{"id":74281,"date":"2020-12-07T16:56:55","date_gmt":"2020-12-07T15:56:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-tiranes-albert-demirneli-perballet-me-vetingun\/2020\/12\/07\/"},"modified":"2023-04-06T22:33:18","modified_gmt":"2023-04-06T20:33:18","slug":"prokurori-i-tiranes-albert-demirneli-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-tiranes-albert-demirneli-perballet-me-vetingun\/2020\/12\/07\/","title":{"rendered":"Prokurori i Tiran\u00ebs, Albert Demirneli p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore u evidentuan mungesa financiare p\u00ebr nj\u00eb blerjen e nj\u00eb banese, por prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs tha se zot\u00ebronte vet\u00ebm nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb makin\u00eb dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_75172\" aria-describedby=\"caption-attachment-75172\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Albert-Demirneli-pas-seances.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-75172 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Albert-Demirneli-pas-seances-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"75172\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-75172\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Albert Demirneli pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Albert Demirneli u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me gjetjet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit. Procesi i vetingut po kryhet nga trupi gjykues i KPK i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Olsi Komici kryesues, Firdes Shuli relatore dhe Brunilda Bekteshi an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Prokurori Albert Demirneli ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe punon prej gati dy dekadash n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. Ai ka mbajtur m\u00eb par\u00eb edhe pozicionin e zv.prokurorit t\u00eb rrethit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Relatorja Firdes Shuli tha n\u00eb seanc\u00eb se prokurori Demirneli, ve\u00e7 pasurive q\u00eb ka aktualisht n\u00eb pron\u00ebsi, kishte deklaruar edhe pasurit\u00eb q\u00eb kishte zot\u00ebruar nd\u00ebr vite, t\u00eb cilat i ka shitur. Prej tyre, KPK konstatoi mosdeklarimin n\u00eb vitin 2003 t\u00eb pjes\u00ebs takuese 1\/6 t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Burrel t\u00eb privatizuar nga babai i subjektit n\u00eb vitin 1993.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting, Demirneli ka pasqyruar heqjen dor\u00eb \u2018de facto\u2019 nga pjesa takuese nga ky apartament q\u00eb prej vitit 1993 dhe \u2018de jure\u2019 prej vitit 2016.<\/p>\n<p>Sipas relatores, subjekti ka shpjeguar se nuk e ka deklaruar n\u00eb vitin 2003 pjes\u00ebn takuese, pasi nuk ka pasur lidhje apo p\u00ebrfitim nga kjo pasuri. Ai ka deklaruar para Komisionit se ishte shk\u00ebputur nga familja q\u00eb prej vitit 1983, kur kishte nisur studimet e larta dhe se nuk kishte jetuar m\u00eb n\u00eb apartamentin q\u00eb babai e kishte privatizuar n\u00eb vitin 1993.<\/p>\n<p>Demirneli ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2001 nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 60 m2 n\u00eb Rr\u00ebshen, nga Enti i Banesave, kundrejt vler\u00ebs 275 mij\u00eb lek\u00eb.\u00a0 Nga hetimi ka rezultuar se ai e ka p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb banes\u00eb si i pastreh\u00eb dhe ka jetuar aty p\u00ebr periudh\u00ebn 1996-2001.<\/p>\n<p>Relatorja sqaroi se subjekti kishte deklaruar se statusin si i pastreh\u00eb e kishte fituar me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb Rr\u00ebshen. Nga analiza financiare ka rezultuar se Demirneli kishte pasur mund\u00ebsi me burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs lidhur me p\u00ebrfitimin e statusit si i pastreh\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rezultonte bashk\u00ebpronar me pjes\u00ebn takuese 1\/6 n\u00eb apartamentin e babait n\u00eb Burrel. Shuli tha se Demirneli kishte dor\u00ebzuar v\u00ebrtetime nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, sipas t\u00eb cilave nuk mund t\u00eb sigurohet gjith\u00eb dokumentacioni i procedur\u00ebs \u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb statusit si i pastreh\u00eb p\u00ebr shkaqe t\u00eb pavarura prej tij.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, relatorja Shuli i k\u00ebrkoi subjektit q\u00eb t\u00eb sqaronte m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb statusit si i pastreh\u00eb. Demirneli pohoi se kur ishte transferuar n\u00eb Rr\u00ebshen, kishte marr\u00eb edhe familjen dhe se ishte trajtuar me banes\u00eb pas kerkes\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cKam shkuar disa here, por nuk ka qen\u00eb e mundur t\u00eb gjenden dokumentet,\u201d sqaroi ai.<\/p>\n<p>I pyetur nga an\u00ebtarja Bekteshi lidhur me arsyet e mosdisponimit t\u00eb dokumenteve p\u00ebr statusin e t\u00eb pastrehut nga ana e institucioneve, Demirneli deklaroi se i kishin th\u00ebn\u00eb se zyra e Entit t\u00eb Banesave ishte djegur dhe se mund t\u00eb ishin d\u00ebmtuar edhe dokumentet q\u00eb i p\u00ebrkisnin asaj dosjeje.<\/p>\n<p>Apartamenti n\u00eb Rr\u00ebshen rezulton t\u00eb jet\u00eb shitur n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr shum\u00ebn 950 mij\u00eb lek\u00eb, vler\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb nga burimet p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 53.6 m2 n\u00eb lagjen \u201cAli Demi\u201d Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2002, kundrejt \u00e7mimit 1.9 milion\u00eb lek\u00eb. Si burime t\u00eb tjetra p\u00ebr blerjen e banes\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, Demirneli ka deklaruar kursimet nga pagat dhe hua n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb, marr\u00eb nga tre persona t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Edhe pse Komisioni konstaton se subjekti e ka deklaruar rregullisht huan\u00eb, shlyerjet dhe detyrimet, evidenton se nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsve dhe kjo vler\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, duke rezultuar me nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 725 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli tha se p\u00ebr dy prej huadh\u00ebn\u00ebsve q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb shtetit, subjekti ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime, nd\u00ebrsa ka dor\u00ebzuar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e t\u00eb tretit, q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsohen gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se Demirneli ka k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn finanicare t\u00eb p\u00ebrfshihej mund\u00ebsia e kurismeve n\u00eb vler\u00ebn 1 milion\u00eb e 250 mij\u00eb lek\u00eb. \u201cN\u00ebse p\u00ebrfshihet kjo vler\u00eb, at\u00ebher\u00eb analiza financiare del pozitive,\u201d pohoi Shuli.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr huan\u00eb, prokurori Demirneli deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se sipas ligjit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr deklarimin e pasuris\u00eb, nuk ka qen\u00eb si k\u00ebrkes\u00eb marrja e dokumentacionit p\u00ebr huan\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se dy huadh\u00ebn\u00ebsit q\u00eb jetonin jasht\u00eb shtetit, ishin pajisur me dokumente pas vitit 2000. Demirneli pohoi se kishte sjell\u00eb dokumente p\u00ebr t\u00eb ardhurat e nj\u00eb prej huadh\u00ebn\u00ebsve q\u00eb jetonte n\u00eb Itali. \u201cTani ata jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shtetas t\u00eb huaj, nj\u00ebri n\u00eb Itali dhe tjetri n\u00eb Angli,\u201d pohoi Demirneli.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huaje kam kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe i kam shlyer detyrimet ndaj t\u00eb tre subjekteve. Komisioni t\u2019i marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebto fakte,\u201dk\u00ebrkoi ai.<\/p>\n<p>Apartamentin e bler\u00eb n\u00eb vitin 2002 n\u00eb lagjen \u201cAli Demi\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, prokurori Demirneli e ka shitur n\u00eb 7 tetor 2009 kundrejt vler\u00ebs 4 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioni ka gjetur se ekzistojn\u00eb dy kontrata shitje-blerje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament, nj\u00eb e vitit 2009 dhe nj\u00eb e vitit 2001, me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pal\u00eb bler\u00ebse.<\/p>\n<p>Shuli pohoi se Demirneli kishte sqaruar se kontrata e dyt\u00eb ishte kryer p\u00ebr shkak se bler\u00ebsi nuk kishte kryer procedurat p\u00ebr regjistrimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb emrin e tij.<\/p>\n<p>\u201cShpjegimet e subjektit kan\u00eb rezultuar t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb v\u00ebrteta,\u201d tha relatorja Shuli dhe sqaroi se shitja ishte realizuar n\u00eb vitin 2009, kur edhe ishte p\u00ebrfituar shuma 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb pas shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb lagjen &#8220;Ali Demi&#8221;, subjekti ka bler\u00eb nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb kryeqytet, me sip\u00ebrfaqe 107 m2 p\u00ebr \u00e7mimin 42 mij\u00eb e 800 euro, banes\u00eb ku edhe banon aktualisht familja e tij.<\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Demirneli ka deklaruar vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm dhe t\u00eb ardhurat nga pagat. Komisioni ka vler\u00ebsuar si t\u00eb ligjshme nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave nga paga e bashk\u00ebshortes pran\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie sigurimesh n\u00eb vler\u00ebn 240 mij\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat e deklaruara t\u00eb p\u00ebrfituara si shp\u00ebrblim nga komisionet.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer prej Komisionit p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 135 mij\u00eb lek\u00eb. Shuli tha se subjekti ka shpjeguar se jan\u00eb paguar detyrimet p\u00ebr t\u00eb ardhurat si shp\u00ebrblim nga komisionet dhe ka k\u00ebrkuar p\u00ebrfshirjen e tyre n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Sipas saj, n\u00ebse k\u00ebto t\u00eb ardhura do t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00eb, at\u00ebher\u00eb balanca negative mbetet 599 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Demirneli ritheksoi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore faktin se kishte vendosur n\u00eb dispozicion dokumentacionin p\u00ebr pages\u00ebn e detyrimeve tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga komisionet, t\u00eb kryera nga ana e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb sigurimeve ku kishte punuar bashk\u00ebshortja.<\/p>\n<p>\u201cTheksoj se nga viti 2002 e n\u00eb vazhdim, kam bler\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb makin\u00eb dhe kam deklaruar si burim edhe kursimet n\u00eb vite. Konstatohet leht\u00ebsisht se lloogaria ime \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar n\u00eb vitin 2008 dhe k\u00ebrkoj q\u00eb kjo vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00ebn financiare,\u201d deklaroi prokurori Demirneli.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb 34 vite si prokuror kam vet\u00ebm nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb autovetur\u00eb. Kam pasur burime t\u00eb mjaftueshme,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se prokurori Demirneli ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen nj\u00eb autoveture tip Benz n\u00eb vitin 2003 dhe krijimin e likujditeteve nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar raport pozitiv p\u00ebr prokurorin Demirneli. KPK ka kryer hetim t\u00eb pavarur prej nga ka rezultuar se subjekti i rivler\u00ebsimit ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit s\u00eb bashku me shtetasin N.P., i cili p\u00ebrdorte automjetin e nj\u00eb shtetasi tjet\u00ebr t\u00eb proceduar nga ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb krim t\u00eb organizuar. Komisioni konstaton se N.P. ka udh\u00ebtuar shpesh me automjetin e t\u00eb proceduarit p\u00ebr krim t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Nga verifikimet ka rezultuar se Demirneli ka udh\u00ebtuar vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb me k\u00ebt\u00eb mjet q\u00eb drejtohet nga N.P. Shuli tha se subjeki i rivler\u00ebsimit ka deklaruar se n\u00eb dijenin\u00eb e tij, makina kishte qen\u00eb e N.P. dhe se nuk e njihte shtetasin S.Sh. t\u00eb proceduar nga ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>Pasi Komisioni i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pron\u00ebsin\u00eb e N.P. mbi mjetin, subjekti ka dor\u00ebzuar nj\u00eb prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7me q\u00eb i jepte atij t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb makin\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga Shuli, prokurori Demirneli deklaroi se nuk kishte pasur dijeni lidhur prokuror\u00ebn dhe se me at\u00eb automjet kishte udh\u00ebtuar vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentuan edhe verifikimet e kryera n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb informacioneve t\u00eb publikuara n\u00eb media. Sipas Komisionit, n\u00eb nj\u00eb media online ishte publikuar nj\u00eb foto e prokurorit Demirneli\u00a0 me nj\u00eb aovkat dhe pretendohej se ai kishte qen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor i personave t\u00eb proceduar nga subjekti i rivler\u00ebsimit. Demirneli ka sqaruar se kishte q\u00ebndruar me personin q\u00eb gjendej n\u00eb foto pasi ishin shok\u00eb q\u00eb prej fakultetit dhe ka deklaruar se nuk kishte pasur dijeni q\u00eb ai t\u00eb kishte lidhje me dosjen q\u00eb po hetonte.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli tha se nga hetimi i kryer prej Komisionit, ka rezultuar se avokat\u00ebt e personave t\u00eb proceduar ishin t\u00eb tjer\u00eb dhe jo ai q\u00eb paraqitej n\u00eb foto.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka konstatuar se prokurori Albert Demirneli ka mbajtur m\u00eb par\u00eb edhe mbiemrin Neli. Shuli tha se subjekti kishte deklaruar se para viteve \u201990, familja e tij kishte mbajtur edhe mbiemrin Neli. Nga verifikimet e kryera nuk ka rezultuar asnj\u00eb problem lidhur me k\u00ebt\u00eb gjetje.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb nuk u evidentuan probleme p\u00ebr profesionalizmin. Gjithashtu, nga verifikimi i 8 denoncimeve nga publiku, nuk jan\u00eb gjetur shkaqe q\u00eb mund t\u00eb c\u00ebnonin aspektin profesional t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, prokurori Demirneli u shpreh se p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb ai kryente, do t\u00eb kishte edhe njer\u00ebz t\u00eb pak\u00ebnaqur. \u201cNuk e di pse jan\u00eb nisur t\u00eb njollosin figur\u00ebn time. Edhe ju keni konstatuar se nuk q\u00ebndrojn\u00eb,\u201d pohoi Demirneli lidhur me denoncimet n\u00eb media dhe ato nga publiku.<\/p>\n<p>Duke iu referuar fotos me nj\u00eb avokat, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs e k\u00ebshilloi prokurorin Demirneli q\u00eb t\u00eb tregonte m\u00eb shum\u00eb kujdes me personat q\u00eb q\u00ebndronte.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, prokurori Albert Demirneli e vler\u00ebsoi korrekt hetimin administrativ t\u00eb kryer nga Komisioni dhe k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Kryesuesi i trupit gjykues, Olsi Komici, b\u00ebri me dije se seanca e shpalljes s\u00eb vendimit do t\u00eb njoftohet n\u00eb faqen online t\u00eb KPK.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore u evidentuan mungesa financiare p\u00ebr nj\u00eb blerjen e nj\u00eb banese, por prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs tha se zot\u00ebronte vet\u00ebm nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb makin\u00eb dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74282,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Albert-Demirneli-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Albert Demirneli pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74281"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74281"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74281\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74283,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74281\/revisions\/74283"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74282"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74281"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74281"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74281"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}