{"id":74326,"date":"2020-11-22T17:50:29","date_gmt":"2020-11-22T16:50:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-per-te-ardhurat-e-fermes-se-gjyqtarit-hysen-saliko\/2020\/11\/22\/"},"modified":"2023-04-06T22:37:22","modified_gmt":"2023-04-06T20:37:22","slug":"kpk-u-nda-per-te-ardhurat-e-fermes-se-gjyqtarit-hysen-saliko","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-per-te-ardhurat-e-fermes-se-gjyqtarit-hysen-saliko\/2020\/11\/22\/","title":{"rendered":"KPK u nda p\u00ebr t\u00eb ardhurat e ferm\u00ebs s\u00eb gjyqtarit Hysen Saliko"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi gjyqtarin e Apelit Vlor\u00eb, Hysen Saliko p\u00ebr munges\u00eb burimesh financiare, pasi i konsideroi deklarative pretendimet e tij p\u00ebr t\u00eb ardhurat e familjes nga bujq\u00ebsia e bletaria n\u00eb vler\u00ebn 15.5 milion\u00eb lek\u00eb. Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Suela Zhegu n\u00eb pakic\u00eb, \u00e7mon se\u00a0nuk mund t\u00eb zerohen t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga buq\u00ebsisa e bletaria vet\u00ebm p\u00ebr faktin se\u00a0nuk kan\u00eb qen\u00eb subjekt i ligjit p\u00ebr tatimin mbi t\u00eb ardhurat.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72870\" aria-describedby=\"caption-attachment-72870\" style=\"width: 528px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20200729_144203_290720053-3_6G9NMle.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72870\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20200729_144203_290720053-3_6G9NMle-528x400.jpg\" alt=\"\" width=\"528\" height=\"400\" data-id=\"72870\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72870\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, Hysen Saliko,| Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, Hysen Saliko u shkarkua nga detyra me shumic\u00eb votash prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 3 gusht, me argumentin se nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat e siguruara nga bujq\u00ebsia dhe bletaria gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, q\u00eb jan\u00eb deklaruar prej tij si burime p\u00ebr krijimin e pasurive. Gjithashtu, shumica vler\u00ebson se Saliko kishte c\u00ebnuar besimin e publikut gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb konsulenc\u00ebs juridike kundrejt pages\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ushtronte detyr\u00ebn e gjyqtarit.<\/p>\n<p>Relatoria e \u00e7\u00ebshtjes Suela Zhegu, ndryshe nga koleget e saj, kryesuesja Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtarja e trupit gjykues Etleda \u00c7ifjta, \u00e7mon se gjat\u00eb hetimit u provuan t\u00eb ardhurat q\u00eb gjyqtari Saliko pretendon se i ka p\u00ebrfituar nga puna e familjes n\u00eb ferm\u00ebn e fshatit t\u00eb lindjes.<\/p>\n<p>Saliko ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting\u00a0se, p\u00ebr periudh\u00ebn 1992-2016, ka p\u00ebrfituar vler\u00ebn prej 15 milion\u00eb e 532 mij\u00eb lek\u00ebsh nga t\u00eb ardhurat nga ferma bujq\u00ebsore, pem\u00ebtorja dhe bletaria n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes, q\u00eb ndodhet n\u00eb fshatin e lindjes n\u00eb zon\u00ebn e Mollasit n\u00eb Bashkin\u00eb Kolonj\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar periodikisht t\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga ferma dhe ka shpjeguar se nuk disponon dokumentacion pasi n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb\u00a0nuk k\u00ebrkohej dokumentimi apo shitja e mallit me fatur\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vjim ai ka shpjeguar se n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit &#8220;P\u00ebr TVSH&#8221; t\u00eb vitit 2014, n\u00ebna e tij \u00ebsht\u00eb pajisur me NIPT si \u201cBujk Privat\u201d n\u00eb vitin 2016 dhe p\u00ebr pasoj\u00eb shumica e shitjeve t\u00eb prodhimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb jan\u00eb kryer me fatur\u00eb tatimore.<\/p>\n<p>Shumica vler\u00ebson se nuk q\u00ebndron pretendimi i Salikos se nuk ka pasur\u00a0ku t\u2019i deklaroj\u00eb t\u00eb ardhurat nga ferma p\u00ebr periudh\u00ebn 1992 e n\u00eb vazhdim. Bungo dhe \u00c7iftja evidentojn\u00eb disa ligje dhe shprehen se subjekti i rivler\u00ebsimit ka pasur detyrimin e deklarimit t\u00eb t\u00eb ardhurave personale si individ ose person fizik jo treg\u00ebtar q\u00eb nga viti 1995.<\/p>\n<p>Gjithashtu \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar edhe pretendimi\u00a0se\u00a0t\u00eb ardhurat nga ferma, v\u00ebrtetohen edhe me pages\u00ebn kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore p\u00ebr periudh\u00ebn 1993 \u2013 2012 t\u00eb bashk\u00ebshortes si e vet\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb bujq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs\u00a0kontributet p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore t\u00eb paguara p\u00ebr efekt pensioni, nuk jan\u00eb prov\u00eb q\u00eb tregojn\u00eb se personi ka punuar n\u00eb bujq\u00ebsi, por jan\u00eb p\u00ebr efekt t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb pensionit t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb. N\u00eb vendim cil\u00ebsohet se deklarimi periodikisht i t\u00eb ardhurave nga ferma, nuk mund t&#8217;i b\u00ebj\u00eb ato t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebrcaktues p\u00ebr burimin dhe legjitimitetin e t\u00eb ardhurave \u00ebsht\u00eb analizimi i burimit t\u00eb krijimit dhe legjitimiteti i tyre q\u00eb v\u00ebrtetohet me dokumentacion justifikues p\u00ebr deklarimin pran\u00eb organeve tatimore p\u00ebrkat\u00ebse dhe m\u00eb tej me dokumentacion justifikues p\u00ebr pagimin e detyrimeve tatimore&#8221;, argumenton shumica dhe arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Saliko ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar t\u00eb ardhurat nga ferma t\u00eb deklaruara p\u00ebr periudh\u00ebn 1993 \u2013 2015, n\u00eb shum\u00ebn 13 milion\u00eb e 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Zhegu e kund\u00ebrshton konkluzionin e shumic\u00ebs lidhur me k\u00ebto t\u00eb ardhura dhe shprehet se Saliko ka dor\u00ebzuar prova q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se jan\u00eb paguar taksat e tok\u00ebs dhe t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs nga babai i subjektit dhe nga vet\u00eb ky i fundit.<\/p>\n<p>Ajo konsideron si prova v\u00ebrtetimin p\u00ebr vet\u00ebpun\u00ebsimin e bashk\u00ebshortes n\u00eb bujq\u00ebsi e cila ka paguar kontributet p\u00ebr periudh\u00ebn 1993 \u2013 2012; foto t\u00eb kop\u00ebshtit ku duket se p\u00ebrreth sht\u00ebpis\u00eb ka koshere me blet\u00eb dhe mandatpagesa p\u00ebr produktet e shitura.<\/p>\n<p>\u201cSi i vetmi rregullim ligjor p\u00ebr t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit n\u00eb bujq\u00ebsi dhe blegtori ka qen\u00eb ai i pages\u00ebs s\u00eb kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vullnetare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos humbasin vitet e pun\u00ebs\u201d, argumenton Zhegu.\u00a0Sipas saj, objekt taksimi ka qen\u00eb vet\u00ebm sip\u00ebrfaqja e tok\u00ebs dhe jo t\u00eb ardhurat e gjeneruara nga toka bujq\u00ebsore apo prodhimet blegtorale dhe bletaria.<\/p>\n<p>Zhegu argumenton se pas vitit 2014, u p\u00ebrfshi n\u00eb legjislacion skema e rimbursimit t\u00eb TVSh-s\u00eb p\u00ebr fermerin, n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cil\u00ebs fermer\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkonin rimbursim t\u00eb TVSh-s\u00eb duhet t\u00eb deklaronin shitjet e tyre.<\/p>\n<p>Duke ju referuar legjislacionit t\u00eb vetingut p\u00ebr deklarimet periodike, relatorja Zhegu arsyeton se ato duhet t\u00eb merren si prov\u00eb. Ajo evidenton\u00a0edhe aktekspertimin e kryer nga nj\u00eb agronom, sipas t\u00eb cilit familja e subjektit ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb gjeneroj\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb mira p\u00ebr familjen, si dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar kursime.<\/p>\n<p>Zhegu i referohet edhe vler\u00ebsimit t\u00eb Komisionit se subjekti ka deklaruar sakt\u00eb t\u00eb ardhura nga shitja e produkteve n\u00eb shum\u00ebn 1 milion 575 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2016 dhe se i ka provuar me dokumentacion justifikues ligjor e me fatura tatimore.<\/p>\n<p>&#8220;Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb argument plus q\u00eb shkon n\u00eb favor t\u00eb subjektit dhe tregon se subjekti ka vijuar aktivitetin e tij t\u00eb bletaris\u00eb dhe t\u00eb ardhurat e realizuara nga pem\u00ebtaria jan\u00eb rritur\u201d, shprehet Zhegu.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7mon se duhej t\u00eb ishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhurat e realizuara nga bujq\u00ebsia dhe bletaria pasi n\u00eb dosje nuk disponohen prova p\u00ebr t\u2019i konsideruar ato si t\u00eb ardhura inekzistente.<\/p>\n<p>\u201cE th\u00ebn\u00eb ndryshe, gjith\u00eb popullsia q\u00eb jeton n\u00eb zonat rurale q\u00eb mbahen kryesisht nga aktiviteti privat bujq\u00ebsor e blegtoral, nuk duhet t\u00eb ekzistonin\u201d, shprehet Zhegu.<\/p>\n<p>Ajo konkludon se n\u00ebse do t\u00eb ishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhurat e krijuara nga subjekti n\u00eb vitet 1993 \u2013 2016, si dhe t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve nga ferma, do t\u00eb rezultonte se gjyqtari Saliko do kishte burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr blerjen e dy apartamenteve, dy garazheve dhe nj\u00eb automjeti, pasuri p\u00ebr t\u00eb cilat shumica ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Komisioni \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb edhe p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb fshatin e lindjes.\u00a0Saliko ka shpjeguar se sht\u00ebpia\u00a0\u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar para vitit 1970 dhe \u00ebsht\u00eb trash\u00ebguar nga babai. Sipas tij, kjo pasuri \u00ebsht\u00eb ende e paregjistruar n\u00eb ZVRPP-n\u00eb Kolonj\u00eb, pasi zona \u00ebsht\u00eb ende e pamenaxhuar. Gjithashtu Saliko ka deklaruar\u00a0se sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb e pavler\u00ebsuar dhe se e zot\u00ebron s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn, me pjes\u00eb takuese 50% secili.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, edhe pse d\u00ebshima e trash\u00ebgimis\u00eb\u00a0provon kush jan\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt ligjor\u00eb, nuk v\u00ebrteton faktin n\u00ebse babai i ndjer\u00eb i subjektit e ka pasur k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb pron\u00ebsi apo jo dhe e quan pretendimin e Salikos deklarativ.<\/p>\n<p>Sipas relatores Zhegu, subjekti\u00a0nuk mund t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr mosveprime nga ana e institucioneve shtet\u00ebrore. Ajo vler\u00ebson se mungesa e dokumentacionit ligjor justifikues p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pron\u00ebsin\u00eb e banes\u00ebs nga subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkaqe t\u00eb arsyeshme.<\/p>\n<p>Zhegu ndan q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm edhe lidhur konstatimin e shumic\u00ebs p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb vlere 30 mij\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb nga \u00e7mimi 83 mij\u00eb e 300 euro i pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e shit-blerjes s\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 96.7 m2 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2010, Saliko ka depozituar 30 mij\u00eb euro n\u00eb llogarin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0Bashk\u00eblidhur mandatark\u00ebtimit \u00ebsht\u00eb gjendur edhe kopja e pasaport\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Saliko nuk ka pranuar ta ket\u00eb keyer k\u00ebt\u00eb transfert\u00eb dhe ka k\u00ebmb\u00ebngulur se t\u00eb gjitha pagesat p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vler\u00ebn totale 83 mij\u00eb e 300 euro i kishte kryer n\u00eb cash pran\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Komisioni ka ngritur dyshime se apartamenti mund t\u00eb ishte bler\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga ai i deklaruar nga Saliko.\u00a0Lidhur me mosdeklarimin e pages\u00ebs 30 mij\u00eb euro, shumica konkludon se Saliko \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pagesat e kryera p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti dhe ka shtremb\u00ebruar faktet me q\u00ebllimin e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb justifikonte burimin e krijimit t\u00eb tyre pasi ka rezultuar me munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare p\u00ebr pages\u00ebn 80 mij\u00eb euro t\u00eb kryer n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2010.\u00a0N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK \u00e7mon se Saliko ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe se ka pasur munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr pagesat e apartamentit.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica, Zhegu gjykon se nuk ka\u00a0arsye p\u00ebr t\u2019i q\u00ebndruar kok\u00ebfort\u00eb dyshimit t\u00eb ngritur p\u00ebr mosdeklarimin e vler\u00ebs 30 mij\u00eb euro. Ajo shprehet se\u00a0transaksionet e kryera me bank\u00eb jan\u00eb veprime q\u00eb ruhen n\u00eb sistemin e bank\u00ebs shum\u00eb gjat\u00eb dhe subjekti nuk kishte pse ta mohonte nj\u00eb pages\u00eb t\u00eb kryer me bank\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Zhegu ndan mendim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me shumic\u00ebn lidhur\u00a0me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konkluzionit t\u00eb Komisionit p\u00ebr pun\u00ebsimin e subjektit pran\u00eb \u201cUrdhrit t\u00eb Infermierit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d p\u00ebr dh\u00ebnie konsulente dhe trajnim t\u00eb stafit.<\/p>\n<p>Shumica arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Saliko \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb papajtueshm\u00ebri me detyr\u00ebn e tij si gjyqtar dhe se ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia, duke e vler\u00ebsuar si shkak shkarkues.<\/p>\n<p>Zhegu \u00e7mon se Saliko e ka ushtruar k\u00ebt\u00eb pun\u00ebsim n\u00eb papajtueshm\u00ebri me detyr\u00ebn, por \u00e7mon se kjo shkelje nuk do t\u00eb ishte e mjaftueshme p\u00ebr ta shkarkuar.<\/p>\n<p>Trupi gjykues \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb edhe n\u00eb vler\u00ebsimin e nj\u00eb denoncimi ku pretendohet se gjyqtari Saliko n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e trupit gjykues dhe dy koleg\u00eb t\u00eb tij kishin marr\u00eb vendim pa p\u00ebrfunduar gjykimi.<\/p>\n<p>Denoncuesi ka t\u00ebrhequr nga Gjykata e Apelit Vlor\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku kishte qen\u00eb pal\u00eb dhe ka marr\u00eb edhe dosjen nga sekretarja. Aty ka gjetur nj\u00eb vendim t\u00eb zbardhur t\u00eb Apelit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen ku ai ishte pal\u00eb, q\u00eb p\u00ebrmbante num\u00ebr regjistri themeltar dhe mungonin vet\u00ebm firmat. Qytetari ka pretenduar se procesi \u00ebsht\u00eb fals pasi ende nuk ishte zhvilluar nj\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, tre gjyqtar\u00ebt, mes tyre edhe Saliko, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen dhe \u00ebsht\u00eb caktuar nj\u00eb tjet\u00ebr trup\u00eb p\u00ebr shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Shumica vler\u00ebson se nga dokumentacioni i administruar duket se subjekti nuk ka qen\u00eb i panash\u00ebm n\u00eb gjykimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje dhe konkludon se kjo rrethan\u00eb ka sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr denoncuesin dhe se ka c\u00ebnuar besimin e tij tek gjyqtari Saliko.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Zhegu \u00e7mon se nj\u00eb akt, pa ekstremitetet e nj\u00eb akti t\u00eb rregullt ligjor, nuk mund t\u00eb sillte asnj\u00eb pasoj\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb nga pal\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi gjyqtarin e Apelit Vlor\u00eb, Hysen Saliko p\u00ebr munges\u00eb burimesh financiare, pasi i konsideroi deklarative pretendimet e tij p\u00ebr t\u00eb ardhurat e familjes nga bujq\u00ebsia e bletaria n\u00eb vler\u00ebn 15.5 milion\u00eb lek\u00eb. Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Suela Zhegu n\u00eb pakic\u00eb, \u00e7mon se\u00a0nuk mund t\u00eb zerohen t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74327,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[481,117,473],"tags":[191,107,667,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20200729_144203_290720053-3_6G9NMle.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Vlor\u00eb, Hysen Saliko,| Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74326"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74326"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74326\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74328,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74326\/revisions\/74328"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74327"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74326"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74326"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74326"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}