{"id":74275,"date":"2020-12-09T18:49:03","date_gmt":"2020-12-09T17:49:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kandidati-per-ne-gjykaten-e-larte-sokol-ngresi-perballet-me-vetingun\/2020\/12\/09\/"},"modified":"2023-04-06T22:32:46","modified_gmt":"2023-04-06T20:32:46","slug":"kandidati-per-ne-gjykaten-e-larte-sokol-ngresi-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kandidati-per-ne-gjykaten-e-larte-sokol-ngresi-perballet-me-vetingun\/2020\/12\/09\/","title":{"rendered":"Kandidati p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, Sokol Ngresi p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pamund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e dy k\u00ebsteve p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe p\u00ebr krijimin e gjendjes cash, q\u00eb u kund\u00ebrshtuan nga Ngresi.\u00a0\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75236\" aria-describedby=\"caption-attachment-75236\" style=\"width: 531px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sokol-Ngresi-duke-dal\u00eb-nga-seanca-d\u00ebgjimore-nga-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-75236\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sokol-Ngresi-duke-dal\u00eb-nga-seanca-d\u00ebgjimore-nga-KPK-531x400.jpg\" alt=\"\" width=\"531\" height=\"400\" data-id=\"75236\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-75236\" class=\"wp-caption-text\">Sokol Ngresi duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore nga KPK | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Sokol Ngresi u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me gjetjet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, p\u00ebr t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Ngresi po kryhet nga trupa gjyq\u00ebsore e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Lulzim Hamitaj an\u00ebtar. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>N\u00eb relacionin e lexuar gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, relatorja Suela Zhegu konstatoi probleme me pasurin\u00eb e subjektit q\u00eb lidheshin me pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr dy k\u00ebste kredie p\u00ebr financimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb qytetin bregdetar t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Ngresi ka kund\u00ebrshtuar disa gjetje t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK n\u00eb lidhje me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Gjyqtari ka marr\u00eb vler\u00ebsime pozitive p\u00ebr sa i p\u00ebrket profesionalizmit, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur m\u00eb pyetje nga an\u00ebtaret KPK-s\u00eb p\u00ebr denoncimet e ardhura nga publiku.<\/p>\n<p>Sokol Ngresi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb prej vitit 2005. N\u00eb vitin 2014, ai u dekretua nga presidenti Bujar Nishani si an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, por ky vendim nuk mori p\u00eblqimin e mazhoranc\u00ebs n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Aktualisht, Ngresi \u00ebsht\u00eb kandidat p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb procesin q\u00eb po zhvillohet nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur mungesa financiare p\u00ebr pages\u00ebn e dy k\u00ebsteve p\u00ebr nj\u00eb apartament 144.6 m2 t\u00eb bler\u00eb nga gjyqtari Ngresi n\u00eb Vlor\u00eb, kundrejt vler\u00ebs 65 mij\u00eb e 160 euro.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, Ngresi ka deklaruar dy kredi, nj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2012 dhe nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 16 mij\u00eb euro n\u00eb 2007-\u00ebn, si edhe kursime nd\u00ebr vite nga pagat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i mandateve t\u00eb pagesave, KPK ka gjetur se vlera totale e paguar ishte 70 mij\u00eb e 320 euro dhe jo \u00e7mimi i pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu pohoi se subjekti kishte sqaruar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament kishte paguar \u00e7mimin e pasqyruar n\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtari Ngresi deklaroi se nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb ai kishte paguar k\u00ebstin p\u00ebr prenotimin e apartamentit t\u00eb tij dhe se nuk kishte logjik\u00eb q\u00eb t\u00eb paguhej dy her\u00eb k\u00ebsti i prenotimit. Ai shpjegoi se n\u00ebna ishte e moshuar dhe kur ishte kryer pagesa p\u00ebr prenotimin e apartamentit nga ana e saj, e kishte shoq\u00ebruar s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten dhe si pasoj\u00eb punonj\u00ebsi i shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese kishte kryer nj\u00eb lapsus duke e sh\u00ebnuar pages\u00ebn n\u00eb emrin e tij. \u201cRitheksoj se ai mandat pagese nuk i p\u00ebrket apartamentit tim\u201d, pohoi Ngresi.<\/p>\n<p>Zhegu tha n\u00eb seanc\u00eb, se shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese kishte konfirmuar se Ngresi e kishte bler\u00eb apartamentin p\u00ebr \u00e7mimin e pasqyruar n\u00eb kontrat\u00eb dhe se dokumentacioni i administruar p\u00ebrputhet me deklarimet e subjektit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se gjyqtari Ngresi dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 190 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb k\u00ebst n\u00eb vitin 2014 dhe me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 423 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb k\u00ebsti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ngresi shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb, se pasi ishte transferuar nga Gjykata e Lart\u00eb p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn e apelit Vlor\u00eb, kishte pasur nevoj\u00eb t\u00eb siguronte strehimin dhe n\u00eb vitin 2007 kishte tentuar t\u00eb blinte nj\u00eb apartament duke marr\u00eb edhe nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 16 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ai tha se kishte pasur kontradikta me firm\u00ebn nd\u00ebrtuese ku kishte prenotuar apartamentin n\u00eb vitin 2007 dhe \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakort t\u00eb anullohet porosia duke i kthyer edhe vler\u00ebn e kredis\u00eb 16 mij\u00eb euro q\u00eb kishte paguar.<\/p>\n<p>Gjyqtari Ngresi tha se vlera 16 mij\u00eb euro e kthyer nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese nuk \u00ebsht\u00eb prekur deri n\u00eb vitin 2012 kur \u00ebsht\u00eb porositur apartamenti q\u00eb zot\u00ebron aktualisht. \u201cMe vler\u00ebn e kredis\u00eb dhe kursimet e krijuara gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve kishim mund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve\u201d, pohoi Ngresi.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi edhe rishikimin e shpenzimeve jetike. Sipas Ngresit, vet\u00ebm nga p\u00ebrllogaritja e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs sipas INSTAT p\u00ebr vitin 2014, balanca do t\u00eb rezultonte pozitive, pasi diferenca ishte m\u00eb e madhe se pamund\u00ebsia e konstatuar n\u00eb shum\u00ebn 190 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Ngresi pretendoi se n\u00ebse shpenzimet jetike do t\u00eb bazoheshin n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT edhe p\u00ebr vitin 2015, at\u00ebher\u00eb balanca negative do t\u00eb mbetej vet\u00ebm n\u00eb shum\u00ebn 690 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Zhegu tha se Ngresi ka p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet dhurimit n\u00eb janar t\u00eb vitit 2019, nj\u00eb apartament nga n\u00ebna e tij, e cila e ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2015 kundrejt vler\u00ebs 49 mij\u00eb euro. Subjekti ka shpjeguar se kalimi n\u00eb pron\u00ebsi \u00ebsht\u00eb kryer pasi n\u00ebna ka nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka kryer analiz\u00ebn financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2015. Nga analiza e shtrir\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 1995-2015, \u00ebsht\u00eb konstatuar munges\u00eb burimesh n\u00eb vler\u00ebn 1.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ngresi pretendoi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore se prind\u00ebrit e tij kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2015. Ai tha se t\u00eb dy prind\u00ebrit kishin qen\u00eb intelektual\u00eb dhe kishin siguruar edhe t\u00eb ardhura t\u00eb tjera ve\u00e7 pensionit.<\/p>\n<p>Ngresi deklaroi se i ati njihte disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja dhe kishte punuar si p\u00ebrkthyes me shoq\u00ebri treg\u00ebtare n\u00eb vendet ku ato ushtronin aktivitetin e tyre. Ai tha se kishte dor\u00ebzuar si prov\u00eb pasaport\u00ebn e babait p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2000, nga ku rezultonte se kishte kryer 30 udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit, si dhe dokumente t\u00eb tjera q\u00eb v\u00ebrtetonin se i ati kishte punuar si p\u00ebrkthyes gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb pension.<\/p>\n<p>Gjyqtari Ngresi vijoi se n\u00ebna e tij kishte qen\u00eb m\u00ebsuese dhe pas daljes n\u00eb pension kishte punuar disa vite n\u00eb shkolla private. Ai pretendoi se kishte dor\u00ebzuar dokumente q\u00eb v\u00ebrtetonin pagesat e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u konstatua balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 530 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr gjendjen cash n\u00eb vitin 2016.\u00a0 Lidhur me munges\u00ebn e burimeve cash, Ngresi shpjegoi se kishte deklaruar edhe nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb i ishte vjedhur n\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se nj\u00eb person i njohur kishte vjedhur n\u00eb banes\u00ebn e tij shumat 300 mij\u00eb lek\u00eb dhe 1000 euro. Subjekti shpjegoi se kishte kryer kall\u00ebzim penal dhe personi n\u00eb fjal\u00eb ishte d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2016 e kam p\u00ebrfshir\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb vler\u00eb me iden\u00eb se do t\u00eb m\u00eb ktheheshin. Ishim t\u00eb njohur dhe kam b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb tratativa tek t\u00eb af\u00ebrmit e personit t\u00eb d\u00ebnuar q\u00eb t\u00eb m\u00eb kthehej shuma q\u00eb m\u00eb ishte vjedhur\u201d, shpjegoi nd\u00ebr t\u00eb tjera Ngresi dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00ebse p\u00ebrfshihej kjo vler\u00eb, edhe p\u00ebr vitin 2016, balanca do t\u00eb rezultonte pozitive.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb blerjen dy automjeteve nd\u00ebr vite, ku \u00e7mimi i shitjes s\u00eb nj\u00ebr\u00ebs kishte sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e automjetit q\u00eb zot\u00ebron aktualisht. Gjithashtu, nuk jan\u00eb gjetur probleme edhe p\u00ebr likujditetet n\u00eb bank\u00eb, dy llogari kursimi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe nj\u00eb fond investimi n\u00eb shum\u00ebn 270 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Past\u00ebrtia e figur\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar ka raportuar n\u00eb Komision informacione p\u00ebr tre \u00e7\u00ebshtje. Nga verifikimi i kryer KPK ka rezultuar se n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve subjekti nuk ka qen\u00eb an\u00ebtar i trupit gjykues. P\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr ku DSIK ka ngritur dyshime se subjekti dhe dy an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb trupit gjykues kishin leht\u00ebsuar mas\u00ebn e siguris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb proceduar, ka rezultuar se Ngresi \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb pakic\u00eb kund\u00ebr ndryshimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb duke qen\u00eb i mendimit q\u00eb t\u00eb lihej n\u00eb fuqi \u201carresti n\u00eb burg\u201d ndaj t\u00eb proceduarit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua edhe nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, ku Ngresi kishte qen\u00eb kryesues, \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte ushtruar rekurs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb lidhur me juridiksionin. Nj\u00eb kompani q\u00eb tregtonte ushqime p\u00ebr bag\u00ebtit\u00eb ishte penalizuar nga Dogana e Vlor\u00ebs, me pretendimin se sasia e elbit t\u00eb importuar nuk p\u00ebrkonte me deklarimin doganor. Shoq\u00ebria kishte b\u00ebr\u00eb padi p\u00ebr shfuqizimin e mas\u00ebs s\u00eb marr\u00eb nga dogana p\u00ebr sekuestrimin e sasis\u00eb s\u00eb elbit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, dogana ka ushtruar rekurs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb juridiksionit p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb ka vendosur prishjen e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb dhe kalimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr gjykim n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit. Gjithashtu, DSIK ka informuar se vendimi i Apelit Vlor\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar mbi aktin e ekspertimit t\u00eb kryer nga nj\u00eb person q\u00eb nuk ishte i licensuar si ekspert.<\/p>\n<p>Ngresi sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb e kishte rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb prej pal\u00ebve nd\u00ebrgjyq\u00ebse p\u00ebr munges\u00eb juridiksioni. Sipas tij, ky vendim i nd\u00ebrmjet\u00ebm i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Gjykata e Lart\u00eb p\u00ebr munges\u00eb arsyetimi dhe \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb gjykohej nga nj\u00eb tjet\u00ebr gjyqtar, po i gjykat\u00ebs civile.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e DSIK p\u00ebr ekspertin, Ngresi shpjegoi se n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb nuk ishte ngritur asnj\u00eb pretendim nga pal\u00ebt p\u00ebr aktin e ekspertimit. Ai shtoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kishte pasur hetim edhe nga ana e prokuroris\u00eb dhe eksperti rezultonte t\u00eb ishte licencuar q\u00eb prej vitit 1998.<\/p>\n<p>Ngresi tha se vendimi i fundit i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ishte i gabuar, pasi binte n\u00eb kund\u00ebrshtim me dy vendime po t\u00eb asaj gjykate p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe se kishte prishur vet\u00ebm vendimin e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs dhe jo t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, duke e transferuar n\u00eb Apelin Administrativ, prej gjykat\u00ebs civile. \u00a0\u201cN\u00eb fakt, edhe gjykata administrative ka marr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vendim si ne\u201d, pohoi Ngresi.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Nga shqyrtimi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb gjykuara nga Ngresi, Komisioni konstaton se ai shfaq aft\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb mira n\u00eb interpretimin dhe arsyetimin ligjor dhe se vendimet jan\u00eb t\u00eb qarta e t\u00eb kuptueshme. Gjithashtu, nga dosjet e p\u00ebrzgjedhura me short ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb efi\u00e7ent duke respektuar afatet. Zhegu tha se ndaj tij nuk ka pasur asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr procedim disiplinor.<\/p>\n<p>Relatorja pohoi se n\u00eb 26 denoncimet e kryera nga publiku, nuk jan\u00eb gjetur prova dhe fakte q\u00eb mund t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb kriterin e profesionalizmit dhe figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtari Ngresi u pyet lidhur me nj\u00eb prej denoncimeve, ku pretendohej se n\u00eb nj\u00eb ankim t\u00eb kryer gjat\u00eb nj\u00eb procesi q\u00eb ai kishte shqyrtuar, ishte falsifikuar firma e pal\u00ebs s\u00eb paditur. Ngresi shpjegoi se pala e paditur kishte deklaruar se do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga avokati i tij, edhe n\u00eb munges\u00eb. Por, pas depozitimit t\u00eb nj\u00eb ankimi nga avokati, ishte konstatuar se n\u00ebnshkrimi i pal\u00ebs s\u00eb paditur nuk ishte autentik.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i trupit gjykues t\u00eb KPK, Lulzim Hamitaj evidentoi se falsifikimi i nj\u00eb dokumenti p\u00ebrb\u00ebn fakt penal.<\/p>\n<p>Ngresi e pranoi se falsifikimi \u00ebsht\u00eb fakt penal, por u shpreh se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb detyrim i gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb kall\u00ebzim penal. Ai shpjegoi se nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb prokurore t\u00eb posa\u00e7me, por p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb ankimi. Sipas Ngresit, nj\u00eb i af\u00ebrm i pal\u00ebs s\u00eb paditur i kishte dh\u00ebn\u00eb avokatit ankimin e firmosur dhe ky i fundit e kishte dor\u00ebzuar n\u00eb gjykat\u00eb. Subjekti i rivler\u00ebsimit shtoi se pala e paditur ishte pyetur lidhur me ankimin dhe kishte shprehur dakord\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Ngresit, n\u00ebnshkrimi i ankimit nga nj\u00eb tjet\u00ebr person n\u00eb vendin e pal\u00ebs s\u00eb paditur nuk kishte sjell\u00eb ndonj\u00eb pasoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtari Sokol Ngresi u shpreh se kishte punuar me ndershm\u00ebri, etik\u00eb dhe profesionaliz\u00ebm dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 11 dhjetor, ora 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pamund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e dy k\u00ebsteve p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe p\u00ebr krijimin e gjendjes cash, q\u00eb u kund\u00ebrshtuan nga Ngresi.\u00a0\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74276,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,473],"tags":[191,107,118,485],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sokol-Ngresi-duke-dal\u00eb-nga-seanca-d\u00ebgjimore-nga-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Sokol Ngresi duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore nga KPK | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74275"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74275"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74275\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74277,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74275\/revisions\/74277"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74276"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74275"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74275"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74275"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}