{"id":74368,"date":"2020-11-13T15:39:08","date_gmt":"2020-11-13T14:39:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesja-e-prokurorise-se-pogradecit-dorina-bejko-perballet-me-vetingun\/2020\/11\/13\/"},"modified":"2023-04-06T22:40:02","modified_gmt":"2023-04-06T20:40:02","slug":"drejtuesja-e-prokurorise-se-pogradecit-dorina-bejko-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesja-e-prokurorise-se-pogradecit-dorina-bejko-perballet-me-vetingun\/2020\/11\/13\/","title":{"rendered":"Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Pogradecit, Dorina Bejko p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pasakt\u00ebsi dhe mosp\u00ebrputhje p\u00ebr likujditetet dhe burimin e krijimit t\u00eb disa pasurive, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Bejko u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_74774\" aria-describedby=\"caption-attachment-74774\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dorina-Bejko-pas-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-74774\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dorina-Bejko-pas-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"74774\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-74774\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Pogradecit, Dorina Bejko (Majtas) pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Pogradecit, Dorina Bejko u p\u00ebrball t\u00eb premten me gjetjet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar. Procesi i vetingut p\u00ebr Znj. Bejko po kryhet nga trupa e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Roland Ilia kryesues, Suela Zhegu relatore dhe Brunilda Bekteshi an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Dorina Bejko ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2007 dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit t\u00eb Pogradecit. Aktualisht ajo e ushtron funksionin si drejtuese e p\u00ebrkohshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>Relatorja Suela Zhegu tha n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se hetimi administrativ p\u00ebr prokuroren Dorina Bejko ishte p\u00ebrfunduar p\u00ebr t\u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Bejko u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, nd\u00ebrsa u evidentuan disa pasakt\u00ebsi e mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>KPK konstatoi pasakt\u00ebsi n\u00eb pasqyrimin n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 t\u00eb likujditetit me vler\u00eb 5.3 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 72 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2012. Zhegu shpjegoi se Bejko e kishte sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb vler\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u2019, pavar\u00ebsisht se kishte deklaruar pak\u00ebsimin n\u00eb vite p\u00ebr shkak t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb autoveture dhe shpenzimeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni konstaton pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e vler\u00ebs s\u00eb likujditeteve n\u00eb deklarat\u00ebn veting, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb nuk e dispononte p\u00ebr shkak se ishte shpenzuar n\u00eb vitet e m\u00ebparshme,\u201d pohoi Zhegu.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj, prokurorja Dorina Bejko shprehu vler\u00ebsim maksimal p\u00ebr hetimin e kryer nga Komisioni. Ajo u ndal shkurtimisht n\u00eb gjetjet e KPK-s\u00eb p\u00ebr pasakt\u00ebsit\u00eb dhe mosp\u00ebrputhjet.<\/p>\n<p>Bejko tha se pasakt\u00ebsia e konstatuar n\u00eb deklarimin e likujditetit n\u00eb vler\u00ebn 5.3 milion\u00eb lek\u00eb ka ardhur p\u00ebr faktin se n\u00eb deklarat\u00ebn veting duhej t\u00eb pasqyroheshin gjith\u00eb pasurit\u00eb, p\u00ebrfshi edhe ato q\u00eb ishin pak\u00ebsuar.<\/p>\n<p>\u201cKam shpjeguar se k\u00ebto likujditete kan\u00eb ardhur nga shitja e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb dhe se jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb tjera.\u00a0Edhe n\u00eb deklaratat periodike kam sh\u00ebnuar se si jan\u00eb pak\u00ebsuar k\u00ebto likujditete,\u201d deklaroi Bejko.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk ka pasur q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, por q\u00eb t\u00eb ishte sa m\u00eb e holl\u00ebsishme n\u00eb deklarime. Bejko k\u00ebrkoi q\u00eb vler\u00ebsimi i deklarat\u00ebs veting t\u00eb kryhej n\u00eb harmoni me ato periodike.<\/p>\n<p>KPK nuk i ka konsideruar si burim krijimi p\u00ebr apartamentin e shitur t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb trualli 1000 m2 nga familja e bashk\u00ebshortit dhe t\u00eb ardhurat e k\u00ebtij t\u00eb fundit nga puna n\u00eb emigrim.<\/p>\n<p>Zhegu evidentoi mosp\u00ebrputhje midis vler\u00ebs s\u00eb deklaruar si t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e truallit me sip\u00ebrfaqe 1000 m2 n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores Bejko, me at\u00eb t\u00eb pasqyuar n\u00eb kontrat\u00ebn noteriale t\u00eb shit-blerjes. Sipas Zhegut, subjekti ka shpjeguar se trualli 1000 m2 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga babai i bashk\u00ebshortit si trash\u00ebgimtar me vendim t\u00eb Komisionit t\u00eb Kompesimit dhe Kthimit t\u00eb Pronave.<\/p>\n<p>Zhegu tha se Bejko ka shpjeguar se bler\u00ebsi ka paguar 5 milion\u00eb lek\u00eb si kapar q\u00eb n\u00eb vitin 2004 dhe se bashk\u00ebshorti ka p\u00ebrfituar 2\/5 pjes\u00eb takuese, si dhe pjes\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij. Subjekti ka shtuar se \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb gjitha veprimet do t\u00eb kryheshin prej v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se n\u00eb kontrat\u00ebn noteriale t\u00eb shit-blerjes, \u00e7mimi i truallit ishte sh\u00ebnuar 500 mij\u00eb lek\u00eb. Komisioni nuk e ka konsideruar pretendimin e subjektit se vlera 500 mij\u00eb lek\u00eb e pasqyruar n\u00eb kontrat\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb gabim i noterit dhe se kjo shum\u00eb ishte diferenca mes \u00e7mimit t\u00eb shitjes 5.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe paradh\u00ebnies 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, u evidentua se nuk ishin paguar detyrimet p\u00ebr \u00e7mimin p\u00ebrfundimtar vler\u00ebn 5.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb koh\u00ebn reale. Por Zhegu tha se subjekti ka dor\u00ebzuar dokumente dhe shpjegime q\u00eb do t\u00eb shqyrtohen gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Bejko n\u00eb fjal\u00ebn e saj k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhurat nga tjet\u00ebrsimi i pasuris\u00eb s\u00eb trash\u00ebguar, truallit 1000 m2.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2004, vjehrri ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb finalizimit t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb truallit dhe kan\u00eb nisur bisedimet me bler\u00ebsin. Sipas saj, vlera e parapaguar ka qen\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe secili nga an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb bashk\u00ebshortit ka p\u00ebrfituar 1\/5-\u00ebn, nga 1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb pas kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata, duket qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb finalizimi i gjith\u00eb transaksioneve t\u00eb kryera m\u00eb par\u00eb. Pasqyrimi i shum\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb gabim i noterit,\u201d k\u00ebmb\u00ebnguli Bejko.<\/p>\n<p>Ajo tha se n\u00eb momentin q\u00eb bashk\u00ebshorti dhe prind\u00ebrit ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se v\u00ebllai nuk kishte paguar gjith\u00eb detyrimin tatimor, e kishin realizuar vet\u00eb pages\u00ebn, duke shlyer edhe penalitetet.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebrtetohet se kan\u00eb marr\u00eb 5.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe jo 500 mij\u00eb lek\u00eb si\u00e7 pasqyrohet n\u00eb kontrat\u00eb. Nuk ka logjik\u00eb ekonomike q\u00eb trualli 1000 m2 t\u00eb shitej p\u00ebr 500 mij\u00eb lek\u00eb,\u201d pohoi Bejko. \u201cK\u00ebrkoj t\u00eb merren n\u00eb shqyrtim gjith\u00eb aktet, t\u00eb cilat krijojn\u00eb bindjen se justifikojn\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Prokurorja tha gjithashtu se kishte vendosur n\u00eb dispozicion dokumentacion q\u00eb provonte se bashk\u00ebshorti kishte p\u00ebrfituar nga puna n\u00eb Greqi t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 2.8 milion\u00eb dhrahmi, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave kishin sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb. Lidhur me pages\u00ebn e detyrimeve n\u00eb shtetin grek, Bejko pohoi se kishte qen\u00eb detyrim i pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit. Ajo u shpreh se kishte bindjen se ishin paguar edhe detyrimet, por shtoi se nuk kishte siguruar dot dokumentacion nga institucionet e shtetit grek p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb shkaktuar nga COVID-19.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrputhje u identifikuan edhe p\u00ebr burimin e deklaruar p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Audi n\u00eb maj t\u00eb vitit 2012 n\u00eb shum\u00ebn 7000 euro. Zhegu pohoi se si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ishin deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga parapagesa e shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2012.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se apartamenti \u00ebsht\u00eb shitur tre jav\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb bler\u00eb automjeti dhe si pasoj\u00eb, t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e banes\u00ebs nuk mund t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr makin\u00ebn.<\/p>\n<p>Zhegu pohoi se nga shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara nga subjekti nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e automjetit tip Audi.<\/p>\n<p>Prokurorja Bejko deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se si burim krijimi p\u00ebr automjetin tip Audi ishte p\u00ebrdorur pik\u00ebrisht parapagesa e marr\u00eb nga bashk\u00ebshorti p\u00ebr apartamentin e shitur n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2012. Ajo pretendoi se ky q\u00ebndrim i saj mb\u00ebshtetej edhe nga deklarimi i bler\u00ebsit. \u201cBler\u00ebsi e ka pasqyruar holl\u00ebsisht se kur \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vlera e paradh\u00ebnies. Edhe n\u00eb vitin 2012 kam deklaruar se burim ishte paradh\u00ebnia,\u201d shpjegoi Bejko.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb merrej parashysh edhe marr\u00ebdh\u00ebnia e posa\u00e7me q\u00eb kishin pasur me bler\u00ebsin, duke shpjeguar se ishin miq dhe kishte pasur mir\u00ebbesim.<\/p>\n<p>\u201cKam shpjeguar se si e kemi shpenzuar gjith\u00eb vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja e k\u00ebtij apartamenti. Lind pyetja se ku duhej ta kisha p\u00ebrdorur tjet\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb monetare t\u00eb p\u00ebrfituar. Rezultoj me bilanc pozitiv dhe mund t\u00eb ishin deklaruar edhe t\u00eb ardhurat e tjera, por kemi deklaruar situat\u00ebn faktike,\u201d theksoi Bejko dhe shtoi se kishte dor\u00ebzuar prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se burim krijimi p\u00ebr Audi-n ishin t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk evidentoi probleme lidhur me disa troje t\u00eb p\u00ebrfituara nga familja e bashk\u00ebshortit me vendim t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit dhe Kompesimit t\u00eb Pronave, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e trash\u00ebgimtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb likujditetet n\u00eb cash si dhe p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb fshat t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet \u201960, t\u00eb trash\u00ebguar nga bashk\u00ebshorti i subjektit prej prind\u00ebrve t\u00eb tij, si dhe disa parcela tok\u00eb ar\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga ligji 7501.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore nuk u evidentuan balanca negative.<\/p>\n<p>Bejko tha se ishte e bindur q\u00eb aktet shkresore q\u00eb kishte dor\u00ebzuar v\u00ebrtetonin qartazi se burimet financiare t\u00eb bashk\u00ebshortit rridhnin nga t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitblerjet e pasurive t\u00eb kthyera trash\u00ebgimtar\u00ebve nga Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit t\u00eb Pronave.<\/p>\n<p>\u201cPrej 13 vitesh punoj si prokurore n\u00eb qytetin e Pogradecit, ku jam lindur dhe jetoj. Nj\u00eb qytet i vog\u00ebl, ku ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ul\u00ebsh n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb pandehurit bashk\u00ebqytetar\u00ebt, por kam zbatuar gjithmon\u00eb ligjin dhe e kam ushtruar detyr\u00ebn me dinjitet,\u201d tha Bejko, duke k\u00ebrkuar konfirmimin.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 16 n\u00ebntor, ora 09:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pasakt\u00ebsi dhe mosp\u00ebrputhje p\u00ebr likujditetet dhe burimin e krijimit t\u00eb disa pasurive, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Bejko u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74369,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[118,119,395],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dorina-Bejko-pas-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Pogradecit, Dorina Bejko (Majtas) pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.  ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74368"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74368"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74368\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74370,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74368\/revisions\/74370"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74369"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74368"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74368"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74368"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}