{"id":74365,"date":"2020-11-14T17:56:53","date_gmt":"2020-11-14T16:56:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezoi-konfliktin-e-interesit-por-la-ne-fuqi-shkarkimin-e-gjyqtarit-roland-jaupaj\/2020\/11\/14\/"},"modified":"2023-04-06T22:39:52","modified_gmt":"2023-04-06T20:39:52","slug":"kolegji-rrezoi-konfliktin-e-interesit-por-la-ne-fuqi-shkarkimin-e-gjyqtarit-roland-jaupaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezoi-konfliktin-e-interesit-por-la-ne-fuqi-shkarkimin-e-gjyqtarit-roland-jaupaj\/2020\/11\/14\/","title":{"rendered":"Kolegji rr\u00ebzoi konfliktin e interesit, por la n\u00eb fuqi shkarkimin e gjyqtarit Roland Jaupaj"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit rr\u00ebzoi disa nga gjetjet e KPK ndaj ish-kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit, Roland Jaupaj por la n\u00eb fuqi vendimin p\u00ebr shkarkim p\u00ebr mosjustifikim t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vendim orientohet KPK p\u00ebr \u201ct\u00eb gjetur\u201d pasurin\u00eb e fshehur.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_62536\" aria-describedby=\"caption-attachment-62536\" style=\"width: 474px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Capture-Roland-Jaupaj.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-62536\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Capture-Roland-Jaupaj-474x400.jpg\" alt=\"\" width=\"474\" height=\"400\" data-id=\"62536\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-62536\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykates se Fierit, Roland Jaupaj pas seances degjimore ne KPK. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Vendimi i zbardhur i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit p\u00ebr ish-gjyqtarin Roland Jaupaj, nd\u00ebrsa i ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb disa prej pikave t\u00eb ankimit, v\u00eb n\u00eb dukje se k\u00ebto ishin p\u00ebrfitime nga gabimet n\u00eb referime ligjore dhe nga arsyetimi jo i sakt\u00eb i Komisionit i Pavarur i Kualifikimit.<\/p>\n<p>KPA e rr\u00ebzoi Komisionin n\u00eb arsyetimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit se Jaupaj kishte qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi pasi kishte vendosur n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb kompanie q\u00eb i kishte shitur me \u00e7mim preferencial nj\u00eb apartament babait t\u00eb tij nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb.\u00a0 Kolegji thot\u00eb se referenca ligjore n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte e gabuar dhe se KPK do duhej t\u00eb kishte dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se Jaupaj kishte shkelur etik\u00ebn magjistratit dhe duhej t\u00eb ishte penalizuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me t\u00eb nj\u00ebjtin apartament, Kolegji nd\u00ebrsa leht\u00ebson prind\u00ebrit e Jaupajt nga t\u00eb qen\u00ebt persona t\u00eb lidhur edhe pse kjo nuk del t\u00eb k\u00ebrkohej n\u00eb ankim dhe shprehet se KPK duhej t\u00eb kishte hetuar mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb pasurie t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kolegji nj\u00eb trup\u00eb e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Albana Shtyll\u00ebn dhe an\u00ebtar, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol \u00c7omo, vendosi n\u00eb favor t\u00eb shkarkimit duke arritur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrfundim si Komisioni mbi pasurit\u00eb e gjyqtarit dhe duke arsyetuar se deklarimi i tij ishte i pamjaftuesh\u00ebm dhe i pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>KPK vendosi m\u00eb 28 maj 2019, t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtarin Roland Jaupaj pasi u evidentuan probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe sipas Komisionit nj\u00eb rast i konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p><strong>Arsyetimi mbi apartamentin 170 m2<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arsyetoi n\u00eb vendimin se p\u00ebrdorimi i padeklaruar prej Jaupajt i nj\u00eb apartamenti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb prind\u00ebrve ishte problemi kryesor i pasuris\u00eb s\u00eb tij. KPK doli n\u00eb disa p\u00ebrfundime mbi k\u00ebt\u00eb apartament, p\u00ebrfshir\u00eb faktin se Jaupaj ishte n\u00eb konflikt interesi dhe prind\u00ebrit e tij si persona t\u00eb lidhur nuk kishin t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin.<\/p>\n<p>Jaupaj, q\u00eb sipas KPK nj\u00eb vit para se babai i tij t\u00eb blinte me \u00e7mim preferencial apartamentin, kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim n\u00eb favor t\u00eb kompanis\u00eb shit\u00ebse, kund\u00ebrshtoi n\u00eb KPA k\u00ebt\u00eb arsyetim duke argumentuar se ligji n\u00eb t\u00eb cilin KPK bazohej ishte miratuar m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji si\u00e7 del nga vendimi i arsyetuar i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ish-gjyqtarit n\u00eb pretendimet mbi k\u00ebto q\u00ebndrime t\u00eb Komisonit, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se dispozita ligjore q\u00eb KPK kishte p\u00ebrdorur nuk ishte e duhura. \u201cIdentifikimi i gabuar i dispozit\u00ebs ligjore, i cili nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb ligjin e koh\u00ebs t\u00eb zbatuesh\u00ebm n\u00eb rastin konkret, e b\u00ebn t\u00eb gabuar konkluzionin e Komisionit se subjekti i rivler\u00ebsimit ka p\u00ebrfituar trajtim preferencial, p\u00ebr pasoj\u00eb ky konkluzion \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb ligj\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPA.<\/p>\n<p>Por Kolegji arsyeton se kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shkarje e KPK-s\u00eb, pasi n\u00ebse Komisioni do t\u00eb kishte identifikuar dispozit\u00ebn e duhur ligjore, Jaupaj duhej t\u00eb ishte ngarkuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia p\u00ebrmes sjelljes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht konkluzionit lidhur me munges\u00ebn e kushteve p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb trajtim preferencial sipas legjislacionit t\u00eb koh\u00ebs, rrethanat faktike t\u00eb provuara gjat\u00eb hetimit administrativ, do t\u00eb duhej t\u2019i kishte kualifikuar, brenda q\u00ebllimit dhe objektit t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e gjyqtar\u00ebve q\u00eb dhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos cenuar autoritetin e pushtetit gjyq\u00ebsor e besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPA po ashtu ka rr\u00ebzuar vendimin e Komisionit se prind\u00ebrit duhej t\u00eb cil\u00ebsoheshin persona t\u00eb lidhur. N\u00eb arsyetim Kolegji shprehet se bashk\u00ebjetesa mes Jaupajt dhe prind\u00ebrve nuk ishte fakt i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, pavar\u00ebsisht se ish-gjyqtari nuk ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>\u201cReferuar interpretimit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, trupi gjykues vler\u00ebson se vet\u00ebm fakti q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit edhe pse ka krijuar familjen e tij vazhdon t\u00eb jetoj\u00eb ende me prind\u00ebrit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb duke i p\u00ebrdorur pasurit\u00eb e tyre, nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb provuar se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe prind\u00ebrit e tij jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie interesi pasuror\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Jaupaj sipas Kolegjit ka pretenduar vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve ishin t\u00eb ligjshme, duke u bazuar nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe te kursimet para viteve 90\u2019. KPA q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb ankimit t\u00eb Jaupaj, e ka rr\u00ebzuar at\u00eb duke arsyetuar se kriza financiare q\u00eb kaloi vendi para vitit 1992 i b\u00ebnte t\u00eb pavlefshme k\u00ebto kursime.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs drastike financiare q\u00eb kaloi vendi at\u00eb vit p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve t\u00eb natyr\u00ebs politike, jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillshme p\u00ebr shkak t\u00eb inflacionit deri n\u00eb 400 p\u00ebr qind (%) q\u00eb kaloi ekonomia shqiptare\u201d, thuhet n\u00eb vendim, q\u00eb e cil\u00ebson pretendimin e Jaupajt t\u00eb pabesuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nisur nga ky arsyetim Kolegji thot\u00eb se Komisioni s\u00ebrish kishte b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb gabuar t\u00eb rastit dhe se n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb dhe pas nj\u00eb hetimi do duhej t\u00eb ishte shprehur p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb apartamenti 170 metra ishte n\u00eb fakt pasuri e fshehur e vet\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>Duke renditur provat e mbledhura nga KPK; si blerjen me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb apartamentit nga babai i subjektit, dy vitet e posedimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive pa akt formal dhe pa pages\u00eb, qenien e Jaupuajt an\u00ebtar i trupit gjykues n\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore ku p\u00ebrfshihej godina n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb apartamenti dhe garazhi dhe p\u00ebrdorimi prej tij i k\u00ebtij apartamenti q\u00eb prej fillimit, munges\u00ebn e burimeve financiare t\u00eb prind\u00ebrve, Kolegji arsyeton se mund t\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto kushte, Komisioni n\u00ebse do t\u00eb kishte kryer nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb situat\u00ebs faktike dhe n\u00ebse do ta kishte interpretuar at\u00eb drejt n\u00eb raport me legjislacionin e zbatuesh\u00ebm, do duhej t\u00eb vler\u00ebsonte n\u00ebse do t\u00eb ishin kushtet p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb konkluzion n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nenit D, pika 5 e Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, n\u00eb drejtim t\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurit\u00eb, duke qen\u00eb se konflikti i interesit nuk ekzistonte\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPA thot\u00eb se vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u201cKomisioni do t\u00eb kishte arritur n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb drejt\u00eb\u201d, mbi k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00ebt e ankimit q\u00eb u rr\u00ebzuan<\/strong><\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa i dha t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebto pjes\u00eb t\u00eb vendimit Kolegji rr\u00ebzoi k\u00ebrkesat e tjera t\u00eb ish-gjyqtarit p\u00ebrfshi k\u00ebrkimit n\u00eb kriterin e rivler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji rr\u00ebzoi pretendimet e Jaupajt se KPK kishte publikuar n\u00eb faqen zyrtare dy vendime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e tij dhe se vendimet ishin t\u00eb ndryshme. \u201cN\u00eb shqyrtim t\u00eb k\u00ebtyre pretendimeve, trupi gjykues, nga verifikimi i p\u00ebrmbajtjes s\u00eb vendimit t\u00eb publikuar n\u00eb faqen zyrtare n\u00eb internet t\u00eb Komisionit, me dat\u00eb publikimi 01.07.2019, dhe p\u00ebrmbajtjes s\u00eb vendimit q\u00eb gjendet n\u00eb dosjen e p\u00ebrcjell\u00eb nga Komisioni n\u00eb Kolegj, p\u00ebr efekt t\u00eb shqyrtimit t\u00eb ankimit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, konstaton se p\u00ebrmbajtja e tyre \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb\u201d, shprehet Kolegji n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPA arsyeton se publikimi i disa t\u00eb dh\u00ebnave personale n\u00eb faqen e KPK nuk \u00ebsht\u00eb problem i Komisionit por administrativ. Po ashtu Kolegji i ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje Jaupajt se vendimet e publikuara n\u00eb faqe nuk jan\u00eb komunikime zyrtare, pasi vendimin ai e ka marr\u00eb t\u00eb plot\u00eb me post\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPublikimi i vendimit n\u00eb faqen zyrtare n\u00eb internet i sh\u00ebrben njohjes s\u00eb publikut me vendimmarrjen e Komisionit p\u00ebr nj\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi, n\u00eb funksion t\u00eb realizimit t\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb shpallur n\u00eb pik\u00ebn 1 t\u00eb nenit 179\/b t\u00eb Kushtetut\u00ebs, q\u00eb t\u00eb garantohet funksionimi i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, pavar\u00ebsia e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, si edhe t\u00eb rikthehet besimi i publikut tek institucionet e k\u00ebtij sistemi\u201d, shprehet KPA.<\/p>\n<p>Kolegji ka refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn e Jaupajt t\u00eb th\u00ebrriteshin d\u00ebshmitar\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs q\u00eb e kishin gjykyar at\u00eb n\u00eb KPK, nd\u00ebrsa ka arsyetuar se vet\u00eb Jaupaj nuk kishte pasur asnj\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebt\u00eb trup\u00eb dhe ishte shprehur me superlativa p\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb gjykimit.<\/p>\n<p>KPA po ashtu rr\u00ebzoi pretendimet e Jaupajt p\u00ebr t\u00eb krahasuar \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme t\u00eb Komisionit, duke u shprehur se nuk ishte n\u00eb juridiksionin e saj t\u00eb b\u00ebnte krahasime t\u00eb k\u00ebsaj natyre edhe kur \u00e7\u00ebshtjet ishin t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>M\u00eb tej KPA arsyeton se vler\u00ebsimi i KPK mbi pasurin\u00eb e Jaupajt dhe bashk\u00ebshortes ishte i drejt\u00eb dhe se n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi vendimi i shkarkimit q\u00ebndronte.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues i Kolegjit, pasi shqyrtoi pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb parashtruara n\u00eb shkaqet e ankimit, parashtrimet e paraqitura prej tij me shkrim 5 dit\u00eb para zhvillimit t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, si dhe t\u00eb gjitha provat e aktet e administruara nga Komisioni gjat\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se vendimi nr. 150, dat\u00eb 28.05.2019, i Komisionit \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, bazuar n\u00eb konkluzionet si vijojn\u00eb, n\u00eb lidhje me kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kolegji thot\u00eb se Jaupaj kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite 3 mij\u00eb euro, kishte munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr likuiditetet e vitit 2008, kishte deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebrdorimin e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 170 m2 dhe bodrum me sip\u00ebrfaqe 22 m2, deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb depozitave t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit p\u00ebr krijimin e depozitave.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit rr\u00ebzoi disa nga gjetjet e KPK ndaj ish-kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit, Roland Jaupaj por la n\u00eb fuqi vendimin p\u00ebr shkarkim p\u00ebr mosjustifikim t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vendim orientohet KPK p\u00ebr \u201ct\u00eb gjetur\u201d pasurin\u00eb e fshehur.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74366,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,473],"tags":[208,107,112,670],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Capture-Roland-Jaupaj.jpg","fifu_image_alt":"Kryetari i Gjykates se Fierit, Roland Jaupaj pas seances degjimore ne KPK. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74365"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74365"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74365\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74367,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74365\/revisions\/74367"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74366"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74365"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74365"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74365"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}