{"id":74338,"date":"2020-11-18T15:55:34","date_gmt":"2020-11-18T14:55:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-prokuroren-silvana-pani-per-fshehje-pasurie\/2020\/11\/18\/"},"modified":"2023-04-06T22:38:42","modified_gmt":"2023-04-06T20:38:42","slug":"kpk-e-shkarkoi-prokuroren-silvana-pani-per-fshehje-pasurie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-prokuroren-silvana-pani-per-fshehje-pasurie\/2020\/11\/18\/","title":{"rendered":"KPK e shkarkoi prokuroren Silvana Pani p\u00ebr fshehje pasurie"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb deklarimesh t\u00eb pasakta, kontradiktore dhe mosdeklarimesh penalizuan prokuroren e P\u00ebrmetit Silvana Pani. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se ajo kishte b\u00ebr\u00eb fshehje pasurie, kishte konflikt interesi dhe nj\u00eb balanc\u00eb negative pre 11.5 milion\u00eb lek\u00ebsh.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_73955\" aria-describedby=\"caption-attachment-73955\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Silvana-Pani-pas-vendimit.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-73955\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Silvana-Pani-pas-vendimit-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"73955\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-73955\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Silvana Pani pas vendimit t\u00eb shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurorja e P\u00ebrmetit, Silvana Pani d\u00ebshtoi sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb paraqiste prova p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar pasurin\u00eb dhe n\u00eb mjaft raste i solli ato jo n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar. KPK shprehet n\u00eb vendimin e zbardhur se Pani kishte l\u00ebn\u00eb pa sqaruar dhe\u00a0 pa u p\u00ebrgjigjur disa nga \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs, nd\u00ebrsa ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime kontradiktore n\u00eb disa raste t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cMe kalimin e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, n\u00eb disa raste lidhur me rivler\u00ebsimin e pasuris\u00eb, nuk ka dh\u00ebn\u00eb sqarime p\u00ebr \u00e7far\u00eb i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e trup\u00ebs s\u00eb kryesuar nga Roland Ilia, Firdes Shulin relatore dhe Etleda \u00c7iftja an\u00ebtare.<\/p>\n<p>KPK vendosi n\u00eb 5 tetor t\u00eb shkarkonte Panin, nd\u00ebrsa n\u00eb vendim thuhet se ajo kishte b\u00ebr\u00eb \u201cdeklarime t\u00eb pasakta, kishte \u201cmunges\u00eb burimesh financiare me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb dhe shpenzimet per shkak t\u00eb nj\u00eb balance negative prej -11.592.775 lek\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit; ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb; \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesave\u201d.<\/p>\n<p>Pani ka kund\u00ebrshtuar gjetjet e Komisionit duke paraqitur analiz\u00eb fiannciare paralele, nd\u00ebrsa ka pretenduar se pasakt\u00ebsist\u00eb ishin gabime n\u00eb deklarimet vjetore dhe nj\u00eb pjes\u00eb e tyre t\u00eb b\u00ebra gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb vajza ishte e s\u00ebmur\u00eb. Por kjo u cil\u00ebsua si jo bind\u00ebse nga KPK.<\/p>\n<p>Silvana Pani e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995, duke punuar si prokurore n\u00eb P\u00ebrmet dhe n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Pani ka qen\u00eb edhe drejtuese e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrmetit p\u00ebr disa vite me rradh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i interesit<\/strong><\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht puna si drejtuese i rezultoi KPK-s\u00eb t\u00eb kishte nj\u00eb prej shkeljeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb ish-prokurores. Komisioni tha se ajo i kishte dh\u00ebn\u00eb tenderat e furnizimit me karburant t\u00eb prokuroris\u00eb nj\u00eb kompanie n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit. N\u00eb vendim p\u00ebrmenden dy vjet me rreth 1 milion lek\u00eb dhe nj\u00eb tender n\u00eb vitin 2011, shuma e t\u00eb cilit nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se p\u00ebrve\u00e7 lidhjes familjare me fituesin, Pani kishte pasur prokur\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar kompanin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb ligj\u00ebrisht dhe financiarisht. Ajo po ashtu kishte kryer nj\u00eb derdhje n\u00eb llogari bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj kompanie.<\/p>\n<p>Pani nuk ishte bind\u00ebse kur kund\u00ebrshtoi akuz\u00ebn se ishte n\u00eb konflikt interesi. Ajo u justifikua se vet\u00ebm tre kompani kishin qen\u00eb n\u00eb gar\u00eb dhe se nj\u00ebra po ashtu ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb djalit t\u00eb daj\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit, nd\u00ebrsa ajo me t\u00eb cil\u00ebn nuk kishte lidhje kishte \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe karburant jo cil\u00ebsor. Pani pranoi se ishte ajo personi q\u00eb duhej t\u00eb kishte anuluar tenderin, por tha se kishte qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi objektive pasi kompani jasht\u00eb qytetit nuk b\u00ebnin dot oferta.<\/p>\n<p><strong>Huat\u00eb dhe l\u00ebvizjet bankare t\u00eb padeklaruara<\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimi KPK gjeti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh kryesisht t\u00eb shkaktuara nga mosdeklarimi n\u00eb koh\u00eb apo mosdeklarimi i plot\u00eb i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh bankare prej bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores. Sipas KPK ishin tre llogari bankare t\u00eb padeklaruara dhe veprimet n\u00eb to, disa hua t\u00eb pa v\u00ebrtetuara dhe nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie jo fort e qart\u00eb me kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit q\u00eb i kishte shitur \u00e7iftit sht\u00ebpin\u00eb, q\u00eb krijonin n\u00eb fund nj\u00eb balanc\u00eb negative prej 11.5 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>KPK hetoi blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2015, nga ku rezultoi nj\u00eb marr\u00ebveshje e vitit 2011 e pa deklaruar dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb l\u00ebvizjesh financiare q\u00eb u konsideruar t\u00eb dyshimta. L\u00ebvizjet p\u00ebrfshin derdhje parash nga bashk\u00ebshorti n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb kompanis\u00eb dhe kthime pas t\u00eb k\u00ebtyre parave nga kompania.<\/p>\n<p>Komisioni po ashtu gjeti se \u00e7mimi i apartamentit kishte ndryshuar me 3 mij\u00eb euro, pa nj\u00eb shpjegim bind\u00ebs, nd\u00ebrsa nuk u bind nga Pani se pagesa ishte kryer n\u00eb disa vite dhe jo e gjitha n\u00eb vitin 2015 si\u00e7 ishte n\u00eb aktin e shitjes.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn KPK k\u00ebrkoi shpjegime ishin disa hua n\u00eb vler\u00eb totale prej rreth 70 mij\u00eb dollar\u00ebsh, q\u00eb Pani pretendoi se ishin marr\u00eb dhe ishin kthyer pas brenda vitit dhe ishin p\u00ebrdorur si garanci p\u00ebr viz\u00eb p\u00ebr d\u00ebrgimin e vajz\u00ebs n\u00eb nj\u00eb spital n\u00eb SHBA. KPK tha se nuk kishte prova q\u00eb huat\u00eb te t\u00eb af\u00ebrmit ishin kthyer pas, p\u00ebr disa prej tyre gjeti se nuk kishte burime t\u00eb ligjshme dhe se llogarit\u00eb bankare n\u00eb t\u00eb cilat ishin vendosur parat\u00eb ishin p\u00ebrdorur pa u deklaruar nga bashk\u00ebshorti p\u00ebrtej asaj q\u00eb pretendonte subjekti.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit, Komisioni vler\u00ebsoi se asnj\u00eb nga pretendimet e subjektit nuk justifikon mosdeklarimin e tri llogarive bankare, shtesave dhe pak\u00ebsimeve t\u00eb tyre, deklarime t\u00eb cilat mungojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb kryer p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej 6 vitesh nga \u00e7elja deri n\u00eb momentin e mbylljes s\u00eb tyre\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni po ashtu ngriti dyshime dhe doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se mosdeklarimi i llogarive ishte n\u00eb fakt fshehje e t\u00eb ardhurave q\u00eb bashk\u00ebshorti merrte nga kompania n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait. \u201cngre dyshimin se llogarit\u00eb e padeklaruara jan\u00eb krijuar me t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga z. A. P., si ortak i padeklaruar i shoq\u00ebris\u00eb \u201cN.\u201d sh.p.k\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK pranoi si t\u00eb justifikuar se shpenzimet e mjekimit t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb SHBA ishin mbuluar nga motra e subjektit. Pani k\u00ebrkoi t\u00eb q\u00eb huat\u00eb t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme, por KPK tha se ajo nuk solli dokumentacion provues p\u00ebr t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsve. N\u00eb vendim vihet n\u00eb dukje se shpesh her\u00eb dokumentet e sjella nuk ishin n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar dhe se nj\u00eb pjes\u00eb e dokumenteve iu d\u00ebrguan KPK pas marrjes s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Analiza financiare e xorri Panin me munges\u00eb burimesh n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme. Pani i kund\u00ebrshtoi gjetjet dhe paraqiti nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb saj\u00ebn, por KPK e rr\u00ebzoi at\u00eb analiz\u00eb. \u201cP\u00ebr sa i takon analiz\u00ebs financiare t\u00eb prezantuar nga subjekti, Komisioni vler\u00ebsoi se nuk mund t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb, pasi p\u00ebrpos gabimeve materiale \u00ebsht\u00eb e paplot\u00eb dhe nuk pasqyron situat\u00ebn reale t\u00eb subjektit dhe t\u00eb familjes s\u00eb saj, bazuar n\u00eb provat dhe dokumentet e administruara gjat\u00eb hetimit administrative\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb deklarimesh t\u00eb pasakta, kontradiktore dhe mosdeklarimesh penalizuan prokuroren e P\u00ebrmetit Silvana Pani. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se ajo kishte b\u00ebr\u00eb fshehje pasurie, kishte konflikt interesi dhe nj\u00eb balanc\u00eb negative pre 11.5 milion\u00eb lek\u00ebsh.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74339,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,117,473],"tags":[118,149,142,668],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Silvana-Pani-pas-vendimit.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Silvana Pani pas vendimit t\u00eb shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74338"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74338"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74338\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74340,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74338\/revisions\/74340"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74339"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74338"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74338"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74338"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}