{"id":74212,"date":"2020-12-23T19:45:00","date_gmt":"2020-12-23T18:45:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/eneida-civici-akuzon-kpk-ne-por-kolegji-i-rrezon-ankimin\/2020\/12\/23\/"},"modified":"2023-04-06T22:26:48","modified_gmt":"2023-04-06T20:26:48","slug":"eneida-civici-akuzon-kpk-ne-por-kolegji-i-rrezon-ankimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/eneida-civici-akuzon-kpk-ne-por-kolegji-i-rrezon-ankimin\/2020\/12\/23\/","title":{"rendered":"Eneida Civici akuzon KPK-n\u00eb, por Kolegji i rr\u00ebzon ankimin"},"content":{"rendered":"<p>Ish-gjyqtarja Eneida Civici akuzoi Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit se kishte cenuar t\u00eb drejtat e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Kolegji vendos largimin p\u00ebr 15 vjet nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75659\" aria-describedby=\"caption-attachment-75659\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Eneida-Civici-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-75659 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Eneida-Civici-KPA-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"75659\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-75659\" class=\"wp-caption-text\">Ish-gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Eneida Civici n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: KPA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb ankimin e ish-gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs, Eneida Civici kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK q\u00eb nd\u00ebrpeu procesin e vetingut ndaj saj dhe i ndaloi em\u00ebrimin n\u00eb nj\u00eb pozicion n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Eneida Civici dha dor\u00ebheqjen nga funksioni dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor vendosi mbarimin e statusit t\u00eb magjistratit si dhe nd\u00ebrprerjen e procesit t\u00eb vetingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator gjyqtarin Sokol \u00c7omo dhe an\u00ebtar\u00eb Ardian Hajdari, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz njoftoi se n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi u vendos shqyrtimi i ankimit t\u00eb ish-gjyqtares Eneida Civici n\u00eb seanc\u00eb publike, p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb asaj t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar dhe mbrojtur.<\/p>\n<p>N\u00eb ankimin e saj, Civici k\u00ebrkonte shfuqizimin e pik\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vendim t\u00eb Komisionit q\u00eb i heq t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb rikthehet n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb 15-viteve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, duke k\u00ebrkuar ndjes\u00eb p\u00ebr tonin dhe emocionet, gjyqtarja Civici e konsideroi procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb kryer nga KPK n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb saj dhe t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur fyese q\u00eb nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb respektuar e drejta p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor. M\u00eb jan\u00eb c\u00ebnuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb drejtat q\u00eb mbrohen nga konventat. KPK me veprimet dhe q\u00ebndrimin m\u00eb ka detyruar t\u00eb jap dor\u00ebheqjen,\u201d deklaroi Civici dhe u shpreh se ishte paraqitur n\u00eb seanc\u00eb publike p\u00ebr t\u00eb respektuar veten dhe an\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit.<\/p>\n<p>Civici tha se pavar\u00ebsisht se nuk b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb list\u00ebn prioritare, ajo u shortua nga KPK menj\u00ebher\u00eb pas deklarat\u00ebs publike t\u00eb Ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb sipas saj k\u00ebrkoi shkarkimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr marrjen e vendimit p\u00ebr dh\u00ebnie leje prind\u00ebrore gjyqtarit Gjin Gjoni.<\/p>\n<p>\u201cZgjedhja e posa\u00e7me n\u00eb short \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Ministrja tha se do t\u00eb k\u00ebrkonte revokim t\u00eb vendimit, por nuk e b\u00ebri,\u201d tha Civici.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se p\u00ebr shkak se se vetingu i saj kishte nisur pothuajse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me bashk\u00ebshortin, gjyqtarin e Apelit Tiran\u00eb, Andi Civici, kishin b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb bashkohej.<\/p>\n<p>\u201cU shortua bashk\u00ebshorti dhe pas dy muajsh u shortova edhe un\u00eb. E mir\u00ebprit\u00ebm pasi pasurit\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat. E mir\u00ebprit\u00ebm, por nuk e dija se do t\u00eb ndikonte fjala e ministres,\u201d tha Civici dhe shpjegoi se ishte lidhur me bashk\u00ebshortin q\u00eb kur ishin student\u00eb dhe se gjith\u00e7ka e kishin krijuar s\u00eb bashku. \u201cB\u00ebm\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr bashkimin e \u00e7\u00ebshtjes se nuk kishim pasuri t\u00eb ndar\u00eb,\u201d pohoi ajo.<\/p>\n<p>Civici vijoi se bashkimi i \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vetme ishte k\u00ebrkuar edhe p\u00ebr faktin se kishin ngarkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb pun\u00eb, si dhe detyrimet familjare p\u00ebr shkak edhe t\u00eb kujdesit q\u00eb k\u00ebrkonin dy f\u00ebmij\u00ebt e mitur. \u201cK\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr bashkim drejtuar Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit e bazuam n\u00eb ligjin procedural. \u00c7udit\u00ebrisht i kthyen p\u00ebrgjigje vet\u00ebm bashk\u00ebshortit se do t\u00eb gjykoheshim ve\u00e7mas, por pa dh\u00ebn\u00eb arsyetim dhe pa p\u00ebrmendur nj\u00eb baz\u00eb ligjore se ku e kishin bazuar k\u00ebt\u00eb vendim. Na kthyen p\u00ebrgjigje q\u00eb, p\u00ebr t\u00eb na gjykuar me paan\u00ebsi, do t\u00eb na gjykonin t\u00eb ndar\u00eb me trupa t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ndryshme,\u201d pohoi Civici.<\/p>\n<p>Ish-an\u00ebtarja e KLD shtoi se kishte m\u00ebsuar m\u00eb pas se vendimi p\u00ebr rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr bashkimin e gjykimeve ishte marr\u00eb nga e gjith\u00eb trupa e KPK. \u201cVendimet merren nga nj\u00eb trup\u00eb gjykuese\u201d, tha ajo dhe e konsideroi si fyese dhe arrogante k\u00ebt\u00eb vendimarrje t\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Civici ngriti pretendim se nuk e dinte se cili ishte nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues t\u00eb KPK q\u00eb ishte caktuar p\u00ebr kryerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. \u201cN\u00eb vendimin q\u00eb Komisioni ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr mua ka t\u00eb pav\u00ebrteta t\u00eb tmerrshme. Ka kund\u00ebrth\u00ebnie,\u201d tha Civici.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se n\u00eb vendim sh\u00ebnohet se kryesuesi i trupit gjykues, Lulzim Hamitaj kishte z\u00ebvend\u00ebsuar n\u00eb vitin 2018 an\u00ebtaren Xhensila Pine, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dor\u00ebheqja e k\u00ebsaj t\u00eb fundit ishte njoftuar n\u00eb janar t\u00eb 2019-\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo u ankua p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si kishte proceduar KPK n\u00eb kryerjen e pytetjeve gjat\u00eb hetimit adminsitrativ t\u00eb kryer ndaj saj dhe bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>\u201cSapo bashk\u00ebshorti niste p\u00ebrgjigjet, n\u00eb or\u00ebn 6 t\u00eb mb\u00ebrmjes mb\u00ebrrinin pyetjet e tjera. Ne nuk po gjykoheshim p\u00ebr vepra penale, duhej t\u00eb ishte respektuar orari zyrtar. D\u00ebrgoheshin pyetjet dhe nuk lihej koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur provat. Filluan t\u00eb shkelnin t\u00eb drejtat tona \u00e7do dit\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye dhash\u00eb dor\u00ebheqjen. Fillova nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb nuk m\u00eb cenonte t\u00eb drejtat e familjes,\u201d tha ajo, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se ajo nuk i ishte shmangur vetingut.<\/p>\n<p>\u201cKemi vet\u00ebm nj\u00eb pasuri dhe bashk\u00ebshorti u shkarkua se nuk u provua dot pagesa e tatimeve nga t\u00eb af\u00ebrmit para martes\u00ebs, edhe pse ato detyrime jan\u00eb paguar,\u201d vijoi ajo.<\/p>\n<p>Civici deklaroi se nuk mund ti pranonte shkeljet procedurale dhe t\u00eb t\u00eb drejtave dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte ushtruar ankimin n\u00eb KPA. Ajo e cil\u00ebsoi sanksionin p\u00ebr ndalimin e riem\u00ebrimit p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are t\u00eb pazbatuesh\u00ebm. \u201cNuk mund t\u00eb zbatohet apriori kur Kodi Penal e ka sanksionin 5 vjet,\u201d pretendoi Civici.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ish-gjyqtarja Eneida Civici k\u00ebrkoi shfuqizimin e pik\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb KPK q\u00eb i ndalon rikthimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kryesuesja Albana Shtylla tha se trupi gjykues i Kolegjit arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se masa ndaluese p\u00ebr em\u00ebrimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb ardhshme \u00ebsht\u00eb parashikuar nga Kushtetuta p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb kryer nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues \u00e7moi se kur subjekti i rivler\u00ebsimit, me vullnetin e saj t\u00eb lir\u00eb vendosi t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb detyr\u00ebn e saj funksionale, duhej t\u00eb merrte parasysh pasojat q\u00eb sillte dor\u00ebhqja nga detyra, jo vet\u00ebm p\u00ebr largimin nga detyra, por edhe p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e karrier\u00ebs s\u00eb saj,\u201d tha Shtylla.<\/p>\n<p>Kryesuesja shtoi n\u00eb seanc\u00eb se pretendimi tjet\u00ebr i Civicit p\u00ebr mospropocionalitetin e sanksionit, nuk ishte objekt i k\u00ebtij gjykimi. N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji vendosi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr ish-gjyqtaren Eneida Civici.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-gjyqtarja Eneida Civici akuzoi Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit se kishte cenuar t\u00eb drejtat e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Kolegji vendos largimin p\u00ebr 15 vjet nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74213,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,473],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Eneida-Civici-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Ish-gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Eneida Civici n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: KPA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74212"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74212"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74212\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74214,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74212\/revisions\/74214"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74213"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74212"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74212"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74212"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}