{"id":74161,"date":"2021-01-06T20:33:03","date_gmt":"2021-01-06T19:33:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/me-gjykoni-si-prokuror-pelivan-malaj-perballet-me-probleme-te-shumta-te-pasurise\/2021\/01\/06\/"},"modified":"2023-04-06T22:23:53","modified_gmt":"2023-04-06T20:23:53","slug":"me-gjykoni-si-prokuror-pelivan-malaj-perballet-me-probleme-te-shumta-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/me-gjykoni-si-prokuror-pelivan-malaj-perballet-me-probleme-te-shumta-te-pasurise\/2021\/01\/06\/","title":{"rendered":"\u201cM\u00eb gjykoni si prokuror\u201d: Pelivan Malaj p\u00ebrballet me probleme t\u00eb shumta t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mosp\u00ebrputhje dhe pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e disa pasurive, burimeve dhe \u00e7mimeve t\u00eb tyre, si edhe mosdeklarime t\u00eb disa pronave t\u00eb tjera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb ardhurat nga avokatia u konsideruan t\u00eb padokumentuara.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75851\" aria-describedby=\"caption-attachment-75851\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/pelivan-Malaj-pas-seances.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-75851\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/pelivan-Malaj-pas-seances-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"75851\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-75851\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Pelivan Malaj pas seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Pelivan Malaj u p\u00ebrball me probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 6 janar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb seanc\u00eb e par\u00eb e zhvilluar m\u00eb 24 dhjetor u shty pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokurorit Malaj p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs gjykuese, me pretendimin se nuk e kishin konsideruar nj\u00eb dokument nga Tatimet q\u00eb v\u00ebrtetonte pun\u00ebsimin e tij si avokat.<\/p>\n<p>Kryesuesi i trupit gjykues, Lulzim Hamitaj sqaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se k\u00ebrkesa e Malajt \u00ebsht\u00eb shqyrtuar nga nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb gjykuese, e cila \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar si e pabazuar dhe se ky vendim i \u00ebsht\u00eb komunikuar subjektit. Gjithashtu, Hamitaj pohoi se pretendimet e subjektit ishin verifikuar dhe kishte rezultuar se dokumenti nga Tatimet nuk ishte depozituar s\u00eb bashku me provat dhe dokumentet e tjera n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Malaj paraqiti s\u00ebrish k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr rihapjen e hetimeve p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, bazuar n\u00eb dokumentet q\u00eb depozitoi n\u00eb seanc\u00ebn e muajit dhjetor si prova t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat nga puna si avokat.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin u t\u00ebrhoq dhe vendosi t\u00eb mos e pranoj\u00eb, duke e konsideruar t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur. Hamitaj tha se k\u00ebrkesa nuk mund t\u00eb pranohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit administrativ. Gjithashtu, ai e siguroi prokurorin Malaj se provat e reja do t\u00eb shqyrtohen nga Komisioni para vendimarrjes p\u00ebrfundimtare, s\u00eb bashku me shpjegimet e dh\u00ebna gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Pelivan Malaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si avokat. N\u00eb periudh\u00ebn 1998-1999 ai ka punuar si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb. N\u00eb maj 2003, Malaj \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka ushtruar p\u00ebr gati dy dekada. Gjithashtu ai ka qen\u00eb kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Pamela Qirko pohoi se hetimi administrativ p\u00ebr prokurorin Pelivan Malaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Ajo tha se Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI kishte konstatuar se Malaj kishte kryer deklarim jo t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr pasurit\u00eb, se nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr justifikimin e tyre dhe se kishte kryer fshehje dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ajo renditi gjetjet p\u00ebr pasurit\u00eb, shpenzimet dhe transaksionet financiare t\u00eb kryera nd\u00ebr vite nga prokurori Malaj, p\u00ebr t\u00eb cilat i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 120 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2005, Komisioni konstaton pasakt\u00ebsi dhe mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet e \u00e7mimit t\u00eb paguar, si dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Qirko tha se n\u00eb vitin 2005, prokurori Malaj kishte deklaruar se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti kishte qen\u00eb 4.5 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb deklarat\u00ebn veting ishte deklaruar 31 mij\u00eb USD, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga verifikimi i kontrat\u00ebs ka rezultuar se \u00e7mimi ishte 32 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, prokurori Malaj ka deklaruar vler\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga puna si avokat.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare, prokurori Malaj ka deklaruar shitjen e apartamentit t\u00eb privatizuar n\u00eb vitin 1999, kundrejt vler\u00ebs 2.7 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb dokumentacionin e shitjes figuron vlera 1.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj mosp\u00ebrputhje, Komisioni nuk i ka konsideruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit dhe ka konstatuar se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb pamjuaftuesh\u00ebm p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nga analizimi i deklarimeve t\u00eb Malajt p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga ushtrimi i profesionit t\u00eb avokatit, ka rezultuar se ai nuk ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr pages\u00ebn e pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit 120 m2 n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Malaj ka deklaruar se kishte p\u00ebrfituar 8.7 milion\u00eb lek\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 1993-1998 dhe 8.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1999-2003. Qirko tha se subjekti nuk ka depozituar dokumentacion t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga avokatia.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se provat e reja t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb provuar k\u00ebto t\u00eb ardhura do t\u00eb vler\u00ebsohen para vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb zyre avokatie n\u00eb vitin 1996 kundrejt shum\u00ebs 2 milion\u00eb lek\u00eb, blerjen e dy automjeteve; krijimin e dy depozitave n\u00eb vlerat 450 mij\u00eb mij\u00eb lek\u00eb dhe 250 mij\u00eb lek\u00eb, Malaj ka deklaruar si burime t\u00eb ardhurat nga puna si avokat.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak se nuk provoi t\u00eb ardhurat nga ushtrimi i profesionit t\u00eb avokatit, duket se nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive,\u201d tha relatorja Qirko dhe vijoi se subjekti nuk justifikon me burime t\u00eb ligjshme pasurit\u00eb dhe shpenzimet deri n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni ka konstatuar se Malaj ka deklaruar n\u00eb vite vlera t\u00eb ndryshme t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb avokatis\u00eb. Malaj sqaroi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se kishte pasqyruar vler\u00ebn e tregut t\u00eb objektit n\u00eb momentin e deklarimit. Ai pohoi se shpenzimet e nd\u00ebrtimit t\u00eb zyr\u00ebs n\u00eb vitin 1996 mund t\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u konstatuan pasakt\u00ebsi dhe mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimin e \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas Komisionit, Malaj ka deklaruar se ka bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 75 m2 kundrejt vler\u00ebs 45 mij\u00eb euro. Ai ka shpjeguar se kjo pron\u00eb \u00ebsht\u00eb porositur n\u00eb vitin 2005 dhe se \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vitin 2017 kundrejt vler\u00ebs 7.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrat\u00ebn e shit-blerjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti, Komisioni ka konstatuar se sip\u00ebrfaqja ka qen\u00eb 69.5 m2 dhe jo 75 m2, e deklaruar prej subjektit dhe se \u00e7mimi i shitjes ka qen\u00eb 2 milion\u00eb e 890 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se nuk jan\u00eb deklaruar shlyerjet e k\u00ebsteve dhe detyrimet e mbetura nd\u00ebr vite. Qirko tha se burimi i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie i pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting, nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro, ishte e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar \u00e7mimin e deklaruar fillimisht nga Malaj.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e kontradiktor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri lidhur me shum\u00ebn e paguar\u201d, pohoi Qirko.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 780 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua edhe blerja e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 73 m2 n\u00eb vitin 2015 nga djali i subjektit n\u00eb vendin e quajtur \u201cUji i Ftoht\u00eb\u201d n\u00eb Vlor\u00eb, kundrejt \u00e7mimit 6.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko tha se subjekti dhe personi tjet\u00ebr i lidhur me t\u00eb nuk kan\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2015 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting porositjen e apartamentit dhe as kredin\u00eb e marr\u00eb p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Malaj ka deklaruar marrjen e nj\u00eb kredie n\u00eb vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr blerjen e nj\u00eb zyre avokatie p\u00ebr djalin e tij. Nga verifikimi i dokumentacionit t\u00eb porositjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, ka rezultuar se \u00e7mimi ka qen\u00eb 72 mij\u00eb euro. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 28 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ajo vijoi se Malaj ka kryer dekarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr dy pasurit\u00eb e porositura dhe se nuk ka qen\u00eb i qart\u00eb dhe bashk\u00ebpunues gjat\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime.<\/p>\n<p>Prokurori Malaj deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se nuk mund t\u00eb deklaronte pasuri q\u00eb nuk i dispononte. Ai pretendoi se kontratat e porosive p\u00ebr apartamentin n\u00eb vendin e quajtur \u201cUji i Ftoht\u00eb\u201d dhe zyr\u00ebn e avokatis\u00eb ishin revokuar, edhe pse nuk ishin formalizuar ende.<\/p>\n<p>Malaj theksoi se nuk mund t\u00eb kishte fshehje, pasi ai kishte deklaruar dhe paraqitur dokumentacionin e kredive, bashk\u00ebngjitur t\u00eb cilave gjendeshin edhe kontratat e porosive.<\/p>\n<p>Qirko tha se Malajt i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime lidhur me mosdeklarimin e pjes\u00ebs takuese 1\/5 t\u00eb bashk\u00ebshk\u00ebshortes n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Durr\u00ebs dhe t\u00eb nj\u00eb huaje n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb USD. Ajo shtoi se subjekti \u00ebsht\u00eb pyetur edhe lidhur me burimin e nj\u00eb shume rreth 10 mij\u00eb euro t\u00eb deklaruar nga djali i tij n\u00eb pik\u00ebn kufitare t\u00eb Rinasit.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme gjat\u00eb disa viteve.<\/p>\n<p>Prokurori Malaj shpjegoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur q\u00ebndrimin e tij ndaj gjetjeve t\u00eb KPK p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai theksoi se pasuria e tij p\u00ebrb\u00ebhej nga apartamenti q\u00eb zot\u00ebron n\u00eb Vlor\u00eb dhe nga nj\u00eb makin\u00eb. \u201cSht\u00ebpia q\u00eb kisha p\u00ebrfituar nga privatizimi sh\u00ebrbeu p\u00ebr t\u00eb balancuar sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb zot\u00ebroj aktualisht. Edhe sht\u00ebpia n\u00eb Tiran\u00eb u shit p\u00ebr t\u00eb mbuluar kredit\u00eb. Kjo zamallahi e kredive t\u00eb shqyrtohet nga specialist\u00ebt. Ka pasur edhe anulime,\u201d deklaroi Malaj.<\/p>\n<p>Malaj pretendoi se n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK-s\u00eb konsideroheshin shpenzimet p\u00ebr blerjen e automjeteve, por jo t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e tyre.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat nga avokatia ishin t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cKam qen\u00eb nga avokat\u00ebt m\u00eb t\u00eb formalizuar n\u00eb treg. T\u00eb konsiderohet se kam nisur pun\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1976, jo n\u00eb vitin 1998. P\u00ebrderisa konsiderohen shpenzimet q\u00eb nga viti 1993, t\u00eb llogariten edhe t\u00eb ardhurat. N\u00eb vitin 1992 kam qen\u00eb shef i hetuesis\u00eb dhe nuk kam qen\u00eb pa lek\u00eb fare,\u201d pohoi Malaj dhe shpjegoi se i ishte dashur t\u00eb kontrollonte 35 mij\u00eb vendime p\u00ebr t\u00eb gjetur 400 vendimet ku v\u00ebrtetohej se kishte qen\u00eb pjes\u00eb n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e avokatit.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb rast p\u00ebr fshehje t\u00eb pasurive. Kam deklaruar kredit\u00eb dhe destinacionin e tyre. Ka shum\u00eb pasakt\u00ebsi dhe mosp\u00ebrputhje q\u00eb e r\u00ebndojn\u00eb personalitetin tim,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cNuk i kam futur duart n\u00eb xhepat e qytetar\u00ebve, por kam marr\u00eb kredi p\u00ebr nevoja financiare,\u201d shtoi prokurori.<\/p>\n<p>I pyetur nga relatorja Qirko lidhur me pasurit\u00eb e padeklaruara, Malaj k\u00ebmb\u00ebnguli se ato pasuri nuk ishin krijuar kurr\u00eb. \u201cNuk i kemi bler\u00eb. Jan\u00eb porositur dhe jan\u00eb kthyer,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Malaj pretendoi se nuk e kishte marr\u00eb huan\u00eb 40 mij\u00eb euro, pavar\u00ebsisht kontrat\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshkruar me nj\u00eb nd\u00ebrtues, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se e kishte fqinj. Ai shjpegoi se nuk e kishte marr\u00eb huan\u00eb, pasi huadh\u00ebn\u00ebsi k\u00ebrkonte kthimin e vler\u00ebs n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr dhe nuk mundej ta shlyente.<\/p>\n<p>I pyetur nga kryesuesi Lulzim Hamitaj n\u00ebse kishte paguar detyrimet tatimore p\u00ebr fitimin e siguruar nga shitja e apartamentit t\u00eb privatizuar, Malaj tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk kishte fitim. \u201cAjo ishte thuajse falje nga shteti. Nuk kam si ta \u00e7moj blerjen, q\u00eb t\u00eb them fitimin,\u201d tha Malaj dhe deklaroi se nuk kishte detyrimin p\u00ebr t\u00eb paguar tatim mbi fitimin.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb relatimit, Qirko u ndal n\u00eb marrdh\u00ebnien e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me nj\u00eb person t\u00eb proceduar. Ajo shpjegoi se Malaj ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit me disa automjete.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast ka rezultuar se ai ka udh\u00ebtuar s\u00eb bashku me kolegun E.H. dhe shtetasin A.H., i cili posedonte dhe drejtonte mjetin.<\/p>\n<p>Qirko tha se n\u00eb vitin 2015, Malaj ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar prokurorin\u00eb n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje penale me t\u00eb pandehur shtetasin A.H.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka shpjeguar se ka ushtruar rekurs ndaj vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, por pavar\u00ebsisht nga paan\u00ebsia e tij n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, duhej t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga p\u00ebrfaq\u00ebsimi i tyre,\u201d pohoi Qirko.<\/p>\n<p>Prokurori Malaj shpjegoi se kishte k\u00ebrkuar arrest n\u00eb burg p\u00ebr personin n\u00eb fjal\u00eb dhe se kishte ushtruar rekurs kund\u00ebr vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs. Ai tha se kishte udh\u00ebtuar me kolegun e tij dhe se nuk e dinte cili e drejtonte mjetin.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se si prokuror e kam kryer detyr\u00ebn m\u00eb s\u00eb miri\u2026, n\u00ebse m\u00eb gjykoni si prokuror. N\u00ebse m\u00eb gjykoni p\u00ebr kredit\u00eb se si i kam marr\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr,\u201d pohoi Malaj dhe shtoi se gjith\u00e7ka po e b\u00ebnte p\u00ebr dinjitetin e tij.<\/p>\n<p>Ai tha se kishte qen\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb dhe i sinqert\u00eb n\u00eb deklarimet e tij. \u201cK\u00ebrkoj t\u00eb konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koh\u00eb q\u00eb m\u00eb ka mbetur,\u201d p\u00ebrfundoi Malaj.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb 11 janar, ora 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mosp\u00ebrputhje dhe pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e disa pasurive, burimeve dhe \u00e7mimeve t\u00eb tyre, si edhe mosdeklarime t\u00eb disa pronave t\u00eb tjera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb ardhurat nga avokatia u konsideruan t\u00eb padokumentuara.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74162,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[118,119,463],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/pelivan-Malaj-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Pelivan Malaj pas seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74161"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74161"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74161\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74163,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74161\/revisions\/74163"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74161"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74161"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74161"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}