{"id":74182,"date":"2021-01-05T11:49:27","date_gmt":"2021-01-05T10:49:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtari-albano-cepele-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia\/2021\/01\/05\/"},"modified":"2023-04-06T22:24:47","modified_gmt":"2023-04-06T20:24:47","slug":"kpk-gjyqtari-albano-cepele-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtari-albano-cepele-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia\/2021\/01\/05\/","title":{"rendered":"KPK: Gjyqtari Albano \u00c7epele c\u00ebnoi besimin e publikut tek drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vler\u00ebson se gjyqtari i Shkodr\u00ebs, Albano \u00c7epele ka treguar aft\u00ebsi t\u00eb papranueshme n\u00eb pun\u00eb dhe se ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_74848\" aria-describedby=\"caption-attachment-74848\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Cepele-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-74848\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Cepele-ne-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"74848\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-74848\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Albano \u00c7epele dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tij n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 20 n\u00ebntor 2020 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr, Albano \u00c7epele, p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK thuhet se gjyqtari \u00c7epele ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb, \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr aspektin profesional, si dhe ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia me gjykimin e dob\u00ebt dhe zvarritjen e proceseve.<\/p>\n<p>Komisioni ka rr\u00ebzuar raportin negativ t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar DSIK, por jep n\u00eb vendim dy q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme lidhur me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, ku n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kriteri konkludon se \u00c7epele ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm, kurse n\u00eb konkluzionin p\u00ebrfundimtar shprehet se ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Albano \u00c7epele ka marr\u00eb titullin Jurist nga Universiteti i Tiran\u00ebs n\u00eb dat\u00ebn qershor t\u00eb vitit 1997 dhe n\u00eb janar t\u00eb 98-\u00ebs \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tropoj\u00eb, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka kryer deri n\u00eb tetor vitit 2003, kur \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2014, \u00c7epele u shkarkua nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, pas nj\u00eb inspektimi q\u00eb zbuloi shkelje t\u00eb ligjit dhe 34 \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore t\u00eb zvarritura. Ai u rikthye n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb vitin 2016, pasi nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb e konsideroi t\u00eb paligjsh\u00ebm shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK evidentohet se Albano \u00c7epele vuan prej vitesh nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb. Trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan, shprehet se pavar\u00ebsisht konsiderimit t\u00eb faktit se ai vuan nga nj\u00eb s\u00ebmundje, rezulton se ka cil\u00ebsi t\u00eb papranueshme n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Albano \u00c7epele shfaqte v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb ecje gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar m\u00eb 18 n\u00ebntor dhe b\u00ebri me dije se vuante nga skleroza multiple.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPK v\u00ebren se \u00c7epele nuk ka qen\u00eb krejt\u00ebsisht bashk\u00ebpunues n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb kryer ndaj tij, pasi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb koh\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb hetimit administrativ dhe nuk ka qen\u00eb i plot\u00eb n\u00eb shpjegimet dhe provat e paraqitura.<\/p>\n<p><strong>Deklarim i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Komisionit, \u00c7epele nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting burimin e apartamentin q\u00eb ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2006 Tiran\u00eb kundrejt shum\u00ebs 30 mij\u00eb euro; si dhe nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb Fier, t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit.<\/p>\n<p>Ndryshe nga mospasqyrimi i burimit t\u00eb apartamentit n\u00eb deklarat\u00ebn veting, n\u00eb vitin 2005, \u00c7epele ka deklaruar marrjen e nj\u00eb huaje n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro nga motra e tij, si dhe kontrat\u00ebn e huamarrjes, duke shpjeguar se do ta p\u00ebrdorte p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie.<\/p>\n<p>KPK nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare huan\u00eb e marr\u00eb nga motra, pasi nuk \u00ebsht\u00eb provuar mjaftueshm\u00ebria e burimeve financiare t\u00eb ligjsh\u00ebme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve. Si pasoj\u00eb, \u00c7epele ka rezultuar me pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2006 n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb e 354 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr disa gjetje lidhur me apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb &#8211; p\u00ebr deklarime kontradiktore n\u00eb lidhje me \u00e7mimin e ul\u00ebt; p\u00ebr mospasqyrim n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb huas\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro dhe munges\u00ebn e burimeve t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve; p\u00ebr mosdh\u00ebnien e shpjegimeve n\u00eb lidhje me vler\u00ebn e mobilimit dhe p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>\u201cPas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim apo t\u00eb ket\u00eb depozituar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultatit t\u00eb hetimit\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjithashtu shtohet se n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i \u00c7epeles e ka konsideruar k\u00ebt\u00eb apartament si nj\u00eb investim t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb subjektit, por pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb detaj mbi burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr mosdeklarimin e apartamentit n\u00eb Fier, t\u00eb privatizuar n\u00eb vitin 1993 nga familja \u00c7epele, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i subjektit shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb, kan\u00eb jetuar prind\u00ebrit e gjyqtarit, ai vet\u00eb dhe motrat deri n\u00eb vitin 1996, kur babai e kishte shitur sht\u00ebpin\u00eb n\u00ebn presionin e dhun\u00ebs. Ai shtoi se nuk ka se si t\u00eb deklarohet nj\u00eb pasuri, e cila nuk provohet me dokumentacion.<\/p>\n<p>Trupi gjykues shprehet se, n\u00eb rast se subjekti do t\u00eb kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb kontrat\u00eb shitblerje nuk mund t\u00eb ngarkohej me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, por \u00e7mon se gjyqtari \u00c7epele duhej q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb kishte sh\u00ebnuar faktin se ka pasur n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb apartament n\u00eb qytetin e Fierit, t\u00eb cilin e ka shitur dhe se nuk disponon dokumentacion.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se \u00c7epele ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm edhe p\u00ebr shpenzimet p\u00ebr trajtimin mjek\u00ebsor t\u00eb n\u00ebn\u00ebs kundrejt vler\u00ebs 9 mij\u00eb e 930 euro, shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb mbuluar nga motra.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni vler\u00ebson se gjyqtari Albano \u00c7epele nuk ka n\u00eb pron\u00ebsi ose n\u00eb p\u00ebrdorim pasuri m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga sa mund t\u00eb justifikoj\u00eb ligj\u00ebrisht, por thekson se nuk ka deklaruar sakt\u00ebsisht dhe plot\u00ebsisht n\u00eb deklarat\u00ebn veting pasurit\u00eb e tij dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb dhe se gjendet n\u00eb pozit\u00ebn e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr dy apartamentet.<\/p>\n<p><strong>Aft\u00ebsi t\u00eb papranueshme n\u00eb pun\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni identifikon mang\u00ebsi t\u00eb shumta n\u00eb kriterin e profesionalizimit p\u00ebr gjyqtarin \u00c7epele. N\u00eb vendim thuhet se subjekti nuk pasqyron aft\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb interpretimit dhe zbatimit t\u00eb ligjit, si atij material ashtu edhe atij procedural civil.<\/p>\n<p>Sipas KPK, n\u00eb asnj\u00eb prej vendimeve t\u00eb analizuara subjekti nuk ka p\u00ebrdorur parimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb teoris\u00eb s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs, nuk ka aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb analizuar jurisprudenc\u00ebn, si dhe nuk i referohet vendimeve unifikuese t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb apo vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. \u201cN\u00eb 4 raste subjekti ka cenuar parimin e gj\u00ebs\u00eb s\u00eb gjykuar\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK evidenton se n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, vendimet gjyq\u00ebsore p\u00ebrfundimtare jan\u00eb t\u00eb paarsyetuara. Mang\u00ebsi jan\u00eb gjetur edhe n\u00eb aspektin organizativ. P\u00ebr periudh\u00ebn 2006 \u2013 2014 t\u00eb verifikuar nga Komisioni, ka rezultuar se jan\u00eb zbardhur vendime n\u00eb tejkalim t\u00eb afateve t\u00eb parashikuara nga Kodi i Procedur\u00ebs Civile.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitet 2012 dhe 2013 numri i vendimeve t\u00eb zbardhura n\u00eb tejkalim t\u00eb afatave \u00ebsht\u00eb gati sa gjysma e vendimeve t\u00eb shqyrtuara nga subjekti\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton se n\u00eb lidhje me k\u00ebto vonesa \u00ebsht\u00eb kryer hetim i plot\u00eb duke u marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe lejet vjetore t\u00eb subjektit apo mungesat p\u00ebr shkak s\u00ebmundjeje. \u201c[\u2026]por ato nuk justifikojn\u00eb zbardhjen me vones\u00eb t\u00eb vendimeve nga subjekti pasi edhe n\u00ebse k\u00ebto dit\u00eb hiqen nga afati i zbardhjes ato thjesht e ulin at\u00eb, por tejkalimi q\u00ebndron\u201d, konstaton KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se mosrespektimi i afateve ka c\u00ebnuar t\u00eb drejtat kushtetuese t\u00eb subjekteve p\u00ebr nj\u00eb gjykim brenda nj\u00eb afati t\u00eb arsyesh\u00ebm dhe nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti ka mang\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kryer procedurat gjyq\u00ebsore, pasi nga 44 seanca gjyq\u00ebsore t\u00eb v\u00ebzhguara, vet\u00ebm 15 seanca kan\u00eb qen\u00eb produktive.<\/p>\n<p>\u201cNga subjekti, n\u00eb disa raste, jan\u00eb shkelur normat procedurale n\u00eb lidhje me njoftimin e pal\u00ebve n\u00eb gjykim, vazhdimin e gjykimit n\u00eb munges\u00eb t\u00eb pal\u00ebve, verifikimin e identitetit t\u00eb pal\u00ebve, n\u00eb nj\u00eb rast subjekti pavar\u00ebsisht se padia nuk plot\u00ebsonte element\u00ebt e k\u00ebrkuar nga Kodi i Procedur\u00ebs Civile nuk e ka kthyer at\u00eb, por ka vijuar gjykimin\u201d, konstaton trupi gjykues.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, evidentohet se pavar\u00ebsisht shkeljeve t\u00eb shumta profesionale, nuk ngrihen dyshime n\u00eb lidhje me imunitetin e tij ndaj \u00e7do ndikimi apo presioni t\u00eb jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr gjetjet e kriterit t\u00eb profesionalizmit, subjekti nuk ka depozituar sqarime ose prova. Avokati i tij tha n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore se gjyqtari Albano \u00c7epele ka aft\u00ebsi sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb kufizuara dhe gjith\u00eb sistemi mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr sa i takon strukturave t\u00eb gjykatave, l\u00ebvizjeve e transportit dhe e gjith\u00eb infrastruktura n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatur p\u00ebr personat q\u00eb kan\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara n\u00eb l\u00ebvizje.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti l\u00ebviz me zor, ka dokumentacion sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb e provon k\u00ebt\u00eb dhe, n\u00eb k\u00ebto kushte, ka realizuar detyr\u00ebn brenda mund\u00ebsive q\u00eb ka pasur si subjekt me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara p\u00ebr shkaqe sh\u00ebndet\u00ebsore\u201d, deklaroi p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i \u00c7epeles n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Komisioni konstaton gabime thelb\u00ebsore dhe serioze, si dhe ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb serie t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb vazhdueshme t\u00eb gjykimeve t\u00eb gabuara, q\u00eb tregojn\u00eb munges\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive profesionale t\u00eb \u00c7epeles.<\/p>\n<p>\u201cAi ka treguar cil\u00ebsi t\u00eb papranueshme n\u00eb pun\u00eb, gjykim t\u00eb dob\u00ebt, vonesa dhe zvarritje t\u00eb gjykimeve, q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb cenim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pal\u00ebve, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb efektiv\u201d, shprehet trupi gjykues dhe vler\u00ebson se k\u00ebto t\u00eb meta c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut te nj\u00eb gjyqtar.<\/p>\n<p><strong>Konkluzionet p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, ka ngritur dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb gjyqtarit Albano \u00c7epele n\u00eb veprime korruptive n\u00eb gjykimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve, duke konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Duke ju referuar raportit t\u00eb DSIK-s\u00eb, Komisioni v\u00ebren se nga studimi i materialeve t\u00eb dosjeve t\u00eb administruara konstatohen shkelje t\u00eb shumta profesionale, por q\u00eb nuk provojn\u00eb dyshimet p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e k\u00ebtij kriteri Komisioni konstaton se subjekti nuk ka deklaruar nj\u00eb procedimin penal t\u00eb nisur ndaj tij p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d dhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cfalsifikim i dokumenteve\u201d. Sipas KPK, subjekti ka pasur detyrimin p\u00ebr deklarimin e kontakteve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar dhe se veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb nisur procedimi nuk p\u00ebrfshihen n\u00eb at\u00eb kategori. bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb arsyetim, Komisioni konkludon se subjekti ka qen\u00eb i sakt\u00eb n\u00eb plot\u00ebsimin e deklarat\u00ebs p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, trupi gjykues vler\u00ebson se nuk \u00ebsht\u00eb provuar n\u00eb ndonj\u00eb form\u00eb q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar apo t\u00eb jet\u00eb vet\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime korruptive dhe konkludon se gjyqtari Albano \u00c7epele ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb konkluzionin p\u00ebrfundimtar n\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb vendimit, Komisioni shprehet se \u201csubjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs dhe pasuris\u00eb[\u2026]\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vler\u00ebson se gjyqtari i Shkodr\u00ebs, Albano \u00c7epele ka treguar aft\u00ebsi t\u00eb papranueshme n\u00eb pun\u00eb dhe se ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74183,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[657,132,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Cepele-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Albano \u00c7epele dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tij n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74182"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74182"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74182\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74184,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74182\/revisions\/74184"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74183"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74182"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74182"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74182"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}