{"id":74194,"date":"2020-12-30T15:22:30","date_gmt":"2020-12-30T14:22:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mungesa-e-burimeve-dhe-deklarimi-i-rreme-penalizuan-gjyqtarin-luan-dervishin-ne-kpa\/2020\/12\/30\/"},"modified":"2023-04-06T22:25:22","modified_gmt":"2023-04-06T20:25:22","slug":"mungesa-e-burimeve-dhe-deklarimi-i-rreme-penalizuan-gjyqtarin-luan-dervishin-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mungesa-e-burimeve-dhe-deklarimi-i-rreme-penalizuan-gjyqtarin-luan-dervishin-ne-kpa\/2020\/12\/30\/","title":{"rendered":"Mungesa e burimeve dhe deklarimi i rrem\u00eb penalizuan gjyqtarin Luan Dervishin n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit rr\u00ebzoi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb konkluzioneve t\u00eb KPK n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs Luan Dervishi, por la n\u00eb fuqi vendimin e shkarkimit p\u00ebr munges\u00eb burimesh p\u00ebr blerjen e dy automjeteve dhe shkollimin e vajz\u00ebs, si dhe nj\u00eb rast deklarimi t\u00eb rrem\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54068\" aria-describedby=\"caption-attachment-54068\" style=\"width: 538px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-54068\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-dervishiiii-538x400.jpg\" alt=\"\" width=\"538\" height=\"400\" data-id=\"54068\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-54068\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Luan Dervishi dhe avokati Ardian Visha gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Malton Dibra\/LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi m\u00eb 1 tetor t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-gjyqtarit t\u00eb Apelit Shkod\u00ebr Luan Dervishi p\u00ebr munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme financiare, edhe pse pas shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes rr\u00ebzoi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb gjetjeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, mbi kriterin e pasuris\u00eb, dyshimet p\u00ebr konfliktin e interesit dhe ato p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht, q\u00ebndrimeve ndryshe p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjetjeve, trupi gjykues i Kolegjit, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol \u00c7omo relator, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Natasha Mulaj an\u00ebtar\u00eb kan\u00eb votuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit p\u00ebr shkarkimit e Dervishit. An\u00ebtarja Natasha Mulaj ka paraqitur mendim paralel p\u00ebr disa prej shkaqeve t\u00eb ankimit, duke arsyetuar n\u00eb favor t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Gjyqtar prej vitit 1982, Luan Dervishi u p\u00ebrfshi n\u00eb list\u00ebn prioritare t\u00eb vetingut p\u00ebr shkak t\u00eb kandidimit t\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb post n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Pas publikimit t\u00eb thirrjes s\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, Dervishi shprehu gjithashtu interesin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e institucionit t\u00eb ri t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Luan Dervishi u shkarkua nga detyra m\u00eb 26 n\u00ebntor 2018, pasi u identifikuan probleme t\u00eb shumta n\u00eb deklarimet e pasurive dhe munges\u00eb profesionalizmi. Nga hetimi administrativ u konkluduan deklarime t\u00eb pasakta; fshehje e pasurive dhe munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr justifikimin e tyre; deklarime t\u00eb rreme e konflikt interesi.<\/p>\n<p><strong>Konkluzionet e rr\u00ebzuara t\u00eb KPK<\/strong><\/p>\n<p>Por nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre gjetjeve nga KPK u rr\u00ebzuan n\u00eb Kolegj. KPA arsyetoi n\u00eb shumic\u00eb 4 me 1 kund\u00ebr q\u00ebndrimit t\u00eb Komisionit mbi nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 365 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. KPK kishte arsyetuar se origjina e k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb dhurimi dhe kishte gjetur munges\u00eb t\u00eb burimeve p\u00ebr dhuruesit.<\/p>\n<p>Por, KPA vler\u00ebson se analiza p\u00ebr burimin e k\u00ebsaj pasurie duhej t\u00eb ishte kryer bazuar n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e blerjes nga ana e vet\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Kolegji ka kryer analiz\u00ebn financiare prej nga ka konkluduar se Dervishi kishte burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr bler\u00eb pjes\u00ebn takuese t\u00eb truallit.<\/p>\n<p>Mulaj n\u00eb pakic\u00eb arsyetoi nj\u00ebsoj si Komisioni, nd\u00ebrsa u shpreh se Dervishaj kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj KPA arsyetoi p\u00ebr apartamentin e banimit me sip\u00ebrfaqe 125 m2 + nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqe 40 m2, n\u00eb Tiran\u00eb. Komisioni kishte konstatuar se Dervishi ka deklaruar burime t\u00eb ndryshme t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nd\u00ebr vite dhe data t\u00eb ndryshme t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve, duke i konsideruar k\u00ebto si deklarim t\u00eb rrem\u00eb. Gjithashtu nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPK ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 1 milion 346 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Por bazuar n\u00eb ankimin e Dervishit, Kolegji doli me nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ndrysh\u00ebm se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk kishte deklarimit t\u00eb rrem\u00eb e se mosp\u00ebrputhjet n\u00eb deklarime nuk jan\u00eb produkt i t\u00eb dh\u00ebnave jo t\u00eb v\u00ebrteta, duke i konsideruar ato deklarime t\u00eb pasakta.<\/p>\n<p>KPA doli n\u00eb p\u00ebrfundim tjet\u00ebr nga Komisioni p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie banimi dhe nj\u00eb zyre n\u00eb vitet 1997 dhe 1998 q\u00eb jan\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr investimin e kryer n\u00eb apartamentin dhe garazhin n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas trupit gjykues t\u00eb Kolegjit t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e ketyre pronave duheshin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Dervishit p\u00ebr pretendimin tjet\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb t\u00eb ardhurave nga puna si gjyqtar n\u00eb Tepelen\u00eb dhe Librazhd p\u00ebr periudh\u00ebn 1986-1993, p\u00ebr t\u00eb cilat ka deklaruar se nuk disponon dokumentacion.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja Natasha Mulaj s\u00ebrish doli me mendim paralel, duke arsyetuar se deklarimet ishin t\u00eb pasakta dhe se Dervishaj kishte \u201cmunges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme, ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji e ka rr\u00ebzuar konstatimin e KPK p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb lidhur me me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga qiraja e apartamentit dhe garazhit p\u00ebr vitet 2013, 2014 dhe 2015. Sipas KPA, Komisioni nuk ka b\u00ebr\u00eb hetime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb verifikuar pages\u00ebn detyrimeve n\u00eb favor t\u00eb organit tatimor, edhe pse kishte patur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb verifikuar mbi destinacionin final t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb kryer nga subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb fundvitet 2013 dhe 2014, n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar i pabazuar edhe arsyetimi tjet\u00ebr i Komisionit se subjekti ka fshehur t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga qiraja e vitit 2015, pasi nuk jan\u00eb deklaruar. Mulaj, ndryshe nga shumica shprehet dakord me arsyetimin e Komisionit p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat nga qiraja.<\/p>\n<p>Kolegji quan t\u00eb pabazuar edhe konstatimin tjet\u00ebr t\u00eb Komisionit se Dervishi ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb lidhur me shitjen me kusht me rezerv\u00eb t\u00eb apartamentit 125 m2 dhe garazhit 40 m2, duke ngritur dyshime se shitja e k\u00ebtij apartamenti nuk ka ndodhur de fakto, por vet\u00ebm de jure.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA thekson se subjektet e rivler\u00ebsimit nuk mund t\u00eb ngarkohen me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e deklarimeve t\u00eb pasakta apo t\u00eb rreme, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb fakteve q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndodhur pas dat\u00ebs s\u00eb deklarimit, duke konsideruar q\u00ebndrimin e Komisionit t\u00eb papranuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Problemet shkarkuese sipas KPA\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket blerjes s\u00eb nj\u00eb makine KPA i dha t\u00eb drejt\u00eb Dervishit duke vler\u00ebsuar se m\u00ebnyra e pages\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit nuk ishte objekt deklarimi, por trupi gjykues i Kolegjit gjeti t\u00eb bazuar konkluzionin tjet\u00ebr t\u00eb KPK p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Sipas KPA, deklarimi si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri i t\u00eb ardhurave nga puna e djalit n\u00eb ShBA n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb USD, kur ato jan\u00eb deklaruar edhe si shtes\u00eb e gjendjes cash, vler\u00ebsohet i pasakt\u00eb dhe i pav\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji nuk i ka konsideruar pretendimet e subjektit se p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti jan\u00eb p\u00ebrdorur edhe kursimet deri n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb tyre si burim. P\u00ebr pasoj\u00eb Dervishi ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.9 milion lek\u00eb p\u00ebr blerjen e automjetit tip &#8220;Ford Focus&#8221;.<\/p>\n<p>Po ashtu nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPA ka rezultuar se djali i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e automjetit tip \u201cToyota Camy\u201d n\u00eb vler\u00ebn 64 mij\u00eb USD n\u00eb vitin 2014 dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb p\u00ebr shpenzimet t\u00eb shkollimit t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se \u00e7\u00ebshtja e shpenzimeve t\u00eb shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk mund t\u00eb shihet e shk\u00ebputur nga analiza e kryer mbi t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb krijuara nga djali i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb kushtet q\u00eb ky i fundit \u00ebsht\u00eb deklaruar rregullisht nga subjekti i rivler\u00ebsimit se ka mb\u00ebshtetur financiarisht vajz\u00ebn e tij, konkluzioni mbi pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb E.D. sjell pasoja n\u00eb rezultatin p\u00ebrfundimtar t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve totale, sipas shp\u00ebrndarjes s\u00eb tyre nd\u00ebr vite\u201d, arsyeton Kolegji.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi i besimit dhe konflikti i interesit<\/strong><\/p>\n<p>Konkluzioni i KPK p\u00ebr vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Kolegji. \u00c7\u00ebshtja q\u00eb ka d\u00ebmtuar pozicionin e Dervishit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter ka qen\u00eb shqyrtimi i dosjes penale t\u00eb t\u00eb pandehurit S.M., i cili p\u00ebrfitoi ulje nga trupa gjykuese e Apelit Shkod\u00ebr, ku subjekti ishte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtarit.<\/p>\n<p>I pandehuri S.M. s\u00eb bashku me dy persona t\u00eb tjer\u00eb u akuzuan se masakruan me mjete t\u00eb forta deri n\u00eb vdekje nj\u00eb t\u00eb mitur q\u00eb po kulloste bag\u00ebtit\u00eb. Trupa gjykuese e Apelit ndryshoi kualifikimin ligjor p\u00ebr vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohej S.M., nga \u201cVrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese\u201d n\u00eb \u201cSigurim i kushteve p\u00ebr t\u00eb kryer vrasje\u201d e \u201cMoskall\u00ebzim krimi\u201d. Pas daljes nga burgu, S.M. kreu vrasjen e nj\u00eb \u00e7ifti \u00e7ek, q\u00eb kishin mb\u00ebrritur n\u00eb alpet shqiptare p\u00ebr turiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Komisioni ka arsyetuar se subjekti i rivler\u00ebsimit ka demonstruar munges\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive organizative t\u00eb nj\u00eb gjyqtari. Edhe pse p\u00ebrfundimet e nxjerra nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr verifikimin e k\u00ebsaj vendimarrje t\u00eb Apelit Shkod\u00ebr dhe faktet e b\u00ebra publike n\u00eb media jan\u00eb vler\u00ebsuar prej KPK si t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr shkarkimin e Dervishit, \u00ebsht\u00eb gjykuar q\u00eb mang\u00ebsit\u00eb t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor duke konstatuar c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb nuk ka propozuar pran\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejtis\u00eb, KLD marrjen e ndonj\u00eb mase disiplinore n\u00eb ngarkim t\u00eb Dervishit.<\/p>\n<p>Sipas KPA, vler\u00ebsimi p\u00ebrfundimtar lidhur me secilin prej kritereve t\u00eb vler\u00ebsimit, duhet t\u00eb jet\u00eb produkt i vler\u00ebsimit t\u00ebr\u00ebsor dhe jo i bazuar n\u00eb nj\u00eb burim t\u00eb vet\u00ebm vler\u00ebsimi. \u201c[\u2026]Aq m\u00eb pak t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb vetme\u201d, vler\u00ebson trupi gjykues.<\/p>\n<p>Lidhur me ndryshimin e vepr\u00ebs penale q\u00eb ka sjell\u00eb leht\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb t\u00eb pandehurit, Kolegji v\u00ebren se ka qen\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr dhe ndryshimi i cil\u00ebsimit juridik t\u00eb saj nuk ka qen\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb dispozitave ligjore.<\/p>\n<p>Kolegji shprehet se, kjo \u00e7\u00ebshtje e tejkalon objektin e vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se konkluzionet e Komisionit jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka c\u00ebnuar besimin e publikut.<\/p>\n<p>KPA ka rr\u00ebzuar edhe konkluzionin e Komisionit p\u00ebr gjendjen e ish-gjyqtarit Luan Dervishi n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit lidhur me blerjen e aksioneve \u201cbono privatizimi\u201d n\u00eb vitin 2007, q\u00eb sipas subjektit ka ardhur si rrjedhoj\u00eb e statusit t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, si e pun\u00ebsuar pran\u00eb kompanis\u00eb q\u00eb po privatizohej.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioni q\u00eb ka arsyetuar se gjyqtar\u00ebt dhe personat e lidhur me ta, nuk mund t\u0451 lidhin kontrata me institucione publike, Kolegji konstaton se subjekti i rivler\u00ebsimit, n\u00eb momentin e blerjes s\u00eb k\u00ebtyre aksioneve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb drejtave q\u00eb i takonin k\u00ebsaj t\u00eb fundit si ish-punonj\u00ebse e shoq\u00ebris\u00eb, nuk ka shkelur asnj\u00eb dispozit\u00eb ligjore lidhur me detyrimin q\u00eb i buronte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e zyrtarit p\u00ebr t\u00eb shmangur rastet e konfliktit t\u00eb interesave.<\/p>\n<p>KPA \u00e7mon se gjendja e konfliktit t\u00eb interesit, n\u00eb kontekstin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duhet vler\u00ebsuar n\u00eb raport me lidhjen e saj me pasurit\u00eb e subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe personave t\u00eb lidhur, kur ato pasuri jan\u00eb krijuar si pasoj\u00eb e gjendjes s\u00eb konfliktit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit rr\u00ebzoi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb konkluzioneve t\u00eb KPK n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs Luan Dervishi, por la n\u00eb fuqi vendimin e shkarkimit p\u00ebr munges\u00eb burimesh p\u00ebr blerjen e dy automjeteve dhe shkollimin e vajz\u00ebs, si dhe nj\u00eb rast deklarimi t\u00eb rrem\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74195,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,473],"tags":[144,107,112,659],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-dervishiiii.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Luan Dervishi dhe avokati Ardian Visha gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Malton Dibra\/LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74194"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74194"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74194\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74196,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74194\/revisions\/74196"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74195"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74194"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74194"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74194"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}