{"id":74124,"date":"2021-01-11T20:14:47","date_gmt":"2021-01-11T19:14:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mosdeklarimi-i-pasurive-ne-posedim-ngre-pikepyetje-per-gjyqtarin-shkelqim-mustafa\/2021\/01\/11\/"},"modified":"2023-04-06T22:22:13","modified_gmt":"2023-04-06T20:22:13","slug":"mosdeklarimi-i-pasurive-ne-posedim-ngre-pikepyetje-per-gjyqtarin-shkelqim-mustafa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mosdeklarimi-i-pasurive-ne-posedim-ngre-pikepyetje-per-gjyqtarin-shkelqim-mustafa\/2021\/01\/11\/","title":{"rendered":"Mosdeklarimi i pasurive n\u00eb posedim ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr gjyqtarin Shk\u00eblqim Mustafa"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime p\u00ebr zot\u00ebrimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb padeklaruar n\u00eb disa vite si dhe p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti prej 35 mij\u00eb eurosh n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e nipit, por gjyqtari Shk\u00eblqim Mustafa tha se ishte larg pjes\u00ebs s\u00eb kalbur t\u00eb sistemit dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75964\" aria-describedby=\"caption-attachment-75964\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shkelqim-Mustafa-pas-seances-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-75964\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shkelqim-Mustafa-pas-seances-ne-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"75964\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-75964\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit Tiran\u00eb, Shk\u00eblqim Mustafa pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari Shk\u00eblqim Mustafa i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 11 janar me gjetjet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e vetingut kryesohet nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtare Genta Tafa Bungon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Tom\u00e7i Petkovi\u00e7.<\/p>\n<p>Shk\u00eblqim Mustafa e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 si prokuror n\u00eb Gjirokast\u00ebr, pozicion q\u00eb e ka mbajtur deri n\u00eb 98-\u00ebn. Po at\u00eb vit \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Gjirokast\u00ebr, ku e ka ushtruar detyr\u00ebn deri n\u00eb vitin 2010. N\u00eb vitin 2010, Mustafa u transferua si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa prej vitit 2013 e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstatoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 126 m2 t\u00eb ndodhur n\u00eb nj\u00eb pallat n\u00eb rrug\u00ebn \u201cBardhok Biba\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, pasuri t\u00eb cil\u00ebn Mustafa e ka pasqyruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Sanxhaktari sqaroi se subjekti ka deklaruar se ka lidhur kontrat\u00eb premtim- shitje p\u00ebr blerjen e apartamentit nga shtetasi B.N dhe se i ka dh\u00ebn\u00eb atij shum\u00ebn 28 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtari Mustafa i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb hua prej 38 mij\u00eb eurosh shtetasit B.N. n\u00eb vitin 2010 me afat 2 vje\u00e7ar. Sipas KPK-s\u00eb, gjyqtarit i \u00ebsht\u00eb kthyer prej huamarr\u00ebsit vet\u00ebm vlera 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime se p\u00ebrse huaja nuk \u00ebsht\u00eb shlyer brenda afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar. Nga hetimi ka rezultuar se Mustafa dhe B.N. e kan\u00eb p\u00ebrpiluar kontrat\u00ebn e huamarrjes nj\u00eb vit pasi \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vlera.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, subjekti ka sqaruar se i ka dh\u00ebn\u00eb shtesit B.N. shum\u00ebn 28 mij\u00eb euro, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson vler\u00ebn e pakthyer t\u00eb huas\u00eb, si pages\u00eb fillestare p\u00ebr apartamentin dhe se vler\u00ebn tjet\u00ebr do ta shlyej\u00eb me kredi kur t\u00eb hipotekohet n\u00eb emrin e tij. N\u00eb seanc\u00eb u tha se gjyqtari Mustafa ka deklaruar se jeton n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament prej vitit 2011, por se nuk ka nj\u00eb marr\u00ebveshje ku t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrcaktuar se sa \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi i apartamentit.<\/p>\n<p>Sanxhaktari pohoi se Mustafa nuk e ka deklaruar posedimin e k\u00ebsaj pasurie gjat\u00eb periudh\u00ebs 2012-2016 dhe detyrimin ndaj B.N, si dhe se nuk e ka pasqyruar si adres\u00eb banimi.<\/p>\n<p>Sipas Sanxhaktarit, apartamenti rezulton ende n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit q\u00eb ka pasur me shit\u00ebsin B.N., i cili ka qen\u00eb nj\u00eb prej bashk\u00ebpronar\u00ebve t\u00eb truallit ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar pallati.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat se subjekti posedon nj\u00eb apartament prej 126 m2, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pasuria e pretenduar e shit\u00ebsit B.N. \u00ebsht\u00eb 108 m2, Komisioni ngre dyshime se Mustafa zot\u00ebron nj\u00eb pasuri tjet\u00ebr q\u00eb nuk i dihet origjina.<\/p>\n<p>Sanxhaktari b\u00ebri me dije se n\u00eb ngarkim t\u00eb B.N. ishin gjykuar tre \u00e7\u00ebshtje civile dhe nj\u00eb proces penal, ku p\u00ebrfshihej edhe apartamenti n\u00eb fjal\u00eb q\u00eb rezulton i ngrir\u00eb si pasuri.<\/p>\n<p>Mustafa tha n\u00eb seanc\u00eb se kishte sqaruar edhe m\u00eb par\u00eb se me B.N. njihej q\u00eb prej vitit 1990 kur kishte qen\u00eb student dhe se kishin lidhur me pas shoq\u00ebri. Ai shtoi se me huamarr\u00ebsin kishte kryer nj\u00eb akt noterial p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti q\u00eb ai zot\u00ebronte n\u00eb kryeqytet dhe se e kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb fakt n\u00eb vitin 2011 pran\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI.<\/p>\n<p>\u201cI kam marr\u00eb 10 mij\u00eb euro p\u00ebr shpenzime sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr bashk\u00ebshorten time dhe p\u00ebr mobilimin e apartamentit,\u201d pohoi Mustafa dhe shtoi se kishin r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb vlera tjet\u00ebr 28 mij\u00eb euro e huas\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte pages\u00ebn fillestare p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb rrug\u00ebn \u201cBardhok Biba\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebveshja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb 2 akte q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ekspozuara pran\u00eb ILDKPKI\u201d, deklaroi Mustafa dhe theksoi se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin apartament dhe jo p\u00ebr dy.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb at\u00eb koh\u00eb lind\u00ebn konfliktet midis mikut tim B.N. q\u00eb ishte nj\u00eb prej kat\u00ebr bashk\u00ebpronar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs. Firma i futi n\u00eb konflikt duke u th\u00ebn\u00eb \u2018ti ke m\u00eb shum\u00eb se tjetri,\u2019\u2019 sqaroi Mustafa.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebr shkak t\u00eb konfilktit t\u00eb pazgjidhur nuk pasqyroheshin n\u00eb dokumentacion sip\u00ebrfaqet shtes\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. \u201cNe nuk e zot\u00ebrojm\u00eb hipotek\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebs s\u00eb krijuar, por ansj\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb pa sht\u00ebpi. \u00cbsht\u00eb jasht\u00eb vullnetit tim pse nuk kam avancuar me aktet e tjera noteriale,\u201d pohoi Mustafa dhe pretendoi se kishte qen\u00eb transparent.<\/p>\n<p>Ai shtoi se kishte pasiguri se cili do t\u00eb ishte shit\u00ebsi i apartamentit dhe se familja N. e kishte t\u00eb pamundur t\u00eb vepronte p\u00ebr nj\u00eb pasuri t\u00eb ngrir\u00eb.<\/p>\n<p>Mustafa k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte jetuar gjat\u00eb gjith\u00eb viteve n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn banes\u00eb dhe se nuk zot\u00ebronte sip\u00ebrfaqe shtes\u00eb. Ai tha se kishte depozituar pran\u00eb KPK-s\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb administratorit t\u00eb pallatit q\u00eb deklaronte se kishte jetuar gjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin apartament.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi se subjekti nuk ka deklaruar adres\u00ebn e banimit gjat\u00eb viteve 2010, 2012 dhe 2013, si dhe ka mosp\u00ebrputhje t\u00eb adresave t\u00eb deklaruara gjat\u00eb viteve t\u00eb tjera me dokumentacionin e gjendjes civile.<\/p>\n<p>Mustafa e pranoi mosdeklarimin e adresave gjat\u00eb tre viteve dhe e konsideroi si nj\u00eb harres\u00eb. Ai shpjegoi se t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb gjendjen civile kishin t\u00eb b\u00ebnin me pasaportizimin q\u00eb jo domosdoshm\u00ebrisht tregonin adres\u00ebn e banimit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se gjyqtari Mustafa nuk ka pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike dhe n\u00eb at\u00eb veting posedimin e nj\u00eb autoveture tip Benz, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb euro + 800 mij\u00eb lek\u00eb vlera e dogan\u00ebs, nga nj\u00eb i af\u00ebrm i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se Mustafa ka poseduar gjat\u00eb 7 viteve t\u00eb fundit k\u00ebt\u00eb makin\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorim me autorizim nga pronari I.M., pa afat.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se I.M. e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb automjet n\u00eb Gjermani, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk e ka p\u00ebrdorur. \u201cRezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit e ka p\u00ebrdorur shpesh k\u00ebt\u00eb automjet q\u00eb prej vitit 2014. Nd\u00ebrko\u00eb q\u00eb nuk e ka pasqyruar as n\u00eb deklarat\u00ebn veting,\u201d tha Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e I.M. p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb mjet dhe ngre dyshime se \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e gjyqtarit Shk\u00eblqim Mustafa.<\/p>\n<p>Mustafa deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se nuk mund t\u00eb thuhej se ai p\u00ebrdorte k\u00ebt\u00eb mjet. Ai pretendoi se mjeti i p\u00ebrkiste nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi tjet\u00ebr, q\u00eb ishte djali i djalit t\u00eb xhaxhait dhe jo I.M.<\/p>\n<p>Sipas Mustaf\u00ebs, nipi B.M. jeton dhe zot\u00ebron prej vitesh aktivitete n\u00eb Lond\u00ebr. \u201cVendosi t\u00eb blinte nj\u00eb fuoristrad\u00eb tip Benz dhe pasi kishte pasaport\u00eb angleze, e bleu n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nipit t\u00eb tij dhe nipit tim I.M,\u201d, deklaroi Mustafa n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se B.M. kishte patur t\u00eb ardhura dhe shtoi se KPK kishte konsideruar vet\u00ebm t\u00eb ardhurat e nj\u00eb viti.<\/p>\n<p>Mustafa k\u00ebmb\u00ebnguli se makina nuk ishte p\u00ebrdorur vet\u00ebm prej tij, por edhe nga I.M. Sipas tij, rezultonte se I.M. kishte kryer 7 udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit me k\u00ebt\u00eb mjet.<\/p>\n<p>\u201cAta e kan\u00eb p\u00ebrdorur kur vinin me pushime. Nuk e kam deklaruar se nuk e kam konsideruar p\u00ebr pron\u00ebn time. Provohet se kompania shit\u00ebse ua ka kthyer atyre TVSH-n\u00eb,\u201d tha gjyqtari Mustafa.<\/p>\n<p>Gjyqtari Mustafa ka bler\u00eb n\u00eb vitin 1998 nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 500 m2 kundrejt vler\u00ebs 150 mij\u00eb lek\u00eb dhe e ka shitur n\u00eb 2006-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb. Komisioni vler\u00ebson se Mustafa ka pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj prone, por evidenton se \u00e7mimi i blerjes \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt dhe ai i shitjes i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Mustafa tha n\u00eb seanc\u00eb se n\u00eb koh\u00ebn kur e ka bler\u00eb truallin, pavar\u00ebsisht se territori ka qen\u00eb i orientuar p\u00ebr zhvillim urbanistik, nuk ka pasur infrastruktur\u00eb dhe se \u00e7mimi ka qen\u00eb real. Ai sqaroi se n\u00eb vitin 2006 e ka shitur pasi nuk ka pasur m\u00eb plan p\u00ebr ta zhviluar. Sipas Mustaf\u00ebs, n\u00eb momentin e shitjes, zona ishte zhvilluar dhe prandaj ishte rritur edhe vlera e truallit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 88.8 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2006 n\u00eb Gjirokast\u00ebr p\u00ebr vler\u00ebn 3.7 milion\u00eb lek\u00eb, Mustafa ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb ardhurat nga shitja e truallit dhe nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se subjekti ka deklaruar shitjen e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2010 kundrejt vler\u00ebs 60 mij\u00eb euro. Sipas relatores, Mustafa ka sqaruar se e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb vitin 2006 nga vjehrri, i cili e kishte bler\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr djalin, me t\u00eb ardhurat e k\u00ebtij t\u00eb fundit nga puna n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>\u201cNuk provohet q\u00eb apartamentin ta ket\u00eb bler\u00eb vjehrri apo kunati i subjektit. Gjithashtu mbeten t\u00eb paprovuara t\u00eb ardhurat e kunatit t\u00eb subjektit nga puna n\u00eb emigracion,\u201d pohoi Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se \u00e7mimi i shitjes s\u00eb apartamentit p\u00ebr vler\u00ebn 60 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb dyfishi i \u00e7mimit t\u00eb referenc\u00ebs n\u00eb zon\u00ebn ku gjendet kjo pasuri.<\/p>\n<p>Gjyqtari Mustafa k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb seanc\u00eb se kishte dor\u00ebzuar prova t\u00eb mjuaftueshme p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb kunatit. Ai pohoi se \u00e7mimi i blerjes ishte real.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7mimin e shitjes, subjekti sqaroi se apartamenti ishte shitur i mobiluar dhe me t\u00eb gjitha pajisjet. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje kishte depozituar si prova dy vendime gjyq\u00ebsore p\u00ebr p\u00ebrpjes\u00ebtim pasurie, ku n\u00eb nj\u00eb rast apartamenti \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim dhe n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe. \u201cMendoj se dy vendimet e gjykatave tregojn\u00eb vlerat reale,\u201d pohoi Mustafa n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shtoi se kishte depozituar edhe dokumentacionin e disa kredive t\u00eb marra p\u00ebr blerjen banesash, ku vlerat jan\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta ose t\u00eb nj\u00ebjta me \u00e7mimin e shitjes s\u00eb apartamentit nga ana e tij n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb informacionit t\u00eb Klasifikuar ka d\u00ebrguar raport pozitiv p\u00ebr gjyqtarin Mustafa pran\u00eb Komisionit, duke konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga hetimi i kyer prej KPK-s\u00eb ka rezultuar se prokuroria e Durr\u00ebsit kishte regjistruar procedim penal p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d ndaj Mustaf\u00ebs n\u00eb vitin 2018 dhe e kishte transferuar \u00e7\u00ebshtjen pran\u00eb ish-Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda. N\u00eb vijim, SPAK ka njoftuar Komisionin se \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi i hetimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se nuk jan\u00eb gjetur t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr lidhje t\u00eb mundshme t\u00eb subjektit me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, por shton se \u00ebsht\u00eb verifikuar edhe lidhur me p\u00ebrfshirje t\u00eb mundshme n\u00eb veprime t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Lidhur me aspektin profesional, n\u00eb seanc\u00eb u evidentua nj\u00eb rast, kur gjyqtari Mustafa kishte firmosur vendimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje, edhe pse kishte dh\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Mustafa shpjegoi se sekretarja e relatorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb fjal\u00eb kishte vendosur n\u00eb fund t\u00eb vendimit edhe emrin e tij dhe se firmosja ishte kryer p\u00ebr shkak t\u00eb rutin\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb nj\u00eb gabimi im se duhej t\u00eb kisha qen\u00eb m\u00eb i v\u00ebmendsh\u00ebm n\u00eb hedhjen e firm\u00ebs,\u201d pranoi Mustafa.<\/p>\n<p>Sanxhaktari b\u00ebri me dije edhe nj\u00eb rast, kur gjyqtari Mustafa kishte liruar nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar nga shkalla e par\u00eb, i cili t\u00eb nes\u00ebrmen ishte larguar n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>\u201cAtij i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pezullimi me kusht i vendimit dhe jo lirimi. Ishte operuar nga zemra dhe i kishte kryer \u00be e d\u00ebnimit. Fakti q\u00eb ai ka ikur n\u00eb Itali nuk e c\u00ebnon vendimin,\u201d pretendoi Mustafa.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, gjyqtari Shk\u00eblqim Mustafa k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. \u201cJam shum\u00eb larg pjes\u00ebs s\u00eb kalbur t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Kam vet\u00ebm nj\u00eb sht\u00ebpi dhe nj\u00eb makin\u00eb,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb 13 janar, ora 09:15.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime p\u00ebr zot\u00ebrimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb padeklaruar n\u00eb disa vite si dhe p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti prej 35 mij\u00eb eurosh n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e nipit, por gjyqtari Shk\u00eblqim Mustafa tha se ishte larg pjes\u00ebs s\u00eb kalbur t\u00eb sistemit dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74125,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[125,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shkelqim-Mustafa-pas-seances-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit Tiran\u00eb, Shk\u00eblqim Mustafa pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74124"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74124"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74124\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74126,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74124\/revisions\/74126"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74125"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74124"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74124"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74124"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}