{"id":74155,"date":"2021-01-07T15:50:26","date_gmt":"2021-01-07T14:50:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioni-rrezon-raportin-e-dsik-per-gjyqtaren-igerta-hysi\/2021\/01\/07\/"},"modified":"2023-04-06T22:23:44","modified_gmt":"2023-04-06T20:23:44","slug":"komisioni-rrezon-raportin-e-dsik-per-gjyqtaren-igerta-hysi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioni-rrezon-raportin-e-dsik-per-gjyqtaren-igerta-hysi\/2021\/01\/07\/","title":{"rendered":"Komisioni rr\u00ebzon raportin e DSIK p\u00ebr gjyqtaren Igerta Hysi"},"content":{"rendered":"<p>KPK e konsideroi raportin negativ t\u00eb DSIK t\u00eb pabazuar dhe vler\u00ebsoi se vendimi i gjyqtares s\u00eb Fierit, Igerta Hysi p\u00ebr lirimin e nj\u00eb personi t\u00eb k\u00ebrkuar nga Italia p\u00ebr trafik droge n\u00eb vitin 2014 ishte i drejt\u00eb. Nga hetimi pasuror nuk rezultuan probleme.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75859\" aria-describedby=\"caption-attachment-75859\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Igerta-Hysi-pas-seances-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-75859\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Igerta-Hysi-pas-seances-ne-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"75859\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-75859\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Igerta Hysi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur te Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rr\u00ebzoi nj\u00eb raport negativ t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK p\u00ebr gjyqtaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit, Igerta Hysi, duke e konsideruar at\u00eb t\u00eb pabazuar.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar t\u00eb enjten p\u00ebrpara Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, relatorja Suela Zhegu tha se nga verifikimi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ngritura nga DSIK, nuk kishte rezultuar asnj\u00eb shkelje ligjore apo veprim i gjyqtares Hysi q\u00eb t\u00eb cenonte past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Igerta Hysin, kandidate p\u00ebr gjyqtare Apeli, u krye p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit nga trupa e drejtuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Genta Tafa Bungon. I pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb ishte edhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Igerta Hysi ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2010 dhe pas kryerjes s\u00eb stazhit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, u em\u00ebrua n\u00eb vitin 2011 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Fier. Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Hysi po kryhet me prioritet, p\u00ebr shkak se ajo ka aplikuar n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u2019u promovuar si gjyqtare Apeli.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 rr\u00ebzimit t\u00eb raportit t\u00eb DSIK-s\u00eb, n\u00eb seanc\u00eb u diskutua edhe p\u00ebr nj\u00eb denoncim publik \u00a0t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2014 mbi nj\u00eb vendim t\u00eb Hysit, por q\u00eb sipas KPK-s\u00eb rezultoi gjithashtu pa probleme.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu tha n\u00eb seanc\u00eb se Komisioni kishte verifikuar dy vendime t\u00eb marra nga gjyqtarja Igerta Hysi, q\u00eb kishin sjell\u00eb lirimin e nj\u00eb personi t\u00eb arrestuar p\u00ebr q\u00ebllime ekstradimi dhe t\u00eb k\u00ebrkuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Zhegu nuk b\u00ebri me dije t\u00eb dh\u00ebna mbi identitetin e personit q\u00eb kishte p\u00ebrfituar lirin\u00eb nga vendimarrja e Hysit, por sqaroi se Prokuroria e P\u00ebrgjithshme i kishte k\u00ebrkuar asokohe K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD, q\u00eb t\u00eb verifikonte procedur\u00ebn e ndjekur.<\/p>\n<p>Duke iu referuar njoftimit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, BIRN gjeti se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr vendimin e korrikut 2014 t\u00eb Hysit, q\u00eb solli lirimin e shtetasit Arben Isufaj, i njohur si \u201cBen Qimja\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria e P\u00ebrgjithshme e konsideroi asokohe vendimin e lirimit t\u00eb Arben Isufajt \u2013i k\u00ebrkuar nga drejt\u00ebsia italiane p\u00ebr trafik l\u00ebnd\u00ebsh narkotike, si t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova.<\/p>\n<p>Por relatorja Zhegu tha se nga verifikimi i kryer prej Komisionit, ka rezultuar se vendimi i Hysit \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga gjykatat m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>\u201cNuk jan\u00eb gjetur indicie p\u00ebr shkelje profesionale,\u201d tha Zhegu n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit verifikoi blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2010 kundrejt vler\u00ebs 44 mij\u00eb 500 euro, nj\u00eb depozit\u00eb bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit, blerjen e nj\u00eb automjeti si dhe rolin si dor\u00ebzan\u00ebs t\u00eb gjyqtares Igerta Hysi dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb kredi bankare prej 14 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb marr\u00eb nga prind\u00ebrit dhe v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin, Zhegu tha se subjekti kishte shpjeguar se likujdimi i vler\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porositjes n\u00eb vitin 2010, para martes\u00ebs dhe para se t\u00eb niste pun\u00eb si gjyqtare.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi mosp\u00ebrputhje n\u00eb vler\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb deklaruar me at\u00eb t\u00eb pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes s\u00eb vitit 2013, ku ka rezultuar n\u00eb shum\u00ebn 45 mij\u00eb e 500 euro. Hysi ka sqaruar se kjo mosp\u00ebrputhje ka ardhur si pasoj\u00eb e nj\u00eb gabimi t\u00eb noterit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb korigjuar po n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Zhegu tha se gjyqtarja Hysi ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe se ka shpjeguar sakt\u00eb mosp\u00ebrputhjet.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se babai dhe v\u00ebllai kan\u00eb pasur pamund\u00ebsi t\u00eb kursenin gjith\u00eb vler\u00ebn e paguar p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2010. Zhegu tha se \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 6970 euro.<\/p>\n<p>Trupi gjykues ka analizuar burimin e krijimit t\u00eb nj\u00eb depozite bankare me afat dy vje\u00e7ar n\u00eb shum\u00ebn 905 mij\u00eb lek\u00eb nga bashk\u00ebshorti i subjektit. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj depozite, \u00ebsht\u00eb deklaruar vlera 900 mij\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb autoveture tip Benz n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrdorura nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj makine, prej nga ka rezultuar se ai ka marr\u00eb nj\u00eb kredi. Nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se mjeti ishte bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb dhe se ishte paguar detyrim doganor n\u00eb vler\u00ebn 64 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues konstaton se mjeti \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vitin 2014, dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga \u00e7mimi i blerjes. \u201cDuket e paqart\u00eb vlera e p\u00ebrfituar nga shitja, pasi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr 4 vite dhe \u00ebsht\u00eb shitur m\u00eb shtrenjt\u00eb,\u201d tha Zhegu n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua se Hysi nuk kishte pasqyruar n\u00eb deklaratat vjetore nj\u00eb automjeti n\u00eb p\u00ebrdorim, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb saj, por gjyqtarja sqaroi se makin\u00ebn e kishte p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sporadike vet\u00ebm para martese dhe se kjo kishte qen\u00eb arsyeja q\u00eb nuk e kishte deklaruar periodikisht.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar marr\u00ebdh\u00ebnien e Hysit dhe bashk\u00ebshortit n\u00eb marrjen e nj\u00eb kredie 14 milion\u00eb lek\u00eb nga v\u00ebllai i saj p\u00ebr blerjen e nj\u00eb lokali. Gjyqtarja Hysi dhe bashk\u00ebshorti i saj jan\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebzan\u00ebsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kredie.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, kredia \u00ebsht\u00eb shlyer rregullisht dhe se v\u00ebllai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit rezulton se e ka regjistruar aktivitetin e tij bar-kafe n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme n\u00eb deklarimet p\u00ebr pjes\u00ebn takuese t\u00eb gjyqtares n\u00eb nj\u00eb ngast\u00ebr toke bujq\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja e origjin\u00ebs nga Ligji \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d, si edhe p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke 301 t\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshorti n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Durr\u00ebsit. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb konstatuar se gjyqtarja Hysi dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb vler\u00ebn 337 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb mitur.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KPK e konsideroi raportin negativ t\u00eb DSIK t\u00eb pabazuar dhe vler\u00ebsoi se vendimi i gjyqtares s\u00eb Fierit, Igerta Hysi p\u00ebr lirimin e nj\u00eb personi t\u00eb k\u00ebrkuar nga Italia p\u00ebr trafik droge n\u00eb vitin 2014 ishte i drejt\u00eb. Nga hetimi pasuror nuk rezultuan probleme.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74156,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[208,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Igerta-Hysi-pas-seances-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Igerta Hysi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur te Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74155"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74155"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74155\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74157,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74155\/revisions\/74157"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74156"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74155"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74155"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74155"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}