{"id":74151,"date":"2021-01-07T20:26:33","date_gmt":"2021-01-07T19:26:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-apelit-elbana-lluri-perballet-me-pikepyetje-per-pasurine\/2021\/01\/07\/"},"modified":"2023-04-06T22:23:21","modified_gmt":"2023-04-06T20:23:21","slug":"gjyqtarja-e-apelit-elbana-lluri-perballet-me-pikepyetje-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-e-apelit-elbana-lluri-perballet-me-pikepyetje-per-pasurine\/2021\/01\/07\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja e Apelit, Elbana Lluri p\u00ebrballet me pik\u00ebpyetje p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e dy automjeteve, por gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare. Ajo e vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75874\" aria-describedby=\"caption-attachment-75874\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elbana-Lluri-pas-seances-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-75874\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elbana-Lluri-pas-seances-ne-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"75874\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-75874\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elbana Lluri pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elbana Lluri u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 7 janar me gjetjet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit. Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Lluri po kryhet nga trupa gjyq\u00ebsore e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Roland Ilia an\u00ebtar. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Maria Tuma.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 125 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 nga motra e saj p\u00ebr vler\u00ebn 6.5 milion\u00eb lek\u00eb, gjyqtarja Lluri ka deklaruar si burime krijimi nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga ish-bashk\u00ebshorti n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb si dhe kursime t\u00eb tij n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Lluri ka shpjeguar n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2012 se pjesa e saj takuese i \u00ebsht\u00eb dhuruar nga motra dhe se kjo ishte arsyeja p\u00ebrse \u00e7mimi ishte i ul\u00ebt.\u00a0 Relatorja Pine tha se Lluri ka deklaruar se motra dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e apartamentit, gjysma e t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb dhuruar subjektit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja kishte shpjeguar gjithashtu se motra dhe kunati kishin pasur marr\u00ebdh\u00ebnie qiradh\u00ebnie me nj\u00eb insitucion nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb vitet 1994-2001, prej nga kishin p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme. Gjithashtu ka dor\u00ebzuar edhe dokumentacion p\u00ebr t\u00eb provuar deklarimet e saj.<\/p>\n<p>Pine tha se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se \u00ebsht\u00eb paguar edhe tatimi p\u00ebr qiran\u00eb dhe se ka rezultuar se dhuruesit t\u00eb ken\u00eb pasur burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i burimeve t\u00eb ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb Llurit, gjyqtarit Gerd Hoxha, Komisioni ka konstatuar se ai ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursente shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga kredia e but\u00eb e ka depozituar po at\u00eb dit\u00eb q\u00eb e ka t\u00ebrhequr, n\u00eb llogarin\u00eb e shit\u00ebsve t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Pine tha se ka rezultuar se n\u00eb vitin 2009 subjekti ka marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro me destinacion arredimin e apartamentit.<\/p>\n<p>\u201cKjo kredi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb para p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb nga ana e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit. Duket se marrja e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje,\u201d tha Pine, e cila shtoi se dukej se subjekti kishte t\u00eb drejta mbi apartamentin q\u00eb n\u00eb marrjen e kredis\u00eb s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Kredia e marr\u00eb n\u00eb vitin 2009 \u00ebsht\u00eb shlyer me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb huaje 25 mij\u00eb euro q\u00eb Lluri ka marr\u00eb n\u00eb vitin 2011 nga prind\u00ebrit. Nga verifikimi i kryer prej Komisionit mbi t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e prind\u00ebrve t\u00eb subjektit, ka rezultuar se ata kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Pine tha se jan\u00eb ngritur dyshime lidhur me huan\u00eb e marr\u00eb, pasi subjekti rezultonte se kishte gjendje cash t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb deklaruar. Ajo shtoi se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsohen p\u00ebrpara marrjes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Elbana Lluri tha n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore se kishte zgjidhur martes\u00ebn me gjyqtarin Gerd Hoxh\u00ebn para dy vitesh dhe se prej tre vitesh, ata nuk kishin jetuar m\u00eb s\u00eb bashku. Ajo shpjegoi se fillimisht kishte menduar ta blinte vet\u00eb apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, duke p\u00ebrdorur gjendjen cash, por p\u00ebr shkak se nuk kishin mjaftuar, ishte marr\u00eb kredia nga ish-bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Lluri tha se kredia 25 mij\u00eb euro ishte marr\u00eb p\u00ebr rikonstruksionin dhe arredimin e apartamentit, pasi banesa ishte e pabanueshme n\u00eb momentin q\u00eb e kishin bler\u00eb. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se kur ishte marr\u00eb kredia e but\u00eb prej ish-bashk\u00ebshortit, nuk kishte pasur asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb reale mbi k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Lluri dhe ish-bashk\u00ebshorti Hoxha kan\u00eb bler\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pron\u00eb nga motra dhe kunati i saj, nj\u00eb apartament n\u00eb vlor\u00eb kundrejt vler\u00ebs 55 mij\u00eb e 452 euro.<\/p>\n<p>P\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Lluri ka shpjeguar se arredimi ka qen\u00eb i kryer prej pal\u00ebs shit\u00ebse. Komisioni vler\u00ebson se subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj e kan\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri me \u00e7mimin e tregut.\u00a0 Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Lluri ka deklaruar krusimet e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn finanaciare vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar nga subjekti si gjendje cash n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2004. Sipas Pines, gjysma e gjendjes cash, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Lluri ka shpjeguar se e ka p\u00ebrfituar nga bursa e ekselenc\u00ebs ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb deklaruar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shpenzime.<\/p>\n<p>Pine tha se shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj gjendje cash, Lluri ka deklaruar se ia kishte dhuruar motra me rastin e mbarimit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera. Gjat\u00eb shpjegimeve ajo ka deklaruar se nj\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga motra ishte n\u00eb form\u00ebn e shp\u00ebrblimit p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ajo kishte kryer nd\u00ebr vite duke e ndihmuar n\u00eb aktivitetin privat p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-2004.<\/p>\n<p>Lluri ka shpjeguar para Komisionit se nuk ka qen\u00eb e pun\u00ebsuar me pag\u00eb mujore, por p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb posa\u00e7me, ka kontribuar dhe \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer p\u00ebr ndihm\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb, \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe vlera 1.2 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e automjetit tip \u201cBenz\u201d prej bashk\u00ebshortit t\u00eb saj n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Komisioni nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb ardhur n\u00eb analiz\u00ebn financiare, pasi nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar si shtim i gjendjes cash n\u00eb fund t\u00eb vitit 2011.\u00a0 Gjithashtu, nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr apartamentin n\u00eb Vlor\u00eb edhe t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti Hoxha para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs si gjyqtar, pasi nuk jan\u00eb provuar me dokumentacion ligjor.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se n\u00eb seanc\u00eb nuk u evidentua balanc\u00eb negative p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb, Lluri k\u00ebmb\u00ebnguli se burimet e deklaruara ishin t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsideroheshin vlerat q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb motra, duke shpjeguar se p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb problemi familjar kur kishte qen\u00eb e vog\u00ebl, motra dhe bashk\u00ebshorti i saj e kishin trajtuar si vajz\u00ebn e tyre gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cFondet q\u00eb ata m\u00eb kan\u00eb akorduar jan\u00eb me burime t\u00eb ligjshme. Nuk kam qen\u00eb e pun\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb paguaja tatime, por gjendemi para marr\u00ebdh\u00ebnies familjare,\u201d theksoi ajo.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat e ish-bashk\u00ebshortit para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, ajo deklaroi se e kishte pasur t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb siguronte t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb holl\u00ebsishme. Lluri solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se ishte divorcuar me bashk\u00ebshortin dhe se ai i kishte dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb ardhurat dhe pasuria e ish-bashk\u00ebshortit nuk ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e pasurive n\u00eb emrin tim. K\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb gjykohem e pavarur nga t\u00eb ardhurat e ish-bashk\u00ebshortit para bashk\u00ebjetes\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb vet\u00eb vet\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi,\u201d tha Lluri dhe pretendoi se rezultonte me balanc\u00eb pozitive p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u tha se \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cToyota\u201d n\u00eb vitin 2016 kundrejt vler\u00ebs 5000 euro. Sipas Komisionit, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb shum\u00ebn 663 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb gjetur pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen nj\u00eb autoveture t\u00eb dyt\u00eb tip \u201cCitroen\u201d n\u00eb vitin 2012, vlera e shitjes s\u00eb t\u00eb cil\u00ebs ka sh\u00ebrbyer si burim krijimi p\u00ebr \u201cToyota-n\u201d. Nga analiza financiare e vitit 2012 \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lluri e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e blerjes s\u00eb automjetit tip \u201cToyota\u201d n\u00eb vitin 2016. Ajo tha se se p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie kishin sh\u00ebrbyer edhe gjendja cash e disponuar q\u00eb prej vitit 2009 dhe kursimet nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Lluri k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb analiz\u00ebn financiare vlera 1.2 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga shitja e Benzit. Ajo pranoi se bashk\u00ebshorti kishte kryer pasakt\u00ebsi duke mosdeklaruar shtimin e gjendjes cash, por theksoi se shuma ishte p\u00ebrfituar nga nj\u00eb kontrat\u00eb e rregullt noteriale.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se n\u00ebse kjo shum\u00eb konsiderohej, at\u00ebher\u00eb ajo rezultonte me balanc\u00eb pozitive edhe p\u00ebr blerjen e autovetur\u00ebs tip \u201cCitroen\u201d n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Pine evidentoi se subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj rezultonin t\u00eb kishin kryer udh\u00ebtime t\u00eb shpeshta jasht\u00eb shtetit. Pavar\u00ebsisht se Lluri ka pretenduar se pjesa m\u00eb e madhe e shpenzimeve jan\u00eb mbuluar nga motra n\u00eb udh\u00ebtime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, deklarimet e subjektit nuk jan\u00eb konsideruar, pasi nuk jan\u00eb deklaruar periodikisht.<\/p>\n<p>Pine tha se nga analiza e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2016 kan\u00eb rezultuar balanca negative n\u00eb vitin 2012 n\u00eb shum\u00ebn 1 milion\u00eb lek\u00eb dhe 663 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2016.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Lluri e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn finaniciare, duke pretenduar se \u00e7do vit rezultonte me balanc\u00eb pozitive dhe i k\u00ebrkoi Komisionit q\u00eb t\u00eb merrte n\u00eb konsiderta\u00eb shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara prej saj.<\/p>\n<p>Lluri u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin. Pine relatoi dhjet\u00ebra denoncime t\u00eb kryera ndaj subjektit, por pa identifikuar ndonj\u00eb gjetje penalizuese.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtarja Lluri k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 12 janar, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e dy automjeteve, por gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare. Ajo e vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74152,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[125,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elbana-Lluri-pas-seances-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elbana Lluri pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74151"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74151"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74151\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74153,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74151\/revisions\/74153"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74152"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}