{"id":74203,"date":"2020-12-28T13:02:36","date_gmt":"2020-12-28T12:02:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-gjen-probleme-ne-hetimin-e-kpk-per-ish-prokurorin-ferdinad-elezi\/2020\/12\/28\/"},"modified":"2023-04-06T22:26:02","modified_gmt":"2023-04-06T20:26:02","slug":"kolegji-gjen-probleme-ne-hetimin-e-kpk-per-ish-prokurorin-ferdinad-elezi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-gjen-probleme-ne-hetimin-e-kpk-per-ish-prokurorin-ferdinad-elezi\/2020\/12\/28\/","title":{"rendered":"Kolegji gjen probleme n\u00eb hetimin e KPK p\u00ebr ish-prokurorin Ferdinad Elezi"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen KPK-s\u00eb p\u00ebr hetimin e cek\u00ebt ndaj ish-drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Ferdinand Elezi, por e ka vendimin e shkarkimit n\u00eb fuqi me shumic\u00eb votash.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72852\" aria-describedby=\"caption-attachment-72852\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shpallje-vendimi-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Apelimit.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72852\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shpallje-vendimi-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Apelimit-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"72852\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72852\" class=\"wp-caption-text\">Shpallje vendimi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb mbushur me kritika p\u00ebr pun\u00ebn e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit arsyetoi me shumic\u00eb n\u00eb favor t\u00eb l\u00ebnies n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit p\u00ebr shkarkimin e ish-Prokurorit t\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Ferdinand Elezi.<\/p>\n<p>Treshja n\u00eb shumic\u00eb, Natasha Mulaj, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz, arsyetoi se bilancet negative n\u00eb kat\u00ebr vite, q\u00eb bashkarisht shkonin n\u00eb 1 milion\u00eb lek\u00eb, ishin shkarkuese.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb, Ina Rama relatore dhe Albana Shtylla kryesues arsyetuan se bilancet negative nuk ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arsyetuar n\u00eb favor t\u00eb shkarkimit dhe than\u00eb se masa nuk ishte propocionale.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim, Kolegji arsyetoi n\u00eb favor t\u00eb Elezit p\u00ebr disa prej ankimeve t\u00eb tij t\u00eb fokusuara n\u00eb analiz\u00ebn financiare, t\u00eb cilat e p\u00ebrmir\u00ebsuan bilancin negativ nga 3 milion\u00eb t\u00eb llogaritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por trupa gjeti se hetimi i KPK-s\u00eb p\u00ebr disa prej pasurive nuk kishte qen\u00eb i plot\u00eb. Sipas KPA-s\u00eb, trupa e Komisionit e drejtuar nga Firdes Shuli, me relator Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici an\u00ebtar, kishte pranuar arsyetimet e Elezit p\u00ebr financat t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb dokumentacion. Kolegji shprehet se n\u00eb apelim, k\u00ebto probleme q\u00eb do r\u00ebndonin situat\u00ebn e subjektit nuk ishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb rolit prej \u201cgarantisti\u201d q\u00eb KPA merrte n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Ferdinand Elezi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kavaj\u00ebs n\u00eb vitin 1999, nd\u00ebrsa gjat\u00eb viteve 2003-2005 ka drejtuar Prokurorin\u00eb e Rrethit Durr\u00ebs. P\u00ebrgjat\u00eb viteve 2006-2013, Elezi ka kryer detyr\u00ebn e prokurorit n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit dhe prej vitit 2013 ai mbate postin e drejtuesit t\u00eb k\u00ebsaj prokurorie. Ai ishte nj\u00eb nd\u00ebr kandidaturat e gar\u00ebs p\u00ebr Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb vitin 2017. KPK vendosi p\u00ebr shkarkimin e tij pas probleme me pasurin\u00eb n\u00eb 9 prill 2019, vendim q\u00eb u konfirmua nga KPA me shumic\u00eb votash.<\/p>\n<p><strong>Kritikat ndaj KPK-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji gjeti se Komisioni nuk kishte b\u00ebr\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb dhe kishte pranuar argumentet e Elezit pa dokumentacion shoq\u00ebrues. \u201cKomisioni ka pranuar shpjegimet e subjektit, t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb dokumentacion, sa i p\u00ebrket mosp\u00ebrputhjes dhe diferenc\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit dhe garazhit te Komuna e Parisit n\u00eb vitet 2000 dhe 2001 respektivisht,\u201d thuhet m\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji kritikoi KPK se kishte pranuar pa asnj\u00eb prov\u00eb dhe pa asnj\u00eb dokument pretendimet e subjektit p\u00ebr disa pasuri t\u00eb tjera, p\u00ebrfshi edhe nj\u00eb shum\u00eb 10 mij\u00eb euro q\u00eb ngrinte dyshime p\u00ebr fiktivitet.<\/p>\n<p>Kolegji gjeti hetimin e KPK t\u00eb cek\u00ebt, nd\u00ebrsa u shpreh se \u201cKomisioni nuk \u00ebsht\u00eb thelluar n\u00eb hetimin e vlerave t\u00eb dy apartamenteve prej 185 metra katror\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, prej respektivisht 30 mij\u00eb eurosh dhe 4 milion\u00eb lek\u00ebsh, bler\u00eb n\u00eb vitet 2005 dhe 2017, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb Komisioni rezulton t\u00eb ket\u00eb konstatuar se blerjet nuk p\u00ebrkonin as me \u00e7mimet e tregut dhe as me kostot e nd\u00ebrtimit\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj KPA arsyetoi mbi shumat e pretenduara t\u00eb p\u00ebrfituara nga qiraja n\u00eb vitin 2010. Kolegji thot\u00eb se KPK ka pranuar pa argumente p\u00ebrfitimi n\u00eb vler\u00ebn mbi 2 mij\u00eb euro, q\u00eb duheshin konsideruar si deklarative.<\/p>\n<p>Por Kolegji shprehet se k\u00ebto gjetje t\u00eb tij nuk do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsonin situat\u00ebn e subjektit dhe paraqiteshin vet\u00ebm si \u201ct\u00ebrheqje\u00a0 v\u00ebmendjeje p\u00ebr\u00a0 Komisionin\u201d<\/p>\n<p>KPA arsyetoi se hetimet e paplota n\u00eb Komision dhe pranimi i disa argumenteve pa dokumentacion nuk mund t\u00eb r\u00ebndonin situat\u00ebn e Elezit, p\u00ebr shkak se Kolegji n\u00eb rishqyrtim duhej t\u00eb mbante parasysh ankimin e b\u00ebr\u00eb prej subjektit dhe se nuk duhej t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsonte pozit\u00ebn e subjektit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb funksion t\u00eb t\u00eb qenit garantist dhe n\u00eb drit\u00ebn e parimit t\u00eb mosp\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, k\u00ebto pasakt\u00ebsi t\u00eb deklarimeve periodike, as trupi gjykues i Kolegjit nuk mund t\u2019i konsideroj\u00eb si elemente q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr aplikimin e mas\u00ebs disiplinore\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Ndryshimet n\u00eb analiz\u00ebn financiare <\/strong><\/p>\n<p>Kolegji gjeti po ashtu vler\u00ebsime t\u00eb gabuara t\u00eb Komisionit, q\u00eb r\u00ebndonin situat\u00ebn e Elezit. P\u00ebr vitin 2016, KPA gjeti se Komisioni kishte shtuar 500 mij\u00eb lek\u00eb shpenzime arredimi q\u00eb nuk ishin deklaruar nga Elezi dhe as nuk figuronin n\u00eb faturat e paraqitura prej tij.<\/p>\n<p>Po edhe pse n\u00eb vendimin e zbardhur ish-prokurorit i jepet e drejt\u00eb n\u00eb disa prej pretendimeve n\u00eb ankimin e tij, KPA n\u00eb shumic\u00eb e rr\u00ebzoi at\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe vler\u00ebsoi t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrfundimin se ai ishte n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Kolegji rr\u00ebzoi pretendimin e Elezit se KPK nuk kishte pasur t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dilte me nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ndrysh\u00ebm mbi pasurin\u00eb e tij nga p\u00ebrfundimi q\u00eb ishte arritur prej Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit. KPA arsyetoi se Komisioni kishte tagrin t\u00eb b\u00ebnte hetimet e tij dhe t\u00eb dilnte n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb pavarur. Po ashtu KPA nuk gjeti n\u00eb vendim shkelje t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>KPA refuzoi t\u00eb pranonte si t\u00eb ardhura shtes\u00eb pagesat q\u00eb Elezi kishte marr\u00eb p\u00ebr transportin si drejtues i prokuroris\u00eb. \u201cK\u00ebto rimbursime p\u00ebr shpenzime zyrtare, n\u00ebse nuk jan\u00eb nevojitur\/p\u00ebrdorur, nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfitoheshin,\u201d u shpreh Kolegji, duke i q\u00ebndruar vler\u00ebsimeve t\u00eb m\u00ebhershme mbi p\u00ebrfitime t\u00eb ngjashme, p\u00ebrfshi edhe dietat.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb KPA pranoi q\u00ebndrimet e Elezit sa i p\u00ebrket llogaritjes s\u00eb disa shpenzimeve dhe disa t\u00eb ardhurave kryesisht nga puna e bashk\u00ebshortes si notere. Nd\u00ebr t\u00eb tjera Kolegji gjeti t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e Elezit se pagesat e tatimeve nga bashk\u00ebshortja q\u00eb punonte notere duheshin konsideruar n\u00eb vitin pasardh\u00ebs dhe jo si\u00e7 ishin llogaritur nga KPK.<\/p>\n<p>Kolegji po ashtu rillogariti disa t\u00eb ardhura t\u00eb tjera dhe p\u00ebrmir\u00ebsoi situat\u00ebn financiare t\u00eb Elezit duke rillogaritur shpenzimet e udh\u00ebtimit n\u00eb disa vite.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu nga 3 milion lek\u00eb bilanc negativ sipas Komisionit, KPA gjeti se Elezit i mungonin vet\u00ebm 1 milion lek\u00eb t\u00eb ardhura me burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasuri\u00eb n\u00eb vitet 2003-2016.<\/p>\n<p><strong>Arsyetimi mbi shkarkimin <\/strong><\/p>\n<p>KPA u nda n\u00eb arsyetimin n\u00ebse ky bilanc duhej t\u00eb cil\u00ebsohej, apo jo shkarkues. P\u00ebr shumic\u00ebn kjo shum\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb 4 vite, 120.346 lek\u00eb n\u00eb vitin 2005, 709 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2007, 118 mij\u00eb lek\u00eb\u00a0 n\u00eb vitin 2008 dhe 135 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2010, ishte e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb shkarkuar Elezin.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit rezulton me munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve,\u201d arsyetoi shumica. Shumica arsyetoi se fakti q\u00eb bilanci negativ mbetej n\u00eb fuqi pavar\u00ebsisht problemeve q\u00eb kishte hetimi i KPK, ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb shkarkuar Elezin.<\/p>\n<p>Sipas treshes n\u00eb shumic\u00eb analiza \u201cn\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e t\u00eb gjith\u00eb elementeve q\u00eb p\u00ebrbejn\u00eb kontrollin e kriterit pasuror, duke pranuar mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb hetimin e Komisionit, e \u00e7on trupin gjykues t\u00eb Kolegjit drejt vler\u00ebsimit se subjekti i rivler\u00ebsimit ndodhet n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme\u201d.<\/p>\n<p>Por pakica i ka m\u00ebshuar faktit se p\u00ebrfundimet bazuar mbi analiz\u00ebn financiare nuk kishin nivel sigurie dhe se duke e par\u00eb situat\u00ebn n\u00eb propocionalitet Elezi nuk duhej t\u00eb ishte shkarkuar. \u201cSipas vler\u00ebsimit ton\u00eb, shkelja e konstatuar e ligjit q\u00eb lidhej me vler\u00ebn q\u00eb ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, nuk duhej t\u00eb konsiderohej si nj\u00eb shkelje e cila q\u00ebndronte n\u00eb proporcion t\u00eb drejt\u00eb me mas\u00ebn disiplinore t\u00eb shkarkimit\u201d, thuhet n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtaret n\u00eb pakic\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulin se fakti q\u00eb analiza financiare bazohej kryesisht te t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes si notere, e cila sipas tyre nuk kishte qen\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr tu lloagritur p\u00ebr shkak t\u00eb llojit t\u00eb aktivitetit.<\/p>\n<p>\u201cKjo ve\u00e7ori e k\u00ebtij aktiviteti e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ndarjen e sakt\u00eb dhe matematikore t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara e t\u00eb krijuara realisht, n\u00eb raport me shpenzimet q\u00eb kryhen p\u00ebr mbajtjen e administrimin e k\u00ebtij aktiviteti, t\u00eb cilat mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb praktikisht t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla se ato t\u00eb deklaruara edhe p\u00ebr shkak t\u00eb respektimit t\u00eb standardeve financiare q\u00eb imponon legjislacioni tatimor n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimi e pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke arsyetuar mbi nj\u00eb z\u00eb shpenzimesh t\u00eb deklaruara si amortizim nga bashk\u00ebshortja e Elezit, pakica arsyeton se edhe pse i paprovuar pretendimi i subjektit se k\u00ebto para ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr shpenzime familjare duhej t\u00eb ishte mbajtur parasysh. Pakica arsyeton n\u00eb fund bilanci negativ, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb vler\u00ebsimin pozitiv n\u00eb dy kriteret e tjera p\u00ebr Elezin, nuk duhej t\u00eb ishte konsideruar shkarkues.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen KPK-s\u00eb p\u00ebr hetimin e cek\u00ebt ndaj ish-drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Ferdinand Elezi, por e ka vendimin e shkarkimit n\u00eb fuqi me shumic\u00eb votash.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74204,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,114,473],"tags":[112,119,199],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shpallje-vendimi-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Apelimit.jpg","fifu_image_alt":"Shpallje vendimi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74203"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74203"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74203\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74205,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74203\/revisions\/74205"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74204"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74203"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74203"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74203"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}