{"id":74197,"date":"2020-12-30T14:10:57","date_gmt":"2020-12-30T13:10:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-justifikimet-e-pekes-per-kursimet-cash-bien-ndesh-me-detyrimet-e-tij\/2020\/12\/30\/"},"modified":"2023-04-06T22:25:30","modified_gmt":"2023-04-06T20:25:30","slug":"vendimi-i-kpa-justifikimet-e-pekes-per-kursimet-cash-bien-ndesh-me-detyrimet-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-justifikimet-e-pekes-per-kursimet-cash-bien-ndesh-me-detyrimet-e-tij\/2020\/12\/30\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPA: Justifikimet e Pek\u00ebs p\u00ebr kursimet cash bien ndesh me detyrimet e tij"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e zbardhur, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit rr\u00ebzon pretendimet e ish-drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Dritan Peka p\u00ebr deklarimet e kursimeve n\u00eb cash dhe vendos shkarkimin e tij p\u00ebr deklarim t\u00eb paplot\u00eb dhe t\u00eb pasakt\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72712\" aria-describedby=\"caption-attachment-72712\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-9058.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72712\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-9058-600x352.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"352\" data-id=\"72712\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72712\" class=\"wp-caption-text\">Seanca p\u00ebr prokurorin Dritan Peka n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>M\u00eb 22 tetor, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit p\u00ebrmbysi vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe vendosi t\u00eb largoj\u00eb nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb prokurorin Dritan Peka, p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb konstatuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur, Kolegji arsyeton se Peka ka d\u00ebshtuar t\u00eb bind\u00eb trupin gjykues se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e gjendjes cash nd\u00ebr vite kan\u00eb ardhur si pasoj\u00eb e \u201cmunges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb tij kontradiktore, Kolegji vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurin\u00eb e tij n\u00eb form\u00ebn e likuiditeteve cash, ka kryer deklarim t\u00eb paplot\u00eb e t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, si dhe ka rezultuar me munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Dritan Peka, ish-prokuror drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit u konfirmua nga KPK m\u00eb 4 mars 2019, nd\u00ebrsa nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhej me pun\u00ebsimin e kunatit t\u00eb ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla u d\u00ebrgua p\u00ebr inspektim n\u00eb ILD.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb m\u00eb von\u00eb, vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik Darjel Sina, i cili bazuar n\u00eb dokumentacionin e administruar nga Komisioni pretendoi se nuk krijohej bindja se Peka kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb e figur\u00ebn dhe nivel minimal p\u00ebr profesionalizmin, duke k\u00ebrkuar k\u00ebrkuar shkarkimin e prokurorit te Apelit.<\/p>\n<p>Shkaqet e ankimit t\u00eb Sin\u00ebs p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me paqart\u00ebsin\u00eb e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti banimi me sip\u00ebrfaqe 94,6 m2, ndodhur n\u00eb Tiran\u00eb; me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimin t\u00eb nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb nga bashk\u00ebshortja e Pek\u00ebs; p\u00ebr munges\u00eb burimesh p\u00ebr disa vite n\u00eb vler\u00ebn totale 3.6 milion\u00eb lek\u00eb dhe se pretendimet e ish-prokurorit t\u00eb Apelit Tiran\u00eb p\u00ebr gjendjen cash n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016, mbeteshin deklarative.<\/p>\n<p>Sina ngriti pretendime edhe p\u00ebr kriterin e profesionalizmit, duke p\u00ebrmendur pun\u00ebsimin e kunatit t\u00eb Llall\u00ebs dhe pages\u00ebn e tij gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ndodhej jasht\u00eb shtetit, si dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr q\u00eb sipas tij lidhej me pozicionin e Pek\u00ebs si drejtues dhe se kishte ndikim n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare, Komisioneri Publik parashtroi se u p\u00ebrmbahej t\u00eb gjitha shkaqeve t\u00eb ankimit, por k\u00ebrkimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra e referoi vet\u00ebm bazuar n\u00eb nj\u00eb prej element\u00ebve p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, at\u00eb t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e Kolegjit vler\u00ebsohet q\u00ebndrimi i prokurorit Peka lidhur me gjendjen cash jasht\u00eb sistemit bankar, t\u00eb pretenduar prej tij n\u00eb funksion t\u00eb procesit ta rivler\u00ebsimit, e cila u b\u00eb shkak p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn vetting, subjekti nuk ka deklaruar likuiditete cash jasht\u00eb sistemit bankar, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet 2015 dhe 2016 mungon pasqyrimi p\u00ebr pak\u00ebsimin apo shtesat e tyre. Sipas KPA, Peka ka pretenduar se k\u00ebto shuma jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shpenzime t\u00eb ndryshme t\u00eb padeklaruara.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebrfundimtare t\u00eb kryer n\u00eb Kolegj p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 jan\u00eb reflektuar t\u00eb ardhurat nga puna t\u00eb pretenduara nga subjekti, si dhe jan\u00eb zbritur nj\u00eb pjes\u00eb e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 2.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Peka e ka kund\u00ebrshtuar analiz\u00ebn financiare t\u00eb Kolegjit lidhur me p\u00ebrllogaritjen e gjendjes cash duke e cil\u00ebsuar si jo reale. Ai ka deklaruar se nj\u00eb pjes\u00eb e shpenzimeve t\u00eb kryera n\u00eb vitin 2015, jan\u00eb mbuluar nga ndryshimi i cash-it t\u00eb akumuluar n\u00eb banes\u00eb. Gjithashtu, ka pretenduar se n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016, kursimet jan\u00eb pak\u00ebsuar p\u00ebraf\u00ebrsisht n\u00eb vler\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb nje kredie dhe kan\u00eb mbetur n\u00eb nivelin rreth 1.5 milion\u00eb lek\u00eb, sikund\u00ebr ka deklaruar edhe n\u00eb vijim\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb i pasakt\u00eb dhe kontradiktor n\u00eb deklarimin e gjendjes s\u00eb likuiditeteve cash, jasht\u00eb sistemit bankar.<\/p>\n<p>\u201cNga dokumentacioni n\u00eb fashikull dhe parashtrimet e tij, rezulton q\u00eb n\u00eb momente t\u00eb ndryshme, subjekti deklaron vlera t\u00eb ndryshme t\u00eb kursimeve jasht\u00eb sistemit bankar, t\u00eb ndryshme edhe nga deklaratat periodike vjetore t\u00eb kryera prej tij dhe personit t\u00eb lidhur nd\u00ebr vite, n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit nr. 9049\/2003, dhe m\u00eb pas n\u00eb deklarat\u00ebn vetting,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se edhe n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebrfundimtare t\u00eb paraqitur nga subjekti n\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb dat\u00ebs 2 tetor 2020, gjendja e likuiditeteve cash n\u00eb fund t\u00eb viteve nuk p\u00ebrputhet me at\u00eb t\u00eb deklaruara n\u00eb p\u00ebrgjigjet e pyet\u00ebsor\u00ebve t\u00eb datave 24 gusht dhe 21 dhjetor 2018.<\/p>\n<p>Lidhur me mosp\u00ebrputhjet mes deklarimeve t\u00eb gjendjeve t\u00eb likuiditeteve cash jasht\u00eb sistemit bankar, Peka \u00ebsht\u00eb shprehur se ka pasur gabime p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb deklarimet periodike vjetore. Sipas tij, gjendja nd\u00ebr vite e likuiditeteve nuk \u00ebsht\u00eb mbledhur n\u00eb funksion t\u00eb deklarimeve periodike vjetore dhe ka shpenzime t\u00eb cilat nuk jan\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren se argumentet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit bien ndesh me detyrimet e tij gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb deklaruar me sakt\u00ebsi ose plot\u00ebsisht pasurit\u00eb, si n\u00eb funksion t\u00eb vazhdimit t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb detyr\u00eb, ashtu edhe kundrejt detyrimeve ligjore t\u00eb tij si funksionar publik n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e subjektit deklarues.<\/p>\n<p>Kolegji e quan jobind\u00ebs pretendimin e Pek\u00ebs p\u00ebr munges\u00eb p\u00ebrvoje dhe sjell n\u00eb v\u00ebmendje se ai nuk ka pasur probleme n\u00eb vitet e para, pasi n\u00eb periudh\u00ebn 2005-2007 e ka deklaruar gjendjen cash n\u00eb p\u00ebrputhje me detajet e k\u00ebrkuara nga ligji p\u00ebr deklarimin e likuiditeteve.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA konstaton se legjislacioni n\u00eb fuqi ka qen\u00eb i qart\u00eb duke parashikuar q\u00eb deklaratat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb dokumente zyrtare dhe mosp\u00ebrmbushja e detyrimit sillte pasoja p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb si vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpos k\u00ebtij elementi, k\u00ebto pretendime t\u00eb subjektit bien ndesh edhe me profilin dhe p\u00ebrvoj\u00ebn e konsiderueshme profesionale t\u00eb subjektit si magjistrat prokuror q\u00eb ka sh\u00ebrbyer n\u00eb pozicione q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, qart\u00ebsi dhe njohuri t\u00eb sofistikuara n\u00eb interpretimin e ligjit, n\u00eb funksion t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb individ\u00ebve dhe interesit publik n\u00eb ndjekjen penale,\u201d vijon argumentimin trupi gjykues i Kolegjit. .<\/p>\n<p>Shpjegimet e prokurorit Peka t\u00eb kryera n\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, jan\u00eb konsideruar si deklarative dhe pa vler\u00eb provuese. N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe Ina Rama, Sokol \u00c7omo e Ardian Hajdari an\u00ebtar\u00eb, konkludon se subjekti i rivler\u00ebsimit gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb paplot\u00eb dhe t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb tij, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb gjendjen cash, si dhe ka rezultuar me munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e zbardhur, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit rr\u00ebzon pretendimet e ish-drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Dritan Peka p\u00ebr deklarimet e kursimeve n\u00eb cash dhe vendos shkarkimin e tij p\u00ebr deklarim t\u00eb paplot\u00eb dhe t\u00eb pasakt\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74198,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,114,473],"tags":[112,119,228],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-9058.jpg","fifu_image_alt":"Seanca p\u00ebr prokurorin Dritan Peka n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74197"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74197"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74197\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74199,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74197\/revisions\/74199"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74198"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74197"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74197"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74197"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}