nuk kishte barr\u00eb prove n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tjera.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74077,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,362],"tags":[653,148,107,118,171],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Elona-Mihali-duke-dal\u00eb-nga-seanca-d\u00ebgjimore-n\u00eb-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Elona Mihali duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto : Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74076"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74076"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74076\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74078,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74076\/revisions\/74078"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74077"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74076"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74076"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74076"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}