{"id":74115,"date":"2021-01-12T14:05:30","date_gmt":"2021-01-12T13:05:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-per-nje-apartament-te-prokurores-se-apelit-durres-aferdita-ndoi\/2021\/01\/12\/"},"modified":"2023-04-06T22:19:47","modified_gmt":"2023-04-06T20:19:47","slug":"kpk-u-nda-per-nje-apartament-te-prokurores-se-apelit-durres-aferdita-ndoi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-per-nje-apartament-te-prokurores-se-apelit-durres-aferdita-ndoi\/2021\/01\/12\/","title":{"rendered":"KPK u nda p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb prokurores s\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Af\u00ebrdita Ndoi"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Af\u00ebrdita Ndoi e bindi shumic\u00ebn e trupit gjykues t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit se me tepricat nga pagat nd\u00ebr vite kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb. An\u00ebtarja Brunilda Bekteshi n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se pretendimet e Ndoit p\u00ebr kursimet e padeklaruara n\u00eb vite mbeten n\u00eb nivel deklarativ dhe k\u00ebrkon shkarkimin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_74060\" aria-describedby=\"caption-attachment-74060\" style=\"width: 505px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurorja-Aferdita-Ndoi-qend\u00ebr-pas-shpalljes-s\u00eb-vendimit-t\u00eb-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-74060\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurorja-Aferdita-Ndoi-qend\u00ebr-pas-shpalljes-s\u00eb-vendimit-t\u00eb-KPK-505x400.jpg\" alt=\"\" width=\"505\" height=\"400\" data-id=\"74060\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-74060\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Aferdita Ndoi (qend\u00ebr), pas shpalljes s\u00eb vendimit t\u00eb KPK | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 8 tetor 2020 t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash prokuroren e Apelit Durr\u00ebs, Af\u00ebrdita Ndoi, pasi trupi gjykues u nda lidhur me mund\u00ebsin\u00eb financiare blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ndoi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Kryesuesi Olsi Komici dhe relatorja Firdes Shuli i konsideruan bind\u00ebse shpjegimet e prokurores Ndoi p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb kryeqytet dhe vendos\u00ebn konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrsa an\u00ebtarja Brunilda Bekteshi konkludon se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri dhe k\u00ebrkon shkarkimin.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb apartamentit 66.2 m2 t\u00eb porositur n\u00eb shkurt t\u00eb 2009-\u00ebs dhe t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb kundrejt shum\u00ebs 25 mij\u00eb e 219 euro, prokurorja Af\u00ebrdita Ndoi ka deklaruar kursimet e krijuara nd\u00ebr vite nga paga e saj dhe e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2003 ajo ka deklaruar gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb vitin 2004 shum\u00ebn 510 mij\u00eb lek\u00eb, me burim kursime nga pagat e viteve respektive. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga viti 2005 deri n\u00eb 2008-\u00ebn, nuk ka deklaruar gjendje cash.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ, subjekti ka konfirmuar gjendjet cash t\u00eb viteve 2003 dhe 2004, nd\u00ebrsa p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2008 ka deklaruar se nuk mund t\u00eb shpjegonte me sakt\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb se sa ka qen\u00eb gjendja e tyre n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtyre viteve. \u201cPor n\u00eb dat\u00ebn 19.2.2009 gjendja e t\u00eb gjitha kursimeve t\u00eb t\u00eb ardhurave nga paga \u00ebsht\u00eb 25.219 euro&#8221;, ka deklaruar Ndoi duke pretenduar se mbulohej \u00e7mimi i apartamentit.<\/p>\n<p>Pasi kursimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb nuk jan\u00eb deklaruar periodikisht gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2008, Komisioni nuk i ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare fillestare, prej nga ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb e 642 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb, KPK ka konsideruar se e gjith\u00eb vlera e \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb pasuris\u00eb, \u00ebsht\u00eb shlyer t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb momentin e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes, n\u00eb shkurt t\u00eb 2009-\u00ebs.<\/p>\n<p>E pyetur nga Komisioni lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e likuidimit t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, Ndoi ka vendosur n\u00eb dispozicion nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese t\u00eb prillit 2020, ku thuhet se vlera \u00ebsht\u00eb shlyer me n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, ajo ka dor\u00ebzuar n\u00eb KPK nj\u00eb shkres\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, ku kjo e fundit informonte se nga kontrolli i list\u00ebs s\u00eb klient\u00ebve t\u00eb ruajtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike, rezultonte se pagesat p\u00ebr shlyerjen e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit jan\u00eb kryer me kat\u00ebr k\u00ebste, n\u00eb maj dhe dhjetor t\u00eb 2007-\u00ebs; n\u00eb dhjetor t\u00eb 2008-\u00ebs dhe n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2009.<\/p>\n<p>Prokurores Ndoi i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb paraqitur shpjegime lidhur me mosdeklarimin e shtesave t\u00eb likujditeteve e gjendjeve cash p\u00ebr vitet 2005, 2006, 2007 dhe 2008; p\u00ebr mosdeklarimin n\u00eb vitet 2007 dhe 2008 t\u00eb asnj\u00eb fakti p\u00ebr prenotimin e apartamentit dhe pagesat e kryera gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, si dhe t\u00eb provonte v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e pagesave t\u00eb kryera sipas kat\u00ebr mandatpagesave dublikate t\u00eb servirura gjat\u00eb hetimit administrativ nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me mosdeklarimin e gjendjes cash dhe shtesave t\u00eb likuiditeteve, subjekti ka sqaruar se kjo pasakt\u00ebsi lidhej me konfuzionin q\u00eb t\u00eb krijonte formulari i deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin nuk kishte nj\u00eb vend specifik ku t\u00eb deklarohej gjendja e kursimeve cash. Ajo ka shtuar se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kan\u00eb ndodhur ndryshime t\u00eb shumta n\u00eb jet\u00ebn e saj, si zhvendosja n\u00eb Lezh\u00eb n\u00eb vitin 2005, martesa dhe ardhja n\u00eb jet\u00eb e dy f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, fakti q\u00eb ka qen\u00eb thjesht pakujdesi, provohet edhe dhe nga statementet bankare t\u00eb cilat rezultojn\u00eb me vlera pozitive n\u00eb \u00e7do fund-viti q\u00eb tregonin pasjen e kursimeve n\u00eb llogarit\u00eb bankare.<\/p>\n<p>Komisioni \u00e7mon se dispozitat ligjore lidhur me k\u00ebt\u00eb detyrim kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb qarta dhe nuk l\u00ebn\u00eb vend p\u00ebr konfuzion ashtu si ka deklaruar subjekti. Nd\u00ebrsa pretendimet n\u00eb lidhje me ndryshimet n\u00eb jet\u00ebn e Ndoit gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, jan\u00eb gjetur t\u00eb v\u00ebrteta prej KPK q\u00eb i vler\u00ebson si shkaqe objektive q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb favorizuar munges\u00ebn e v\u00ebmendjes dhe pakujdesin\u00eb gjat\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb deklaratave t\u00eb pasurive t\u00eb k\u00ebtyre viteve.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr arsyetimin e shumic\u00ebs, Bekteshi n\u00eb pakic\u00eb \u00e7mon se pretendimet e subjektit nuk q\u00ebndrojn\u00eb dhe as ndikojn\u00eb n\u00eb mosplot\u00ebsimin e sakt\u00eb t\u00eb deklaratave periodike pas vitit 2004, pasi n\u00eb deklaratat pararend\u00ebse gjendja cash e disponuar \u00ebsht\u00eb deklaruar dhe plot\u00ebsuar qart\u00ebsisht nga prokurorja Ndoi.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin n\u00eb vitet 2007 dhe 2008, t\u00eb porositjes s\u00eb apartamentit, pagesave t\u00eb kryera, si dhe t\u00eb detyrimeve financiare t\u00eb prapambetura ndaj shoq\u00ebris\u00eb, Ndoi ka shpjeguar se n\u00eb vitin 2007 pati nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie mir\u00ebbesimi verbale me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese, e cila u angazhua n\u00eb gjetjen e alternativave t\u00eb banimit.<\/p>\n<p>Ajo ka pretenduar se kjo lloj marr\u00ebdh\u00ebnie nuk hynte n\u00eb ato p\u00ebr t\u00eb cilat ekzistonte detyrimi i deklarimit, pasi nuk ishte p\u00ebrcaktuar p\u00ebrfundimisht objekti dhe as t\u00eb drejtat reale mbi t\u00eb dhe, si pasoj\u00eb, as pagesat e kryera shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Shumica i jep t\u00eb drejt\u00eb prokurores Ndoi p\u00ebr mosdeklarimin e apartamentit n\u00eb vitet 2007 dhe 2008 dhe e\u00a0 p\u00ebr mosdeklarimin e detyrimeve ndaj shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]subjekti me t\u00eb drejt\u00eb pretendon se nuk ka pasur nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb materializuar me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtimore dhe as kishte fituar t\u00eb drejta reale t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, sepse objekti akoma nuk ekzistonte&#8221;, thot\u00eb shumica dhe vijon se, pasi nuk ka paur nj\u00eb marr\u00ebveshje me shkrim midis pal\u00ebve, subjektit nuk i ka lindur detyrimi p\u00ebr t\u00eb deklaruar detyrime financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb, Bekteshi v\u00ebren se n\u00eb aspektin ligjor, nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie juridike nis me nj\u00eb parashikim paraprak kontraktor si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb kontrat\u00eb porosie apo sip\u00ebrmarrje.<\/p>\n<p>Ajo thekson se n\u00eb aspektin logjik, \u00ebsht\u00eb jo bind\u00ebs arsyetimi i fakteve, q\u00eb nj\u00eb pasuri nd\u00ebrsa e porosit me kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes dhe n\u00ebnshkruan p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb fikse t\u00eb pranuar si t\u00eb shlyer jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale, t\u00eb mund ta interpretosh n\u00eb shp\u00ebrndarje pagesash n\u00eb vite t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb paprovuara n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo me ndonj\u00eb fakt n\u00eb koh\u00eb real.<\/p>\n<p>Ndoi ka k\u00ebmb\u00ebngulur se likuidimi i \u00e7mimit \u00ebsht\u00eb kryer me k\u00ebste dhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pretendimin e saj ka depozituar disa kontrata t\u00eb tjera me pal\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese prej nga ka bler\u00eb apartamentin, n\u00eb t\u00eb cilat ka qen\u00eb i p\u00ebrcaktuar momenti i pages\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke ju referuar kontratave t\u00eb depozituara nga subjekti, shumica vler\u00ebson se n\u00eb t\u00eb tria rastet, pagesa t\u00ebr\u00ebsisht ose pjes\u00ebrisht e \u00e7mimit t\u00eb shitjes, ka ndodhur n\u00eb momentin e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs, duke u shprehur specifikisht ky fakt.<\/p>\n<p>&#8220;Nd\u00ebrsa n\u00eb rastin e kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes s\u00eb subjektit, n\u00eb asnj\u00eb moment nuk parashikohet q\u00eb likuidimi i \u00e7mimit t\u00eb shitjes apo nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tij, t\u00eb jet\u00eb kryer n\u00eb dit\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs&#8221;, v\u00ebren shumica.<\/p>\n<p>Komici dhe shuli shtojn\u00eb se n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve Ndoi, kuptohet qartazi dhe konfirmohet se likuidimi t\u00ebr\u00ebsor i \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb pasuris\u00eb ka p\u00ebrfunduar n\u00eb shkurt t\u00eb 2009-\u00ebs, por jo n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e kat\u00ebr mandatark\u00ebtimeve dublikate p\u00ebr pagesat e kryera n\u00eb vitet 2007, 2008 dhe 2009, Komisioni v\u00ebren subjekti se ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb provuar v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tyre, por se nuk ka mundur t\u00eb siguroj\u00eb informacion nga Drejtoria Rajonale Tatimeve, DPT Tiran\u00eb, sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe KPK, ka k\u00ebrkuar informacion t\u00eb detajuar nga DPT-ja Tiran\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese, por nuk jan\u00eb gjetur dokumente ku t\u00eb pasqyrohen t\u00eb dh\u00ebna analitike mbi ark\u00ebtime nga klient\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim shumica vler\u00ebson se nga analizimi me kujdes i deklaratave periodike ka rezultuar se subjekti nuk ka pasur likujditete n\u00eb cash gjat\u00eb viteve 2005-2009 dhe i konsideron bind\u00ebse shpjegimet e Ndoit se gjith\u00eb kursimet jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>&#8220;Pra, subjekti nuk ka deklaruar gjendje cash p\u00ebr vitet 2005 \u2013 2009, p\u00ebr shkak se t\u00eb gjitha kursimet nuk i ka akumuluar por i ka p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb&#8221;, shprehet shumica dhe evidenton se gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe nuk u konstatuan investime apo shpenzime t\u00eb tjera t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve Ndoi, p\u00ebrve\u00e7 pak udh\u00ebtimeve t\u00eb evidentuara n\u00eb sistemin TIMS, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Shuma 25 mij\u00eb e 219 euro, e cila gjat\u00eb hetimeve paraprake ishte konsideruar si e paguar t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2009, u vler\u00ebsua se ishte paguar me k\u00ebste n\u00eb vitet e pretenduara nga Ndoi.<\/p>\n<p>N\u00eb procesin e vler\u00ebsimit p\u00ebrfundimtar, shumica ka vler\u00ebsuar se subjekti ka pasur mund\u00ebsi me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb paguar \u00e7mimin e shitjes s\u00eb pasuris\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb balance negative prej 166 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2009 q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7muar e konsiderueshme dhe shkak p\u00ebr penalizim e subjektit.<\/p>\n<p>Bekteshi vler\u00ebson se nuk rezultoi e pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes, m\u00ebnyra e pages\u00ebs s\u00eb kryer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb k\u00ebste dhe n\u00eb vite para n\u00ebnshkrimit t\u00eb saj, sikurse subjekti pretendoi gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>&#8220;[&#8230;]b\u00ebhet e pabesueshme t\u00eb paguash, madje thuajse t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb pasuri t\u00eb panjohur, t\u00eb padisponuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtimore dhe t\u00eb mos marr\u00ebsh asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr \u00e7do eventualitet t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm i cili realisht mbetet t\u00ebr\u00ebsisht i paprovuar dhe q\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb nuk mundet t\u00eb k\u00ebrkosh ligj\u00ebrisht asnj\u00ebher\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn kthim t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme duke k\u00ebrkuar shumat e dh\u00ebna[&#8230;], argumenton Bekteshi.<\/p>\n<p>Ajo konkludon se Ndoi nuk ka deklaruar n\u00eb koh\u00eb reale asnj\u00eb prej veprimeve t\u00eb pretenduara, si t\u00eb kryera. \u201cSubjekti minimalisht p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb bind\u00ebse pretendimet e saj nuk ka deklaruar as n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting m\u00ebnyr\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj pasurie&#8221;, arsyeton Bekteshi.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ajo i quan kontradiktore dy deklarimet e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese lidhur me shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit. &#8220;N\u00eb vler\u00ebsimin tim ligjor jan\u00eb detajuar veprime apo mosveprime konkrete t\u00eb subjektit t\u00eb cilat konkurojn\u00eb n\u00eb raport me provat e dubluara&#8221;, vijon ajo.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit, asnj\u00eb prej dokumenteve t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion nga DPT-ja Tiran\u00eb, nuk referojn\u00eb dhe mb\u00ebshtesin provueshm\u00ebrin\u00eb e mandateve dublikat\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo arsyeton se n\u00eb favor t\u00eb subjektit, mbetet vet\u00ebm gjendja cash e mbartur e pandryshueshme nga viti 2004, nd\u00ebrsa i konsideron n\u00eb nivel deklarativ pretendimet e tjera t\u00eb Ndoit p\u00ebr akumulimet e vlerave n\u00eb bank\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2008 dhe t\u00ebrheqjen e tyre p\u00ebr pages\u00ebn k\u00ebsteve t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Bekteshi sjell n\u00eb v\u00ebmendje se, para dy t\u00ebrheqjeve bankare n\u00eb vitin 2007, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb derdhje shumash n\u00eb bank\u00eb e m\u00eb pas t\u00ebrheqje dhe se p\u00ebr k\u00ebto vlera nuk jan\u00eb identifikuar burimet. \u201cPra, nuk konstatohen depozita t\u00eb krijuara nga paga t\u00eb pa t\u00ebrhequra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konsistente\u201d, evidenton Bekteshi dhe \u00e7mon se nuk v\u00ebrtetohet q\u00eb shumat e akumuluara t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer realisht p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Bekteshi konkludon se Ndoi gjendet n\u00eb balanc\u00eb negative p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb e 642 mije lek\u00eb dhe se duhet shkarkuar.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Af\u00ebrdita Ndoi e bindi shumic\u00ebn e trupit gjykues t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit se me tepricat nga pagat nd\u00ebr vite kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb. An\u00ebtarja Brunilda Bekteshi n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se pretendimet e Ndoit p\u00ebr kursimet e padeklaruara n\u00eb vite mbeten n\u00eb nivel deklarativ dhe k\u00ebrkon [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74116,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[655,118,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurorja-Aferdita-Ndoi-qend\u00ebr-pas-shpalljes-s\u00eb-vendimit-t\u00eb-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Aferdita Ndoi (qend\u00ebr), pas shpalljes s\u00eb vendimit t\u00eb KPK | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74115"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74115"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74115\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74117,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74115\/revisions\/74117"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74116"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74115"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74115"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74115"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}