{"id":74341,"date":"2020-11-18T15:37:00","date_gmt":"2020-11-18T14:37:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-i-shkodres-albano-cepele-perballet-me-probleme-ne-te-tri-kriteret\/2020\/11\/18\/"},"modified":"2023-04-06T22:38:47","modified_gmt":"2023-04-06T20:38:47","slug":"gjyqtari-i-shkodres-albano-cepele-perballet-me-probleme-ne-te-tri-kriteret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-i-shkodres-albano-cepele-perballet-me-probleme-ne-te-tri-kriteret\/2020\/11\/18\/","title":{"rendered":"Gjyqtari i Shkodr\u00ebs, Albano \u00c7epele p\u00ebrballet me probleme n\u00eb t\u00eb tri kriteret"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi munges\u00eb burimesh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, dyshime p\u00ebr veprime korruptive dhe probleme me profesionalizmin. N\u00eb seanc\u00eb u debatua edhe p\u00ebr gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore, pasi gjyqtari \u00c7epele vuan nga nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb i v\u00ebshtir\u00ebson aktivitetin fizik.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_74848\" aria-describedby=\"caption-attachment-74848\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Cepele-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-74848\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Cepele-ne-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"74848\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-74848\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Albano \u00c7epele dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tij n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari Albano \u00c7epele nga Gjykata e Shkodr\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u identifikuan probleme p\u00ebr t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit. Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin \u00c7epele po kryhet nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo relatore dhe Etleda \u00c7iftja an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p>Albano \u00c7epele e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tropoj\u00ebs dhe ka punuar m\u00eb s\u00eb shumti si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs. N\u00eb prill t\u00eb vitit 2014, \u00c7epele u shkarkua nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, pas nj\u00eb inspektimi q\u00eb zbuloi shkelje t\u00eb ligjit dhe 34 \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore t\u00eb zvarritura. \u00c7epele u rikthye n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb vitin 2016, pasi nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb e konsideroi t\u00eb paligjsh\u00ebm shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Gjyqtari Albano \u00c7epele shfaqte v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb ecje dhe u paraqit n\u00eb seanc\u00eb s\u00eb bashku me nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor. Ai b\u00ebri me dije se vuante nga skleroza multiple. \u00c7epele pohoi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se ishte n\u00eb dijeni t\u00eb gjetjeve t\u00eb KPK-s\u00eb, pasi ishte njohur n\u00ebp\u00ebrmjet pyet\u00ebsor\u00ebve.<\/p>\n<p>Relatorja Bungo tha se subjekti nuk ka qen\u00eb plot\u00ebsisht bashk\u00ebpunues, pasi ka refezuar t\u00eb jap\u00eb deklarime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara, duke p\u00ebrmendur munges\u00ebn e sqarimeve p\u00ebr vler\u00ebn e mobilimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Sipas relatores, nuk ishte pasqyruar burimi i krijimit p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 86.8 m2 bler\u00eb n\u00eb vitin 2006 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb shum\u00ebn e 30 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton munges\u00eb dokumentacioni ligjor p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimin e vler\u00ebs 30 mij\u00eb euro t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua nga motra e subjektit p\u00ebr blerjen e apartamentit. Gjithashtu u evidentua se \u00c7epele kishte kryer deklarime kontradiktore lidhur me \u00e7mimin e ul\u00ebt t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Bungo tha se subjekti nuk ka deklaruar pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb apartamenti n\u00eb qytetin e Fierit, t\u00eb p\u00ebrfituar nga privatizimi dhe se nuk ka provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb vler\u00ebs 9300 eurove t\u00eb dh\u00ebna nga motra p\u00ebr kurimin e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre. Sipas relatores, nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vitin 2005, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegim pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i gjyqtarit \u00c7epele tha n\u00eb seanc\u00eb se klienti i tij nuk mund t\u00eb gjendej fajtor p\u00ebr mosdeklarimin apo munges\u00ebn e dokumentacionit p\u00ebr apartamentin n\u00eb Fier, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se i ati i gjyqtarit e kishte shitur n\u00eb vitin 1996.<\/p>\n<p>\u201cBabai e ka shitur n\u00ebn presionin e dhun\u00ebs n\u00eb vitin 1996 dhe nuk ka asnj\u00eb dokumentacion q\u00eb e disponon. Noterja nuk ndodhet n\u00eb Fier, nd\u00ebrsa personi q\u00eb e ka bler\u00eb nuk ekziston dhe n\u00eb at\u00eb apartament jetojn\u00eb disa persona q\u00eb nuk kan\u00eb as kontrat\u00eb qiraje dhe asgj\u00eb,\u201d tha avokati i \u00c7epeles, duke e p\u00ebrjashtuar klientin e tij nga veprimet me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, avokati mbrojt\u00ebs pohoi se \u00c7epele kishte depozituar kontrat\u00ebn e huamarrjes me motr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimin e ligjsh\u00ebm, q\u00eb sipas tij e kishte pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore dhe n\u00eb at\u00eb veting, n\u00eb rubrik\u00ebn e interesave private.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrsa i takon pages\u00ebs s\u00eb vler\u00ebs 9300 euro nga motra n\u00eb favor t\u00eb prind\u00ebrve, p\u00ebr kurimin e n\u00ebn\u00ebs, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka asnj\u00eb detyrim t\u00eb jap\u00eb llogari,\u201d pohoi mbrojt\u00ebsi i gjyqtarit \u00c7epele.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka depozituar n\u00eb KPK raport negativ p\u00ebr \u00c7epelen. Bungo tha se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk kishte deklaruar nj\u00eb procedim penal n\u00eb ngarkim t\u00eb tij, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebnte deklarimin p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>DSIK i ka p\u00ebrcjell\u00eb Komisionit edhe dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb gjyqtarit \u00c7epele n\u00eb veprime korruptive gjat\u00eb periudh\u00ebs 2004-2020 p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje pron\u00ebsie t\u00eb gjykuara prej tij n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs, pasi nj\u00eb nga pal\u00ebt dyshohet se ka p\u00ebrfituar prona duke p\u00ebrdorur dokumente t\u00eb falsifikuara. Sipas KPK-s\u00eb, nj\u00eb nga pal\u00ebt nd\u00ebrgjy\u00ebse, duke p\u00ebrdorur dokumente t\u00eb falsifikuara ka tjet\u00ebrsuar pron\u00ebn shtet\u00ebrore me an\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga informacionet dhe hetimi i gjithansh\u00ebm dhe i plot\u00eb i Komisionit u krijua bindja p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e informacioneve\u201d, tha Bungo. Ajo sqaroi se subjekti ishte pyetur n\u00ebse ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime korruptive p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e pron\u00ebs publike me dokumente t\u00eb falsifikuara, por ai nuk kishte dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton probleme edhe n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale. N\u00eb seanc\u00eb u tha se n\u00eb vendimet e marra prej gjyqtarit \u00c7epele jo gjithmon\u00eb identifikohet norma ligjore e zbatueshme; nuk p\u00ebrcaktohen drejt pal\u00ebt nd\u00ebrgjyq\u00ebse n\u00eb proces; se vendimet gjyq\u00ebsore jan\u00eb t\u00eb parsyetuara n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve; nuk i kushtohet r\u00ebnd\u00ebsi norm\u00ebs ligjore; se nuk ka analiz\u00eb t\u00eb fakteve e provave, si dhe t\u00eb pretendimeve t\u00eb pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Bungo u shpreh se n\u00eb shum\u00eb raste ka tejkalime t\u00eb afatit p\u00ebr zbardhjen e vendimeve. Sipas Komisionit, p\u00ebr periudh\u00ebn 2014-2016, gjysma e vendimeve jan\u00eb zbardhur me vones\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe raportet p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore, por s\u00ebrish rezulton se nuk jan\u00eb zbatuar afatet e zbardhjes s\u00eb vendimeve. \u2026Edhe pas t\u00ebrheqjes s\u00eb v\u00ebmendjes nga KLD nuk i ka respektuar afatet e zbardhjes\u201d, tha Bungo.<\/p>\n<p>Relatorja Bungo b\u00ebri me dije n\u00eb seanc\u00eb se gjyqtari \u00c7epele ka qen\u00eb i shkarkuar n\u00eb vitin 2014 nga ish-KLD, por me vendim t\u00eb Kolegjeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni konstaton gabime thelb\u00ebsore q\u00eb tregojn\u00eb munges\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive profesionale dhe se \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, pasi ka treguar gjykim te dob\u00ebt dhe nuk esht\u00eb efektiv\u201d, tha Bungo.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, gjyqtari Albano \u00c7epele deklaroi se vonesat n\u00eb zbardhjen e vendimeve kishin ndodhur p\u00ebr shkak se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb e kishin larguar nga detyra. Ai shtoi se kishte pasur shum\u00eb ngarkes\u00eb, si edhe arsye sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Avokati i tij theksoi se gjyqtari Albano \u00c7epele ka aft\u00ebsi sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb kufizuara dhe se infrastruktura e gjykatave nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatur p\u00ebr personat me af\u00ebsi t\u00eb kufizuara. \u201cAi ka v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur. Kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me gjendjen e tij t\u00eb r\u00ebnduar sh\u00ebndet\u00ebsore dhe nuk ka pasur leht\u00ebsit\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb komunikuar me Komisionin,\u201d u ankua avokati.<\/p>\n<p>Lidhur me kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, avokati i \u00c7epeles tha se n\u00eb asnj\u00eb rast subjekti i vler\u00ebsimit nuk rezultonte t\u00eb kishte pasur lidhje me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e relatuara nga Komisioni n\u00eb seanc\u00eb, ai sqaroi se ishin kryer hetime dhe p\u00ebrgjime, por se \u00c7epele nuk kishte rezultuar i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime korruptive ashtu si pretendohet n\u00eb raportin e DSIK.<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se \u00c7epele e kishte ushtruar detyr\u00ebn n\u00eb p\u00ebrputhje me kushtet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe kushtet infrastrukturore t\u00eb gjykat\u00ebs dhe se duhej t\u00eb ishte kryer nj\u00eb hetim m\u00eb i plot\u00eb nga ana e KPK.<\/p>\n<p>\u201cEdhe Kolegjet e Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb shprehen se duhet t\u00eb hetohet n\u00ebse shkeljet procedurale kan\u00eb ardhur si pasoj\u00eb e s\u00ebmundjes apo p\u00ebr shkak t\u00eb veprimeve. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hetuar as nga KLD dhe as nga KPK,\u201d tha avokati i \u00c7epeles.<\/p>\n<p>Relatorja Bungo e cil\u00ebsoi hetimin e Komisionit m\u00eb t\u00eb thell\u00eb nga sa duhej.<\/p>\n<p>\u201cE kemi pyetur subjektin cilat jan\u00eb shpenzimet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe se si i financon. Ai ka th\u00ebn\u00eb se nuk ka shpenzime sh\u00ebndet\u00ebsore.\u00a0Me deduksion logjik rezulton se g\u00ebzon sh\u00ebndet t\u00eb plot\u00eb,\u201d tha Bungo n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari \u00c7epele shpjegoi se ishte shtruar p\u00ebr kurim n\u00eb spital shtet\u00ebror dhe se aty nuk paguante ndonj\u00eb detyrim financiar. Sipas subjektit, kur i ishin nevojitur ila\u00e7e q\u00eb nuk gjendeshin n\u00eb Shqip\u00ebri, ia kishin d\u00ebrguar t\u00eb af\u00ebrmit nga jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Bungo vuri n\u00eb dukje se nuk mund t\u00eb trajtonin gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi k\u00ebtu p\u00ebr rivler\u00ebsimin e subjektit. Ne i njohim t\u00eb drejtat e njeriut dhe nuk mund t\u00eb diskriminojm\u00eb,\u201d tha Bungo dhe shtoi se gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore do t\u00eb verifikohej vet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhej penges\u00eb p\u00ebr kryerjen e funksionit t\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>I pyetur nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Ferdinando Buatier lidhur me vler\u00ebn e suportit financiar p\u00ebr barnat q\u00eb i ishin d\u00ebrguar nga jasht\u00eb shtetit, \u00c7epele sqaroi se n\u00eb fillimet e s\u00ebmundjes ishte nevojitur t\u00eb kryente egaziminime t\u00eb specializuara jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pasi nuk realizoheshin n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cKam vuajtur q\u00eb i vog\u00ebl nga zemra. M\u00eb pas pas kam vuajtur edhe nga skleroza multiple. T\u00eb zbulohej kjo s\u00ebmundje duhej patjet\u00ebr rezonanca manjetike. N\u00eb Shqip\u00ebri nuk kishte dhe shkuam n\u00eb Turqi, ku rezultoi se kisha k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje. N\u00eb raste krizash marr doza t\u00eb larta kortizoni dhe reagonte shum\u00eb mir\u00eb ky mjekim. At\u00ebher\u00eb vinte nga jasht\u00eb kortizoni, pasi nuk ka pasur n\u00eb Shqip\u00ebri,\u201d u p\u00ebrgjigj ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, \u00c7epele e konsideroi vler\u00ebsimin e Komisionit t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam qen\u00eb gjithmon\u00eb i drejt\u00eb dhe i sakt\u00eb, nuk e kam shkelur asnj\u00ebher\u00eb ligjin dhe k\u00ebrkoj konfirmimin n\u00eb detyr\u00ebn e gjyqtarit,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 20 n\u00ebntor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi munges\u00eb burimesh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, dyshime p\u00ebr veprime korruptive dhe probleme me profesionalizmin. N\u00eb seanc\u00eb u debatua edhe p\u00ebr gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore, pasi gjyqtari \u00c7epele vuan nga nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb i v\u00ebshtir\u00ebson aktivitetin fizik.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74342,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[132,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Cepele-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Albano \u00c7epele dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tij n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74341"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74341"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74341\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74343,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74341\/revisions\/74343"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74342"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74341"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74341"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74341"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}