{"id":74148,"date":"2021-01-08T19:00:06","date_gmt":"2021-01-08T18:00:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioni-gjen-mungese-burimesh-per-shpenzimet-e-prokurores-lindita-ziguri\/2021\/01\/08\/"},"modified":"2023-04-06T22:23:08","modified_gmt":"2023-04-06T20:23:08","slug":"komisioni-gjen-mungese-burimesh-per-shpenzimet-e-prokurores-lindita-ziguri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioni-gjen-mungese-burimesh-per-shpenzimet-e-prokurores-lindita-ziguri\/2021\/01\/08\/","title":{"rendered":"Komisioni gjen munges\u00eb burimesh p\u00ebr shpenzimet e prokurores Lindita Ziguri"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Lindita Ziguri q\u00eb t\u00eb dokumentoj\u00eb burimet e ligjshme t\u00eb daj\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr 5 mij\u00eb euro hua si dhe t\u00eb ardhurat e kunatit q\u00eb ka sponsorizuar shkollimin vajz\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Paris p\u00ebr 4 vite.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75888\" aria-describedby=\"caption-attachment-75888\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Ziguri-pas-seances-degjimore-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-75888\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Ziguri-pas-seances-degjimore-ne-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"75888\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-75888\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Lindita Ziguri pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurorja e Rrethit Tiran\u00eb, Lindita Ziguri u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 8 janar me gjetjet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Trupa gjyq\u00ebsore q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr Zigurin kryesohet nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Tom\u00e7i Petkovi\u00e7.<\/p>\n<p>Lindita Ziguri (Male) e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2002 dhe ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. N\u00eb dhjetor 2020, Ziguri u komandua si inspektore n\u00eb institucionin e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament 68.8 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2008, prokurorja ka sh\u00ebnuar si burime n\u00eb deklarat\u00ebn periodike nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 5000 euro t\u00eb marra nga daja e saj. N\u00eb deklarat\u00ebn veting, ve\u00e7 dy burimeve ka sh\u00ebnuar edhe vler\u00ebn 3000 euro nga kursimet.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb kursyer n\u00eb vitin 2008 vler\u00ebn 5000 euro q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>\u201cShuma e t\u00eb ardhurave t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit ka rezultuar pothuajse e barabart\u00eb me shpenzimet e familjes s\u00eb tij,\u201d tha Pine. Ajo tha se subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb e daj\u00ebs p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Pine pohoi se n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e blerjes s\u00eb apartamentit nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vlera 5000 euro e marr\u00eb hua dhe p\u00ebr pasoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 998 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Ziguri tha n\u00eb seanc\u00eb se kishte siguruar dokumentacion dhe prova t\u00eb reja q\u00eb v\u00ebrtetonin se daja i saj kishte punuar 37 vjet n\u00eb disa firma t\u00eb ndryshme dhe se bashk\u00ebshortja e tij kishte punuar 30 vjet.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi mosdeklarimin n\u00eb vite t\u00eb posedimit n\u00ebp\u00ebrmjet huap\u00ebrdorjes pa shp\u00ebrblim t\u00eb nj\u00eb apartamenti 2+1, me sip\u00ebrfaqe 137 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. Pine tha se bashk\u00ebshorti i subjektit ka n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2007 nj\u00eb kontrat\u00eb huap\u00ebrdorje me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese me ortak v\u00ebllan\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Sipas relatores, subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime lidhur me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, pasi shoq\u00ebria rezulton t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ortak\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo e fundit e pranoi n\u00eb seanc\u00eb se familja e saj e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb apartament prej vitit 2007 e n\u00eb vazhdim. \u201cNuk e kemi deklaruar periodikisht, pasi ligji p\u00ebrcakton deklarimin e pasurive n\u00eb pron\u00ebsi. N\u00eb deklarat\u00ebn veting ku k\u00ebrkohet edhe posedimi, e kam pasqyruar,\u201d pohoi Ziguri.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se ortak\u00ebt i kishin ndar\u00eb pallatet e kompleksit t\u00eb nd\u00ebrtuar prej shoq\u00ebris\u00eb dhe se kunati i saj nuk kishte pasur ndonj\u00eb problem me ta, lidhur me l\u00ebshimin e apartamentit me huap\u00ebrdorje.<\/p>\n<p>Ziguri n\u00ebnvizoi se kontrata e huap\u00ebrdorjes thjesht i b\u00ebnte publicitet marr\u00ebdh\u00ebnies, por nuk i jepte t\u00eb drejta mbi k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi se Ziguri nuk ka deklaruar t\u00eb ardhura nga aktiviteti privat i bashk\u00ebshortit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga hetimi ka rezultuar se shoq\u00ebria e tij ka n\u00ebnshkruar disa kontrata sip\u00ebrmarrjeje. Pine tha se nj\u00ebra prej kontratave e vitit 2006, kishte si objekt marrjen p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb dy apartamenteve me vler\u00eb totale 250 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb kredituar nj\u00eb vler\u00eb 99 mij\u00eb euro me p\u00ebrshkrimin \u201cp\u00ebr blerje apartamenti\u201d.<\/p>\n<p>Pine evidentoi se ky transaksion n\u00eb favor t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar prej saj n\u00eb vitin 2007. Sipas relatores, Ziguri ka th\u00ebn\u00eb se kjo kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb anuluar dhe ka depozituar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2016 t\u00eb porosit\u00ebsit, i cili deklaron se ka hequr dor\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi edhe mosdeklarimin n\u00eb vitin 2003 t\u00eb pjes\u00ebs takuese 1\/3 t\u00eb prokurores Ziguri n\u00eb nj\u00eb apartament 48 m2 n\u00eb P\u00ebrmet. Ziguri tha se kishte pasur bindjen se e kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri dhe se nuk kishte asnj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb mos pasqyruar pjes\u00ebn takuese n\u00eb apartamentin e familjes s\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Pine sqaroi se Ziguri kishte sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting edhe nj\u00eb pik\u00eb shitjeje karburanti n\u00eb fshatin Kosin\u00eb t\u00eb P\u00ebrmetit, e paregjistruar, q\u00eb e kishte zot\u00ebruar bashk\u00ebshorti i saj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, subjekti ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar gjat\u00eb trazirave t\u00eb vitit 1997 dhe se ka vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ajo ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se bashk\u00ebshorti ka marr\u00eb at\u00ebher\u00eb 17 milion\u00eb lek\u00eb hua p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie dhe ngritjen e aktivitetit, por se ka arritur t\u00eb punoj\u00eb vet\u00ebm gjat\u00eb viteve 1993-1994.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurorja Ziguri shpjegoi se t\u00eb gjith\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit q\u00eb figuronin n\u00eb kontrat\u00ebn e huas\u00eb, kishin marr\u00eb p\u00ebr dy vite interesat e tyre, kur bilanci kishte qen\u00eb pozitiv. Sipas saj, n\u00eb vitin 1995 bashk\u00ebshorti i kishte thirrur dhe u kishte b\u00ebr\u00eb me dije se nuk mundej m\u00eb t\u00eb vazhdonte aktivitetin dhe se nuk kishin pasur probleme me asnj\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>\u201cKur jan\u00eb marr\u00eb k\u00ebto hua, nuk kishim lidhur martes\u00eb me bashk\u00ebshortin. Ngjarjet e \u201997-\u00ebs e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb g\u00ebrmadh\u00eb at\u00eb objekt,\u201d pohoi ajo.<\/p>\n<p><strong>Shkollimi i vajz\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>Prokurorja Lindita Ziguri ka deklaruar se shkollimi i vajz\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Paris t\u00eb Franc\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn 2013-2016 \u00ebsht\u00eb sponsorizuar prej v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit, i cili i ka dh\u00ebn\u00eb mbes\u00ebs s\u00eb tij gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve rreth 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por sipas relatores Pine, subjekti nuk i ka deklaruar sponsorizimet n\u00eb vitet 2013 dhe 2014, por i ka deklaruar ato n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, p\u00ebr vitin 2016 nuk provohet gjith\u00eb vlera e sponsorizuar e pretenduar, por vet\u00ebm shuma 6000 euro.<\/p>\n<p>Pine tha se subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit i ka kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb xhaxhait t\u00eb vajz\u00ebs p\u00ebr kryerjen e sponsorizimeve dhe se \u00ebsht\u00eb pyetur se kush ka ndihmuar, shoq\u00ebria nd\u00ebrtueese q\u00eb administron n\u00eb ortak\u00ebri, apo ai personalisht.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua gjithashtu se deklarimi i vajz\u00ebs n\u00eb nj\u00eb prej viteve nuk ka rezultuar i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb dor\u00ebzuar pran\u00eb Komisionit nga ILDKPKI.<\/p>\n<p>Prokurorja Ziguri k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb seanc\u00eb se deklarimi i vajz\u00ebs ishte original. Ajo tha se padashje n\u00eb vitin 2015 kishte dor\u00ebzuar n\u00eb ILDKPKI nj\u00eb fotokopje t\u00eb deklarat\u00ebs dhe se n\u00eb vitin 2016 kishte depozituar origjinalin. \u201cGabimisht kam dor\u00ebzuar nj\u00eb fotokopje. N\u00ebse krahasohet me origjinalin rezulton se firma \u00ebsht\u00eb e vajz\u00ebs time. Mbaj edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb,\u201d tha Ziguri.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se xhaxhai i vajz\u00ebs ishte vet\u00ebofruar dhe kishte mbuluar totalisht shpenzimet p\u00ebr vitet 2013, 2014 dhe 2015, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitin 2016 i kishte mbuluar pjes\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se n\u00eb vitin 2013, e gjith\u00eb vlera 7500 euro ishte t\u00ebrhequr cash nga vajza, pasi nuk dispononte llogari n\u00eb Franc\u00eb dhe se kur kishte mb\u00ebrritur atje, e kishte depozituar n\u00eb dy pjes\u00eb pasi nuk lejohej m\u00eb shum\u00eb se 5000 euro.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha vitet e shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs kan\u00eb rezultuar me balanca negative. Gjat\u00eb vitit 2013 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 793 mij\u00eb lek\u00eb; 1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2014; n\u00eb vitin 2015 shum\u00ebn 170 mij\u00eb lek\u00eb dhe 468 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur balanc\u00eb negative edhe n\u00eb vitin 2005 n\u00eb shum\u00ebn 145 mij\u00eb lek\u00eb dhe 1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Pine tha se nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme paraprake p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Ziguri deklaroi se kunati kishte pasur fitime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve dhe investimeve t\u00eb tij, si dhe sponsorizimin e kryer p\u00ebr periudh\u00ebn 2013-2016 p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs. Ajo theksoi se kishte depozituar dokumentacion t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimet e ligjshme t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam dashur t\u00eb pengoj sponsorizimin e shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs, kur vet\u00eb nuk kisha mund\u00ebsi. Vet\u00eb ai ka vendosur n\u00eb dispozicion deklarat\u00eb noteriale, ku jep edhe arsyet e k\u00ebsaj ndihme,\u201d pohoi Ziguri. \u201cNuk di q\u00eb kunati t\u00eb ket\u00eb probleme me ligjin,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Sipas Zigurit, edhe n\u00ebse kunati nuk i kishte pasqyruar n\u00eb vendimin e asambles\u00eb s\u00eb ortak\u00ebve veprimet p\u00ebr sponsorizimin e mbes\u00ebs, ato nuk mund t\u00eb cenohen.<\/p>\n<p>Prokurorja Lindita Ziguri solli n\u00eb v\u00ebmendje se kishte jetuar n\u00eb lagjen e Kombinantit n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Don Bosko, duke i konsideruar si zona jo preferenciale t\u00eb Tiran\u00ebs dhe ku sipas saj jeta ka nj\u00eb kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Gjithashtu, ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb pushime jasht\u00eb shtetit dhe se rrall\u00eb her\u00eb kishte shkuar me pushime edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebr rritjen e f\u00ebmij\u00ebve ajo tha se kishte kontribuar gjyshja dhe se me pag\u00ebn e saj mujore si e ardhur e vetme, ishte p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb mbulonte shpenzimet, por edhe t\u00eb kursente sa mundej.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto shpjegime, ajo k\u00ebrkoi rishikimin e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs t\u00eb p\u00ebrllogaritura nga Komisioni. Ziguri tha se edhe shpenzimet jetike t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb Paris duhej t\u00eb rishikoheshin, pasi ajo kishte qen\u00eb studente dhe kishte pasur shpenzime minimale p\u00ebr ushqimin dhe sh\u00ebrbimet e tjera.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse shpenzimet jetike do t\u00eb llogariten sipas k\u00ebsaj logjike, n\u00ebse huaja dhe sponsorizimet e xhaxhait t\u00eb vajz\u00ebs do t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00eb, at\u00ebher\u00eb bilanci im del pozotiv,\u201d tha Ziguri dhe k\u00ebrkoi konfirimin e saj n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 12 janar, ora 09:40.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Lindita Ziguri q\u00eb t\u00eb dokumentoj\u00eb burimet e ligjshme t\u00eb daj\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr 5 mij\u00eb euro hua si dhe t\u00eb ardhurat e kunatit q\u00eb ka sponsorizuar shkollimin vajz\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Paris p\u00ebr 4 vite.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74149,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Ziguri-pas-seances-degjimore-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Lindita Ziguri pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74148"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74148"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74148\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74150,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74148\/revisions\/74150"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74149"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74148"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74148"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74148"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}