{"id":74287,"date":"2020-12-05T14:39:07","date_gmt":"2020-12-05T13:39:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-gjyqtares-fjoralba-prifti-mungese-burimesh-dhe-deklarim-te-rreme\/2020\/12\/05\/"},"modified":"2023-04-06T22:33:44","modified_gmt":"2023-04-06T20:33:44","slug":"shkarkimi-i-gjyqtares-fjoralba-prifti-mungese-burimesh-dhe-deklarim-te-rreme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-gjyqtares-fjoralba-prifti-mungese-burimesh-dhe-deklarim-te-rreme\/2020\/12\/05\/","title":{"rendered":"Shkarkimi i gjyqtares Fjoralba Prifti: Munges\u00eb burimesh dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arsyeton n\u00eb vendim se gjyqtarja e Apelit Administrativ nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb ardhurat si p\u00ebrkthyes t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe burimin e nj\u00eb huaje, nd\u00ebrsa u ngrit\u00ebn dyshime edhe p\u00ebr fshehje pasurie.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_73520\" aria-describedby=\"caption-attachment-73520\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/FjoralbaPrifti.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-73520 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/FjoralbaPrifti-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"73520\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-73520\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti | Foto: V. Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 17 shtator t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtaren e Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti p\u00ebr fshehje dhe mosjustifikim t\u00eb pasurive, si dhe kryerje t\u00eb deklarimit t\u00eb rrem\u00eb. Sipas Komisionit, Prifti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb p\u00ebrfituara nga puna si p\u00ebrkthyes n\u00eb institucione dhe organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe burimin e nj\u00eb huaje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u konsiderua se ka kryer deklarim i rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, u ngrit\u00ebn dyshime p\u00ebr fshehje t\u00eb pasurive dhe mosdeklarimin e tre prokurave t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb l\u00ebshuara nga i v\u00ebllai, q\u00eb i jepnin gjyqtares Prifti t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kryer veprime mbi pasurit\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Priftin u krye nga trupa gjyq\u00ebsore e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitaj.<\/p>\n<p>N\u00eb vendin e arsyetuar, KPK arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtarja Prifti\u00a0gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 121.29 m2 dhe garazh me sip\u00ebrfaqe 17 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, pasuri t\u00eb porositura nga bashk\u00ebshorti p\u00ebrpara martes\u00ebs n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb justifikoj\u00eb me burime t\u00eb ligjshme krijimin e k\u00ebtyre pronave n\u00eb vler\u00ebn 7.2 milion\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat 5.8 milion\u00eb lek\u00eb jan\u00eb paguar para martes\u00ebs dhe afro 1.4 milion\u00eb lek\u00eb pas martese.<\/p>\n<p>&#8220;Nga hetimi i llogarive bankare t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit rezultoi se ai vazhdimisht derdh n\u00eb bank\u00eb shuma t\u00eb ardhurash cash, p\u00ebr t\u00eb cilat mbetet i paprovuar burimi i ligjsh\u00ebm i tyre,&#8221; citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb periudhave kur jan\u00eb shlyer k\u00ebstet, nuk ka rezultuar\u00a0t\u00eb jet\u00eb t\u00ebrhequr ndonj\u00eb vler\u00eb nga llogarit\u00eb bankare. &#8220;Duket se bashk\u00ebshorti i subjektit i ka kryer k\u00ebto pagesa me t\u00eb ardhura t\u00eb mbajtura cash&#8221;, v\u00ebren KPK.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, Prifti nuk ka provuar me dokumentacion ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit, t\u00eb deklaruara prej saj se ishin p\u00ebrfituar gjat\u00eb periudh\u00ebs 1998-2005\u00a0nga puna e tij n\u00eb Gjermani si asistent n\u00eb nj\u00eb projekt; si p\u00ebrkthyes; m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i gjuh\u00ebs gjermane dhe korrektimi i nj\u00eb fjalori gjermanisht-shqip. N\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr k\u00ebto dy pasuri, KPK ka pranuar vler\u00ebn 14 mij\u00eb e 770 euro, si mund\u00ebsi kursimi nga bursat e studimeve t\u00eb bashk\u00ebshortit jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb ardhurave nga puna e bashk\u00ebshortit, si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebto pasuri, Prifti ka deklaruar edhe nj\u00eb\u00a0hua n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro marr\u00eb nga vjehrri n\u00eb janar 2005, e dokumentuar sipas kontrat\u00ebs s\u00eb huas\u00eb s\u00eb shkurtit 2006.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, ajo ka shpjeguar se pjesa m\u00eb e madhe e huas\u00eb, konkretisht shuma 20 mij\u00eb euro, ka qen\u00eb kontribut i v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit q\u00eb ka jetuar e punuar n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Por sipas KPK, kjo hua nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr kryerjen e pagesave t\u00eb k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit dhe garazhit. Gjithashtu, ka rezultuar\u00a0se huaja nuk \u00ebsht\u00eb shlyer, edhe pse n\u00eb kontrat\u00eb prashikohej t\u00eb kthehej brenda nj\u00eb afati 5-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>KPK nuk i ka vler\u00ebsuar bind\u00ebse shpjegimet e gjyqtares Prifti, se huaja nuk ishte kthyer pasi nuk ishte k\u00ebrkuar dhe se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit kan\u00eb jetuar s\u00eb bashku me ta p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb apartamentin e bler\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb as marr\u00ebdh\u00ebnien e huas\u00eb s\u00eb deklaruar dhe as burimet e ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar kunati si kontributor.<\/p>\n<p>&#8220;T\u00eb gjitha sjelljet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, trupi gjykues i ka par\u00eb t\u00eb lidhura me veprimet fiktive t\u00eb kryera prej saj,[\u2026] , t\u00eb cilat nuk kan\u00eb sjell\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb juridike mbi pasurin\u00eb, por kan\u00eb pasur p\u00ebr q\u00ebllim justifikimin e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb saj,&#8221; citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>&#8220;Kjo sidomos kur rezulton se kontrata e huas\u00eb e sip\u00ebrcituar \u00ebsht\u00eb lidhur pas marrjes s\u00eb shum\u00ebs prej z. E. P. dhe kthimi i saj \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitin 2019, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Komisioni p\u00ebr efekt t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb hetimit administrativ nga Komisioni,&#8221; evidenton trupi gjykues, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Munges\u00eb burimesh \u00ebsht\u00eb gjetur edhe p\u00ebr krijimin e likujditeteve n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha nga bashk\u00ebshorti i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nga viti 2005 e n\u00eb vazhdim. Sipas Komisionit, p\u00ebr rreth\u00a013 milion\u00eb lek\u00eb obligacione t\u00eb emetuara nga bashk\u00ebshorti i Priftit n\u00eb disa banka, q\u00eb kan\u00eb pasur si burim pagesat e kryera prej institucione t\u00eb ndryshme n\u00eb rrug\u00eb bankare dhe derdhje cash t\u00eb kryera nga ana e tij, ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 2.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pasurit\u00eb e v\u00ebllait <\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Prifti ka kryer disa t\u00ebrheqje dhe depozitime n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme n\u00eb vitin 2015, nga llogarit\u00eb bankare t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ajo ka deklaruar se v\u00ebllai,\u00a0me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb Prokure t\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb dat\u00ebs 1 janar 2014, i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejta dhe kompetenca t\u00eb plota t\u00eb kryej\u00eb t\u00eb gjitha veprimet e nevojshme juridike p\u00ebr administrimin e pasurive t\u00eb tij t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Sipas Priftit, v\u00ebllai ka ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb shkurt t\u00eb 2015-\u00ebs duke sjell\u00eb me vete shum\u00ebn 780 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb kursyer nga puna e tij dhe ia ka dh\u00ebn\u00eb,\u00a0q\u00eb t\u2019i investonte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij n\u00eb obligacionet e qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, subjekti\u00a0duhej t\u2019i kishte deklarur k\u00ebto transaksione t\u00eb kryera p\u00ebr llogari t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb saj, si edhe burimet e krijimit t\u00eb vlerave financiare q\u00eb ka t\u00ebrhequr dhe depozituar.<\/p>\n<p>&#8220;Subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka deklaruar k\u00ebto veprime financiare t\u00eb kryera prej saj dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, ato i jan\u00eb shmangur edhe kontrollit edhe verifikimit lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb tyre,&#8221; konstaton Komisioni, i cili ngre dyshime se mospasqyrimi i prokur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb deklarat\u00ebn veting ka qen\u00eb i q\u00ebllimt\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2013, v\u00ebllai i Priftit ka bler\u00eb nj\u00eb apartament\u00a0me sip\u00ebrfaqe 71.24 m2 n\u00eb Sh\u00ebngjin\u00a0n\u00eb vler\u00ebn 4,1 milion\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, ka bler\u00eb nj\u00eb\u00a0apartament tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 65,5 m2 dhe verand\u00eb me sip\u00ebrfaqe 23,7 m2 n\u00eb Lezh\u00eb, n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb e 930 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00eb\u00a0gusht 2015, ai ka bler\u00eb edhe nj\u00eb parkim me\u00a0sip\u00ebrfaqe 13,25 m2 n\u00eb Sh\u00ebngjin, p\u00ebr vler\u00ebn 140 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimi n\u00eb sistemin TIMS ka rezultuar se v\u00ebllai i subjektit nuk ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb datat e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontratave t\u00eb shiblerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Lezh\u00eb dhe parkimit t\u00eb Sh\u00ebngjin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se ai ka l\u00ebshuar dy prokurora t\u00eb tjera ve\u00e7 asaj t\u00eb vitit 2014, nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb vitin 2007 dhe nj\u00eb t\u00eb posa\u00e7me n\u00eb vitin 2015, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb pasqyruar nga Prifti n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Kundrejt dyshimeve t\u00eb ngritura nga KPK lidhur me zot\u00ebrimin e t\u00eb drejtave n\u00eb k\u00ebto pasuri, Prifti ka deklaruar se nuk ka qen\u00eb pal\u00eb n\u00eb kontratat e shitblerjes s\u00eb pasurive nga ana e v\u00ebllait t\u00eb saj. Lidhur me faktin se ai nuk \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb Shqip\u00ebri,\u00a0ajo ka shpjeguar se, pasi kishte biseduar me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ai i shpjegoi se kontratat noteriale jan\u00eb n\u00ebnshkrur prej tij kur ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb pal\u00ebs shit\u00ebse, n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb tij dhe t\u00eb noterit.<\/p>\n<p>Ndryshimet e datave jan\u00eb quajtur si gabim i noterit dhe Prifti ka deklarur se v\u00ebllai\u00a0nuk ka interes p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nga noteri ndreqjen e gabimit t\u00eb dat\u00ebs dhe muajit n\u00eb aktin noterial. &#8220;[&#8230;], pasi p\u00ebrcaktimi i nj\u00eb date me korrigjime n\u00eb aktin noterial t\u00eb pakund\u00ebrshtuar nga pal\u00ebt dhe q\u00eb ka sjell\u00eb pasoja p\u00ebr to, nuk vler\u00ebsohet se c\u00ebnon p\u00ebrmbajtjen thelb\u00ebsore t\u00eb aktit,&#8221; citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb gjyqtarja Prifti.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me pik\u00ebpytjet e ngritura nga trupi gjykues p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti t\u00eb dyt\u00eb nga i v\u00ebllai n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend, Prifti ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb trupit gjykues deklarat\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb qershorit 2020, ku \u00a0shpjegon\u00a0se fokusi i investimeve t\u00eb tij para se t\u00eb merrte n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb gjermane n\u00eb vitin 2016 ishte n\u00eb Shqip\u00ebri dhe pas k\u00ebsaj periudhe n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>\u201cKy shpjegim \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe mb\u00ebshtetet nga hetimi i Komisionit, sipas t\u00eb cilit pas marrjes s\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb gjermane n\u00eb vitin 2016, pavar\u00ebsisht se ka t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme n\u00eb Gjermani, v\u00ebllai i saj E. Q. nuk i ka fokusuar m\u00eb investimet e tij n\u00eb Shqip\u00ebri,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se shpjegimet q\u00eb Prifti ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebnien e saj me k\u00ebto pasuri, jan\u00eb hera her\u00ebs kontradiktore dhe t\u00eb paarsyeshme. Sipas trupit gjykues, mosp\u00ebrputhjet ngren\u00eb dyshime t\u00eb forta p\u00ebr paraqitjen e rrethanave t\u00eb rreme, t\u00eb cilat tentojn\u00eb t\u00eb fshehin nga kontrolli apo verifikimi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb nj\u00eb natyre tjet\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e pron\u00ebsis\u00eb me k\u00ebto pasuri.<\/p>\n<p>KPK nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit para martese si dhe huan\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, prej nga ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb. Trupi gjykues arrin n\u00eb konkluzionin se pasurit\u00eb e fituara jan\u00eb rrjedhoj\u00eb e fshehjes s\u00eb detyrimeve fiskale.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arsyeton n\u00eb vendim se gjyqtarja e Apelit Administrativ nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb ardhurat si p\u00ebrkthyes t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe burimin e nj\u00eb huaje, nd\u00ebrsa u ngrit\u00ebn dyshime edhe p\u00ebr fshehje pasurie.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74288,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[145,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/FjoralbaPrifti.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti | Foto: V. Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74287"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74287"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74287\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74289,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74287\/revisions\/74289"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74288"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74287"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74287"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74287"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}