{"id":74097,"date":"2021-01-13T21:01:55","date_gmt":"2021-01-13T20:01:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-biznesmen-bardhok-lleshi-akuzohet-per-fshehje-pasurie-dhe-konflikt-interesi\/2021\/01\/13\/"},"modified":"2023-04-06T22:19:02","modified_gmt":"2023-04-06T20:19:02","slug":"prokurori-biznesmen-bardhok-lleshi-akuzohet-per-fshehje-pasurie-dhe-konflikt-interesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-biznesmen-bardhok-lleshi-akuzohet-per-fshehje-pasurie-dhe-konflikt-interesi\/2021\/01\/13\/","title":{"rendered":"Prokurori biznesmen, Bardhok Lleshi akuzohet p\u00ebr fshehje pasurie dhe konflikt interesi"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se prokurori i Lezh\u00ebs ka fshehur pasuri, se \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit dhe se nuk mundet t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb tij. Avokati i Lleshit i kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit dhe k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75932\" aria-describedby=\"caption-attachment-75932\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bardhok-Lleshi-pas-seances-se-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-75932\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bardhok-Lleshi-pas-seances-se-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"75932\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-75932\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Lezh\u00ebs, Bardhok Lleshi pas seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Lezh\u00ebs, Bardhok Lleshi mungoi n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, nd\u00ebrsa shpjegimet p\u00ebr pasurin\u00eb e tij i dha p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor Gedeon Dudushi.<\/p>\n<p>Kryesuesi i trupit gjykues, Olsi Komici tha n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se k\u00ebrkesa e subjektit p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb trupit gjykues ishte shqyrtuar dhe rr\u00ebzuar nga KPK. K\u00ebrkesa u b\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb me pretendimin se trupa ishte e nj\u00ebanshme.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb relatim t\u00eb gjat\u00eb, relatorja e \u00e7\u00ebshtjes Valbona Sanxhaktari renditi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh p\u00ebr pasurit\u00eb e deklaruara nga subjekti, si fshehje, konflikt interesi dhe mungesa burimesh financiare t\u00eb ligjshme n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha. Gjetjet e Komisionit u kund\u00ebrshtuan nga mbrojt\u00ebsi i Lleshit, i cili e quajti hetimin e Komisionit t\u00eb pabazuar dhe t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb kryer nga BIRN, prokurori Bardhok Lleshi zot\u00ebron pasuri t\u00eb deklaruar me vler\u00eb prej 108 milion\u00eb lek\u00ebsh. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pronave.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e tre ngastrave tok\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat prokurori Lleshi ka deklaruar se nj\u00eb e ka bler\u00eb me kursimet e tij nga puna si emigrant n\u00eb Greqi dhe dy t\u00eb tjerat t\u00eb financuara nga i v\u00ebllai, prej t\u00eb ardhurave t\u00eb siguruara nga puna n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe n\u00eb Kanada.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka provuar t\u00eb ardhurat e deklarura si t\u00eb p\u00ebrfituara nga puna n\u00eb emigracion gjat\u00eb periudh\u00ebs 1991-1997 dhe as transferimin e vlerave t\u00eb pretenduara.<\/p>\n<p>Sanxhaktari evidentoi mospasqyrimin e nj\u00eb barre hipotekore t\u00eb vendosur mbi k\u00ebt\u00eb pasuri, p\u00ebr nj\u00eb kredi me vler\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. \u201cKa dyshime se subjekti ka fshehur vler\u00ebn reale t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklarat\u00ebn veting,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr dy parcela t\u00eb tjera tok\u00eb ar\u00eb n\u00eb Tapiz\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, prokurori Lleshi ka deklaruar se i ka bler\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij q\u00eb jeton dhe punon jasht\u00eb shtetit, me porosi dhe financim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sipas Sanxhaktarit, v\u00ebrehen mosp\u00ebrputhje p\u00ebr vendodhjen e deklaruar t\u00eb parcelave me ato t\u00eb pasyqruara n\u00eb dokumentacion, ku rezulton se jan\u00eb n\u00eb fshatin Drithas, si edhe p\u00ebr vlerat. \u201cKomisioni v\u00ebren se duket se jan\u00eb prona t\u00eb ndryshme,\u201d tha relatorja.<\/p>\n<p>I pyetur gjat\u00eb hetimit administrativ se pse parcelat e tok\u00ebs t\u00eb blera nga v\u00ebllai figuronin ende n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, subjekti ka shpjeguar se ishte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie personale mes v\u00ebllez\u00ebrve dhe se kur t\u00eb donte i v\u00ebllai q\u00eb jeton jasht\u00eb, do t\u2019i kalonte n\u00eb pron\u00ebsi.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs prokurorit Lleshi q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se dy prej ngastrave t\u00eb tok\u00ebs i p\u00ebrkasin v\u00ebllait si edhe burimin e krijimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 124.1 m2 n\u00eb Tiran\u00eb kundrejt vler\u00ebs 60 mij\u00eb euro, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2003 dhe t\u00eb regjistruar n\u00eb 2012-\u00ebn, prokurori Lleshi ka deklaruar si burim krijimi 25 mij\u00eb euro kursime nga puna n\u00eb emigracion dhe 35 mij\u00eb euro kredi. Ai ka deklaruar edhe nj\u00eb kredi tjet\u00ebr n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro p\u00ebr mobilimin.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se nuk provohet q\u00eb pagesat p\u00ebr shlyerjen e apartamentit t\u00eb jen\u00eb realizuar me an\u00eb t\u00eb kredis\u00eb. Sanxhaktari pohoi se nuk \u00ebsht\u00eb provuar bindsh\u00ebm edhe pagesa e nj\u00eb shume 2500 euro n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u tha se n\u00eb llogarin\u00eb e subjektit jan\u00eb kryer derdhje nga ana e v\u00ebllait dhe motr\u00ebs q\u00eb kan\u00eb pasur si q\u00ebllim shlyerjen e kredis\u00eb. \u201cSubjekti ka deklaruar se kredia \u00ebsht\u00eb shlyer nga pagat dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga nj\u00eb bar-kafe q\u00eb ka menaxhuar,\u201d tha Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Ajo vijoi se prokurori Lleshi nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje, ku nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke do t\u00eb jepej n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb shlyerjes s\u00eb kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi nj\u00eb kontrat\u00eb shk\u00ebmbimi t\u00eb kryer nga subjekti i rivler\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb parcel\u00eb toke me sip\u00ebrfaqe 1200 m2 q\u00eb gjendet n\u00eb B\u00ebrxull\u00eb, kundrejt nj\u00eb bodrumi me sip\u00ebrfaqe 600 m2. N\u00eb k\u00ebt\u00eb parcel\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb godin\u00eb sh\u00ebrbimesh me tri kate + bodrum.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb kontrat\u00ebn e k\u00ebmbimit t\u00eb tok\u00ebs, ka qen\u00eb e sh\u00ebnuar se ky veprim do t\u00eb kryhej kundrejt shlyerjes s\u00eb vler\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb p\u00ebr likujdimin e \u00e7mimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Subjekti ka shpjeguar se nuk ka qen\u00eb i k\u00ebnaqur dhe se ka k\u00ebrkuar edhe sip\u00ebrfaqen nd\u00ebrtimore 600 m2. \u201cDuket se \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb preferenciale, pasi vlera e objektit nd\u00ebrtimor \u00ebsht\u00eb 30 milion\u00eb e 900 mij\u00eb lek\u00eb,\u201d pohoi Sanxhaktari.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u tha se Lleshi nuk ka deklaruar nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 150 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs parcel\u00eb toke, q\u00eb e ka k\u00ebmbyer me objektin tip bodrum me sip\u00ebrfaqe 600 m2.<\/p>\n<p>Sanxhaktari evidentoi se prokurori Lleshi kishte regjistruar m\u00eb von\u00eb nj\u00eb procedim penal ndaj huadh\u00ebn\u00ebsit L.N., por q\u00eb m\u00eb pas e ka pushuar. \u201cKa vepruar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit\u201d, tha Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi gjithashtu se subjekti nuk ka deklaruar edhe nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje me huadh\u00ebn\u00ebsin L.N. p\u00ebr 1200 euro n\u00eb muaj. Sanxhaktari tha se Lleshi ka deklaruar se kontrata e qiras\u00eb s\u00eb tok\u00ebs fillimisht ka pasur si q\u00ebllim blerjen e pron\u00ebs, e cila nuk \u00ebsht\u00eb realizuar.<\/p>\n<p>Sipas Sanxhaktarit, pasi prokurori Lleshi ka kryer konstrat\u00ebn e shk\u00ebmbimit, shoq\u00ebria do t\u00eb vazhdonte ta mbante bodrumin me qira mujore 1000 euro.<\/p>\n<p>\u201cDuket se nga nj\u00eb pasuri me vler\u00eb modeste ka krijuar pasuri shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe,\u201d shtoi relatorja.<\/p>\n<p>Ajo vijoi se prokurori LLeshi nuk ka deklaruar vler\u00ebn reale t\u00eb nj\u00eb autoveture tip Benz, pasi e kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2004 n\u00eb shum\u00ebn 5000 euro dhe e kishte shitur 11 mij\u00eb euro n\u00eb 2010-\u00ebn. Komisioni i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimit dhe p\u00ebr pages\u00ebn e tatimit t\u00eb fitimit.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se prokurori Lleshi administron edhe nj\u00eb lokal me sip\u00ebrfaqe 86 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2006 kundrejt vler\u00ebs 60 mij\u00eb USD. Ai ka deklaruar se ky lokal \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait q\u00eb jeton n\u00eb Kanada dhe se e ka administruar vet\u00eb. Sipas Sanxhaktarit, subjekti ka deklaruar se ka siguruar 10 milion\u00eb e 300 mij\u00eb lek\u00eb nga aktiviteti i k\u00ebtij lokali, por nga tatimet \u00ebsht\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb fitimi ka qen\u00eb \u201czero\u201d lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar edhe nj\u00eb truall nd\u00ebrtimi n\u00eb Lezh\u00eb me sip\u00ebrfaqe 7210 m2 n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait. Sanxhaktari tha se subjekti nuk ka provuar se p\u00ebrse trualli nuk u shit nga i v\u00ebllai n\u00eb vitin 2005, kur ai kishte qen\u00eb vet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por \u00ebsht\u00eb kryer m\u00eb pas nga subjekti me an\u00eb t\u00eb prokur\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga familjari i tij. \u201cKomisioni ngre dyshime se n\u00eb k\u00ebt\u00eb truall \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb kompleks banesash,\u201d tha Sanxhaktari, por pa evidentuar n\u00ebse subjekti kishte lidhje me k\u00ebto nd\u00ebrtime.<\/p>\n<p>Relatorja Sanxhaktari tha se nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2016 ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative p\u00ebr mbulimin e investimeve dhe shpenzimeve n\u00eb vler\u00ebn 10 milion\u00eb e 578 mij\u00eb lek\u00eb. Ajo vijoi se n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej edhe analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn para vitit 2004, at\u00ebher\u00eb pamjaftueshm\u00ebria financiare arrinte n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb totale 21 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Avokati Gedeon Dudushi tha se shpjegimet ishin dor\u00ebzuar q\u00eb n\u00eb fillim dhe se ishte e paqart\u00eb p\u00ebrse nuk ishin konsideruar gjat\u00eb hetimit paraprak.<\/p>\n<p>\u201cNuk m\u00eb habit q\u00eb nga m\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb hetimi se ka pasur nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr moskonsiderimin e t\u00eb ardhurave,\u201d pohoi Dudushi.<\/p>\n<p>Ai theksoi se t\u00eb gjitha pasurit\u00eb ishin krijuar para fillimisht t\u00eb detyr\u00ebs dhe me t\u00eb ardhura t\u00eb siguruara prej prokurorit Lleshi nga puna si emigrant n\u00eb Greqi gjat\u00eb periudh\u00ebs 1991-1997. Dudushi solli n\u00eb v\u00ebmendje se p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb q\u00eb kishte kaluar si edhe p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb kishte qen\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb gjendeshin dokumentet provuese p\u00ebr t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i Lleshit solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe se apartamenti ishte bler\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs si prokuror dhe se ishte paguar pjes\u00ebrisht me t\u00eb ardhurat nga emigracioni dhe pjesa tjet\u00ebr me kredi.<\/p>\n<p>Avokati Dudushi kund\u00ebrshtoi n\u00eb seanc\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs s\u00eb kaluar nga Komisioni p\u00ebr mosdeklarimin e barr\u00ebs hipotekore. \u201cA e dini q\u00eb nj\u00eb prej k\u00ebtyre barrave hipotekore \u00ebsht\u00eb vendosur p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb prokurori t\u00eb nderuar t\u00eb SPAK, q\u00eb e ka kaluar vetingun? Ai e ka dh\u00ebn\u00eb si dor\u00ebzani dhe nuk ka fituar asgj\u00eb\u201d, deklaroi avokati Dudushi dhe theksoi se nuk ka pasur detyrim p\u00ebr ta deklaruar dor\u00ebzanin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Dudushit, nuk mund t\u00eb kishte fshehje t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb tok\u00ebs s\u00eb l\u00ebn\u00eb si kolateral p\u00ebr marrjen e kredis\u00eb, pasi ishte deklaruar n\u00eb vitin 1997 dhe n\u00eb 2002-in. \u201cN\u00eb at\u00eb pron\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kryer ndonj\u00eb investim. N\u00ebse do t\u00eb kishte rritje fiktive, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kishte alarm,\u201d pohoi Dudushi.<\/p>\n<p>P\u00ebr moskalimin e pronave n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait, Dudushi tha se n\u00ebse kjo gj\u00eb do t\u00eb kryhej, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb paguheshin detyrime.<\/p>\n<p>\u201cAta kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira me nj\u00ebri-tjetrin dhe v\u00ebllai ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb emrin e tij kur t\u00eb duhet t\u2019i shes\u00eb,\u201d shpjegoi avokati.<\/p>\n<p>Lidhur me barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Lleshit tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb pandemie, ishte e pamundur q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtonte n\u00eb SHBA dhe Kanada p\u00ebr t\u2019i siguruar dokumentet e nevojshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr huan\u00eb 150 mij\u00eb euro ai shpjegoi se ajo kontrat\u00eb kishte pasur si q\u00ebllim vet\u00ebm bllokimin e tok\u00ebs dhe se nuk kishte pasur efekt.<\/p>\n<p>Dudushi e kund\u00ebrshtoi konstatimin e KPK se nuk kishte pasur fitim t\u00eb deklaruar n\u00eb tatime nga lokali. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se tatimet nuk mbanin t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pik\u00ebpyetjet mbi biznesin<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se prokurori Bardhok Lleshi dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb zot\u00ebruar kuota n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 2002. Ai i ka transferuar kuotat e tij tek bashk\u00ebshortja n\u00eb vitin 2005 dhe m\u00eb pas i jan\u00eb kaluar v\u00ebllait t\u00eb tij, N.Ll.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se subjekti ka pretenduar se nuk i ka deklaruar kuotat, pasi i ka shitur para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2005. Relatorja evidentoi se subjekti i ka zot\u00ebruar n\u00eb vitin 2004 aksionet n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri dhe se nuk i ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn e k\u00ebtij viti. Gjithashtu ka rezultuar se nuk ka deklaruar shitjen e kuotave t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>\u201cKa dyshime p\u00ebr fshehje t\u00eb k\u00ebsaj pasurie\u201d, tha Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Ajo vijoi se Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb ka konfirmuar kontratat e shitjes n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit dhe se k\u00ebtij t\u00eb fundit i ka kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr mosdeklarimin e k\u00ebtyre kontratave. Lleshi ka shpjeguar se nuk i ka deklaruar, pasi nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati i prokurorit Lleshi u pyet gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore nga v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare Elka Ermenkova n\u00ebse blerja e 60% t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb Alb Vizion Construction binte n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrcaktimet kushtetuese, p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb analize t\u00eb kryer nga BIRN bazuar n\u00eb deklarat periodike t\u00eb prokurorit Lleshi, t\u00eb ardhurat nga kjo kompani deklarohen n\u00eb vler\u00ebn e 126.6 milion\u00eb lek\u00ebve, nd\u00ebrsa divident\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 86.6 milion\u00eb lek\u00eb deklarohen t\u00eb riinvestuara n\u00eb kompani.<\/p>\n<p>Avokati Dudushi deklaroi se kilenti i tij ishte ortak pasiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsi nuk binte n\u00eb kund\u00ebrshtim me asnj\u00eb p\u00ebrcaktim ligjor p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij. \u201cAi nuk ka t\u00eb drejt\u00eb vendimarrje. \u00ebsht\u00eb ortak pa t\u00eb drejt\u00ebn e vendimmarrjes. Kjo ndodh edhe n\u00eb vendet e tjera. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dakord\u00ebsin\u00eb e aksioner\u00ebve. Prandaj ka hequr dor\u00eb nga vendimarrja, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfitim vet\u00ebm kur t\u00eb shp\u00ebrndahet dividenti,\u201d deklaroi avokati Dudushi.<\/p>\n<p>Ai theksoi se kompanit\u00eb ku prokurori Lleshi dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb aksioner\u00eb nuk kan\u00eb aplikuar p\u00ebr asnj\u00eb tender apo koncesion publik, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb aktivitetesh parashikohet se mund t\u00eb realizojn\u00eb. \u201cVet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb kishte raste t\u00eb tilla do t\u00eb kishte konflikt,\u201d pohoi ai.<\/p>\n<p>Avokati Dudushi solli n\u00eb v\u00ebmendje se m\u00eb pare, ILDKPKI kishte b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat gjetje ndaj prokurorit Lleshi, por nga prokuroria ishte pushuar hetimi dhe se nuk ishin konstatuar probleme.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, ai rik\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr pasurin\u00eb dhe hapjen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera, duke k\u00ebrkuar konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb 15 janar, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se prokurori i Lezh\u00ebs ka fshehur pasuri, se \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit dhe se nuk mundet t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb tij. Avokati i Lleshit i kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit dhe k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74098,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[118,119,299],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bardhok-Lleshi-pas-seances-se-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Lezh\u00ebs, Bardhok Lleshi pas seanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74097"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74097"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74097\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74099,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74097\/revisions\/74099"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74098"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74097"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74097"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74097"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}