{"id":74112,"date":"2021-01-12T18:15:43","date_gmt":"2021-01-12T17:15:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-dyshon-se-prokurori-arben-allajbeu-fshehu-nje-apartament-ne-emer-te-vjehrres\/2021\/01\/12\/"},"modified":"2023-04-06T22:19:37","modified_gmt":"2023-04-06T20:19:37","slug":"kpk-dyshon-se-prokurori-arben-allajbeu-fshehu-nje-apartament-ne-emer-te-vjehrres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-dyshon-se-prokurori-arben-allajbeu-fshehu-nje-apartament-ne-emer-te-vjehrres\/2021\/01\/12\/","title":{"rendered":"KPK dyshon se prokurori Arben Allajbeu fshehu nj\u00eb apartament n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Bazuar n\u00eb nj\u00eb denoncim anonim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se nj\u00eb apartament i bler\u00eb n\u00eb kryeqytet nga vjehrra e prokurorit Allajbeu mund t\u00eb ishte pron\u00eb e tij, por p\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore tha se denoncimi anonim nuk ishte prov\u00eb dhe mund t\u00eb kishte ndikuar Komisionin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_76000\" aria-describedby=\"caption-attachment-76000\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Avokatja-Antoneta-Sevdari-para-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-76000\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Avokatja-Antoneta-Sevdari-para-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"76000\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-76000\" class=\"wp-caption-text\">P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e prokurorit Arben Allajbeu n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Arben Allajbeu nuk u paraqit n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb zhvillluar t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 12 janar n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku u relatuan gjetjet e hetimit administrativ t\u00eb kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb vetingut. P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore, Antoneta Sevdari shpjegoi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se prokurori Allajbeu nuk u paraqit p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore dhe depozitoi pran\u00eb Komisionit nj\u00eb raport mjek\u00ebsor t\u00eb nj\u00eb dite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin Arben Allajbeu kryesohet nga Xhensila Pine, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Arben Allajbeu e ka filluar karrier\u00ebn e tij si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Beratit n\u00eb vitin 2014. N\u00eb n\u00ebntor 2016, Allajbeu u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, ku e kryen aktualisht funksionin.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet p\u00ebr fshehje pasurie<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Etleda \u00c7iftja tha n\u00eb seanc\u00eb se Komisioni ka kryer hetime t\u00eb holl\u00ebsishme mbi nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, i deklaruar nga prokurori Allajbeu se p\u00ebrdoret prej tij pa pages\u00eb q\u00eb nga viti 2016. Subjekti i rivler\u00ebsimit ka shpjeguar se ky apartament \u00ebsht\u00eb bler\u00eb prej vjehrr\u00ebs s\u00eb tij dhe se \u00ebsht\u00eb ende i parregjistruar n\u00eb emrin e saj.<\/p>\n<p>\u00c7iftja tha se pasuria n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar me kontrat\u00eb premtim-shitje kundrejt vler\u00ebs 52 mij\u00eb euro q\u00eb ka paguar vjehrra e subjektit me inicialet H.K. Relatorja b\u00ebri me dije se Allajbeu \u00ebsht\u00eb pyetur se cila ishte arsyeja q\u00eb vjehrra kishte bler\u00eb nj\u00eb apartament, ku nuk kishte jetuar asnj\u00eb dit\u00eb. Ai ka sqaruar se vjehrra e ka bler\u00eb p\u00ebr djalin e saj, i cili jeton dhe punon n\u00eb Itali prej vitesh.<\/p>\n<p>Bazuar edhe n\u00eb nj\u00eb denoncim anonim t\u00eb mb\u00ebrritur pran\u00eb KPK, ku pretendoj se Allajbeu e kishte fshehur apartamentin n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrr\u00ebs n\u00eb momentin q\u00eb ishte transferuar n\u00eb Tiran\u00eb, Komisioni ka kryer hetim lidhur me mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb shlyer pages\u00ebn e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>\u00c7iftja tha se nga analiza financiare ka rezultuar se vjehrra e subjektit rezultonte me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni ka dyshime se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb munduar ta fsheh\u00eb apartamentin, pasi vjehrra e tij nuk pa pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr kryerjen e pages\u00ebs 52 mij\u00eb euro dhe nuk ka jetuar aty asnj\u00ebher\u00eb,\u201d tha \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Ajo evidentoi faktin se apartamenti \u00ebsht\u00eb porositur dy muaj para transferimit t\u00eb prokurorit Allajbeu n\u00eb Tiran\u00eb dhe se ai ka jetuar aty pa pages\u00eb.\u00a0 \u00c7iftja renditi n\u00eb vijim si indicie p\u00ebr dyshimet p\u00ebr fshehje, faktet se vjehrra kishte bler\u00eb vend parkimi n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Berat, edhe pse nuk zot\u00ebron dhe nuk p\u00ebrdor makin\u00eb, dhe se djali i saj nuk ka rezultuar t\u00eb kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr investimin e kryer.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari tha n\u00eb seanc\u00eb se denoncimi anonim ka ndikuar n\u00eb an\u00ebn subjektive t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu \u00e7mojm\u00eb se denoncimet anonime nuk kan\u00eb vler\u00ebn e prov\u00ebs,\u201d tha Sevdari, duke argumentuar se subjekti nuk mund t\u00eb mbrohet n\u00eb k\u00ebto kushte.<\/p>\n<p>Sipas Sevdarit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast zbatohet prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb s\u00eb subjektit dhe se KPK duhet t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb jasht\u00eb \u00e7do dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm dyshimin e ngritur. Avokatja shtoi gjithashtu se legjislacioni shqiptar dhe sugjerimet e Komisionit t\u00eb Venecias e detyrojn\u00eb Komisionin q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i kujdeshsh\u00ebm n\u00eb nxjerrjen e konkluzioneve.<\/p>\n<p>\u201cFakti se e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb apartament pa nd\u00ebprerje nuk q\u00ebndron, pasi ai nuk e ka p\u00ebrdorur kur ka punuar n\u00eb Durr\u00ebs dhe rezulton se e ka k\u00ebrkuar vet\u00eb transferimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. Kjo e rr\u00ebzon dyshimin e Komisionit,\u201d tha Sevdari dhe e konsideroi si paragjykim konstatimin e KPK se apartamenti ishte porositur dy muaj para transferimit t\u00eb Allajbeut n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFamilja e subjektit nuk erdhi asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb Berat, \u00e7ka tregon se nuk ka pasur interesa p\u00ebr krijimin e pasurive n\u00eb kryeqytet,\u201d shtoi Sevdari.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se djali i vjehrr\u00ebs jetonte dhe punonte prej 20 vitesh n\u00eb Itali dhe kishte krijuar t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme. N\u00eb p\u00ebrfundim ajo k\u00ebrkoi q\u00eb vjehrra e subjektit t\u00eb mos konsiderohej si person tjet\u00ebr i lidhur, pasi nuk ekzistonte interesi pasuror.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs e krahasoi l\u00ebnien e apartamentit n\u00eb p\u00ebrdorim pa pages\u00eb me nj\u00eb dhurat\u00eb. \u201cSubjekti ka jetuar nj\u00eb vit e gjysm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament, duke kursyer nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme. P\u00ebrse pretendohet se nuk \u00ebsht\u00eb person tjet\u00ebr i lidhur?\u201d pyeti ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore u p\u00ebrgjigj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, marr\u00ebdh\u00ebnia ishte n\u00eb form\u00ebn e huap\u00ebrdorjes pa shp\u00ebrblim dhe se mund t\u00eb ishte si nj\u00eb kompesim. \u201cSi nj\u00eb kompesim p\u00ebr mbajtjen e f\u00ebmij\u00ebve,\u201d tha ajo, nd\u00ebrsa ritheksoi se nuk ka qen\u00eb interesi i Allajbeut q\u00eb t\u00eb vinte n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Denoncuesi anonim ka pretenduar se kur subjekti i rivler\u00ebsimit ishte drejtues prokurorie n\u00eb Berat, babai i tij \u00ebsht\u00eb favorizuar me mbylljen e hetimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin pa leje t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie dy kat\u00ebshe n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. Nga hetimi ka rezultuar se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb mbyllur p\u00ebr shkak t\u00eb amnistis\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni e ka hetuar edhe lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb subjektit p\u00ebr kryerjen e investimeve n\u00eb banes\u00ebn dy kat\u00ebshe n\u00eb Berat, prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sevdari e konsideroi t\u00eb pasakt\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e nd\u00ebrtuar n\u00eb Berat. Ajo pretendoi se vlera totale e investimit ishte 2 milion lek\u00eb dhe jo 3 milion lek\u00eb sa konkludon Komisioni. Sipas avokates Sevdari, n\u00ebna e subjektit kishte ushtruar aktivitet privat dhe kishte t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme, Ajo tha se t\u00eb ardhurat e t\u00eb gjith\u00eb familjes ishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se balanca negative e konstatuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 kundrejt vler\u00ebs 15 mij\u00eb euro, prokurori Allajbeu ka deklaruar nj\u00eb kredi, po n\u00eb at\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja tha se nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se kredia n\u00eb vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro ishte disbursuar n\u00eb favor t\u00eb shtetasit E.K., i cili nuk ishte shit\u00ebsi i apartamentit, me objekt kthim borxhi. Sipas relatores, subjekti i rivler\u00ebsimit kishte shjeguar se shit\u00ebsi kishte k\u00ebrkuar vler\u00ebn para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kishte marr\u00eb huan\u00eb 15 mij\u00eb euro tek miku i tij E.K., p\u00ebr pak dit\u00eb.<\/p>\n<p>Huaja ka rezultuar e materializuar me deklarat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2007, por \u00ebsht\u00eb konstatuar se huadh\u00ebn\u00ebsi nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 15 mij\u00eb euro prokurorit Allajbeu.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari tha n\u00eb seanc\u00eb se huaja ishte marr\u00eb p\u00ebr pak dit\u00eb dhe se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, i mbrojturi prej saj nuk ishte prokuror. Sipas saj, huadh\u00ebn\u00ebsi kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme t\u00eb siguruara nga puna e tij dhe e familjar\u00ebve. \u201cSubjekti nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb gjej\u00eb dokumentet se huadh\u00ebn\u00ebsi jeton n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs,\u201d sqaroi Sevdari dhe konsideroi se mosparaqitja e dokumenteve justifikuese p\u00ebr t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsit ishte p\u00ebr shkaqe t\u00eb arsyeshme.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se prokurori Arben Allajbeu nuk ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro motr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Si burim t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj shume, Allajbeu ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga pagat e tij si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe pagat e bashk\u00ebshortes si m\u00ebsuese p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2014. Nga analiza financiare e kryer prej KPK ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari k\u00ebrkoi q\u00eb analiza financiare t\u00eb shtrihej edhe p\u00ebr periudh\u00ebn 2002-2004. Ajo shtoi se Komisioni kishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb nj\u00eb shpenzim n\u00eb apartamentin e Durr\u00ebsit, q\u00eb nuk ishte kryer kurr\u00eb dhe k\u00ebrkoi zbritjen e k\u00ebsaj vlere financiare.<\/p>\n<p>Jacobs solli n\u00eb v\u00ebmendje se prokurori Arben Allajbeu nuk kishte deklaruar kursime n\u00eb vitin 2004 dhe se analiza p\u00ebr periudh\u00ebn 2002-2004 nuk mund t\u00eb sillte rezultat ndryshe.<\/p>\n<p>Allajbeu ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje n\u00eb shum\u00ebn 7000 euro prind\u00ebrve t\u00eb tij n\u00eb vitin 2017. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj vlere, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb makine n\u00eb vitin 2016. Komisioni ka gjetur se mjeti \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb shum\u00ebn 161 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga \u00e7mimi i blerjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar pagimi i tatimit t\u00eb fitimit.<\/p>\n<p>\u00c7iftja tha se si pasoj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga shitja e mjetit, ka rezultuar se prokurori Allajbeu ka qen\u00eb me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 436 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb momentin e dh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb.<\/p>\n<p>Sevdari e kund\u00ebrshtoi edhe k\u00ebt\u00eb gjetje t\u00eb KPK dhe k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrfshiheshin t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e makin\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2014, kur Allajbeu ka ushtruar detyr\u00ebn e oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 2.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni e ka shtrir\u00eb hetimin edhe gjat\u00eb periudh\u00ebs kur subjekti ka mbajtur funksionin e prokurorit, prej nga jan\u00eb konstatuar balanca negative p\u00ebr secilin vit.<\/p>\n<p>Sevdari evidentoi se bazuar n\u00eb legjislacionin p\u00ebr vetingun, KPK nuk kishte kompetenc\u00eb p\u00ebr ta shtrir\u00eb hetimin administrativ edhe pas plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs veting nga ana e subjektit dhe solli n\u00eb v\u00ebm\u00ebndje edhe q\u00ebndrimet e KPA-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb subjektit jan\u00eb t\u00eb ligjshme dhe mbulojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pasurin\u00eb dhe shpenzimet e kryera,\u201d tha Sevdari.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja shpjegoi se DSIK kishte dor\u00ebzuar dy raporte, ku n\u00eb t\u00eb fundit kishte konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurorit Allajbeu p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs. \u201cDuket se ka informacione p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme q\u00eb cenojn\u00eb figur\u00ebn e magjistratit\u201d, tha \u00c7iftja, por nuk paraqiti konkluzion t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sevdari vuri n\u00eb dukje se Komisioni nuk i kishte kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, edhe pse i kishte k\u00ebrkuar shpjegime. \u201cKur nuk paraqiten provat, si do mbrohet subjekti dhe si do t\u00eb mundet t\u00eb jap\u00eb shpjegime p\u00ebr prova q\u00eb nuk i njeh,\u201d tha ajo, nd\u00ebrsa insistoi se n\u00eb k\u00ebto kushte nuk mund t\u00eb merrej mas\u00eb disiplinore p\u00ebr figur\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr kriterin e profesionalizmit, u relatua lidhur me nj\u00eb rast kur gjykata kishte prishur nj\u00eb vendim pushimi t\u00eb prokurorit Allajbeu dhe kishte urdh\u00ebruar kryerjen e veprimeve hetimore.<\/p>\n<p>Sevdari shpjegoi se subjekti kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga kjo \u00e7\u00ebshtje dhe se prokurori tjet\u00ebr e kishte pushuar s\u00ebrish, vendim q\u00eb ishte gjetur m\u00eb pas i drejt\u00eb edhe nga gjykata.<\/p>\n<p>\u00c7iftja pohoi se ndaj Allajbeut ishte depozituar vet\u00ebm denoncimi anonim dhe risolli n\u00eb v\u00ebmendje se hetimi ndaj babait t\u00eb subjektit p\u00ebr nd\u00ebrtimin pa leje t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Berat ishte pushuar p\u00ebr shkak t\u00eb aministis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, avokatja Sevdari tha se prokurori Arben Allajbeu kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, si dhe aft\u00ebsi t\u00eb mira p\u00ebr profesionalizmin. Ajo k\u00ebrkoi konfirmimin e Allajbeut n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 14 janar, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bazuar n\u00eb nj\u00eb denoncim anonim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se nj\u00eb apartament i bler\u00eb n\u00eb kryeqytet nga vjehrra e prokurorit Allajbeu mund t\u00eb ishte pron\u00eb e tij, por p\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore tha se denoncimi anonim nuk ishte prov\u00eb dhe mund t\u00eb kishte ndikuar Komisionin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74113,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Avokatja-Antoneta-Sevdari-para-KPK.jpg","fifu_image_alt":"P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e prokurorit Arben Allajbeu n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74112"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74112"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74112\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74114,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74112\/revisions\/74114"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74113"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74112"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74112"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74112"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}