{"id":74188,"date":"2021-01-02T13:20:06","date_gmt":"2021-01-02T12:20:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-thote-se-komisioni-e-shkarkoi-fuat-vjerdhen-duke-vleresuar-ne-kapercim-te-kompetencave\/2021\/01\/02\/"},"modified":"2023-04-06T22:25:04","modified_gmt":"2023-04-06T20:25:04","slug":"kpa-thote-se-komisioni-e-shkarkoi-fuat-vjerdhen-duke-vleresuar-ne-kapercim-te-kompetencave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-thote-se-komisioni-e-shkarkoi-fuat-vjerdhen-duke-vleresuar-ne-kapercim-te-kompetencave\/2021\/01\/02\/","title":{"rendered":"KPA thot\u00eb se Komisioni e shkarkoi Fuat Vjerdh\u00ebn duke vler\u00ebsuar n\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb kompetencave"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit arsyeton se konkluzionet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia lidhur me aspektin etiko-profesional jan\u00eb t\u00eb pabazuara n\u00eb fakte dhe n\u00eb ligj.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61858\" aria-describedby=\"caption-attachment-61858\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fuat-Vjerdha.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-61858\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fuat-Vjerdha-600x387.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"387\" data-id=\"61858\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-61858\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr. Fuat Vjerdha | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin e gjyqtarit Fuat Vjerdha ishte i pari q\u00eb u p\u00ebrmbys si i pabazuar nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA, i cili riktheu n\u00eb detyr\u00eb ish-kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, Kolegji rendit argumentet kund\u00ebr thuajse t\u00eb gjitha konkluzioneve t\u00eb Komisionit p\u00ebr pasurin\u00eb, profesionalizmin dhe c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>KPK vendosi m\u00eb 10 qershor 2019 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtarin Fuat Vjerdha duke konkluduar se ka kryer deklarime t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr gjendjen cash dhe likujditetet n\u00eb llogarit\u00eb bankare; mang\u00ebsi profesionale t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe se kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia p\u00ebr sa i takon aspektit etiko-profesional. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Vjerdha u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr kriterin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtari Fuat Vjerdha e ankimoi vendimin e KPK duke e konsideruar t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm, kontradiktor dhe t\u00eb marr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me provat e administruara. Bashk\u00eblidhur parashtrimeve t\u00eb paraqitura dy muaj pas ankimit, Vjerdha ka paraqitur nj\u00eb peticion t\u00eb n\u00ebnshkruar nga 6224 persona, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb dakord\u00ebsuar me faktin se ai nuk e ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Kolegji ka vler\u00ebsuar t\u00eb mos e marr\u00eb si prove k\u00ebt\u00eb peticion, duke argumentuar se nuk plot\u00ebsonte kriterin q\u00eb lidhet me afatin e depozitimit t\u00eb prov\u00ebs s\u00eb re s\u00eb bashku me ankimin.<\/p>\n<p><strong>Pasurit\u00eb me burime t\u00eb ligjshme<\/strong><\/p>\n<p>KPA konstaton se shkaku i vet\u00ebm i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb lidhet me kontestimin e konkluzionit t\u00eb KPK se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarime t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe nuk ka justifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bind\u00ebse mosp\u00ebrputhjen e k\u00ebsaj t\u00eb fundit me deklaratat periodike, lidhet me kursimet cash dhe gjendjet likuiditet n\u00eb llogarit\u00eb bankare.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se Vjerdha, ose ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb deklarat\u00ebn veting p\u00ebr mospasqyrimin e posedimit t\u00eb likujditeteve n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 683 mij\u00eb lek\u00eb, ose ka kryer s\u00eb paku kat\u00ebr deklarime vjetore t\u00eb pamjaftueshme q\u00eb lidhen me shuma cash t\u00eb deklaruara jo me v\u00ebrtet\u00ebsi duke mos i poseduar ato realisht.<\/p>\n<p>Sipas KPK, bazuar n\u00eb deklarimet vjetore p\u00ebr periudh\u00ebn 2007-2015, subjekti duhej t\u00eb kishte pasur gjendje cash n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs veting shum\u00ebn prej 1 milion e 683 mij\u00eb lek\u00ebsh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka deklaruar se ka gjendje vet\u00ebm shum\u00ebn prej 200 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Vjerdha ka shpjeguar se n\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrpilimit t\u00eb deklarat\u00ebs veting ka pasur realisht gjendje cash vet\u00ebm shum\u00ebn e deklaruar 200 mij\u00eb lek\u00eb dhe se likuiditetet e akumuluara n\u00eb vite e t\u00eb p\u00ebrllogaritura prej tij, jan\u00eb disponuar nga babai i cili jeton me t\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka paraqitur disa akte shkresore q\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebr faktin se babai zot\u00ebron depozita bankare dhe ka kryer disa pagesa duke p\u00ebrdorur pik\u00ebrisht k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb transferuara nga subjekti tek ai, p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb posa\u00e7me dhe jetes\u00ebs n\u00eb nj\u00eb familje.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA sjell n\u00eb v\u00ebm\u00ebndje se nga analizat financiare t\u00eb kryera n\u00eb KPK dhe n\u00eb Kolegj, Vjerdha ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar t\u00eb gjitha shpenzimet e kryera prej tij. \u201cP\u00ebr pasoj\u00eb, subjekti plot\u00ebson n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb detyrimin kushtetues t\u00eb provimit t\u00eb burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb tij[\u2026]\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se Komisioni ka mbajtur q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb analiz\u00ebn e deklarimeve periodike p\u00ebr gjendjen cash. Sipas Kolegjit, Komisioni e pranon se n\u00eb vitin 2014, ka pasur ndryshim t\u00eb likuiditeteve t\u00eb Vjerdh\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn prej 1,6 milion lek\u00ebsh. \u201c[\u2026]do t\u00eb thot\u00eb se e lexon gjendjen cash t\u00eb deklaruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, prej 195.000 lek\u00ebsh, si pak\u00ebsim t\u00eb gjendjes cash t\u00eb akumuluar n\u00eb vite sipas deklarimeve\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas vler\u00ebsimit t\u00eb Kolegjit, konkluzioni i Komisionit se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn veting nuk ka sh\u00ebnuar shum\u00ebn cash q\u00eb disponon realisht, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konkluzion i pamb\u00ebshtetur n\u00eb ndonj\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga ndonj\u00eb prov\u00eb q\u00eb v\u00ebrteton k\u00ebt\u00eb fakt. \u201cKjo m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb interpretuari mbetet thjesht matematikore dhe jologjike apo e mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb harmonizuar t\u00eb rrethanave, t\u00eb kuadrit ligjor e t\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, shprehet Kolegji.<\/p>\n<p>Trupi gjykues \u00e7mon se, edhe n\u00ebse do t\u00eb q\u00ebndronte konkluzioni i Komisionit se subjekti n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn kat\u00ebr deklaratat periodike ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb gjendjen e tij t\u00eb cash-it, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb nuk shoq\u00ebrohen me mungesa t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme, nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak shkarkimi.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi dhe c\u00ebnimi i besimit<\/strong><\/p>\n<p>Konkluzionet e KPK se Vjerdha ka shfaqur mang\u00ebsi profesionale t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, shkelje procedurale dhe gjykim t\u00eb dob\u00ebt p\u00ebr t\u00eb cilat duhet t\u00eb shkarkohet, Kolegji i cil\u00ebson t\u00eb padrejta dhe jo n\u00eb harmoni me dispozitat ligjore. KPA konstaton se disa prej gjetjeve t\u00eb KPK p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vler\u00ebsime e q\u00ebndrime n\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb objektit t\u00eb organeve t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me kontrollin e k\u00ebtij kriteri. Nd\u00ebrsa dy gjetjet e Komisionit t\u00eb cilat u konsideruan si t\u00eb bazuara, p\u00ebr Kolegjin nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb n\u00ebn nivelin minimal kualifikues.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar penalizuese gjetjet p\u00ebr 6 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb denoncuara nga publiku. Nga gjasht\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e gjykuara nga Vjerdha q\u00eb jan\u00eb verifikuar nga Komisioni, Kolegji v\u00ebren probleme n\u00eb vet\u00ebm dy prej tyre, por i konsideron jo penalizuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr tre \u00e7\u00ebshtje penale Penale dhe nj\u00eb civile, Kolegji vler\u00ebson se Komisioni ka arsyetuar p\u00ebrgjith\u00ebsisht jasht\u00eb kompetenc\u00ebs t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cKolegji konstaton se t\u00eb gjitha vler\u00ebsimet e Komisionit lidhen dhe i adresohen zgjidhjes n\u00eb themel t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale, duke tentuar t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb arsyetim e analiz\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb fakteve e rrethanave t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nga ajo q\u00eb ka kryer vet\u00eb Gjykata e Apelit n\u00eb vendimin e saj. N\u00eb k\u00ebto konkluzione t\u00eb Komisionit, Kolegji ver\u00ebn se gjendemi para nj\u00eb tejkalimi t\u00eb kompetenc\u00ebs l\u00ebndore q\u00eb kan\u00eb organet e rivler\u00ebsimit n\u00eb drejtim t\u00eb kontrollit e verifikimit t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb profesionale t\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, citohet n\u00eb arsyetimin e Kolegjit p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale me t\u00eb gjykuar M.M dhe F.M, t\u00eb akuzuar p\u00ebr &#8220;Mashtrim&#8221;, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt trupa gjykuese e Apelit Shkod\u00ebr ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe Vjerdha, ka ndryshuar vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lezh\u00ebs, duke e shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm nj\u00eb prej t\u00eb pandehurve si dhe ulur e pezulluar d\u00ebnimin e tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se q\u00ebndrimi i Komisionit se subjekti, si pjes\u00eb e trup\u00ebs gjykuese q\u00eb ka shqyrtuar \u00e7\u00ebshtjen, ka shfaqur mang\u00ebsi n\u00eb zbatimin e ligjit sepse nuk ka ngritur akuza t\u00eb reja ndaj t\u00eb gjykuarve q\u00eb lidhen me akuzat p\u00ebr falsifikim aktesh, \u00ebsht\u00eb i gabuar dhe i pamb\u00ebshtetur n\u00eb dispozitat ligjore q\u00eb normojn\u00eb dhe p\u00ebrcaktojn\u00eb rolin procedural t\u00eb gjykat\u00ebs n\u00eb nj\u00eb proces penal.<\/p>\n<p>Sipas KPA, Komisioni ka konfonduar kompetencat q\u00eb ka prokuroria dhe gjykata lidhur me ngritjen e akuzave dhe merr atribute n\u00eb tejkalim t\u00eb kompetencave t\u00eb tij. Kolegji shpjegon se t\u00eb drejt\u00ebn dhe detyrimin p\u00ebr ngritjen e akuzave e ka prokuroria dhe jo gjykata.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Komisioni tejkalon kompetenc\u00ebn e tij kushtetuese e ligjore duke vler\u00ebsuar vendimmarrjen dhe zgjidhjen n\u00eb themel t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje gjyq\u00ebsore, atribut vet\u00ebm i nj\u00eb gjykate m\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u201d, konstaton Kolegji n\u00eb shqyrtimin e ankimit lidhur me \u00e7\u00ebshtjen penale t\u00eb gjykuar nga Vjerdha, n\u00eb ngarkim t\u00eb F.Sh, F.M e Gj.P. t\u00eb akuzuar p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit prej K\u00ebshillit Bashkiak Shod\u00ebr, p\u00ebr miratimin e nj\u00eb objekti t\u00eb p\u00ebrfunduar m\u00eb par\u00eb, pa leje.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr p\u00ebr shfaj\u00ebsimin e dy prej tre t\u00eb akuzuarve \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata e Lart\u00eb, Kolegji vler\u00ebson se fakti q\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb e lart\u00eb, ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje gjyq\u00ebsore, nuk mund t\u00eb p\u00ebrdorej apriori si nj\u00eb argument p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar negativisht aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb magjistratit. \u201c[\u2026]ve\u00e7an\u00ebrisht ato q\u00eb lidhen me zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti konkret\u201d, v\u00ebren trupi gjykues i KPA.<\/p>\n<p>Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje se edhe vler\u00ebsimi periodik i magjistrat\u00ebve, nuk parashikon matjen e aft\u00ebsive p\u00ebr gjykim apo arsyetimin ligjor t\u00eb magjistrat\u00ebve n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb q\u00ebndrimit q\u00eb gjykatat m\u00eb t\u00eb larta mbajn\u00eb mbi vendimet e tyre.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren probleme n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile t\u00eb gjykuar nga Vjerdha, ku denoncuesi A.Gj quante t\u00eb paligjsh\u00ebm vendimin e pezullimit t\u00eb tij nga detyra nga ana e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka vler\u00ebsuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Vjerdha ka kryer shkelje procedurale duke evidentuar mang\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb shum\u00ebfishta profesionale, si marrjen e provave p\u00ebrtej kompetenc\u00ebs; administrimin dhe p\u00ebrdorimin e nj\u00eb prove q\u00eb nuk kishte lidhje me objektin e \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb po shqyrtohej; gjykim t\u00eb dob\u00ebt dhe\u00a0\u00a0dh\u00ebnie sugjerimesh apo k\u00ebshillash jasht\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore formale, me mikrofona t\u00eb fikur, n\u00eb favor t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK ka \u00e7muar se k\u00ebto shkelje lidhen me procedurat e gabuara dhe joetike t\u00eb ndjekura p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor dhe kan\u00eb se kan\u00eb c\u00ebnuar besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se sjellja e trup\u00ebs gjykuese me vendimin p\u00ebr t\u00eb ri\u00e7elur kryesisht hetimin gjyq\u00ebsor e marrjen e nj\u00eb prove e cila nuk ishte paraqitur prej pal\u00ebs n\u00eb momentin e duhur kohor dhe as ishte pretenduar,\u00a0\u00ebsht\u00eb n\u00eb tejkalim t\u00eb rolit t\u00eb gjykat\u00ebs n\u00eb nj\u00eb proces civil, n\u00ebn drit\u00ebn e ndryshimeve t\u00eb reja q\u00eb ka p\u00ebsuar procedura civile.<\/p>\n<p>Sipas KPA, n\u00eb rastet kur gjykata do t\u00eb vendos\u00eb kryesisht ri\u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor, ajo do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb rimarr\u00eb prova t\u00eb marra nga gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00ebn nevoj\u00ebn e sqarimit t\u00eb situat\u00ebs faktike apo shqyrtimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb prove.<\/p>\n<p>Trupi gjykues ver\u00ebn se me t\u00eb drejt\u00eb Komisioni n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka konstatuar se subjekti i rivler\u00ebsimit ka vepruar n\u00eb tejkalim t\u00eb kompetencave e rolit t\u00eb nj\u00eb gjykate n\u00eb nj\u00eb proces civil duke performuar nj\u00eb rol aktiv q\u00eb, sipas ndryshimeve t\u00eb reja procedurale, nuk e g\u00ebzon m\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji v\u00ebren se nuk mund t\u00eb provohet vet\u00ebm me deklarimin e denoncuesit se Vjerdha ka sugjeruar paraqitjen e k\u00ebsaj prove dhe e konsideron jo bind\u00ebse k\u00ebt\u00eb gjetje t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Kolegji \u00e7mon se vendimi i Komisionit n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket konstatimit se subjekti ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me parashikimet e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile, duke marr\u00eb nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb re kryesisht, por e konsideron si mang\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb njohurive ligjore q\u00eb do t\u00eb konsiderohet n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb kriterit t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb profesionale<\/p>\n<p>Edhe lidhur me gjykimin e \u00e7\u00ebshtjen penale t\u00eb vitit 2011 n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb gjykuarve S.M., B.K. e E.K., t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasjen e t\u00eb miturit A.L., Kolegji vler\u00ebson mang\u00ebsi ligjore t\u00eb Vjerdh\u00ebs.<\/p>\n<p>I pandehuri S.M. dhe dy t\u00eb pandehurit e tjer\u00eb u akuzuan se masakruan me mjete t\u00eb forta deri n\u00eb vdekje t\u00eb miturin A.L. teksa ai po kulloste bag\u00ebtit\u00eb. Trupa gjykuese e Apelit ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe Vjerdha ndryshoi kualifikimin ligjor p\u00ebr vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohej S.M., nga \u201cVrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese\u201d n\u00eb \u201cSigurim i kushteve p\u00ebr t\u00eb kryer vrasje\u201d e \u201cMoskall\u00ebzim krimi\u201d. Pas daljes nga burgu, S.M. kreu vrasjen e nj\u00eb \u00e7ifti \u00e7ek, q\u00eb kishin mb\u00ebrritur n\u00eb alpet shqiptare p\u00ebr turiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se kualifikimi i ri ligjor i veprimtaris\u00eb s\u00eb t\u00eb gjykuarit M., nuk \u00ebsht\u00eb korrekt dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin p\u00ebr sa i p\u00ebrket konkluzionit se ai ka konsumuar vepr\u00ebn penale t\u00eb sigurimit t\u00eb kushteve p\u00ebr vrasje.\u00a0N\u00eb konkluzion t\u00eb k\u00ebtij arsyetimi, KPA arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale, subjekti do t\u00eb konsiderohet se ka shfaqur mang\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb njohurive ligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Komisioni nuk ka kryer nj\u00eb analiz\u00eb e shqyrtim autonom p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar aft\u00ebsin\u00eb profesionale t\u00eb subjektit n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore, pasi ka vendosur vet\u00ebm mbi konkluzionet e inspektimit t\u00eb kryer nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cKolegji konstaton gjithashtu se as vendimet e gjykatave respektive, t\u00eb cilat jan\u00eb referuar n\u00eb vendim, nuk jan\u00eb administruar prej Komisionit gjat\u00eb hetimit administrativ, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb kryente nj\u00eb proces vler\u00ebsimi t\u00eb pavarur nga organe e tjera[\u2026]\u201d, konstaton Kolegji.<\/p>\n<p>Duke ju referuar nj\u00eb interpretimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Kolegji vler\u00ebson se shkeljet e Vjerdh\u00ebs n\u00eb zbatim t\u00eb gabuar t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs civile dhe Kodit Penal nuk mund t\u00eb b\u00ebhen shkak p\u00ebr rezultat negativ.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e Komisionit, q\u00ebndrimi n\u00eb lidhje me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia gjendet i pasqyruar n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtjet e sip\u00ebrcituara ku edhe Kolegji v\u00ebren probleme. Por, KPA konstaton se elementet q\u00eb Komisioni ka p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion, nuk jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb meritojn\u00eb t\u00eb ngrihen n\u00eb nivelin e nj\u00eb sjelljeje t\u00eb subjektit q\u00eb c\u00ebnon besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]nga verifikimi i akteve, nuk rezulton i qart\u00eb roli dhe aktiviteti i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb orientimin e nj\u00eb pale nd\u00ebrgjyq\u00ebse p\u00ebr t\u00eb paraqitur nj\u00eb prov\u00eb, orientim i cili pretendohet se \u00ebsht\u00eb kryer jasht\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore\u201d, v\u00ebren trupi gjykues lidhur me konkluzionin e KPK se Vjerdha kishte sugjeruar marrjen e nj\u00eb prove jasht\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Sipas KPA Komisioni duhej t\u00eb kishte analizuar n\u00ebse veprimi ka qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb favorizuar pal\u00ebn e paditur apo i natyr\u00ebs organizative e administruese t\u00eb procesit n\u00eb funksion t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb vendimi mb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00eb gjitha provat q\u00eb konsideroheshin t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>Lidhur me gjetjen p\u00ebr koh\u00ebzgjatjen e koh\u00ebs s\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes gjyq\u00ebsore q\u00eb i p\u00ebrket t\u00eb gjykuarit S.M, jasht\u00eb afatit t\u00eb normuar nga vendimi i KLD, si edhe me faktin q\u00eb t\u00eb gjitha seancat gjyq\u00ebsore kan\u00eb filluar me vones\u00eb,\u00a0Kolegji v\u00ebren se k\u00ebto shkelje jan\u00eb konstatuar vet\u00ebm nga raporti i inspektoriatit t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe jo nga verifikimi i drejt\u00eb i KPK.<\/p>\n<p>Sipas KPA, p\u00ebrgjegj\u00ebsia mbi k\u00ebto zvarritje bie mbi gjyqtarin relator t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe p\u00ebr arsye se Vjerdha ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtarit, nuk mund t\u00eb diskutohet p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb subjektit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak.<\/p>\n<p>Kolegji \u00e7mon se elementet e p\u00ebrdorura prej KPK si baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkluduar se subjekti ka c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia, nuk kan\u00eb nj\u00eb natyr\u00eb e pesh\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkaktuar perceptimin e publikut se drejt\u00ebsia nuk funksionon dhe e quan vendimin e Komisionit t\u00eb\u00a0pamb\u00ebshtetur n\u00eb ligj dhe n\u00eb fakte.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit arsyeton se konkluzionet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia lidhur me aspektin etiko-profesional jan\u00eb t\u00eb pabazuara n\u00eb fakte dhe n\u00eb ligj.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74189,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,114,473],"tags":[658,144,107,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fuat-Vjerdha1.jpg","fifu_image_alt":"Fuat Vjerdha","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74188"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74188"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74188\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74190,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74188\/revisions\/74190"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74189"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74188"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74188"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74188"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}