{"id":74260,"date":"2020-12-11T14:42:28","date_gmt":"2020-12-11T13:42:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-alket-mersini-u-shkarkua-per-mungese-burimesh-dhe-fshehje-te-nje-makine\/2020\/12\/11\/"},"modified":"2023-04-06T22:31:37","modified_gmt":"2023-04-06T20:31:37","slug":"prokurori-alket-mersini-u-shkarkua-per-mungese-burimesh-dhe-fshehje-te-nje-makine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-alket-mersini-u-shkarkua-per-mungese-burimesh-dhe-fshehje-te-nje-makine\/2020\/12\/11\/","title":{"rendered":"Prokurori Alket Mersini u shkarkua p\u00ebr munges\u00eb burimesh dhe fshehje t\u00eb nj\u00eb makine"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, KPK thot\u00eb se prokurori i Tiran\u00ebs nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb kryeqytet dhe ngre dyshime p\u00ebr trajtim preferencial nga nj\u00eb kompani nd\u00ebrtuese. Komisioni konstaton edhe fshehjen e nj\u00eb automjeti p\u00ebr disa vite.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_73512\" aria-describedby=\"caption-attachment-73512\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Alket-Mersini.gif\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-73512 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Alket-Mersini-600x400.gif\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"73512\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-73512\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Alket Mersini n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 14 shtator 2020. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisoni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 16 shtator t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Tiran\u00ebs, Alket Mersini p\u00ebr mungesa financiare n\u00eb krijimin e pasurive, nd\u00ebrsa u ngrit\u00ebn dyshime p\u00ebr fshehjen e nj\u00eb automjeti p\u00ebr disa vite si dhe p\u00ebr trajtim t\u00eb mundsh\u00ebm preferencial n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPK, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Etleda \u00c7iftja kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Xhensila Pine an\u00ebtare kan\u00eb votuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime p\u00ebr shkarkimin e prokurorit Mersini. Nd\u00ebrkoh\u00eb, an\u00ebtarja Xhensila Pine ka paraqitur mendim paralel p\u00ebr dy vlera financiare nga 10 mij\u00eb dollar\u00eb secila, t\u00eb dh\u00ebna nga familjar\u00ebt dhe p\u00ebr dyshimet e ngritura p\u00ebr fshehjen e automjetit tip Benz.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh p\u00ebr pasurit\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb mars t\u00eb vitit 2011 kundrejt \u00e7mimit 58 406 euro, prokurori Mersini ka deklaruar si burime krijimi t\u00eb ardhurat n\u00eb shum\u00ebn 12.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e dy apartamenteve 1+1, adoptuar n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb vetme, t\u00eb ndodhur n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi se n\u00eb vitin 2010, subjekti ka deklaruar si adres\u00eb rezidenc\u00ebn ku gjendet apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb. Po k\u00ebt\u00eb vit, bashk\u00ebshortja ka deklaruar t\u00ebrheqjen n\u00eb \u201cAlpha Bank\u201d t\u00eb shum\u00ebs prej 2,1 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr prenotimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb kryeqytet. Mersini ka shpjeguar se kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si parapagim cash p\u00ebr likuidimin e k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit, sipas kontrat\u00ebs s\u00eb kaparit t\u00eb lidhur n\u00eb muajin maj 2010.<\/p>\n<p>Ai ka pohuar se n\u00eb deklarat\u00ebn veting kishte harruar t\u00eb vendoste si burim krijimi edhe kursimet nd\u00ebr vite, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb krijuar gjendja e llogaris\u00eb n\u00eb \u201cAlpha Bank\u201d n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes. Nga analiza financiare ka rezultuar se bashk\u00ebshort\u00ebt Mersini kan\u00eb patur burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar plot\u00ebsisht pages\u00ebn e kaparit, por jan\u00eb konstatuar mungesa n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr pagesat e m\u00ebvonshme p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb si dhe kryerjen e shpenzimeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Komisoni ka analizuar m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb apartamentit n\u00eb Elbasan, \u00e7mimi i shitjes s\u00eb t\u00eb cilit ka sh\u00ebrbyer si burimi kryesor p\u00ebr blerjen e banes\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb dhe krijimin e nj\u00eb gjendjeje n\u00eb bondo thesari.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Mersini nuk e ka deklaruar apartamentin e bler\u00eb n\u00eb Elbasan n\u00eb vitin 2003, si dhe shum\u00ebn prej 4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb paguar deri n\u00eb dhjetor t\u00eb atij viti. Ai ka sqaruar se n\u00eb deklarimin e par\u00eb nuk ishte b\u00ebr\u00eb ende e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb dhe si duhej t\u00eb plot\u00ebsohej deklarata e pasuris\u00eb, si dhe nuk ishte b\u00ebr\u00eb ende juridikisht pronar i asaj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2004, Mersini e ka deklaruar apartamentin 120 m2 n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr, me vler\u00eb 3,3 milion\u00eb lek\u00eb dhe si burim krijimi ka sh\u00ebnuar 10 mij\u00eb dollar\u00eb t\u00eb dh\u00ebna nga v\u00ebllai prej heqjes dor\u00eb nga bashk\u00ebpron\u00ebsia n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve dhe 10 mij\u00eb dollar\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb dhuruara nga familja e bashk\u00ebshortes &#8211; sipas tij t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Edhe pse Komisioni ka konkluduar se v\u00ebllai i subjektit dhe prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e shumave, nuk i ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrputhjeve p\u00ebr koh\u00ebn e dh\u00ebnies se tyre.<\/p>\n<p>Duke iu referuar dokumentacionit t\u00eb depozituar nga vet\u00eb prokurori Mersini p\u00ebr t\u00eb provuar marrjen e dy shumave nga 10 mij\u00eb dollar\u00eb, Komisioni konstaton se v\u00ebllai dhe prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes deklarojn\u00eb se k\u00ebto vlera i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2004 dhe jo n\u00eb vitin 2003, ashtu si ka deklaruar subjekti.<\/p>\n<p>Mersini ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb gabim material sh\u00ebnimi i vitit 2004, por trupi gjykues i ka vler\u00ebsuar jo bind\u00ebse shpjegimet dhe ka vendosur t\u00eb mos i p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb e 824 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja Xhensila Pine mban q\u00ebndrim tjet\u00ebr lidhur me k\u00ebto shuma duke u shprehur se pasakt\u00ebsia e datave \u00ebsht\u00eb shpjeguar nga subjekti dhe se nuk ka asnj\u00eb rrethan\u00eb q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb dyshim v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve nga t\u00eb af\u00ebrmit. Sipas Pines, k\u00ebto vlera financiare duhej t\u00eb ishin konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Trupi gjykues arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ka patur detyrim p\u00ebr deklarimin dhe kryerjen e pages\u00ebs s\u00eb detyrimeve tatimore p\u00ebr fitimin e realizuar nga shitja e apartamentit n\u00eb Elbasan n\u00eb vitin 2011 kundrejt vler\u00ebs 12.5 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2003-in p\u00ebr 4 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2011, nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar diferenca e p\u00ebrfituar n\u00eb shum\u00ebn 8.5 milion\u00eb lek\u00eb, duke rezultuar me balanc\u00eb negative p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie dhe kryerjen e shpenzimeve t\u00eb tjera n\u00eb shum\u00ebn 7.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare \u00ebsht\u00eb konkluduar edhe p\u00ebr krijimin e\u00a0 nj\u00eb gjendje n\u00eb bono thesari n\u00eb vler\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2017, ku si burim krijimi \u00ebsht\u00eb deklaruar diferenca nd\u00ebrmjet \u00e7mimit t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb Elbasan me \u00e7mimin e blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Dyshimi p\u00ebr trajtim preferencial <\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se m\u00eb 31 tetor 2011, n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb transferuar nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese nga kan\u00eb bler\u00eb apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, shuma financiare 40 mij\u00eb e 774 euro, me p\u00ebrshkrimin \u201cp\u00ebr sa paguar tep\u00ebr k\u00ebst apartamenti\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb transfert\u00eb, prokurori Mersini ka pretenduar se kalimi i k\u00ebsaj vlere ka qen\u00eb nj\u00eb gabim i shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese dhe se \u00ebsht\u00eb korrigjuar brenda dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Mersini ka th\u00ebn\u00eb se pasi bashk\u00ebshortja e ka t\u00ebrhequr, e ka depozituar menj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb n\u00eb ark\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb dhe po at\u00eb dit\u00eb, kompania nd\u00ebrtuese e ka derdhur n\u00eb llogarin\u00eb e saj bankare.<\/p>\n<p>&#8220;Kjo provohet nga mandati i ark\u00ebtimit n\u00eb ark\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb nga M.M., nga deklarata e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gabim si dhe llogaria bankare e shoq\u00ebris\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb riderdhur shuma e t\u00ebrhequr gabimisht po at\u00eb dit\u00eb,&#8221; ka deklaruar Mersini.<\/p>\n<p>Komisioni ka ngritur dyshime lidhur me k\u00ebt\u00eb transaksion dhe q\u00ebllimin e kryerjes s\u00eb tij dhe i ka k\u00ebrkuar Mersinit t\u00eb jap\u00eb shpjegime shtes\u00eb. KPK i ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb shpjegoj\u00eb se si e dispononte firma nd\u00ebrtuese numrin e llogaris\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, kur t\u00eb gjitha pagesat p\u00ebr prenotimin \u00a0ishin kryer cash; kush e ka njoftuar bashk\u00ebshorten e tij p\u00ebr transferimin e k\u00ebsaj shume n\u00eb llogarin\u00eb e saj; si u b\u00eb e mundur t\u00ebrheqja e k\u00ebsaj shume n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe brenda dit\u00ebs, kur n\u00eb raste t\u00eb tilla, bankat b\u00ebjn\u00eb njoftimin disa dit\u00eb p\u00ebrpara dhe se vlera nuk e kthye n\u00ebp\u00ebrmjet transfert\u00ebs bankare.<\/p>\n<p>Mersini ka shpjeguar se p\u00ebr shkak se ka ndodhur disa vite m\u00eb par\u00eb, nuk i kujtohen detajet. Ai ka k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk ka p\u00ebrfituar ndonj\u00eb vler\u00eb monetare nga kryerja e k\u00ebtij transaksioni, p\u00ebrve\u00e7 faktit t\u00eb sistemimit t\u00eb gabimit t\u00eb kryer nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb faktin se llogaria bankare \u00ebsht\u00eb hapur nga bashk\u00ebshortja n\u00eb dit\u00ebn e kryerjes s\u00eb transfert\u00ebs nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, trupi gjykues nuk i konsideron bind\u00ebse shpjegimet e dh\u00ebna nga subjekti dhe ngre dyshime se transaksioni lidhet me trajtim t\u00eb mundsh\u00ebm preferencial t\u00eb prokurorit nga shoq\u00ebria, p\u00ebr \u00e7mimin e blerjes s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p><strong>Fshehja e mjetit <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton se prokurori Mersini ka fshehur p\u00ebr disa vite p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti tip Benz, q\u00eb m\u00eb von\u00eb e ka bler\u00eb. Nga hetimi i Komisionit ka rezultuar se mjeti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb Itali nga shtetasi E.M. n\u00eb prill t\u00eb vitit 2008 dhe pas disa dit\u00ebsh, n\u00ebp\u00ebrmjet prokur\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me, ka autorizuar prokurorin Mersini t\u00eb kryente procedurat e zhdoganimit dhe regjistrimit, ta p\u00ebrdorte at\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit, si edhe t\u00eb kryente t\u00eb gjith\u00eb procedurat p\u00ebr shitjen duke vendosur vet\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin dhe m\u00ebnyr\u00ebn e likuidimit, ose t\u00eb kryente t\u00eb gjith\u00eb procedurat p\u00ebr kalimin e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb makin\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb janar 2015, Mersini ka kryer zhdoganimin e mjetit, duke paguar n\u00eb total detyrimet doganore, si dhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e shitblerjes. &#8220;Por, v\u00ebrehet se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e shit\u00ebsit ka n\u00ebnshkruar subjekti i rivler\u00ebsimit, si p\u00ebrfaq\u00ebsues me prokur\u00eb i shtetasit E.M.&#8221;, evidenton KPK.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komisioni, Mersini ka deklaruar se e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb makin\u00eb vet\u00ebm 2-3 muaj n\u00eb vitin 2007. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se prokura \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar m\u00eb 30 prill 2008.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni ka gjetur n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit \u201cTIMS\u201d se n\u00eb n\u00ebntor 2011, prokurori Mersini ka kryer dalje dhe hyrje nga pika kufitare e Qaf\u00eb Than\u00ebs me k\u00ebt\u00eb mjet.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, Mersini ka shpjeguar se me shtetasin E.M., \u00ebsht\u00eb njohur n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, p\u00ebrpara vitit 2008, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kolegut t\u00eb tij t\u00eb pun\u00ebs. Ai ka deklaruar se n\u00eb prill t\u00eb vitit 2008, \u00ebsht\u00eb takuar me shokun e tij p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe dhe se aty ka shkuar edhe E.M.. Sipas subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr, meq\u00ebn\u00ebse nuk kishte makin\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, E.M. i sugjeroi nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb tij, t\u00eb tipit Benz, p\u00ebr ta p\u00ebrdorur derisa t\u00eb blinte vet\u00eb nj\u00eb automjet.<\/p>\n<p>Mersini ka th\u00ebn\u00eb se E.M ka p\u00ebrpiluar nj\u00eb prokur\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr ta p\u00ebrdorur, i ka dh\u00ebn\u00eb edhe t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb k\u00ebt\u00eb automjet ta shiste, pasi ai do largohej p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr n\u00eb Itali. Ai ka pretenduar se e ka p\u00ebrdorur vet\u00ebm disa muaj n\u00eb vitin 2008 dhe se deklarimet e m\u00ebparshme p\u00ebr p\u00ebrdorimin n\u00eb vitin 2007 jan\u00eb lapsus i tij.<\/p>\n<p>Subjekti ka shtuar se n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2011 \u00ebsht\u00eb takuar p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Durr\u00ebs me E.M., i cili i kishte sygjeruar ta blinte automjetin tip Benz dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e ka marr\u00eb ta provonte nga ana teknike. Mersini ka deklaruar se p\u00ebr t\u00eb provuar gjendjen e mjetit \u00ebsht\u00eb nisur p\u00ebr n\u00eb Oh\u00ebr t\u00eb Maqedonis\u00eb, por se makina i ka dh\u00ebn\u00eb defekt n\u00eb monentin e kalimit n\u00eb pik\u00ebn e kalimit kufitar Qaf\u00eb Than\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb kthehet, duke e rikthyer edhe mjetin.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Mersini ka sqaruar se n\u00eb vitin 2015, gjat\u00eb nj\u00eb bisede n\u00eb rrjetet sociale me E.M., ka r\u00ebn\u00eb fjala s\u00ebrish p\u00ebr automjetin tip Benz dhe se i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb oferta p\u00ebr ta bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 3,000 Euro, pa dogan\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, k\u00ebt\u00eb her\u00eb automjeti ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb teknike dhe nisur nga fakti se ishte i pajisur me prokur\u00eb ka kryer procedurat e zhdoganimit t\u00eb automjetit, duke paguar dhe taksat p\u00ebr dit\u00ebt e q\u00ebndrimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti ka pasur tagra t\u00eb plota mbi k\u00ebt\u00eb automjet q\u00eb prej vitit 2008. &#8220;Gjithashtu, duket se n\u00eb vazhdim\u00ebsi subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb si pronar i k\u00ebtij automjeti, \u00e7ka b\u00ebn q\u00eb Komisioni t\u00eb ngrej\u00eb dyshimin e arsyesh\u00ebm se kjo pasuri q\u00eb n\u00eb prill t\u00eb vitit 2008 \u00ebsht\u00eb porositur dhe bler\u00eb nga subjekti i rivler\u00ebsimit, por p\u00ebr rreth 7 vjet \u00ebsht\u00eb munduar t\u00eb fsheh\u00eb ekzistenc\u00ebn dhe deklarimin e burimit t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb kryer p\u00ebr blerjen e tij&#8221;, konkludon shumica e tripit gjykues.<\/p>\n<p>Pine n\u00eb pakic\u00eb, vler\u00ebson se subjekti ka kryer vet\u00ebm deklarim t\u00eb pasakt\u00eb duke konstatuar se nuk \u00ebsht\u00eb provuar pamund\u00ebsia financiare dhe se prokurori Mersini e ka deklaruar p\u00ebrdorimin e mjetit gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, KPK thot\u00eb se prokurori i Tiran\u00ebs nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb kryeqytet dhe ngre dyshime p\u00ebr trajtim preferencial nga nj\u00eb kompani nd\u00ebrtuese. Komisioni konstaton edhe fshehjen e nj\u00eb automjeti p\u00ebr disa vite.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74261,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Alket-Mersini.gif","fifu_image_alt":"Prokurori Alket Mersini n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 14 shtator 2020. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74260"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74260"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74260\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74262,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74260\/revisions\/74262"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74261"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74260"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74260"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74260"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}