{"id":74347,"date":"2020-11-17T19:05:33","date_gmt":"2020-11-17T18:05:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-kujtim-luli-perballet-me-pyetje-per-nje-kredi-te-bute\/2020\/11\/17\/"},"modified":"2023-04-06T22:39:01","modified_gmt":"2023-04-06T20:39:01","slug":"prokurori-kujtim-luli-perballet-me-pyetje-per-nje-kredi-te-bute","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-kujtim-luli-perballet-me-pyetje-per-nje-kredi-te-bute\/2020\/11\/17\/","title":{"rendered":"Prokurori Kujtim Luli p\u00ebrballet me pyetje p\u00ebr nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk evidentoi probleme serioze t\u00eb prokurorit Kujtim Luli, nd\u00ebrsa ky u fundit u ballafaqua me pyetje p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb si dhe d\u00ebnimin e nipave t\u00eb tij \u2013p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt tha se i kishte deklaruar n\u00eb formularin e figur\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_74838\" aria-describedby=\"caption-attachment-74838\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kujtim-Luli-ne-seance.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-74838\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kujtim-Luli-ne-seance-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"74838\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-74838\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Kujtim Luli n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Kujtim Luli u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Luli po kryhet nga trupa gjyq\u00ebsore e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Brunilda Bekteshi dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen.<\/p>\n<p>Kujtim Luli e ka nisur karrier\u00ebn si prokuror ushtarak n\u00eb vitin 1992, funksion q\u00eb e ka mbajtur deri n\u00eb vitin 2002. Prej gati dy dekadash ai ka ushtruar funksionin e prokurorit n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme. N\u00eb vitet 2015-2017, Luli ka punuar gjithashtu si prokuror pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Relatorja Brundilda Bekteshi deklaroi se prokurori Luli zot\u00ebronte nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 105.1 m2 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2003 dhe t\u00eb regjistruar n\u00eb 2014-\u00ebn, me burim nj\u00eb kredi bankare me kushte leht\u00ebsuese n\u00eb vler\u00ebn e 5 milion\u00eb lek\u00ebve. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredin\u00eb p\u00ebr strehim, ai kishte l\u00ebn\u00eb si garanci apartamentin e t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes tha n\u00eb seanc\u00eb se prokurori Luli kishte p\u00ebrfituar kredi t\u00eb but\u00eb, ndon\u00ebse zot\u00ebronte m\u00eb par\u00eb nj\u00eb banes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 55.9 m2 t\u00eb p\u00ebrfituar nga privatizimi.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e kredis\u00eb, subjekti ka shpjeguar se ishte e bazuar n\u00eb vendim qeverie dhe se kishte p\u00ebrfituar nga lista shtes\u00eb e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Ai ka pohuar se kishte ndryshuar vendimi i qeveris\u00eb q\u00eb parashikonte strehimin e n\u00ebpun\u00ebsve shtet\u00ebror\u00eb duke u hequr pjesa \u2018pa banes\u00eb\u2019 dhe se ishte vendosur q\u00eb p\u00ebrfituesit t\u00eb p\u00ebrfitonin kredin\u00eb sipas list\u00ebs s\u00eb d\u00ebrguar nga drejtuesi i institucionit,\u201d sqaroi Bekteshi lidhur me shpjegimet e subjektit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Luli rip\u00ebrs\u00ebriti n\u00eb seanc\u00eb se e kishte p\u00ebrfituar kredin\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e qeveris\u00eb t\u00eb ndryshuar. \u201c\u00cbsht\u00eb hequr togfjal\u00ebshi \u2018q\u00eb nuk kan\u00eb banes\u00eb\u2019, duke e l\u00ebn\u00eb p\u00ebrfitimin e kredive n\u00eb p\u00ebrputhje me list\u00ebn e funksionarit,\u201d tha ai, duke shtuar se k\u00ebrkesa e tij ishte vler\u00ebsuar si e ligjshme edhe nga punonj\u00ebsit e bank\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPagesat e k\u00ebsteve i kam shlyer dhe dua t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje se pagesat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kredi nuk jan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb, por 42% m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb shum\u00ebn 7.2 milion\u00eb lek\u00eb,\u201d shtoi prokurori.<\/p>\n<p>Luli u pyet n\u00eb seanc\u00eb lidhur me kushtet e p\u00ebrfitimit e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb nga relatorja Bekteshi dhe an\u00ebtarja Xhensila Pine.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se n\u00eb asnj\u00eb prej k\u00ebrkesave nuk ka qen\u00eb p\u00ebrcaktuar shuma e kredis\u00eb nga institucioni i prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk k\u00ebrkohej q\u00eb ne si aplikant\u00eb t\u00eb depozitonim me shkrim nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn e k\u00ebrkuar,\u201d tha Luli. Ai tha se apartamenti i m\u00ebparsh\u00ebm 1+1 nuk ofronte kushtet e duhura p\u00ebr nj\u00eb familje me kat\u00ebr persona dhe se me rritjen e f\u00ebmij\u00ebve i nevojitej nj\u00eb banes\u00eb m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>I pyetur nga Pine se p\u00ebrse ishte hipotekuar apartamenti i v\u00ebllait, Luli shpjegoi se sht\u00ebpia e tij nuk e garantonte dot vler\u00ebn e 5 milion\u00eb lek\u00ebve. Ai shtoi se kredia ishte shlyer dhe kishin nisur procedurat p\u00ebr zhbllokimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se subjekti e ka revokuar kontrat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb sip\u00ebrmarrjes n\u00eb vitin 2003 dhe ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. Bekteshi tha se nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb veprimet e kryera p\u00ebr revokimin e kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar diferenc\u00eb mes vler\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb shum\u00ebn 48 346 USD t\u00eb pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes dhe shum\u00ebs 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb paguar nga subjekti. Luli ka shpjeguar se ishte nj\u00eb gabim material i sip\u00ebrmarr\u00ebsit, pasi vlera e shitjes s\u00eb apartamentit ka qen\u00eb 41 mij\u00eb USD ose 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore se ishte dakord\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb kryente disa punime dhe t\u00eb blinte vet\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb materialeve q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr apartamentin. Sipas subjektit, diferenca n\u00eb vler\u00ebn 7 346 USD p\u00ebrfaq\u00ebsonte vler\u00ebn e materialeve q\u00eb ai kishte bler\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebsti i fundit nuk ekziston, pasi ato materiale jan\u00eb bler\u00eb nga un\u00eb dhe jo nga nd\u00ebrtuesi,\u201d tha prokurori Luli.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar deklarimet p\u00ebr shpenzimet e shkollimit t\u00eb dy djemve t\u00eb prokurorit Kujtim Luli n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA. P\u00ebr djalin e madh, vlera e shpenzimeve p\u00ebr shkollimin ka qen\u00eb 72, 479 USD, nd\u00ebrsa p\u00ebr djalin e dyt\u00eb, shpenzimet p\u00ebr shkollim kan\u00eb qen\u00eb 5300 euro n\u00eb Kosov\u00eb dhe 76, 939 USD n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Si burim t\u00eb k\u00ebtyre shpenzimeve, prokurori Luli ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga puna e tij dhe e bashk\u00ebshortes; nga puna e djemve, si dhe vlerat e p\u00ebrfituara nga bursat e studimit.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar mund\u00ebsin\u00eb e subjektit p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb shkollimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe shpenzimeve t\u00eb tjera prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 768 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitet 2011 \u2013 2012.<\/p>\n<p>Bekteshi pohoi se Luli kishte kontestuar disa vlera t\u00eb balanc\u00ebs negative. Ai ka k\u00ebrkuar q\u00eb vlera e shpenzimeve jetike p\u00ebr djalin e madh t\u00eb p\u00ebrllogaritej sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Institutit t\u00eb Agrokultur\u00ebs n\u00eb SHBA dhe se gjat\u00eb muajve t\u00eb pushimeve kishte q\u00ebndruar tek nj\u00eb i af\u00ebrm, duke mos pasur shpenzime jetike. Sipas relatores, shpjegimet e tij do t\u00eb vler\u00ebsohen para vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb seanc\u00eb, Luli tha se djemt\u00eb e tij kishin fituar bursa studimi n\u00eb SHBA, t\u00eb cilat ishin n\u00eb vlera m\u00eb t\u00eb larta sesa kishte shpenzuar familja. Ai tha se kishte dor\u00ebzuar dokumentacionin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar p\u00ebrfitimet nga bursat.<\/p>\n<p>Luli k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsoheshin shpenzimet e jetes\u00ebs, t\u00eb shkollimit dhe t\u00eb akomodimit p\u00ebr djalin e madh p\u00ebr periudh\u00ebn 2011-2012. Sipas Lulit, shpenzimet e jetes\u00ebs n\u00eb SHBA ishin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta nga ato t\u00eb p\u00ebrllogaritura nga Komisioni.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb standartin ushqimor, vlera e sakt\u00eb do t\u00eb ishte 164 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr secilin vit\u201d, tha Luli duke iu referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Departamentit t\u00eb Agrokultur\u00ebs n\u00eb SHBA. \u201cDjali ka qen\u00eb student dhe ka pasur si q\u00ebllim kursimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar gjith\u00eb shpenzimet vjetore,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk kishte deklaruar gjendje cash nga viti 2004 deri n\u00eb vitin 2015, edhe pse kishte pasur mund\u00ebsi kursimesh.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar edhe n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb huap\u00ebrdorje t\u00eb nj\u00eb ambjenti sh\u00ebrbimi mes bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit dhe nj\u00eb shoq\u00ebrie. Bekteshi tha se Luli kishte sqaruar se bashk\u00ebshortja punonte si avokate dhe ishte dakord\u00ebsuar me shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb qiras\u00eb t\u00eb ofronte konsulta ligjore p\u00ebr t\u00eb cilat kompania kishte nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Luli u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Komisioni ka verifikuar nj\u00eb denoncim t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit admintrativ, ku trajtohej fakti se nipat e Lulit ishin d\u00ebnuar p\u00ebr kryerje t\u00eb veprave penale.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka sqaruar se i ka deklaruar k\u00ebto fakte dhe se nuk ka pasur m\u00eb kontakte me nipat e tij, duke iu shmangur edhe ceremonive familjare, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ruhej nga \u00e7do perceptim i mundsh\u00ebm i publikut,\u201d tha Bekteshi.<\/p>\n<p>Komisioni e ka vler\u00ebsuar pozitivisht prokurorin Kujtim Luli p\u00ebr profesionalizmin. N\u00eb seanc\u00eb u evidentua se ndaj tij nuk ishte kryer asnj\u00eb denoncim nga publiku ve\u00e7 atij p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit e konsideroi denoncimin si nj\u00eb veprim t\u00eb q\u00ebllimt\u00eb p\u00ebr d\u00ebmtimin e imazhit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs time nuk kam pranuar asnj\u00eb nd\u00ebrhyrje. Detyr\u00ebn time e konsideroj t\u00eb shenjt\u00eb\u201d, pohoi prokurori Luli.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, an\u00ebtarja e trupit gjykues, Xhensila Pine e pyeti prokurorin Luli lidhur me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara prej bashk\u00ebshortes s\u00eb tij nga puna si avokate, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo pretendonte se g\u00ebzonte statusin e magjistratit dhe kishte inciuar procese gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb fituar k\u00ebt\u00eb status.<\/p>\n<p>Luli sqaroi se bashk\u00ebshortja kishte qen\u00eb zv\/drejtore e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs dhe se e kishin larguar nga puna p\u00ebr shkak t\u00eb suprimimit t\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb priste nga viti 2005 deri sa t\u00eb mbaronte \u00e7\u00ebshtja n\u00eb Strasburg,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Prokurori Luli u pyet nga v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Elka Ermenkova lidhur me marr\u00ebdh\u00ebnien profesionale me bashk\u00ebshorten e tij. Pyetja lidhej me faktin se bashk\u00ebshortja e Lulit kishte qen\u00eb avokate e nipave t\u00eb tij, nd\u00ebrsa prokurori deklaroi se i kishte shk\u00ebputur marr\u00ebdh\u00ebniet me ta.<\/p>\n<p>\u201cA flisni me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet? A i ndan bashk\u00ebshortja shqet\u00ebsimet profesionale me ju,\u201d pyeti Ermenkova.<\/p>\n<p>Prokurori Luli mohoi t\u00eb kishin komunikim p\u00ebr aspektin professional me bashk\u00ebshorten. \u201cAshtu si un\u00eb nuk kam dashur t\u00eb di asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet dhe pun\u00ebn e saj, edhe ajo nuk ka dashur. Edhe n\u00ebse ka dashur, nuk kam pranuar q\u00eb t\u00eb jap informacion p\u00ebr pun\u00ebt e mia. Ndoshta mund t\u00eb perceptohet si e pabesueshme, por kjo ka qen\u00eb nj\u00eb nga arm\u00ebt m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb miat,\u201d tha Luli.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ndan me bashk\u00ebshorten \u00e7\u00ebshtjet, at\u00ebher\u00eb nuk je m\u00eb prokuror dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrballesh me t\u00eb pandehurin n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit,\u201d shtoi ai, duke theksuar se kishte qen\u00eb shum\u00eb strikt me profesionin.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim prokurori Kujtim Luli k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 20 n\u00ebntor, ora 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk evidentoi probleme serioze t\u00eb prokurorit Kujtim Luli, nd\u00ebrsa ky u fundit u ballafaqua me pyetje p\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb si dhe d\u00ebnimin e nipave t\u00eb tij \u2013p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt tha se i kishte deklaruar n\u00eb formularin e figur\u00ebs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74348,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,175],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kujtim-Luli-ne-seance.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Kujtim Luli n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74347"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74347"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74347\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74349,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74347\/revisions\/74349"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74348"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74347"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74347"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74347"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}