{"id":74353,"date":"2020-11-16T17:28:43","date_gmt":"2020-11-16T16:28:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/minuset-e-medha-financiare-i-kushtuan-karrieren-gjyqtarit-artur-gaxha\/2020\/11\/16\/"},"modified":"2023-04-06T22:39:31","modified_gmt":"2023-04-06T20:39:31","slug":"minuset-e-medha-financiare-i-kushtuan-karrieren-gjyqtarit-artur-gaxha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/minuset-e-medha-financiare-i-kushtuan-karrieren-gjyqtarit-artur-gaxha\/2020\/11\/16\/","title":{"rendered":"Minuset e m\u00ebdha financiare i kushtuan karrier\u00ebn gjyqtarit Artur Gaxha"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, KPK ngre dyshime se gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Artur Gaxha kreu veprime fiktive p\u00ebr t\u00eb justifikuar investimet n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme \u2013nd\u00ebrsa balancat negative llogariten n\u00eb dhjetra milion\u00eb lek\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_73361\" aria-describedby=\"caption-attachment-73361\" style=\"width: 480px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artur-Gaxha-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-73361 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artur-Gaxha-KPK-480x400.jpg\" alt=\"\" width=\"480\" height=\"400\" data-id=\"73361\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-73361\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Artur Gaxha n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 10 shtator t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtarin e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Artur Gaxha pas mungesave financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e pasurive apo kryerjen e shpenzimeve nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur, Komisioni e bazon vendimin e shkarkimit me deklarimin e pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Gaxha mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, Komisioni arsyeton se Gaxha nuk i ka pasqyruar burimet e krijimit t\u00eb pasurive n\u00eb deklaratat periodike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pretendimet e tij konsiderohen kryesisht deklarative dhe t\u00eb pabesueshme. Gjithashtu, Komisioni ngre dyshime se subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb justifikoj\u00eb investimet dhe shpenzimet me burime t\u00eb deklaruara m\u00eb von\u00eb si dhe n\u00eb nj\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb munduar t\u00eb fsheh\u00eb ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb automjeti.<\/p>\n<p>Gjyqtari Gaxha \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 180 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr vler\u00ebn 200 mij\u00eb euro. N\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2010, Gaxha nuk e ka pasqyruar burimin e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 60 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa n\u00eb at\u00eb veting ka sh\u00ebnuar si burime shum\u00ebn 41 mij\u00eb euro nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Golem; 1.5 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb autoveture dhe kursime familjare. N\u00eb deklarat\u00ebn veting ka sh\u00ebnuar se k\u00ebstin e dyt\u00eb e ka shlyer me nj\u00eb kredi 120 mij\u00eb euro dhe k\u00ebstin e tret\u00eb me kursimet.<\/p>\n<p>Duke iu referuar kontratave ku p\u00ebrcaktohet se pagesa e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb do t\u00eb kryhej n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb, Komisioni konkludon se shuma 60 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb shlyer m\u00eb dat\u00eb 5 tetor 2010, kur edhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb justifikuar shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, Gaxha ka depozituar n\u00eb Komision dy mandat pagesa t\u00eb muajve n\u00ebntor dhe dhjetor t\u00eb vitit 2010, t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb konsideruar nga KPK, pasi ka rezultuar t\u00eb mos jen\u00eb dokumente zyrtare t\u00eb parashtypura nga shtypshkronja e letrave.<\/p>\n<p>Komisioni nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare vler\u00ebn 41 mij\u00eb euro t\u00eb rimarr\u00eb si pasoj\u00eb e revokimit t\u00eb nj\u00eb kontrate porosie p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Golem t\u00eb Durr\u00ebsit, pasi ka rezultuar se i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar subjektit nj\u00eb muaj pasi ishte paguar k\u00ebsti i par\u00eb. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb gjysma e vler\u00ebs 1.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb automjeti tip Suzuki &#8211; Vitara n\u00eb maj t\u00eb 2010-\u00ebs, pasi ka rezultuar se makina \u00ebsht\u00eb shitur dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga vlera e blerjes dhe nuk \u00ebsht\u00eb paguar tatimi p\u00ebr fitimin. Gaxha nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor edhe t\u00eb ardhurat n\u00eb vler\u00ebn 9000 USD t\u00eb p\u00ebrfituar nga v\u00ebllez\u00ebrit n\u00eb emigrim.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrfshirjes s\u00eb k\u00ebtyre vlerave, nga analiza financiare p\u00ebr vitin 2010, deri n\u00eb momentin e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 7.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 120 mij\u00eb euro, si dhe konkludon se familja e gjyqtarit Gaxha ka pasur mund\u00ebsi financiare t\u00eb shlyej\u00eb k\u00ebstin e tret\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen n\u00eb vitin 2014 t\u00eb nj\u00eb garazhi me sip\u00ebrfaqe 25 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb e 325 mij\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb toke me sip\u00ebrfaqe 900 m2 n\u00eb Bathore p\u00ebr shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, gjyqtari Gaxha ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb\u00a0Tiran\u00eb, q\u00eb e kishte bler\u00eb shoq\u00ebria ku bashk\u00ebshortja ishte ortake.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ i Komisionit ka rezultuar se bashk\u00ebshortja e subjektit nuk ka paguar asnj\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament. Nd\u00ebrsa nj\u00eb kredi individuale n\u00eb vler\u00ebn 175 mij\u00eb e 250 euro e marr\u00eb prej saj n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2012 me q\u00ebllim pages\u00ebn e kredis\u00eb s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr apartamentin, \u00ebsht\u00eb shlyer me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e k\u00ebsaj pasurie. Sipas KPK, t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit jan\u00eb p\u00ebrfituar para se t\u00eb akordohej kredia individuale e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Duket se p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kohore personi i lidhur \u2013 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura nga shitja e pasurive n\u00eb shum\u00ebn prej 450,000 euro, pa kryer asnj\u00eb pages\u00eb paraprake p\u00ebr blerjen krijimin e tyre, si dhe pa u evidentuar\/dokumentuar asnj\u00eb kontribut nd\u00ebr vite n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri \u2013 p\u00ebrve\u00e7 kuot\u00ebs s\u00eb kapitalit fillestar prej 49,000 lek\u00eb\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre konstatimeve, Komisioni konkludon se Gaxha ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar plot\u00ebsisht blerjen e garazhit dhe tok\u00ebs n\u00eb fshatin Mjull Bathore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni evidenton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb zyre me sip\u00ebrfaqe 40 m2 p\u00ebr vler\u00ebn 54 mij\u00eb e 150 USD dhe t\u00eb garazhi p\u00ebr shum\u00ebn 10 mij\u00eb USD, si edhe t\u00eb nj\u00eb automjeti tip \u201cMerzedes Benz\u201d n\u00eb vitin 2005. Gaxha ka pasqyruar si burim n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb ardhurat dhe nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 60 mij\u00eb USD, q\u00eb nuk rezulton ta ket\u00eb\u00a0deklaruar n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb provuar huan\u00eb 60 mij\u00eb USD, Gaxha ka dor\u00ebzuar nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb form\u00ebn e shkres\u00ebs s\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb mbajtur mes bashk\u00ebshortes s\u00eb tij dhe shtetasit N.P. n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2005.\u00a0Ai ka shpjeguar se mosdeklarimi ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb neglizhenc\u00ebs, pasi n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb dispononte t\u00eb ardhura n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb fituara nga lotaria amerikane.<\/p>\n<p>N\u00eb rubrik\u00ebn \u201ct\u00eb dh\u00ebna konfidenciale\u201d n\u00eb deklarat\u00ebn veting, Gaxha ka sh\u00ebnuar se n\u00eb vitin 2005 ka pasur t\u00eb ardhura\u00a0t\u00eb p\u00ebrfituara\u00a0nga lotaris\u00eb amerikane n\u00eb shum\u00ebn totale 500 mij\u00eb USD, ku pas pages\u00ebs s\u00eb tatimit ka p\u00ebrfituar 335 mij\u00eb USD. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se m\u00eb dat\u00eb 1 prill 2005, n\u00eb llogarin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb transferuar shuma prej 84 mij\u00eb e 866 USD, me burim t\u00eb pretenduar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga lotaria e fituar n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Komisioni i cil\u00ebson jo bind\u00ebse dhe kontradiktore q\u00ebndrimet e gjyqtarit Gaxha.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Megjith\u00ebse pretendohet se shkak i mosdeklarimit t\u00eb k\u00ebsaj huaje n\u00eb DPV-n\u00eb e vitit 2005 \u00ebsht\u00eb neglizhenca lidhur me faktin se dispononte mjete monetare, t\u00eb cilat mund\u00ebsonin shlyerjen e saj (nga lotaria e fituar), nga ana tjet\u00ebr p\u00ebr rreth 10 vjet nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar ekzistenca\/shlyerje e huas\u00eb\u2026\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas trupi gjykues, nuk evidentohet asnj\u00eb gjurm\u00eb, indicie apo prov\u00eb direkte ose indirekte q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e huas\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se gjyqtari Gaxha\u00a0nuk ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e pasurive, si dhe kryerjen e shpenzimeve t\u00eb tjera t\u00eb deklaruara dhe t\u00eb evidentuara p\u00ebr vitin 2005, pasi ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 9 milion\u00eb e 747 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni ngre dyshime se gjyqtari Gaxha \u00ebsht\u00eb p\u00ebpjekur t\u00eb fsheh\u00eb nj\u00eb automjet tip \u201cToyota Rav 4\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb targuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij n\u00eb vitin 2014.\u00a0 Ai ka pretenduar se mjeti i p\u00ebrket familjes s\u00eb motr\u00ebs s\u00eb tij, L.G., e cila jeton n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Gaxha ka deklaruar se targimi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, pasi motra nuk dispononte dokumente shqiptare. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi administrativ ka rezultuar se subjekti e ka shitur k\u00ebt\u00eb automjet n\u00eb qershor t\u00eb 2016-\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebn 5 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se makina \u00ebsht\u00eb bler\u00eb m\u00eb 29 shkurt t\u00eb vitit 2008 n\u00eb SHBA nga kunati i gjyqtarit Gaxha dhe se i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar k\u00ebtij t\u00eb fundit dy jav\u00eb m\u00eb pas. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se bashk\u00ebshortja e subjektit ka transferuar n\u00eb llogarin\u00eb e kunatit t\u00eb gjyqtarit vler\u00ebn 13 mij\u00eb e 488 USD, dy dit\u00eb para blerjes s\u00eb mjetit n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se n\u00eb \u00e7do dokument ligjor q\u00eb prej dat\u00ebs 29 shkurt 2008 kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb mjeti, deri m\u00eb dat\u00eb 29 gusht 2014, kur \u00ebsht\u00eb kryer zhdoganimi, si pronar njihet kunati L. H..\u00a0Ai ka depozituar si prov\u00eb t\u00eb re gjat\u00eb hetimit administrativ nj\u00eb kontrat\u00eb huap\u00ebrdorje t\u00eb dhjetorit 2010, ku L. H., n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit deklaron se ia ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim subjektit p\u00ebr nj\u00eb vit.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i sistemit TIMS ka rezultuar se kunati i subjektit nuk ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs. &#8220;Duket se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb kontrat\u00eb fiktive huap\u00ebrdorjeje, q\u00ebllimi i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja e deklarimeve t\u00eb subjektit lidhur me k\u00ebt\u00eb automjet,&#8221; citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni nuk \u00ebsht\u00eb bindur nga shpjegimet e gjyqtarit Gaxha se nj\u00eb autovetur\u00eb tip \u201cMercedes Benz\u201d e ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me motr\u00ebn q\u00eb jeton n\u00eb SHBA, p\u00ebr vler\u00ebn 55 mij\u00eb USD. Komisioni v\u00ebren se nuk dokumentohet pagesa e ndonj\u00eb vlere monetare nga bashk\u00ebpronarja tjet\u00ebr e automjetit\u00a0dhe n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebrfundimtare ka reflektuar vler\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb makin\u00ebs, prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn\u00a01 milion e 739 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, konstatohet pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Golem t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb vitin 2006, pasi ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb e 355 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, KPK ngre dyshime se gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Artur Gaxha kreu veprime fiktive p\u00ebr t\u00eb justifikuar investimet n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme \u2013nd\u00ebrsa balancat negative llogariten n\u00eb dhjetra milion\u00eb lek\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74354,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[125,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artur-Gaxha-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Artur Gaxha n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74353"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74353"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74353\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74355,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74353\/revisions\/74355"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74354"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74353"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74353"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74353"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}