{"id":74209,"date":"2020-12-24T14:20:56","date_gmt":"2020-12-24T13:20:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-pelivan-malaj-akuzon-kpk-se-fshehu-nje-prove-te-tij\/2020\/12\/24\/"},"modified":"2023-04-06T22:26:32","modified_gmt":"2023-04-06T20:26:32","slug":"prokurori-pelivan-malaj-akuzon-kpk-se-fshehu-nje-prove-te-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-pelivan-malaj-akuzon-kpk-se-fshehu-nje-prove-te-tij\/2020\/12\/24\/","title":{"rendered":"Prokurori Pelivan Malaj akuzon KPK se fshehu nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb tij"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Apelit Vlor\u00eb, Pelivan Malaj k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs gjykuese duke pretenduar se nuk ishte konsideruar dhe pasqyruar n\u00eb raportin e hetimit administrativ nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb sjell prej tij. KPK ia kaloi k\u00ebrkes\u00ebn nj\u00eb trupe tjet\u00ebr, nd\u00ebrsa pritet t\u00eb merret vendim p\u00ebr vijimin e seanc\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75668\" aria-describedby=\"caption-attachment-75668\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-75668\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2020-12-24-13-06-44-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"75668\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-75668\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Pelivan Malaj pa seanc\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb KPK. Foto:Edmond Hoxha\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Konstatimi i prokurorit t\u00eb Apelit Vlor\u00eb Pelivan Malaj p\u00ebr mosadministrimin e nj\u00eb prove t\u00eb dor\u00ebzuar prej tij nga ana e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualfikimit, si dhe k\u00ebrkesa verbale p\u00ebr p\u00ebrjashtim te trupit gjykues soll\u00ebn shtyrjen e seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb parashikuar p\u00ebr t&#8217;u zhvilluar paraditen e 24 dhjetorit.<\/p>\n<p>Trupa gjyq\u00ebsore q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr prokurorin Malaj kryesohet nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Pelivan Malaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si avokat. N\u00eb maj 2003, ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka ushtruar p\u00ebr gati dy dekada. Malaj ka qen\u00eb gjithashtu kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim te seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb enjten, kryesuesi Lulzim Hamitaj tha se hetimi administrativ p\u00ebr prokurorin Malaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Malaj k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb paraqiste nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb paraprake. Ai tha se kishte kryer nj\u00eb kontroll te CD me prova t\u00eb d\u00ebrguar nga ana e KPK nga kishte konstatuar se mungonte nj\u00eb shkres\u00eb e d\u00ebrguar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Vlor\u00eb q\u00eb konfirmonte se ai kishte ushtruar profesionin e avokatit, se kishte qen\u00eb i regjistruar me nipt dhe kishte paguar tatimet. &#8220;Pasqyrohen edhe tatimet e paguara p\u00ebr vitin 1997 nga puna si avokat&#8221;, sqaroi Malaj. &#8220;Kjo prov\u00eb konsideroj se e p\u00ebrmbys balanc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar nga Komisioni&#8221;, theksoi Malaj.<\/p>\n<p>Ai e akuzoi Komisionin se e kishte fshehur k\u00ebt\u00eb prov\u00eb. &#8220;Nuk p\u00ebrmendet as n\u00eb raportin tuaj. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb v\u00eb n\u00eb dyshim paanshm\u00ebrin\u00eb dhe objektiviterin tuaj&#8221;, tha Malaj.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se me dat\u00eb 2 dhjetor i ishte komunikuar fillimisht data e seanc\u00ebs dhe m\u00eb pas i ishin dh\u00ebn\u00eb rezultatet e hetimit administrativ. Malaj k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e t\u00eb tre an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Kryesuesi Hamitaj ju drejtua subjektit duke i th\u00ebn\u00eb se kishte pasur koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar provat, por Malaj tha se e kishte konstatuar nj\u00eb dit\u00eb me par\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi koh\u00eb p\u00ebr te p\u00ebrgatitur me shkrim kerkes\u00ebn dhe p\u00ebr te bashkangjitur provat q\u00eb pretendon.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK u t\u00ebrhoq dhe vendosi t&#8217;i k\u00ebrkoj\u00eb shpjegime Malajt lidhur me p\u00ebrmbajtjen e shkres\u00ebs s\u00eb pretenduar, se cili ishte institucioni q\u00eb e kishte l\u00ebshuar dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si ai e kishte dor\u00ebzuar n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Prokurori Malaj p\u00ebrshkroi dat\u00ebn dhe numrin e protokollit t\u00eb shkres\u00ebs. &#8220;\u00cbsht\u00eb shkres\u00eb e Drejtoris\u00eb Rajonale t\u00eb Tatimeve Vlor\u00eb e vitit 2017, e dor\u00ebzuar n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00eb vitin 2020. Thuhet se kam qen\u00eb i regjistruar si avokat me kod fiskal dhe se kam deklaruar dhe paguar deryrimet q\u00eb nga 11 marsi i vitit 1998. Gjithashtu sqarohet se kam paguar detyrimet edhe nga viti 1999 kur lash detyr\u00ebn si prokuror rrethi, deri n\u00eb vitin 2002. Kjo shkres\u00eb \u00ebsht\u00eb derguar pran\u00eb Komisionit e skanuar pas pyet\u00ebsorit t\u00eb dyt\u00eb&#8221;, shpjegoi Malaj.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se kishte depozituar si prova edhe mandate t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb detyrimeve tatimore p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-1997, si dhe nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb QKB-se rezultonte subjekt i \u00e7regjistruar. &#8220;N\u00ebse rezultoj i \u00e7regjistruar do t\u00eb thot\u00eb se kam qen\u00eb i regjistruar. Po t\u00eb ishin p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat nga puna si avokat nuk do t\u00eb rezultoja me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 6.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2003. \u00cbsht\u00eb e provuar se kam qen\u00eb i regjistruar me kod fiskal q\u00eb n\u00eb vitin 1994&#8221;, pohoi Malaj.<\/p>\n<p>Hamitaj e pyeti subjektin se n\u00eb \u00e7far\u00eb periudhe ishte dor\u00ebzuar ky dokument dhe n\u00ebse ishte pasqyruar n\u00eb parashtrimet e dat\u00ebs 21 dhjetor.<\/p>\n<p>Malaj sqaroi se dokumenti n\u00eb fjal\u00eb ishte dor\u00ebzuar n\u00eb muajin mars. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtim nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me velrimet e m\u00ebvonshme t\u00eb KPK, n\u00ebse do e merrte n\u00eb konsiderat\u00eb m\u00eb von\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument. &#8220;K\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtim ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se kjo prov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar deri tani. Flas p\u00ebr paanshmrin\u00eb dhe objektivitetin gjat\u00eb hetimit administrativ&#8221;, pohoi ai.<\/p>\n<p>Malaj deklaroi se KPK merrte n\u00eb konsiderat\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb tatimeve sipas se cil\u00ebs nuk figuronte aktualisht i regjistruar si avokat dhe se provat e tjera nuk ishin konsideruar.<\/p>\n<p>Kryesuesi Hamitaj tha se nuk mund t\u00eb pretendohej nga subjekti se p\u00ebrse nuk ishte konsideruar deri tani dokumenti i debatuar n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore. &#8220;Mosvler\u00ebsimi deri tani i nj\u00eb dokumenti nuk sjell\u00eb r\u00ebnie t\u00eb pesh\u00ebs s\u00eb tij. Lidhur me arsyen pse nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb munges\u00eb teknike q\u00eb nuk prish asgj\u00eb n\u00eb aspektin substancial&#8221;, pohoi Hamitaj.<\/p>\n<p>I pyetur nga v\u00ebzhguesi Steven Kessler n\u00ebse k\u00ebrkesa p\u00ebr perjashtim t\u00eb trupit gjykues lidhej vet\u00ebm me moskonsiderimin e k\u00ebsaj shkrese, Malaj u shpreh se kjo gj\u00eb kishte sjell\u00eb munges\u00ebn e p\u00ebrfshirjes n\u00eb analiz\u00ebn financiare, pasi nuk u ishte p\u00ebrcjell\u00eb ekspert\u00ebve.<\/p>\n<p>&#8220;Un\u00eb kam deklaruar q\u00eb n\u00eb vitin 2003 t\u00eb ardhurat nga avokatia. N\u00ebse do t\u00eb ishin konsideruar do t\u00eb kishim nj\u00eb tjet\u00ebr analiz\u00eb financiare. Fakti q\u00eb ju nuk e keni p\u00ebrfshir\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb dyshoj&#8221;, sqaroi Malaj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, kryesuesi Hamtiaj tha se subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit i jepej koh\u00eb brenda dit\u00ebs s\u00eb sotme, t\u00eb enjten, t\u00eb dor\u00ebzojte me shkrim k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs gjykuese, q\u00eb do te shqyrtohej nga nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb. Seanca d\u00ebgjimore u shty dhe u b\u00eb me dije se rifillimi do t\u00eb njoftohej nga KPK n\u00eb faqen online n\u00eb internet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Apelit Vlor\u00eb, Pelivan Malaj k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs gjykuese duke pretenduar se nuk ishte konsideruar dhe pasqyruar n\u00eb raportin e hetimit administrativ nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb sjell prej tij. KPK ia kaloi k\u00ebrkes\u00ebn nj\u00eb trupe tjet\u00ebr, nd\u00ebrsa pritet t\u00eb merret vendim p\u00ebr vijimin e seanc\u00ebs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74210,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[118,660,149,463],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/PHOTO-2020-12-24-13-06-44.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Pelivan Malaj pa seanc\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb KPK. Foto:Edmond Hoxha\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74209"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74209"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74209\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74211,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74209\/revisions\/74211"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74210"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74209"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74209"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74209"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}