{"id":74082,"date":"2021-01-14T21:06:01","date_gmt":"2021-01-14T20:06:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurori-enrik-haxhiraj-pushtoje-toke-tek-uji-i-ftohte-dhe-ndertoi-vile\/2021\/01\/14\/"},"modified":"2023-04-06T22:18:13","modified_gmt":"2023-04-06T20:18:13","slug":"kpk-prokurori-enrik-haxhiraj-pushtoje-toke-tek-uji-i-ftohte-dhe-ndertoi-vile","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurori-enrik-haxhiraj-pushtoje-toke-tek-uji-i-ftohte-dhe-ndertoi-vile\/2021\/01\/14\/","title":{"rendered":"KPK: Prokurori Enrik Haxhiraj pushtoi tok\u00eb tek \u2018Uji i Ftoht\u00eb\u2019 dhe nd\u00ebrtoi vil\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstaton se prokurori i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Enrik Haxhiraj ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr krijimin e pasurive q\u00eb disponon, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb vil\u00eb 4-kat\u00ebshte tek &#8216;Uji i Ftoht\u00eb&#8217; &#8211; e nd\u00ebrtuar mbi tok\u00eb shtet t\u00eb pushtuar.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_76119\" aria-describedby=\"caption-attachment-76119\" style=\"width: 484px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Enrik-Haxhiraj-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-76119\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Enrik-Haxhiraj-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-KPK-484x400.jpg\" alt=\"\" width=\"484\" height=\"400\" data-id=\"76119\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-76119\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Enrik Haxhiraj duke dal\u00eb nga seanca n\u00eb KPK | Foto : Edmond Hoxhaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Enrik Haxhiraj u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 14 janar me gjetjet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentuan mungesa financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha, njw kundravajtje penale pushtim toke dhe mosdeklarim burimesh.<\/p>\n<p>Trupa gjyq\u00ebsore q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr prokurorin Haxhiraj kryesohet nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p>Enrik Haxhiraj e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1989 si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs. N\u00eb vitin 1992 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si zv\/drejtues po n\u00eb at\u00eb prokurori dhe p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-1998 ka mbajtur pozicicionin e drejtuesit. Nga viti 1998 e n\u00eb vazhdim ai ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit t\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati 4 or\u00eb, relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Pamela Qirko evidentoi pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr nj\u00eb vil\u00eb me 4 kate n\u00eb zon\u00ebn e \u201cUjit t\u00eb ftoht\u00eb\u201d n\u00eb Vlor\u00eb, si dhe \u201cpushtim t\u00eb tok\u00ebs\u201d ku gjendet objekti.<\/p>\n<p>Qirko shpjegoi se prokurori Haxhiraj nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting burimin e krijimit t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs me nj\u00eb kat n\u00ebntok\u00eb, nj\u00eb kat p\u00ebrdhe dhe dy kate banimi sip\u00ebr, me sip\u00ebrfaqe totale 184 m2.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se kjo banes\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 500 m2 n\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb legalizuar n\u00eb vitin 2011 nga subjekti i rivler\u00ebsimit. Investimi i deklaruar \u00ebsht\u00eb 18 milion\u00eb lek\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera totale e parcel\u00ebs nd\u00ebrtimore ka rezultuar 3.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Haxhiraj ka deklaruar si burime pagat e tij dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshortja si notere; dy hua n\u00eb vlerat 20 mij\u00eb euro dhe 10 mij\u00eb USD, nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro dhe shum\u00ebn 14 mij\u00eb e 926 euro e p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb p\u00ebrfituar nga privatizimi.<\/p>\n<p>Qirko shpjegoi se nd\u00ebrtimi i vil\u00ebs ishte realizuar n\u00eb 3 faza. N\u00eb vitin 2002 ishte nd\u00ebrtuar struktura e godin\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 6.6 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet 2003 dhe 2004 jan\u00eb shpenzuar nga 5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rifinitura.<\/p>\n<p>Prokurori Haxhiraj ka pretenduar se burimi kryesor p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie kan\u00eb qen\u00eb depozitat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes q\u00eb n\u00eb vitin 2002 rezultonin n\u00eb vler\u00ebn 10.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Qirko tha se nga analiza financiare e kryer p\u00ebr punimet e kryera n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb nd\u00ebrtimore, ka rezultuar se nga kursimet n\u00eb depozitat bankare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur vet\u00ebm vlera 1.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia financiare e huadh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb pretenduar nga Haxhirajt p\u00ebr vlerat 20 mij\u00eb euro dhe 10 mij\u00eb USD. Qirko tha se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe kontradiktor. P\u00ebr shumat e m\u00ebsip\u00ebrme subjekti ka deklaruar se huadh\u00ebn\u00ebse ishte nj\u00eb kompani, por n\u00eb kontrata rezulton se ka qen\u00eb administratori i saj V.M..<\/p>\n<p>Haxhiraj e kund\u00ebrshtoi n\u00eb seanc\u00eb konstatimin e KPK dhe pretendoi se kishte provuar me dokumente se V.M. kishte pasur tre shoq\u00ebri tregtare dhe kishte vepruar edhe jasht\u00eb shtetit prej nga kishte p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>KPK ka analizuar edhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb Haxhirajt nga puna si notere p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2002. Qirko tha se fitimi \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebn 21.3% t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe ka rezultuar se p\u00ebr periudh\u00ebn e analizuar fitimi neto ka qen\u00eb rreth 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 95-2002 jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb investimet p\u00ebr vil\u00ebn 4 kate, blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 38.7m2 n\u00eb vitin 2000 n\u00eb Vlor\u00eb kundrejt vler\u00ebs 1 milion lek\u00eb, blerjen e nj\u00eb makine dhe shpenzimet jetike.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb familja e prokurorit Haxhiraj ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 10.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb, subjekti ka pasqyruar tre t\u00ebrheqje, dy n\u00eb shumat 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb. Pasi nga analiza financiare e kryer p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2002 subjekti ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs 10.2 milion\u00eb lek\u00eb, KPK konstaton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr investimet e kryera gjat\u00eb k\u00ebsaj faze.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare jan\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr punimet e kryera n\u00eb faz\u00ebn e tret\u00eb ku nj\u00eb pjes\u00eb e burimeve n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar se ishte pjes\u00eb e depozit\u00ebs s\u00eb krijuar deri n\u00eb vitin 2002.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime se kredia n\u00eb vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro e deklaruar si burim krijimi p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb 4 kate nd\u00ebrtimi, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr destinacion tjet\u00ebr. Nga hetimi ka rezultuar se kredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb dyqani.<\/p>\n<p>Qirko pohoi se subjekti e ka quajtur si lapsus t\u00eb punonj\u00ebses s\u00eb bank\u00ebs sh\u00ebnimin e q\u00ebllimit t\u00eb p\u00ebrdorjes s\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr blerje dyqani dhe se ai dhe bashk\u00ebshortja e tij kishin qen\u00eb t\u00eb pakujdesh\u00ebm kur kishin firmosur.<\/p>\n<p>Haxhiraj k\u00ebmb\u00ebnguli se q\u00ebllimi i vet\u00ebm i marrjes s\u00eb kredis\u00eb kishte qen\u00eb p\u00ebr kryerjen e investimeve n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb \u201cUjin e ftoht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk kishim interes t\u00eb blinim nj\u00ebsi se bashk\u00ebshortja e ushtronte aktivitetin n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e privatizuar nga mamaja\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u tha se nuk rezultonte q\u00eb vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb p\u00ebrfituar nga privatizimi t\u00eb ishte transferuar p\u00ebr kryerjen e ndonj\u00eb pagese gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb tret\u00eb t\u00eb punimeve p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb \u201cUjin e ftoht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Balanca negative jan\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr dy pagesa t\u00eb kryera n\u00eb vitin 2010 pran\u00eb ALUIZN-it p\u00ebr regjistrimin e pasuris\u00eb, kur ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn -1.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb analizimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, relatorja Qirko tha se prokurori Enrik Haxhiraj kishte kryer kundravajtje penale n\u00eb z\u00ebnien e truallit.<\/p>\n<p>\u201cZ\u00ebnia e truallit binte ndesh me legjislazionin n\u00eb fuqi dhe p\u00ebrb\u00ebnte kundravajtje penale \u2018pushtim toke\u2019\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Prokurori Enrik Haxhiraj kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit duke dh\u00ebn\u00eb detaje t\u00eb holl\u00ebsishme p\u00ebr pretendimet dhe p\u00ebrllogaritjet e tij.<\/p>\n<p>\u201cProblemet e analiz\u00ebs financiare t\u00eb Komisionit i kam gjetur tek metodika e ekspert\u00ebve t\u00eb KPK\u201d, tha Haxhiraj.<\/p>\n<p>Ai theksoi se edhe vet\u00eb KPK konstaton se nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogariteshin fitimet e siguruara nga bashk\u00ebshortja prej aktivitetit t\u00eb saj 25-vje\u00e7ar si notere.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr periudh\u00ebn 1994-2010, edhe vet\u00eb tatimet kan\u00eb konfirmuar se informacioni q\u00eb kan\u00eb servirur nuk \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb\u201d, shtoi Haxhiraj.<\/p>\n<p>Sipas tij, KPK pranonte se bashk\u00ebshortja kishte fituar 5.5 milion\u00eb lek\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2005, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitet 2006, 2007 dhe 2008 thuhej se kishte fituar 20 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj. K\u00ebt\u00eb p\u00ebrllogaritje ai e cil\u00ebsoi pa sens dhe n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore depozitoi si prov\u00eb dokumente q\u00eb sipas tij v\u00ebrtetonin se kishte kryer k\u00ebrkes\u00eb padi n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Vlor\u00eb kund\u00ebr Drejtoris\u00eb Rajonale t\u00eb Tatimeve q\u00eb kishte informuar se fitimet p\u00ebr periudh\u00ebn 2006-2008 kishin qen\u00eb 20 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka deklarime nga tatimet Vlor\u00eb p\u00ebr fitimet neto t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-2016, ka vet\u00ebm qarkullim dhe qarkullimi shkon 1 miliard lek\u00eb\u201d, tha Haxhiraj n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi edhe p\u00ebrllogaritjen e KPK se fitimi i bashk\u00ebshortes ishte 21.3%. Haxhiraj b\u00ebri me dije se i ishte drejtuar nj\u00eb audituesi privat i cili kishte konkluduar n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb ndryshme nga KPK.<\/p>\n<p>Sipas tij, barra fiskale p\u00ebr aktivitetin e bashk\u00ebshortes ka qen\u00eb 1.5% dhe se fitimi p\u00ebrllogaritej t\u00eb ishte 75.23%. \u201cEkspert\u00ebt e KPK kan\u00eb konkluduar se paga ime \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes. Na kan\u00eb surprizuar ekspert\u00ebt\u201d, tha subjekti.<\/p>\n<p>Sipas Haxhirajt, eksperti i kontraktuar prej tij kishte konstatuar se kishte pasur balanc\u00eb pozitive n\u00eb vitin 2010, kur ishin kryer pagesat p\u00ebr legalizimin e sht\u00ebpis\u00eb pran\u00eb ALUIZN-it.<\/p>\n<p>Haxhiraj i kund\u00ebrshtoi konstatimet e KPK p\u00ebr pushtim toke. \u201cAt\u00ebher\u00eb nuk kam pushtuar apo zaptuar tok\u00eb\u201d, tha Haxhiraj dhe shpjegoi se parcela ku ai kishte nd\u00ebrtuar sht\u00ebpin\u00eb gjendet brenda nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke t\u00eb p\u00ebrfituar nga shtetasi Dh.S. dhe se ky i fundit e kishte p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit 7501, si punonj\u00ebs i nd\u00ebrmarrjes bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se marr\u00ebveshja kishte qen\u00eb verbale dhe se ishte r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb kontrata e shit-blerjes p\u00ebr parcel\u00ebn 500 m2 ku ai kishte nd\u00ebrtuar sht\u00ebpin\u00eb, do t\u00eb n\u00ebnshkruhej sapo Dh.S. t\u00eb siguronte certifikat\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb. Sipas Haxhirajt kjo kishte qen\u00eb e pamundur p\u00ebr shkak t\u00eb vonesave nga institucionet shtet\u00ebrore dhe p\u00ebr shkak se Dh.S. dhe bashk\u00ebshortja e tij vuanin nga s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb dhe nuk kishin mundur t\u00eb vepronin.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko e pyeti Haxhirajn n\u00ebse kishte paguar ndonj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr truallin q\u00eb pretendonte se i kishte dh\u00ebn\u00eb Dh.S.. Ai tha se nuk kishte kryer asnj\u00eb pages\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pas konstatimit t\u00eb relatores Qirko se pages\u00ebn p\u00ebr truallin e kishte kryer n\u00eb favor t\u00eb shtetit, Haxhiraj k\u00ebmb\u00ebnguli se trualli nuk kishte qen\u00eb pron\u00eb shtet, pasi sipas tij Dh.S. kishte marr\u00eb n\u00eb vitin 2004 aktin e pron\u00ebsis\u00eb, por nuk kishte mundur ta regjistronte se zona nuk kishte qen\u00eb e azhornuar dhe risolli n\u00eb v\u00ebmendje se ai ishte i s\u00ebmur\u00eb s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten.<\/p>\n<p>Haxhiraj pretendoi n\u00eb vijim se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kundravajtja penale shqyrtohej nga k\u00ebshilli i bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Probleme jan\u00eb gjetur edhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 100 m2 kundrejt vler\u00ebs 110 mij\u00eb euro, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2009 nga shoq\u00ebria shit\u00ebse, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri tjet\u00ebr nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Qirko tha se Haxhiraj nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe se ka p\u00ebrfituar trajtim preferencial nga firma shit\u00ebse. Sipas KPK, firma shit\u00ebse e ka bler\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim q\u00eb i\u2019a ka shitur subjektit 9 muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Haxhiraj deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se pronar\u00ebt e firm\u00ebs shit\u00ebse i njihte prej koh\u00ebsh dhe kishte miq\u00ebsi. Sipas tij, administrator\u00ebt e firm\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb i kryenin sh\u00ebrbimet noteriale pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij. Ai shpjegoi se djali do t\u00eb niste studimet e larta dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kishte konsideruar t\u00eb nevojshme t\u00eb blinte nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Haxhiraj pohoi se kur kishte diskutuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb me administrator\u00ebt e firm\u00ebs shit\u00ebse, ata i kishin dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e blerjes p\u00ebr 10 apartamente t\u00eb ndryshme, q\u00eb sipas tij i kishin fituar n\u00ebp\u00ebrmjet kleringut.<\/p>\n<p>\u201cAta kan\u00eb pajisur me materiale nd\u00ebrtimi dhe pajisje hidrosanitare firm\u00ebn nd\u00ebrtuese prej nga kan\u00eb p\u00ebrfituar apartamentin q\u00eb m\u00eb kan\u00eb shitur mua. Ata e kan\u00eb marr\u00eb fitimin e tyre n\u00eb materialet q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb firm\u00ebs nd\u00ebrtuese n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb apartamentit, k\u00ebshtu q\u00eb nuk ka trajtim preferencial\u201d, deklaroi Haxhiraj dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se kishte dor\u00ebzuar dokumente se v\u00ebrtetonin q\u00eb fqinj\u00ebt e tij i kishin bler\u00eb m\u00eb lir\u00eb apartamentet.<\/p>\n<p>Duke ju referuar kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes t\u00eb n\u00ebnshkruar mes firm\u00ebs q\u00eb i ka shitur apartamentin subjektit dhe shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare t\u00eb administrator\u00ebve t\u00eb firm\u00ebs shit\u00ebse p\u00ebr shlyerjen vler\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Qirko evidentoi se prokurori Haxhiraj nuk ka deklaruar nj\u00eb shtes\u00eb n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit ku ushtron aktivitetin bashk\u00ebshortja, pron\u00eb e dhuruar nga n\u00ebna n\u00eb vitin 2015, e cila e kishte bler\u00eb vite m\u00eb par\u00eb si ish-punonj\u00ebse e nd\u00ebrmarrjes ushqimore n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Haxhiraj pretendoi se nuk kishte pasur shtes\u00eb, por ishte nj\u00eb sip\u00ebrfaqe e vog\u00ebl e rrethuar me sip\u00ebrfaqe xhami, q\u00eb m\u00eb von\u00eb ishte zhvendosur dhe nuk ekzistonte m\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Haxhiraj dhe bashk\u00ebshortja e tij nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb nj\u00ebsie sh\u00ebrbimi 23.8 m2 n\u00eb vitin 2013, kundrejt vler\u00ebs 9 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Qirkos, nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 4.2 milion\u00eb lek\u00eb e marr\u00eb nga nj\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb, duke se nuk \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb destinacion.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn -1.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Qirko vijoi se jan\u00eb konstatuar mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimin e \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe se n\u00eb deklarat\u00ebn veting nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar burimi i krijimit.<\/p>\n<p>Gjithashtu ka rezultuar se prokurori Haxhiraj nuk ka deklaruar burimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti tip Benz kundrejt vler\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton mosjustifikimin e burimeve t\u00eb nj\u00eb huaje t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2009 n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb USD nga T.M. q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si kolateral p\u00ebr marrjen e nj\u00eb overdrafti me q\u00ebllim blerjen e nj\u00eb apartamenti. Po ashtu, Haxhiraj nuk ka justifikuar edhe t\u00eb ardhurat e nj\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi tjet\u00ebr, t\u00eb cilit subjekti i ka marr\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr t\u00eb shlyer nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Qirko tha se subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs edhe p\u00ebr mosdeklarimin e nj\u00eb shtese an\u00ebsore n\u00eb apartamentin me sip\u00ebrfaqe 38.7 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2007, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka aplikuar p\u00ebr legalizimin.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se jan\u00eb konstatuar balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti i rivler\u00ebsimit ka dor\u00ebzuar prova dhe shpjegime duke pretenduar p\u00ebrllogaritje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Prokurori Haxhiraj i kund\u00ebrshtoi t\u00eb gjitha gjetjet e KPK dhe balancat negative t\u00eb konstatuara nga analiza financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ai k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe hapjen e hetimit p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin,<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 19 janar, ora 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstaton se prokurori i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Enrik Haxhiraj ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr krijimin e pasurive q\u00eb disponon, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb vil\u00eb 4-kat\u00ebshte tek &#8216;Uji i Ftoht\u00eb&#8217; &#8211; e nd\u00ebrtuar mbi tok\u00eb shtet t\u00eb pushtuar.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74083,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,473],"tags":[600,118,149,463],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Enrik-Haxhiraj-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Enrik Haxhiraj duke dal\u00eb nga seanca n\u00eb KPK | Foto : Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74082"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74082"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74082\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74084,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74082\/revisions\/74084"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74083"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74082"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74082"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74082"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}