{"id":74266,"date":"2020-12-10T22:01:35","date_gmt":"2020-12-10T21:01:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/peshqeshi-i-kck-se-kpk-permbys-akuzat-edi-rames-per-gjyqtaren-rilinda-selimi\/2020\/12\/10\/"},"modified":"2023-04-06T22:31:55","modified_gmt":"2023-04-06T20:31:55","slug":"peshqeshi-i-kck-se-kpk-permbys-akuzat-edi-rames-per-gjyqtaren-rilinda-selimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/peshqeshi-i-kck-se-kpk-permbys-akuzat-edi-rames-per-gjyqtaren-rilinda-selimi\/2020\/12\/10\/","title":{"rendered":"\u2018Peshqeshi i K\u00c7K-s\u00eb\u2019; KPK p\u00ebrmbys akuzat e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr gjyqtaren Rilinda Selimi"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja Rilinda Selimi nuk kishte probleme me deklarimin e nj\u00eb biznesi n\u00eb Lungomare dhe p\u00ebrndryshe nga bashk\u00ebshorti i saj &#8211; ish-an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb i shkarkuar nga detyra p\u00ebr kontakte me krimin e organizuar, subjekti ka figur\u00eb t\u00eb past\u00ebr.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75291\" aria-describedby=\"caption-attachment-75291\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/rilinda-selimi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-75291\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/rilinda-selimi-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"75291\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-75291\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Rilinda Selimi duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore e KPK-s\u00eb | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nj\u00eb karburant i nd\u00ebrtuar nga gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Administrativ dhe bashk\u00ebshorti i saj, Shk\u00eblzen Selimi n\u00eb Lungomaren e Vlor\u00ebs, shkaktoi protesta n\u00eb prill dhe e shtyu kryeministrin Edi Rama ta etiketonte pron\u00ebn si nj\u00eb \u2018peshqesh t\u00eb K\u00c7K-s\u00eb\u2019 \u2013 nj\u00eb term i p\u00ebrdorur nga kreu ekzekutivit p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb korruptuar t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Por ndryshe nga sa deklaroi kryeministri, n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore ndaj gjyqtares mbajtur t\u00eb enjten, Komisioni i Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, tha se nuk kishte gjetur probleme me karburantin dhe as nuk vuri n\u00eb dukje probleme t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb pasurit\u00eb e tjera t\u00eb familjes \u2013 q\u00eb kapin nj\u00eb vler\u00eb totale prej 57,8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK po ashtu la t\u00eb kuptohej se ndryshe nga bashk\u00ebshorti, i shkarkuar me vendim t\u00eb Komisionit t\u00eb konfirmuar edhe n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA p\u00ebr lidhje me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, gjyqtarja e p\u00ebrzgjedhur s\u00ebfundmi n\u00eb K\u00ebshillin e Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, KED kishte figur\u00eb t\u00eb past\u00ebr dhe nuk ishte e ndikuar nga marr\u00ebdh\u00ebniet e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb q\u00eb zgjati m\u00eb shum\u00eb se 4 or\u00eb, trupa gjykuese e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtar Olsi Komici, i drejtoi gjyqtares nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh, por relatimi nuk vuri n\u00eb dukje probleme q\u00eb zakonisht \u00e7ojn\u00eb n\u00eb shkarkim t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Selimi u pyet p\u00ebr karburantin dhe edhe p\u00ebr nj\u00eb polic\u00eb sigurimi t\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit, p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb mjeti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit I.\u00c7. &#8211; i skeduar nga policia p\u00ebr aktivitete kriminale.<\/p>\n<p>Ajo mohoi t\u00eb kishte dijeni dhe lidhje me kontaktet kriminale t\u00eb bashk\u00ebshortit; deklarat\u00eb q\u00eb relatori Lulzim Hamitaj e mori t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb.<\/p>\n<p>Rilinda Selimi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Librazhdit dhe m\u00eb pas, p\u00ebr rreth nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Fierit. N\u00eb vitin 2010, Selimi \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa prej vitit 2013 e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00ebse konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb, si an\u00ebtare e KED-s\u00eb, Selimi do t\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00eb dhe kandidat\u00ebt e rinj t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke i v\u00ebn\u00eb vul\u00ebn e saj reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, nj\u00eb investim i Bashkimit Europian dhe SHBA-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Karburanti n\u00eb Lungomare\u00a0 <\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_70544\" aria-describedby=\"caption-attachment-70544\" style=\"width: 534px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Karburanti-n\u00eb-lungorame-duke-u-rikonstruktuar.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-70544\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Karburanti-n\u00eb-lungorame-duke-u-rikonstruktuar-534x400.jpg\" alt=\"\" width=\"534\" height=\"400\" data-id=\"70544\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-70544\" class=\"wp-caption-text\">Karburanti n\u00eb Lungomare duke u rikonstruktuar pas lejes s\u00eb dh\u00eb nga KKT<\/figcaption><\/figure>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se gjyqtarja Rilinda Selimi, bashk\u00ebshorti i saj dhe babai i k\u00ebtij t\u00eb fundit, kishin pasur burimeve t\u00eb mjaftueshme financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me pjes\u00eb takuese \u00bd, t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke 432 m2 dhe nj\u00eb karburant n\u00eb Lungomare n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2013, kundrejt vler\u00ebs 250 mij\u00eb euro.\u00a0 Hamitaj shtoi se vjehrri i subjektit e kishte shitur pjes\u00ebn e tij takuese n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>Si burim krijimi p\u00ebr vler\u00ebn e paguar nga familja e saj, gjyqtarja Selimi ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 69 mij\u00eb euro, shitja e nj\u00eb garazhi n\u00eb shum\u00ebn 9500 euro, nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 6.6 milion\u00eb lek\u00eb, vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb makine dhe depozita.<\/p>\n<p>\u201cDeklarimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe veprimet juridike t\u00eb kryera prej tyre jan\u00eb t\u00eb sakta\u201d, pohoi Hamitaj.<\/p>\n<p>Ai vuri n\u00eb dukje se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, subjekti kishte vet\u00ebm nj\u00eb munges\u00eb financiare n\u00eb shum\u00ebn 179 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa theksoi se deklarimet p\u00ebr pasurit\u00eb e shitura p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb karburantin p\u00ebrputheshin me dokumentacionin e administruar gjat\u00eb hetimit p\u00ebr k\u00ebto prona.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPK ka konstatuar se bashk\u00ebshort\u00ebt Selimi kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursenin nga pagat vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e kaburantit, nd\u00ebrsa disa t\u00eb ardhura u p\u00ebrjashtuan p\u00ebr shkak t\u00eb mospagimit t\u00eb detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar, se edhe babai i ish-gjyqtarit Shk\u00eblzen Selimi ka pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e pjes\u00ebs s\u00eb tij takuese.<\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr q\u00ebllimin e blerjes s\u00eb k\u00ebsaj prone, Selimi deklaroi se vjehrri kishte punuar q\u00eb prej vitit 1997 n\u00eb sektorin e shitjes s\u00eb karburanteve dhe e njihte mir\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk mund ta blinin me t\u00eb ardhurat tona. Ne shit\u00ebm sht\u00ebpin\u00eb. Ka qen\u00eb i domosdosh\u00ebm edhe kontributi i babait t\u00eb bashk\u00ebshortit,\u201d sqaroi Selimi.<\/p>\n<p><strong>Mungesa t\u00eb vogla financiare<\/strong><\/p>\n<p>Hamitaj evidentoi mosp\u00ebrfshirjen n\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb dy autoveturave, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte fitimin nga vlera e blerjes s\u00eb k\u00ebtyre makinave, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti nuk kishte paguar detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb autovetur\u00eb tip Fiat, Selimi e kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2003 p\u00ebr 250 mij\u00eb lek\u00eb dhe e kishte shitur n\u00eb vitin 2011=t\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 5000 euro. Nj\u00eb automjet tjet\u00ebr tip Benz i bler\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb, \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vitin 2012 n\u00eb vler\u00ebn 8000 euro.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00ebn 386 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e Benzit, pasi si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe vlera e shitjes s\u00eb autovetur\u00ebs tip Fiat, por KPK nuk e konsideroi fitimin nga kjo shitje si t\u00eb ardhur t\u00eb ligjshme. P\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tjet\u00ebr tip Citroen n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr shum\u00ebn 420 mij\u00eb lek\u00eb, Hamitaj tha se \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb balanc\u00eb e vog\u00ebl negative e pap\u00ebrfillshme, n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nd\u00ebrkoh\u00eb vler\u00ebsoi se bashk\u00ebshort\u00ebt Selimi, kishin pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e disa depozitave n\u00eb vlerat 1.4 milion\u00eb lek\u00eb, 39 mij\u00eb euro dhe 72 mij\u00eb e 700 euro, si burim krijimi i t\u00eb cilave, kan\u00eb deklaruar kursimet nd\u00ebr vite nga pagat dhe t\u00eb ardhurat nga qiraja e karburantit.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb deklaruar sakt\u00ebsisht n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe rezulton se gjendja e llogarive \u00ebsht\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme\u201d, pohoi relatori Hamitaj.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim pa problemme u gjet blerja e nj\u00eb apartamenti 155 metra katror\u00eb n\u00eb vitin 2017 dhe nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huadh\u00ebnie e vitit 2017 mes tyre dhe vjehrrit n\u00eb shum\u00ebn 45 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga balanca financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 e n\u00eb vazhdim, jan\u00eb konstatuar balanca negative n\u00eb shuma t\u00eb vogla, n\u00eb vler\u00ebn totale 505 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin nga bashk\u00ebshorti t\u00eb pjes\u00ebs takuese t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Kruj\u00eb.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme n\u00eb deklarimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb si adres\u00eb banimi, p\u00ebr t\u00eb cilin Selimi ka shpjeguar se e kishte \u201cn\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb mir\u00ebmbajtje dhe pa shp\u00ebrblim.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj, gjyqtarja Selimi pretendoi se nuk q\u00ebndronte edhe balanca negative n\u00eb vler\u00ebn 505 mij\u00eb lek\u00eb.\u00a0 Ajo deklaroi se autovetura tip Fiat ishte bler\u00eb lir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb trajtimit preferencial nga kush\u00ebriri i bashk\u00ebshortit. Ajo tha se vlera reale e mjetit nuk kishte qen\u00eb 250 mij\u00eb lek\u00eb, por 600 mij\u00eb lek\u00eb sa edhe ishte deklaruar.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb rrethan\u00eb q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb dyshime se \u00e7mimi i shitjes n\u00eb vitin 2011 nuk i p\u00ebrgjigjet \u00e7mimit t\u00eb atij sendi\u201d, pretendoi Selimi, nd\u00ebrsa tha se p\u00ebr pagesat e tatimeve ligji nuk ka patur nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pa probleme p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur p\u00ebr ish-an\u00ebtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shk\u00eblzen Selimi, KPK dhe m\u00eb pas Kolegji e konsideruan bashk\u00ebshortin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit si t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, p\u00ebr shkak t\u00eb kontakteve me disa persona me precedent\u00eb penal\u00eb dhe t\u00eb dyshuar si pjes\u00eb e krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Informacioni i sjell\u00eb p\u00ebrmes ONM-s\u00eb e implikonte ish-gjykat\u00ebsin se kishte ndikuar p\u00ebr t\u00eb penguar ekstradimin e shtetasit Arben Isufaj n\u00eb Itali, vend ku ky i fundit ishte d\u00ebnuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh. Sipas informacionit t\u00eb ONM-s\u00eb, Selimi kishte ushtruar ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb penguar ekstradimin.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e Kolegjit vihet n\u00eb dukje se Selimi dhe bashk\u00ebshortja e tij Rilinda Selimi, kishin pasur polic\u00eb sigurimi dhe p\u00ebrdorur nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit A.SH &#8211; i njohur si shoferi i Isufajt, ndryshe i njohur edhe si Ben Qimja.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPA del se vet\u00eb ish-gjyqtari e ka p\u00ebrfshir\u00eb bashk\u00ebshorten n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me A.SH.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebrpiqet t\u00eb shpjegoj\u00eb natyr\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes me shtetasin A. Sh., i cili nga faktet e dala nga nj\u00eb procedim penal n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit A. I., rezulton t\u00eb jet\u00eb shoferi personal i k\u00ebtij t\u00eb fundit\u201d, thuhet n\u00eb pjes\u00ebn e vendimit p\u00ebr kontaktet e Selimit me Isufajn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb p\u00ebrdorimi i makin\u00ebs s\u00eb shoferit t\u00eb Isufajt nuk u b\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Polica e sigurimit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebve po ashtu u gjet\u00ebn edhe n\u00eb makin\u00ebn n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr personi t\u00eb skeduar nga policia \u2013 shtetasit I.\u00c7. Kolegji arsyetoi se k\u00ebto kontakte e b\u00ebnin Shk\u00eblzen Selimin t\u00eb vihej \u201cleht\u00ebsisht n\u00ebn presionin e strukturave kriminale\u201d.<\/p>\n<p>Por ndryshe nga p\u00ebrfundimi i Kolegjit, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb enjten, u relatua se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, kishte sjell\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi raporte dhe informacione pozitive p\u00ebr gjyqtaren Rilinda Selimi.<\/p>\n<p>Edhe KPK po ashtu doli n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrfundim.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni i Pavarur i Kualifikimit kreu hetim t\u00eb pavarur e t\u00eb thelluar nga ku rezultoi se nuk ka shkaqe p\u00ebr konstatimin si kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr disa shtetas,\u201d tha Hamitaj.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka gjykuar \u00e7\u00ebshtjet e tyre,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se ishte hetuar edhe lidhur me p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti dhe marr\u00ebdh\u00ebnien me pronarin e k\u00ebsaj makine I. \u00c7. . N\u00eb seanc\u00eb u tha se pronari i mjetit, i cili kishte pasur problem me ligjin kishte l\u00ebshuar nj\u00eb polic\u00eb sigurimi q\u00eb i jepte mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtij mjeti subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, Rilinda Selimi dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj p\u00ebr periudh\u00ebn 2011-2012.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt, subjekti ka shpjeguar se nuk e njeh personin q\u00eb ka l\u00ebshuar polic\u00ebn e sigurimit dhe se nuk e ka p\u00ebrdorur at\u00eb automjet as si shofere dhe as si pasagjere. Ai shtoi se p\u00ebr gjyqtaren Selimi nuk ka informacione q\u00eb mund ta c\u00ebnojn\u00eb p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>E pyetur nga kryesuesja Pamela Qirko n\u00ebse kishte pasur ndonj\u00ebher\u00eb kontakte me personin q\u00eb kishte l\u00ebshuar polic\u00ebn e sigurimit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit, gjyqtarja Selimi e mohoi nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo mohoi t\u00eb njihte dhe t\u00eb kishte pasur kontakte edhe me familjar\u00ebt e personit q\u00eb u kishte dh\u00ebn\u00eb makin\u00ebn, nd\u00ebrsa tha se k\u00ebto persona ishin \u201cnjohje personale t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebria\u201d.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se personi n\u00eb fjal\u00eb ishte shpallur i pafajsh\u00ebm. Selimi theksoi se nuk kishte pasur marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizimi<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton se \u00ebsht\u00eb hetuar p\u00ebr situata t\u00eb mundshme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, por nuk jan\u00eb gjetur t\u00eb tilla. Nga 18 denoncimet nga publiku, n\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn u rasteve nuk jan\u00eb konstatuar indicie, nd\u00ebrsa p\u00ebr dy denoncime t\u00eb hetuara nga KPK, nuk u evidentuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>Selimi u pyet gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cilat Komisioni i ka m\u00ebsuar n\u00ebp\u00ebrmjet medieve.<\/p>\n<p>Kryesuesja Pamela Qirko e pyeti Selimin se cili kishte qen\u00eb q\u00ebllimi q\u00eb kishte kryer padi ndaj kompanis\u00eb Alitalia duke k\u00ebrkuar d\u00ebmshp\u00ebrblim n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro dhe n\u00ebse kishte influencuar n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se e konsideronte t\u00eb paligjsh\u00ebm veprimin e kryer nga kompania q\u00eb i kishte bllokuar pasaportat e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mitur teksa kan\u00eb qen\u00eb duke u nisur p\u00ebr udh\u00ebtim jasht\u00eb shtetit. Sipas saj pasaportat kishin qen\u00eb t\u00eb vlefshme dhe jo si pretendonte kompania dhe se q\u00ebllimi i padis\u00eb nuk ishte pasuror, por p\u00ebr dinjitetin e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtarja Rilinda Selimi tha se bazuar n\u00eb vler\u00ebsimin e KPK, konfirmimi i saj n\u00eb detyr\u00eb ishte i p\u00ebrligjur. \u201cK\u00ebrkoj konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb\u201d, tha ajo.\u00a0 KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 14 dhjetor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja Rilinda Selimi nuk kishte probleme me deklarimin e nj\u00eb biznesi n\u00eb Lungomare dhe p\u00ebrndryshe nga bashk\u00ebshorti i saj &#8211; ish-an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb i shkarkuar nga detyra p\u00ebr kontakte me krimin e organizuar, subjekti ka figur\u00eb t\u00eb past\u00ebr.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74267,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,415,117,2,473],"tags":[145,107,118,239,259],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/rilinda-selimi.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Rilinda Selimi duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore e KPK-s\u00eb | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74266"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74266"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74266\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74268,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74266\/revisions\/74268"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74267"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74266"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74266"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74266"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}