{"id":74127,"date":"2021-01-11T19:25:30","date_gmt":"2021-01-11T18:25:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pas-doreheqjes-alaudin-malaj-i-kerkon-kpa-se-prishjen-e-vendimit-te-kpk-se\/2021\/01\/11\/"},"modified":"2023-04-06T22:22:17","modified_gmt":"2023-04-06T20:22:17","slug":"pas-doreheqjes-alaudin-malaj-i-kerkon-kpa-se-prishjen-e-vendimit-te-kpk-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pas-doreheqjes-alaudin-malaj-i-kerkon-kpa-se-prishjen-e-vendimit-te-kpk-se\/2021\/01\/11\/","title":{"rendered":"Pas dor\u00ebheqjes, Alaudin Malaj i k\u00ebrkon KPA-s\u00eb prishjen e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore ish-drejtuesi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb, Alaudin Malaj k\u00ebmb\u00ebnguli se ai ishte viktim\u00eb i nj\u00eb komploti dhe ngriti akuza p\u00ebr shkelje n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb pranuar dor\u00ebheqjen e tij.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75960\" aria-describedby=\"caption-attachment-75960\" style=\"width: 581px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alaudin-Malaj-gjat\u00eb-seanc\u00ebs-d\u00ebgjimore-n\u00eb-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-75960\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alaudin-Malaj-gjat\u00eb-seanc\u00ebs-d\u00ebgjimore-n\u00eb-KPA-581x400.jpg\" alt=\"\" width=\"581\" height=\"400\" data-id=\"75960\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-75960\" class=\"wp-caption-text\">Alaudin Malaj gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPA | Foto : Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjat\u00eb pushimit t\u00eb k\u00ebrkuar nga trupa e Kolegjit p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr seanc\u00eb t\u00eb mbyllur t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, ish-Gjyqtari Alaudin Malaj u zgjat t\u00eb shikonte n\u00eb koridorin jasht\u00eb der\u00ebs s\u00eb sall\u00ebs s\u00eb gjyqeve t\u00eb KPA-s\u00eb p\u00ebr kamera dhe gazetar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cA ka media?\u201d, pyeti ai oficerin e gard\u00ebs. Dhe si u sigurua me veten, q\u00eb jasht\u00eb nuk kishte n\u00eb dukje media q\u00eb e prisnin, doli n\u00eb koridor.<\/p>\n<p>Kujdesi i Malajt p\u00ebr mospranin\u00eb e mediave u duk q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, kur n\u00eb nj\u00eb fjalim me intonacion t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin akuzoi disa personazhe publike dhe media t\u00eb caktuara, si \u2018banda\u2019 dhe \u2018mostra\u2019, ai k\u00ebrkoi q\u00eb seanca t\u00eb ishte e mbyllur.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trup\u00ebs Rezarta Schuetz e nd\u00ebrpreu Malajn duke i k\u00ebrkuar t\u00eb \u201cshprehej pa fyerje\u201d. Por Malaj k\u00ebmb\u00ebnguli duke arsyetuar se po i c\u00ebnohej e drejta p\u00ebr tu shprehur dhe se kishte \u201c5-6 vjet q\u00eb vuante nga k\u00ebto banda\u201d. Schuetz pas k\u00ebsaj ndaloi seanc\u00ebn. \u201cT\u2019i japim 10 minuta koh\u00eb subjektit t\u00eb qet\u00ebsohet\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Pas rikthimit Malaj i k\u00ebrkoi falje p\u00ebr intonacionin trup\u00ebs, duke shpjeguar se ky ishte stili i tij, nd\u00ebrsa p\u00ebrmbylli k\u00ebrkes\u00ebn duke arsyetuar se ato q\u00eb do t\u00eb thoshte n\u00eb sall\u00eb do t\u00eb c\u00ebnonin familjen e tij, q\u00eb p\u00ebrndiqej nga Ish-ministri i Brendsh\u00ebm Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Ardi Veliu. Ai tha se se publikimi c\u00ebnonte \u201ct\u00eb drejtat e tij vetjake\u201d.<\/p>\n<p>Trupa e kryesuar nga Schuetz, me relator Sokol \u00c7omo dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama, pas pushimit 30 minuta vendosi t\u00eb rrezoj\u00eb si t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj k\u00ebrkes\u00ebn dhe e ftoi ish-gjyqtarin q\u00eb t\u00eb paraqiste pretendimet n\u00eb seanc\u00eb publike.<\/p>\n<p>Malaj dha dor\u00ebheqjen nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb ver\u00eb t\u00eb vitit q\u00eb shkoi. N\u00eb 15 shtator k\u00ebrkesa e tij p\u00ebr dor\u00ebheqje u pranua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe trupa e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Etleda \u00c7iftja, Suela Zhegu dhe Roland Ilia vendosi nd\u00ebrprerje t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe p\u00ebrjashtimin e Malajt p\u00ebr 15 vjet nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Alaudin Malaj ka nj\u00eb karrier\u00eb prej gati tre dekadash n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe para se t\u00eb dor\u00ebhiqej ishte drejtues i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs. Me nj\u00eb pasuri t\u00eb deklaruar prej 1.7 milion\u00eb euro, ai konsiderohej nj\u00eb nga gjyqtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb vend. Nj\u00eb hetim mbi pasurin\u00eb e tij u pushua nga prokuroria, nd\u00ebrsa Malaj pretendoi n\u00eb seanc\u00eb se pasuria nuk mund t\u00eb hetohej pasi kishte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa e Malajt<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb seanc\u00ebs Malaj p\u00ebr mbi 30 minuta akuzoi Komisionin e Pavarur i Kualifikimit, specifikisht an\u00ebtar\u00ebt Suela Zhegu, Etleda \u00c7iftja dhe Lulzim Hamitaj, p\u00ebr konflikt interesi, nj\u00ebanshm\u00ebri dhe p\u00ebr mos zbatim t\u00eb detyrimeve ligjore n\u00eb proces. Malaj pretendoi se k\u00ebrkesat e tij q\u00eb trupa dhe an\u00ebtar\u00ebt e saj t\u00eb shpreheshin mbi lidhjet me ish-Ministrin e Brendsh\u00ebm Fatmir Xhafa, nuk kishin marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Ai tha se kishte b\u00ebr\u00eb padi administrative dhe po ashtu edhe penale ndaj personave q\u00eb p\u00ebrmendi, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se Xhafa kishte dor\u00eb n\u00eb em\u00ebrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupave t\u00eb vetingut dhe se kjo i kishte legjitimuar k\u00ebrkesat e tij.<\/p>\n<p>Malaj tha se kishte qen\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb KPK mbi k\u00ebrkesat e tij p\u00ebr shpallje ose jo t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se KPK \u201ct\u00eb nd\u00ebshkohej\u201d p\u00ebr k\u00ebto shkelje. Specifikisht, ai pretendoi se an\u00ebtarja e Komisionit Zhegu kishte qen\u00eb n\u00eb konflikt t\u00eb hapur interesi, pasi ai kishte gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Po ashtu pretendoi se Etleda \u00c7iftja &#8211; po p\u00ebrmes bashk\u00ebshortit, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ishte e lidhur me ish-Ministrin e Brendsh\u00ebm, Fatmir Xhafaj. Ai pretendoi se bashk\u00ebshorti i Komisioneres ishte shoq\u00ebrues i Xhaf\u00ebs. Ai ngriti aludime mbi vdekjen e shoferit t\u00eb ish-ministrit, q\u00eb si\u00e7 pretendoi ishte vrasje. Prokuroria e ka cil\u00ebsuar ngjarjen e ndodhur n\u00eb vitin 2018 si vet\u00ebvrasje.<\/p>\n<p>Pretendime t\u00eb ngjashme u ngrit\u00ebn edhe p\u00ebr an\u00ebtarin e Komisionit Lulzim Hamitaj. Malaj pretendoi se nj\u00eb akuz\u00eb ndaj k\u00ebtij t\u00eb fundit do t\u00eb b\u00ebhej publike pas dat\u00ebs 25 prill, dit\u00eb kur n\u00eb vend mbahen zgjedhjet.<\/p>\n<p>Malaj akuzoi v\u00ebzhguesin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Ferdinando Buatier de Mongeot &#8211; i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb, se kishte \u201cshp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn\u201d, pasi n\u00eb nj\u00eb rast ishte shprehur p\u00ebr q\u00ebndrimin q\u00eb duhej t\u00eb mbante trupa e KPK mbi nj\u00eb nga k\u00ebrkesat p\u00ebr dor\u00ebheqje t\u00eb nj\u00eb gjyqtari.<\/p>\n<p>Sipas ish-gjyqtarit t\u00eb Apelit, Buatier ishte mashtruar nga KPK, pasi n\u00eb nj\u00eb rast citohej n\u00eb nj\u00eb procesverbal se Malaj ishte shoq\u00ebruar jasht\u00eb ambjenteve t\u00eb KPK nga garda. Malaj pretendoi se kishte qen\u00eb n\u00eb mjediset e KPK p\u00ebr sqarime, por pretendoi se nxjerrja jasht\u00eb me forc\u00eb nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera ai pretendoi se i kishte k\u00ebrkuar KPK q\u00eb t\u00eb mos hetonte pasurin\u00eb e tij, duke iu referuar pyetjeve nga Komisioni p\u00ebr nj\u00eb hua 100 mij\u00eb euro nga prind\u00ebrit. Malaj tha se pasuria e tij ishte verifikuar dhe se p\u00ebr t\u00eb kishte pasur vendim t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pretendoi q\u00eb Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar ishte ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga Xhafaj dhe drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shetit, Ardi Veliu. Ish-gjyqtari pretendoi se akuzat p\u00ebr lidhje t\u00eb tij me bandat e Vlor\u00ebs ishin t\u00eb pav\u00ebrteta, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte qen\u00eb gjyqtar n\u00eb Tiran\u00eb. Po ashtu kund\u00ebrshtoi edhe pretendimet mbi viz\u00ebn p\u00ebr n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Malaj tha se ishte arrestuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga policia me akuz\u00ebn p\u00ebr kund\u00ebrshtim t\u00eb saj, nd\u00ebrsa theksoi se ai kishte nd\u00ebrhyr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndaluar nj\u00eb sherr mes v\u00ebllait t\u00eb tij dhe t\u00eb birit. Malaj deklaroi se Xhafaj dhe Veliu, t\u00eb cil\u00ebt i ka kall\u00ebzuar publikisht, kishin ngritur grup t\u00eb strukturuar kund\u00ebr tij dhe se kishin arrestuar edhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e m\u00ebsip\u00ebrme, t\u00eb cilat Malaj i p\u00ebrmendi n\u00eb seanc\u00eb,\u00a0 nuk kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb her\u00ebt publike, pasi KPK pezulloi procesin ndaj tij p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes. Malaj i cili k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebr \u201ct\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve KPK t\u00eb nd\u00ebshkohej\u201d, iu referua fillimisht vet\u00ebm shkarazi dor\u00ebheqjes.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se nuk po kund\u00ebrshtonte dh\u00ebnien e saj. Por la t\u00eb kuptohej se ajo ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb kushtet kur pa se procesi dhe trupa gjykuese ndaj tij nuk ishin t\u00eb paansh\u00ebm, sipas tij nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb minimale p\u00ebr \u201cgjykim t\u00eb drejt\u00eb\u201d. Malaj tha se kjo po ndiqej nd\u00ebrkoh\u00eb me padi t\u00eb tjera administrative dhe penale.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ai p\u00ebrmendi se ndalimi 15 vjet p\u00ebr tu rikthyer n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb ishte i tepruar, p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb kishte qen\u00eb \u201c30 vjet gjyqtar\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs ai\u00a0 k\u00ebmb\u00ebnguli se vendimi i KPK &#8211; i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vet\u00ebm ka konfirmuar dor\u00ebheqjen e tij, t\u00eb shpallej \u201cabsolutisht i pavlefsh\u00ebm\u201d. Ai tha se ky ishte nj\u00eb \u201crast flagrat\u201d q\u00eb nuk mund t\u00eb korrigjohej n\u00eb apel dhe se \u201cKPA duhet t\u00eb prish\u00eb vendimi dhe ta kthej \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr rigjykim\u201d.<\/p>\n<p>I pyetur nga relatori \u00c7omo n\u00ebse kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb specifike p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtares Zhegu, Malaj tha se kishte b\u00ebr\u00eb. KPA pas nj\u00eb pushimi vendosi nd\u00ebr nd\u00ebrpriste seanc\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Malaj t\u00eb mund t\u00eb njihej me dosjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ndaj tij. Seanca e radh\u00ebs u caktua me dat\u00eb 27 janar.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore ish-drejtuesi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb, Alaudin Malaj k\u00ebmb\u00ebnguli se ai ishte viktim\u00eb i nj\u00eb komploti dhe ngriti akuza p\u00ebr shkelje n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb pranuar dor\u00ebheqjen e tij.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74128,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,114,2,473],"tags":[638,125,107,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alaudin-Malaj-gjat\u00eb-seanc\u00ebs-d\u00ebgjimore-n\u00eb-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Alaudin Malaj gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPA | Foto : Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74127"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74127"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74127\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74129,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74127\/revisions\/74129"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74128"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74127"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74127"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74127"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}