{"id":74332,"date":"2020-11-19T13:33:11","date_gmt":"2020-11-19T12:33:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-gjyqtares-nasufi-kpk-u-nda-per-blerjen-e-nje-apartamenti\/2020\/11\/19\/"},"modified":"2023-04-06T22:38:24","modified_gmt":"2023-04-06T20:38:24","slug":"konfirmimi-i-gjyqtares-nasufi-kpk-u-nda-per-blerjen-e-nje-apartamenti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-gjyqtares-nasufi-kpk-u-nda-per-blerjen-e-nje-apartamenti\/2020\/11\/19\/","title":{"rendered":"Konfirmimi i gjyqtares Nasufi, KPK u nda p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Altina Nasufi u konfirmua me shumic\u00eb votash, nd\u00ebrsa kryesuesja Valbona Sanxhaktari arsyetoi se ajo nuk v\u00ebrtetoi burimet p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72845\" aria-describedby=\"caption-attachment-72845\" style=\"width: 512px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Altina-Nasufi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72845\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Altina-Nasufi-512x400.jpg\" alt=\"\" width=\"512\" height=\"400\" data-id=\"72845\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72845\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Altina Nasufi duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Altina Nasufi u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 29 korrik, nd\u00ebrsa trupi gjykues i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko u nda n\u00eb q\u00ebndrime p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Shkak i q\u00ebndrimeve t\u00eb ndryshme u b\u00eb blerja e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 84 m2 n\u00eb vler\u00ebn e 7.4 milion\u00eb lek\u00ebve, me burime t\u00eb deklaruara 3.4 milion\u00eb euro t\u00eb dhuruara nga vjehrri, 27 mij\u00eb euro hua nga motra e bashk\u00ebshortit si dhe kursimet nga pagat.<\/p>\n<p>Dy an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs, Hamitaj dhe Qirko argumentuan se Nasufi e ka justifikuar k\u00ebt\u00eb pasuri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryesuesja n\u00eb pakic\u00eb, Valbona Sanxhaktari vler\u00ebson se burimet nuk u justifikuan me dokumentacion ligjor. N\u00eb mendimin e pakic\u00ebs, Sanxhaktari ka qen\u00eb n\u00eb favor t\u00eb shkarkimit t\u00eb gjyqtares Altina Nasufi.<\/p>\n<p>Lidhur me vler\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dhuruar nga vjehrri, Nasufi ka shpjeguar se kjo shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kursimeve t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb familjes s\u00eb bashk\u00ebshortit, si para viteve \u201990, ashtu edhe n\u00eb vitet e m\u00ebpasme.<\/p>\n<p>Sipas KPK, t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit p\u00ebr periudh\u00ebn 1989-2004 kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb e 276 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa mund\u00ebsia e kursimit n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 635 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00eb vendim thuhet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhurat nga pensionet e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit si dhe pagat e k\u00ebtij t\u00eb fundit dhe e motr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 dokumentacionit p\u00ebr t\u00eb ardhurat e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb bashk\u00ebshortit, Nasufi ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit edhe nj\u00eb v\u00ebrtetim t\u00eb l\u00ebshuar nga \u201cRaiffeisen Bank\u201d lidhur me depozitat e kursimeve t\u00eb tyre n\u00eb ish-Bank\u00ebn e Kursimeve n\u00eb vitet 1995, 1996 dhe 2003.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb KPK p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00ebse k\u00ebto fonde kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ridepozituara, ka rezultuar se vlera m\u00eb e madhe e shumave t\u00eb kursyera n\u00eb viteve 1995 dhe 1996\u00a0 \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb piramidale dhe nuk jan\u00eb t\u00ebrhequr mbrapsh. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, KPK nuk e ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare vler\u00ebn 1 milion e 446 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb prej firmave piramidale.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nuk jan\u00eb provuar me dokumente ligjore burimet e krijimit t\u00eb nj\u00eb depozite t\u00eb mbyllur n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2003, prej nga \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr vlera 1 milion e 967 mij\u00eb lek\u00eb. Pavar\u00ebsisht k\u00ebtij fakti, shumica e ka konsideruar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Duke mbajtur n\u00eb v\u00ebmendje faktin q\u00eb mungesa financiare e paprovuar \u00ebsht\u00eb minimale dhe i p\u00ebrket nj\u00eb periudhe shum\u00eb t\u00eb hershme, Komisioni, mb\u00ebshtetur n\u00eb parimin e objektivitetit, e vler\u00ebsoi si nj\u00eb burim t\u00eb ligjsh\u00ebm&#8230;,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, burimet e ligjshme t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit kan\u00eb rezultuar t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar kursimin e t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebs prej 3,4 milion\u00eb lek\u00ebsh, t\u00eb deklaruar para noterit si dhurat\u00eb n\u00eb favor t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kryesuesja Valbona Sanxhaktari n\u00eb pakic\u00eb, shprehet se mosdeklarimi i burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga dhurimi n\u00eb vitin 2005, nuk krijon koherenc\u00eb dhe besueshm\u00ebri. Sipas Sanxhaktarit, n\u00eb rastin konkret analizimi i situat\u00ebs duhet t\u00eb fokusohet n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e personit tjet\u00ebr t\u00eb lidhur p\u00ebr t\u00eb realizuar t\u00eb ardhurat n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cDuke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb si vler\u00eb potenciale t\u00eb mundshme shum\u00ebn prej 1,967,008 lek\u00ebsh, vler\u00ebsoj se shuma e mbetur p\u00ebr krijim e vler\u00ebs 3.000.000 (tre milion\u00eb) lek\u00eb, me burim t\u00eb ardhurat nga pensionet nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme,\u201d konstaton Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Kryesuesja argumenton se me t\u00eb ardhurat nga pensionet, prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit\u00a0 mund t\u00eb siguronin ve\u00e7se nj\u00eb jet\u00eb modeste dhe se kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb krijuar shum\u00ebn e deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin tim nuk rezulton ndonj\u00eb gjurm\u00eb tjet\u00ebr bind\u00ebse se t\u00eb ardhurat kan\u00eb ekzistuar m\u00eb par\u00eb dhe se ato nuk lidhen me t\u00eb ardhura nga bashk\u00ebshorti i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, t\u00eb cil\u00ebt duket se kan\u00eb pasur nj\u00eb ekonomi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt,\u201d argumenton Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Ajo vijon se n\u00ebse shuma 3 milion\u00eb lek\u00eb do t\u00eb ishte dhuruar nga prind\u00ebrit, at\u00ebher\u00eb duhej t\u00eb ishte deklaruar n\u00eb vitet 2005 dhe 2006.<\/p>\n<p>Sanxhaktari e cil\u00ebson pa vler\u00eb provuese nj\u00eb dokument bashk\u00eblidhur DPV-s\u00eb s\u00eb vitit 2006 pasi nuk \u00ebsht\u00eb i firmosur, nuk p\u00ebrkon me dat\u00ebn e deklarimit dhe nuk qart\u00ebsohet se kur dhe p\u00ebrse i \u00ebsht\u00eb bashk\u00eblidhur me vones\u00eb deklarimit.<\/p>\n<p><strong>Huaja 27 mij\u00eb euro<\/strong><\/p>\n<p>Shumica konsideron n\u00eb analiz\u00ebn financiare si burim p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb edhe huan\u00eb 27 mij\u00eb euro t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga motra e bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares Nasufi, me burim t\u00eb ardhurat nga puna n\u00eb shtetin grek.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se gjyqtarja Nasufi shpjegoi se shumat n\u00eb fjal\u00eb ishin t\u00eb gjitha kursime t\u00eb familjes s\u00eb motr\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit, t\u00eb cilat ishin depozituar n\u00eb bank\u00eb dy vite p\u00ebrpara se t\u00eb martohej. Duke vler\u00ebsuar dinamik\u00ebn e veprimeve bankare t\u00eb kryera n\u00eb llogarin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit dhe mort\u00ebs s\u00eb tij, shumica i \u00e7mon t\u00eb besueshme shpjegimet e Nasufit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb kunat\u00ebs, Nasufi ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit disa v\u00ebrtetime t\u00eb l\u00ebshuara nga autoritetet greke\u00a0 p\u00ebr periudh\u00ebn 1998 \u2013 2005 prej nga ka rezultuar se t\u00eb ardhurat kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn totale 40 mij\u00eb e 218 euro. N\u00eb vendim evidentohet se n\u00ebse k\u00ebsaj shume i zbritet vlera e huas\u00eb 27 mij\u00eb euro, familjes s\u00eb kunat\u00ebs i mbeteshin vet\u00ebm 13 mij\u00eb e 218 euro p\u00ebr p\u00ebrballimin e jetes\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 8-vje\u00e7are. Nisur nga ky rezultat, KPK i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe pse ka pretenduar se familja e kunat\u00ebs i ka p\u00ebrballuar shpenzimet me t\u00eb ardhurat e tjera, gjyqtarja Nasufi \u00ebsht\u00eb shprehur se ishte e pamundur nj\u00eb p\u00ebrllogaritje e sakt\u00eb e t\u00eb ardhurave neto t\u00eb nj\u00eb familje emigrant\u00ebsh, sidomos n\u00eb shtetin grek.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebrkesa e subjektit, shumica sjell n\u00eb v\u00ebmendje q\u00ebndrimet e Kolegjit t\u00eb Apelimit mbi rrethana t\u00eb ngjashme dhe shmang analizimin e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb kursimit t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb vler\u00ebs 27 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>&#8220;&#8230;Duhet t\u00eb konsiderohet i ligjsh\u00ebm, p\u00ebr sa koh\u00eb kjo shum\u00eb mbulohet dhe tejkalohet nga burime t\u00eb ligjshme\u201d, konkludon shumica.<\/p>\n<p>Sanxhaktari vler\u00ebson ndryshe nga shumica edhe p\u00ebr huan\u00eb 27 mij\u00eb euro, duke theksuar se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke iu referuar analiz\u00ebs financiare, Saxhaktari konstaton se edhe shumica e ka vler\u00ebsuar diferenc\u00ebn mes t\u00eb ardhurave dhe huas\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve jetike t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>Ashtu si shumica, Sanxhaktari u referohet q\u00ebndrimeve t\u00eb mbajtura nga Kolegji, por konkludon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Sipas saj, subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb e burimeve financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>Ajo ndalet edhe n\u00eb llogarin\u00eb dyem\u00ebrore t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit dhe motr\u00ebs s\u00eb tij, prej nga \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb pages\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 21 mij\u00eb e 911 euro n\u00eb llogarin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm fakti i provuar i transferimit t\u00eb shum\u00ebs prej 21,911,37 euro, nga llogaria bashk\u00ebem\u00ebrore n\u00eb llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit, n\u00eb bindjen time nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb provuar se burimi i atyre t\u00eb ardhurave kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat e krijuara nga motra e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit\u201d, thekson ajo.<\/p>\n<p>Sanxhaktari shprehet se kjo marr\u00ebdh\u00ebnie nuk gjendet e pasqyruar n\u00eb koh\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn periodike dhe se t\u00eb gjitha veprimet e m\u00ebvonshme krijojn\u00eb p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Altina Nasufi u konfirmua me shumic\u00eb votash, nd\u00ebrsa kryesuesja Valbona Sanxhaktari arsyetoi se ajo nuk v\u00ebrtetoi burimet p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74333,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[145,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Altina-Nasufi.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Altina Nasufi duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74332"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74332"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74332\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74334,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74332\/revisions\/74334"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74333"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74332"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74332"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74332"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}