{"id":74305,"date":"2020-12-01T12:38:11","date_gmt":"2020-12-01T11:38:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezoi-kpk-ne-donika-prela-kishte-mungese-burimesh-dhe-fshehu-pasurine\/2020\/12\/01\/"},"modified":"2023-04-06T22:35:28","modified_gmt":"2023-04-06T20:35:28","slug":"kolegji-rrezoi-kpk-ne-donika-prela-kishte-mungese-burimesh-dhe-fshehu-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezoi-kpk-ne-donika-prela-kishte-mungese-burimesh-dhe-fshehu-pasurine\/2020\/12\/01\/","title":{"rendered":"Kolegji rr\u00ebzoi KPK-n\u00eb: Donika Prela kishte munges\u00eb burimesh dhe fshehu pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vler\u00ebsoi se ish-drejtuesja e Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda nuk provoi burimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb depozite 4.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb krijuar nga vlera e shitjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs &#8211; t\u00eb bler\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit gati tri her\u00eb m\u00eb pak. Mosdeklarimi i nj\u00eb huaje 25 mij\u00eb euro q\u00eb bashk\u00ebshorti i kishte dh\u00ebn\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit u konsiderua si fshehje.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72606\" aria-describedby=\"caption-attachment-72606\" style=\"width: 524px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Donika-Prela-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72606\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Donika-Prela-KPA-524x400.jpg\" alt=\"\" width=\"524\" height=\"400\" data-id=\"72606\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72606\" class=\"wp-caption-text\">Ish-drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb Renda, Donika Prela n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto :LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb padrejt\u00eb dhe t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj e n\u00eb prova vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb ish-drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Donika Prela dhe vendosi m\u00eb 25 korrik ta shkarkoj\u00eb at\u00eb p\u00ebr munges\u00eb burimesh financiare dhe fshehje pasurie.<\/p>\n<p>Kolegji i ka vler\u00ebsuar t\u00eb drejta nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb ngritura nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili ndryshe nga KPK konstatoi se Prela, edhe pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr disa gjetje n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, nuk kishte arritur t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, konstatoi pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 95.6 m2 t\u00eb porositur n\u00eb 2007-\u00ebn kundrejt vler\u00ebs 32 mij\u00eb euro dhe t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim nga bashk\u00ebshort\u00ebt Prela me an\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shit-blerjes s\u00eb vitit 2012. Ballhysa i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb konsideroheshin vet\u00ebm ato t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb cilat provohej burimi i ligjsh\u00ebm, deklarimi i sakt\u00eb dhe pagesa e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Prela ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb ardhurat e p\u00ebrbashk\u00ebta nga puna e saj si prokurore dhe puna e bashk\u00ebshortit n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtimi n\u00eb vitet 2006 dhe 2007, si dhe nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro. Ajo ka shpjeguar se huan\u00eb e ka shlyer gjat\u00eb viteve 2008 dhe 2009 me t\u00eb ardhura nga puna e saj dhe e bashk\u00ebshortit gjat\u00eb k\u00ebtyre dy viteve. Si prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit ka dor\u00ebzuar listpagesat e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit, p\u00ebr periudh\u00ebn 2006-2008, ku sh\u00ebnohej se kishte p\u00ebrfituar pag\u00ebn 50 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren se, paga e vitit 2006 \u00ebsht\u00eb paguar cash pran\u00eb ark\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr periudh\u00ebn 2007-2008, p\u00ebr secilin vit, jan\u00eb paguar 248 mij\u00eb lek\u00eb lek\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs dhe 351 mij\u00eb lek\u00eb cash. Sipas KPA, rezulton se edhe tatimi i paguar p\u00ebr k\u00ebto paga \u00ebsht\u00eb i pjessh\u00ebm, vet\u00ebm p\u00ebr pjes\u00ebn e deklaruar n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, nd\u00ebrsa pjesa e pag\u00ebs cash ka rezultuar e patatuar.<\/p>\n<p>Prela ka pretenduar se ka qen\u00eb detyrim i pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb kryenin pagesat p\u00ebr detyrimet tatimore. Ajo ka shpjeguar se n\u00eb muajin korrik 2018, bashk\u00ebshorti i saj ka ardhur n\u00eb dijeni t\u00eb faktit t\u00eb mospagimit t\u00eb kontributeve dhe ka paditur\u00a0shoq\u00ebrin\u00eb p\u00ebr ta detyruar t\u00eb kryente pagesat p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK q\u00eb ka vler\u00ebsuar se subjekti nuk mund t\u00eb ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr mospagesat e detyrimeve p\u00ebrkat\u00ebse pasi kan\u00eb qen\u00eb detyrim i pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, Kolegji konkludon se bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs ka pasur dijeni p\u00ebr mospagimin e detyrimeve.<\/p>\n<p>&#8220;Diferencat n\u00eb vler\u00ebn mes pag\u00ebs mujore t\u00eb kaluar nga shoq\u00ebria p\u00ebrmes llogaris\u00eb bankare dhe pjes\u00ebs s\u00eb t\u00ebrhequr cash jan\u00eb rrethana t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb dijenin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit se nj\u00eb pjes\u00eb e pag\u00ebs i n\u00ebnshtrohet pages\u00ebs s\u00eb taksave dhe pjesa tjet\u00ebr jo&#8221;, evidenton Kolegji.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjjt shkon m\u00eb tej n\u00eb argumentimin e tij, duke evidentuar se bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs\u00a0ka qen\u00eb n\u00eb dijeni q\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi po kryente veprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin p\u00ebr shmangien e detyrimeve tatimore ndaj institucioneve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>&#8220;[&#8230;] \u00cbsht\u00eb dakord\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb t\u00eb tij duke e miratuar dhe firmosur pag\u00ebn e pjesshme n\u00eb borderot\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb, veprim i cili ka sjell\u00eb shmangien e tatimeve t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb pag\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb interesit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb\u201d, konkludon trupi gjykues.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, edhe pse bashk\u00ebshorti i subjektit ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb mospages\u00ebs s\u00eb detyrimeve, nuk ka kryer asnj\u00eb p\u00ebrpjekje n\u00eb koh\u00eb reale\u00a0p\u00ebr shlyerjen e tyre.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ardhurat nga pagat e bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar detyrimet, ka rezultuar\u00a0pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kursyer vlerat e deklaruara si burim p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Lidhur me huan, KPA vler\u00ebson se deklarta noteriale e huadh\u00ebn\u00ebsit \u00ebsht\u00eb konceptuar n\u00eb favor t\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit dhe se nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb provat e tjera t\u00eb administruara n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit. Gjithashtu, nga analiza financiare\u00a0ka rezultuar se huadh\u00ebn\u00ebsi Gj.P. nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 15 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioneri q\u00eb n\u00eb analiz\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e shlyerjes s\u00eb k\u00ebsaj huaje n\u00eb vitet 2008 dhe 2009, Kolegji vler\u00ebson se nuk mund t\u00eb r\u00ebndohet subjekti i rivler\u00ebsimit edhe me shpenzime p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb huaje e cila i konsiderohet si e pamundur p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>Kolegji konkludon se ish-prokurorja Prela ka pasur munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjsh\u00ebm edhe p\u00ebr t\u00eb justifikuar likuiditetin n\u00eb shum\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb, vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ajo ka deklaruar se e ka p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2014 p\u00ebr \u00e7mimin 4 milion\u00eb lek\u00eb, pasuri q\u00ebne kishte bler\u00eb kundrejt vler\u00ebs 1.4 milion lek\u00eb, po at\u00eb vit.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7mimin e blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs, Prela ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me marr\u00ebveshje verbale mes pal\u00ebve si pages\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e kryer deri n\u00eb momentin e largimit nga puna t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2011, krahas pag\u00ebs neto t\u00eb p\u00ebrfituar. Ajo ka k\u00ebmb\u00ebngulur se ky nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7mim preferencial, por pages\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e kryer.<\/p>\n<p>Kolegji, duke ju referuar praktikave t\u00eb m\u00ebparshme, konkludon se, kostoja e nd\u00ebrtimit t\u00eb apartamentit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se \u00e7mimi q\u00eb ka deklaruar Prela. Gjithashtu, Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb konstatimin e Komisionerit se Prela nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament, pasi shtesat e cash-it t\u00eb deklaruara n\u00eb vitet 2010 dhe 2011 jan\u00eb konsideruar t\u00eb pajustifikuara me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik ka parashtruar n\u00eb ankim se bashk\u00ebshort\u00ebt Prela nuk kan\u00eb pasqyruar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huaje n\u00eb shum\u00ebn totale prej 25 mij\u00eb eurosh n\u00eb vitin 2011.\u00a0Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe kthimi i k\u00ebsaj shume n\u00eb vitin 2014. Kjo hua q\u00eb bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs i ka dh\u00ebn\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb identifikuar nga ILDKPKI gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb ish-prokurores, p\u00ebr efekt t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Prela ka shpjeguar se bashk\u00ebshorti e ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb hua duke vepruar si p\u00ebrfaq\u00ebsues me prokur\u00eb i kush\u00ebririt t\u00eb tij A.P. Ajo ka deklaruar se p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb posa\u00e7me mes bashk\u00ebshortit t\u00eb saj dhe pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, kan\u00eb biseduar q\u00eb djali i xhaxhait t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u2019i jepte atij hua n\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>KPK e ka pranuar shpjegimin e dh\u00ebn\u00eb nga Prela se bashk\u00ebshorti vet\u00ebm sa kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar kush\u00ebririn e tij n\u00eb dh\u00ebnien e huas\u00eb. \u00a0Sipas Komisionit, huadh\u00ebnia nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar, pasi nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, duke mos i gjetur penalizuese k\u00ebto mosdeklarime.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren mosp\u00ebrputhje t\u00eb detyrave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb prokur\u00ebn e posa\u00e7me p\u00ebr bashk\u00ebshortin e Prel\u00ebs me deklarimet e personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb marrdh\u00ebnie huaje dhe faktet e evidentuara gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPA thuhet se n\u00eb asnj\u00eb moment nuk ka rezultur q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb ken\u00eb deklaruar se bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit po vepronte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kush\u00ebririt t\u00eb tij A.P., ashtu si ishte p\u00ebrcaktuar n\u00eb prokuror\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kush\u00ebriri A.P. ka deklaruar se vlera 25 mij\u00eb euro i \u00ebsht\u00eb kthyer s\u00eb bashku me interesat nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i bashk\u00ebshortit t\u00eb Prel\u00ebs. Nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb q\u00eb huamarr\u00ebsi R.N. ka marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyer borxhin e ka t\u00ebrhequr bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs n\u00eb vitin 2014.\u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting nuk jan\u00eb deklaruar marr\u00ebdh\u00ebnia e huas\u00eb dhe prokura e posa\u00e7me e vitit 2011.<\/p>\n<p>Kolegji evidenton se Komisioni ka gabuar n\u00eb nj\u00eb prej paragraf\u00ebve t\u00eb vendimit ku shprehet se: \u201cK\u00ebto veprime, z. V.P. i ka kryer me prokur\u00ebn e posa\u00e7me t\u00eb dat\u00ebs 15.07.2011, t\u00eb deklaruar n\u00eb DPV p\u00ebrkat\u00ebs [..]\u201d.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA \u00e7mon se Prela ka pasur detyrimin ta deklaroj\u00eb k\u00ebt\u00eb transkasion, pavar\u00ebsisht pretendimeve t\u00eb saj se nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar pasi nuk i p\u00ebrkiste asaj dhe bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji arrin n\u00eb konkluzionin se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb pasuri e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe personit t\u00eb lidhur me t\u00eb. \u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, rezultoi se ka munges\u00eb t\u00eb burimit financiar t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e saj dhe \u00ebsht\u00eb kryer fshehje pasurie\u2026\u201d, konkludon Kolegji.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe nj\u00eb transaksion bankar cash n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 755 mij\u00eb lek\u00eb kryer n\u00eb prill t\u00eb vitit 2013 nga bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs n\u00eb favor ZVRPP Durr\u00ebs. Duke ju referuar dokumenteve t\u00eb administruara, Kolegji v\u00ebren se ka rezultuar q\u00eb burim\u00a0i t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara p\u00ebr efekt t\u00eb transaksionit \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar \u201cshitja e apartamenteve\u201d dhe se q\u00ebllimi ka qen\u00eb\u00a0regjistrimi p\u00ebrfundimtar i nd\u00ebrtimeve t\u00eb reja t\u00eb firm\u00ebs ku ka punuar m\u00eb par\u00eb bashk\u00ebshorti i subjektit.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik ka evidentuar se bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs i kishte nd\u00ebprer\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebsimit me kompanin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb kryer pagesa q\u00eb prej n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2011 dhe se n\u00eb vitin 2013 kur \u00ebsht\u00eb kryer transaksioni, ai punonte n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.\u00a0Ballhysa ka\u00a0pretenduar se nuk provohet lidhja, shkaku ligjor dhe q\u00ebllimi i kryerjes s\u00eb transaksionit nga bashk\u00ebshorti i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Prela ka deklaruar se arrihet t\u00eb provohet lidhja dhe shkaku ligjor i pages\u00ebs, pasi\u00a0kryerja e pages\u00ebs ishte b\u00ebr\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr objektin p\u00ebr t\u00eb cilin ai kishte interes t\u00eb ligjsh\u00ebm, p\u00ebrfitimin e apartamentit sipas marr\u00ebveshjes verbale midis pal\u00ebve.\u00a0Ajo ka pretenduar, se pik\u00ebrisht kjo pages\u00eb e kryer n\u00eb favor t\u00eb ZVRPP Durr\u00ebs, nga t\u00eb ardhurat e kompanis\u00eb ku ai kishte punuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues tjet\u00ebr q\u00eb bashk\u00ebshorti ka vazhduar komunikimin dhe kryerjen e pun\u00ebve t\u00eb ndryshme p\u00ebr llogari t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se nga dokumentacioni i administruar, rezulton se q\u00ebllimi i transaksionit ka qen\u00eb regjistrimi p\u00ebrfundimtar i nd\u00ebrtimeve t\u00eb reja t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr 195 nj\u00ebsi dhe e vler\u00ebson t\u00eb pabazuar k\u00ebt\u00eb shkak t\u00eb Komisionerit.<\/p>\n<p>Kolegji i ka vler\u00ebsuar t\u00eb pabazuara edhe pretendimet e Komisionerit p\u00ebr profesionalizmin. Ndryshe nga Ballhysa q\u00eb ka konstatuar se Prela ka k\u00ebrkuar mas\u00eb sigurie t\u00eb ndryshme p\u00ebr dy t\u00eb pandehur t\u00eb akuzuar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale, Kolegji vler\u00ebson se k\u00ebrkesa e prokurorit diktohet nga rrethanat e secil\u00ebs \u00e7\u00ebshtje dhe se jo gjithmon\u00eb mund t\u00eb mbahet i nj\u00ebjti q\u00ebndrim.<\/p>\n<p>Dy k\u00ebrkesat e Prel\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy an\u00ebtareve t\u00eb trupit gjykues, Ina Rama dhe Natasha Mulaj, u konsideruan nga Komisioneri si p\u00ebrpjekje e subjektit p\u00ebr t\u00eb vonuar procesin e saj t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Por, Kolegji vler\u00ebson se argumentet e Komisionerit lidhur me q\u00ebndrimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor, nuk gjejn\u00eb vend p\u00ebr t\u2019u trajtuar n\u00eb kuadrin e vler\u00ebsimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkesat e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb t\u00eb drejtave p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor, t\u00eb bazuara n\u00eb nenin 27, pika 2 e ligjit nr. 84\/2016, nuk u konsideruan si munges\u00eb bashk\u00ebpunimi, pasi subjekti i rivler\u00ebsimit paraqiti dy k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy an\u00ebtareve t\u00eb trupit gjykues, t\u00eb cilat u shqyrtuan rregullisht nga dy trupa t\u00eb tjer\u00eb gjykues\u201d, konkludon Kolegji.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues i KPA i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator dhe Ina Rama, Rezarta Schuetz e Sokol \u00c7omo an\u00ebtar\u00eb vendos\u00ebn ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-prokurores Donika Prela.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vler\u00ebsoi se ish-drejtuesja e Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda nuk provoi burimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb depozite 4.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb krijuar nga vlera e shitjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs &#8211; t\u00eb bler\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit gati tri her\u00eb m\u00eb pak. Mosdeklarimi i nj\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74306,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,473],"tags":[664,112,149,410],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Donika-Prela-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Ish-drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb Renda, Donika Prela n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto :LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74305"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74305"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74305\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74307,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74305\/revisions\/74307"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74306"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}