{"id":74299,"date":"2020-12-01T15:48:44","date_gmt":"2020-12-01T14:48:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/anetari-i-kpa-se-luan-daci-denohet-per-falsifikim-te-dokumenteve\/2020\/12\/01\/"},"modified":"2023-04-06T22:35:16","modified_gmt":"2023-04-06T20:35:16","slug":"anetari-i-kpa-se-luan-daci-denohet-per-falsifikim-te-dokumenteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/anetari-i-kpa-se-luan-daci-denohet-per-falsifikim-te-dokumenteve\/2020\/12\/01\/","title":{"rendered":"An\u00ebtari i KPA-s\u00eb, Luan Daci d\u00ebnohet p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumenteve"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e gjeti t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e prokuroris\u00eb se an\u00ebtari i Kolegjit, Luan Daci ka kryer falsifikim n\u00ebp\u00ebrmjet mosdeklarimit t\u00eb nj\u00eb mase disiplinore n\u00eb formularin e aplikimit p\u00ebr nj\u00eb pozicion n\u00eb institucionet e vetingut. Gjykata vendosi d\u00ebnimin e tij me 6 muaj burgim dhe pezullimin e d\u00ebnimit p\u00ebr nj\u00eb vit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_71665\" aria-describedby=\"caption-attachment-71665\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Luan-Daci-foto.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-71665\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Luan-Daci-foto-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"71665\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-71665\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Luan Daci dhe avokati i tij, Jordan Daci gjat\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi t\u00eb mart\u00ebn t\u00eb shpall\u00eb fajtor dhe t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cfalsifikim t\u00eb dokumenteve\u201d, an\u00ebtarin e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, Luan Daci.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK e akuzon Luan Dacin se ka falsifikuar dokumentet gjat\u00eb aplikimit p\u00ebr pozicionin e tij, p\u00ebrmes paraqitjes s\u00eb rrethanave t\u00eb rreme n\u00ebp\u00ebrmjet mosdeklarimit t\u00eb nj\u00eb mase disiplinore p\u00ebr largim nga puna t\u00eb vitit 1997.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt e SPAK, Altin Dumani dhe Klodian Braho, i paraqit\u00ebn gjykat\u00ebs konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb mart\u00ebs, kur k\u00ebrkuan shpalljen fajtor t\u00eb gjyqtarit t\u00eb KPA Luan Daci dhe d\u00ebnimin e tij me 1 vit heqje lirie.<\/p>\n<p>Vet\u00eb i pandehuri Luan Daci dhe dy p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb t\u00eb Dacit, avokat\u00ebt Andi Durraj dhe Jordan Daci k\u00ebrkuan pafaj\u00ebsi duke e konsideruar t\u00eb pabazuar k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit, gjyqtari Sand\u00ebr Simoni p\u00ebrmblodhi argumentet dhe arsyetimin e tij, ku \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb marrjen e vendimit p\u00ebr d\u00ebnimin e an\u00ebtarit t\u00eb Kolegjit Luan Daci.<\/p>\n<p>Ai tha se k\u00ebrkesa p\u00ebr aplikim p\u00ebr nj\u00eb pozicion n\u00eb institucionet e vetingut nga Daci ka pasqyruar nj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb jo t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pasi ka fshehur faktin e marrjes s\u00eb mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga ana e ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n<p>\u201cDuke analizuar provat, gjykata vler\u00ebson se Luan Daci n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tij drejtuar Avokatit t\u00eb Popullit ka paraqitur rrethan\u00eb t\u00eb rreme duke fshehur mas\u00ebn disiplinore t\u00eb marr\u00eb ndaj tij\u201d, pohoi gjyqtari Simoni. Sipas tij, ku deklarim i rrem\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb pasoja dhe efekt n\u00eb zgjedhjen e Dacit si an\u00ebtar i KPA.<\/p>\n<p>Ashtu si prokuroria, edhe gjykata konstaton se masa disiplinore duhej t\u00eb ishte deklaruar n\u00eb aplikim, pasi ishte nj\u00eb nga kushtet p\u00ebr t\u2019u kualifikuar.<\/p>\n<p>\u201cGjykata krijon bindjen se k\u00ebrkesa p\u00ebr aplikim e z.Luan Daci p\u00ebrb\u00ebn\u00eb dokument dhe paraqitje jo t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb nj\u00eb rrethane. Veprimet e mosp\u00ebrmendjes, si dhe rrethana e rreme e deklaruar n\u00eb seancen d\u00ebgjimore n\u00eb komisionin ad hoc, tregon se i pandehuri e ka pohuar me dashje k\u00ebt\u00eb t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb\u201d, evidentoi Simoni dhe shtoi se nga ky akt Daci ka p\u00ebrfituar, pasi \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Simoni paraqiti arsyetimin e tij edhe lidhur me q\u00ebndrimin e mbrojtjes q\u00eb, bazuar n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit, pretendon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ekziston dokumenti. Sipas Simonit, vendimi i Apelit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mas\u00ebn e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrkund\u00ebr pretendimeve t\u00eb mbrojtjes, gjykata vler\u00ebson se ai vendim ka efekte p\u00ebr shfuqizimin e mas\u00ebs se siguris\u00eb. Sipas gjykat\u00ebs jemi p\u00ebrball\u00eb faktit penal\u201d, pohoi Simoni dhe shpalli deklarimin fajtor t\u00eb Dacit p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cfalsifikim t\u00eb dokumenteve\u201d dhe caktoi mas\u00ebn e d\u00ebnimit me 6 muaj burgim dhe pezullimin e k\u00ebtij d\u00ebnimi me 1 vit, me kusht q\u00eb t\u00eb mos kryej\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr penale dhe t\u00eb paraqitet pran\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu gjykata vendosi t\u00eb deklaroj\u00eb t\u00eb falsifikuar k\u00ebrkes\u00eb\/aplikimin e dat\u00ebs 3 shkurt 2017 t\u00eb depozituar nga Daci pran\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit p\u00ebr nj\u00eb pozicion n\u00eb institucionet e rivler\u00ebsimit t\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtari i KPA Luan Daci e cil\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me. \u201cNuk kam kryer asnj\u00ebher\u00eb falsifikim n\u00eb jet\u00ebn time. Do e apeloj\u201d, u shpreh Daci p\u00ebr mediat.<\/p>\n<p>Edhe avokati i tij mbrojt\u00ebs, Jordan Daci e cil\u00ebsoi t\u00eb gabuar vendimin e gjykat\u00ebs. Ai pretendoi se n\u00eb arsyetimin e shkurtuar t\u00eb vendimit u deklaruan fakte t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cPraktkisht nuk jemi p\u00ebrpara nj\u00eb dokumenti. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb precedent shum\u00eb i rreziksh\u00ebm. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje e Luanit, sepse i hap rrug\u00eb nj\u00eb praktike shum\u00eb t\u00eb keqe n\u00eb raport me praktik\u00ebn e falsifikimit t\u00eb dokumentacionit n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, pohoi avokati.<\/p>\n<p>\u201cLigji \u00ebsht\u00eb fare i qart\u00eb. Deklarimi i rrem\u00eb, edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb i till\u00eb, nuk p\u00ebrb\u00ebn\u00eb element\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Avokati Daci p\u00ebrmendi vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit q\u00eb e rr\u00ebzoi vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201cpezullim nga detyra\u201d p\u00ebr Dacin.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb dallim nga vler\u00ebsimi q\u00eb i b\u00ebri gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, duhet t\u00eb kemi parasysh q\u00eb vendimi p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb nuk ishte vet\u00ebm p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb, por i dha zgjidhje edhe ekzistenc\u00ebs s\u00eb faktit penal\u201d, pohoi Daci duke k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk ekzistonte fakti penal.<\/p>\n<p>Luan Daci u denoncua n\u00eb SPAK p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumenteve nga ish-prokurori dhe ish-an\u00ebtari i KLP, Besnik Cani. Ndaj Dacit \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb SPAK edhe nj\u00eb kall\u00ebzim i dyt\u00eb nga ish-prokurorja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Kor\u00e7\u00ebs Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiran\u00eb, Ervin Metalla.<\/p>\n<p>K\u00ebta t\u00eb fundit i akuzojn\u00eb dy an\u00ebtar\u00ebt e KPA-s\u00eb Luan Daci dhe Ardian Hajdari se kan\u00eb g\u00ebnjyer gjat\u00eb aplikimit dhe procesit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb tyre p\u00ebr nj\u00eb pozicion n\u00eb institucionet e rivler\u00ebsimit dhe se kan\u00eb kryer evazion fiskal e fshehje pasurie.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mas\u00eb sigurie p\u00ebr pezullimin nga detyra t\u00eb Dacit e vendosur n\u00eb muajin maj nga Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, u rr\u00ebzua nj\u00eb muaj m\u00eb pas nga trupa gjyq\u00ebsore e Apelit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjyqtar\u00ebt Dhimit\u00ebr Lara dhe Nertina Kosova \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjyqtari Sokol Binaj ishte n\u00eb minoranc\u00eb.<\/p>\n<p>Dy an\u00ebtar\u00ebt e shumic\u00ebs argumentuan se paraqitja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb rreme gjat\u00eb procesit t\u00eb aplikimit p\u00ebr nj\u00eb post n\u00eb institucionet e vetingut nga Daci nuk ka element\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb falsifikimit.\u00a0 Sipas shumic\u00ebs, mos-paraqitja, mos-sh\u00ebnimi apo mohimi i Dacit p\u00ebr mas\u00ebn disiplinore t\u00eb largimit nga puna \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb i mungon kund\u00ebrligjshm\u00ebria.<\/p>\n<p>SPAK ushtroi rekurs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb kund\u00ebr vendimit t\u00eb Apelit. Gjykata e Lart\u00eb vendosi n\u00eb shtator ta kaloj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e gjeti t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e prokuroris\u00eb se an\u00ebtari i Kolegjit, Luan Daci ka kryer falsifikim n\u00ebp\u00ebrmjet mosdeklarimit t\u00eb nj\u00eb mase disiplinore n\u00eb formularin e aplikimit p\u00ebr nj\u00eb pozicion n\u00eb institucionet e vetingut. Gjykata vendosi d\u00ebnimin e tij me 6 muaj burgim dhe pezullimin e d\u00ebnimit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74300,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,482,114,2],"tags":[107,112,278],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Luan-Daci-foto.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Luan Daci dhe avokati i tij, Jordan Daci gjat\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb. Foto: Edmond Hoxhaj.  ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74299"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74299"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74299\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74301,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74299\/revisions\/74301"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74300"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74299"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74299"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74299"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}