{"id":74371,"date":"2020-11-13T14:11:48","date_gmt":"2020-11-13T13:11:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezon-akuzat-per-figuren-por-shkarkimi-i-fatmir-lushit-mbetet-ne-fuqi\/2020\/11\/13\/"},"modified":"2023-04-06T22:40:07","modified_gmt":"2023-04-06T20:40:07","slug":"kolegji-rrezon-akuzat-per-figuren-por-shkarkimi-i-fatmir-lushit-mbetet-ne-fuqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezon-akuzat-per-figuren-por-shkarkimi-i-fatmir-lushit-mbetet-ne-fuqi\/2020\/11\/13\/","title":{"rendered":"Kolegji rr\u00ebzon akuzat p\u00ebr figur\u00ebn, por shkarkimi i Fatmir Lushit mbetet n\u00eb fuqi"},"content":{"rendered":"<p>Tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kolegjit i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ankimit t\u00eb ish-prokurorit Fatmir Lushi p\u00ebr kriterin e figur\u00ebs dhe disa element\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb \u2013por mungesa e burime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Elbasan e nxjerr at\u00eb p\u00ebrfundimisht nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61070\" aria-describedby=\"caption-attachment-61070\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/lushi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-61070 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/lushi-600x360.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"360\" data-id=\"61070\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-61070\" class=\"wp-caption-text\">Ish-prokurori Fatmir Lushi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit rr\u00ebzoi me shumic\u00eb votash konkluzionin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut se ish-drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, Fatmir Lushi kishte cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes \u2018veprimeve korruptive\u2019.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebsoi gjithashtu ndryshe nga KPK disa prej konkluzioneve p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, por n\u00eb fund e la n\u00eb fuqi shkarkimin e tij \u2013 duke e motivuar me munges\u00ebn e burimeve financiare p\u00ebr t\u00eb paguar pjes\u00ebn takuese n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Elbasan s\u00eb bashku me prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Ish-prokurori Fatmir Lushi u shkarkua nga detyra n\u00eb mars 2019, p\u00ebr probleme t\u00eb figur\u00ebs dhe pasuris\u00eb. N\u00eb vendimin e KPK arsyetohej se ai kishte favorizuar nj\u00eb person t\u00eb proceduar p\u00ebr korrupsion pasiv n\u00eb sektorin privat n\u00eb Elbasan dhe nj\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr plagosje t\u00eb leht\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb ankimin e tij n\u00eb Kolegj, Lushi tha se gjykata i kishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes dhe asgj\u00ebsimin e p\u00ebrgjimeve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Elbasanit \u00a0dhe se kishte kryer hetimet e nevojshme n\u00eb rastin e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Tre an\u00ebtar\u00ebt t\u00eb Kolegjit, Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Albana Shtylla i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb atij, duke arsyetuar se Lushi nuk mund t\u00eb ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb rastin kur p\u00ebrgjimet jan\u00eb asgj\u00ebsuar me vendim gjykate. Ata argumentuan gjithashtu se konkluzioni i Komisionit se ish-prokurori kishte favorizuar t\u00eb pandehurin n\u00eb Shkod\u00ebr nuk ishte i bazuar n\u00eb prova.<\/p>\n<p>Shumica n\u00eb Kolegj v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje edhe procedur\u00ebn e ndjekur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ku vler\u00ebsimi i figur\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb duke analizuar aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>\u201c..\u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb figur\u00ebs t\u00eb zbatohen standardet e kontrollit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale. Burimet mbi t\u00eb cilat merren informacionet p\u00ebr kontrollin e k\u00ebtyre kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit, jan\u00eb t\u00eb ndryshme, gjithashtu i ndrysh\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe objekti i kontrollit,\u201d arsyeton shumica.<\/p>\n<p>Tre gjyqtar\u00ebt arsyetojn\u00eb se nuk provohet q\u00eb ish-prokurori Fatmir Lushi t\u00eb ket\u00eb pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar apo q\u00eb t\u00eb ket\u00eb rrethana t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb bindjen se \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr kriterin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb me dokumente dhe argumente bind\u00ebse se faktet e parashtruara n\u00eb dokumentin e DSIK-s\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb rrethanat e parashikuara n\u00eb nenin 38 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016,\u201d konstaton shumica, duke shtuar se element\u00ebt e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve nuk mund t\u00eb sjellin konkluzionin se subjekti ka cenuar besimin e publikut.<\/p>\n<p>Gjyqtaret Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz n\u00eb pakic\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn konkluzionin e KPK se Lushi kishte cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit e ka fokusuar vendimin vet\u00ebm n\u00eb kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe ka gjetur q\u00eb, pavar\u00ebsisht problematikave potencialisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, nuk ka vend p\u00ebr t\u00eb debatuar c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut, me gjith\u00eb dyshimet serioze t\u00eb ngritura nga raportet e organeve ligjzbatuese,&#8221; evidenton pakica.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh p\u00ebr apartamentin <\/strong><\/p>\n<p>Ish-prokurori Fatmir Lushi arriti t\u00eb bind\u00eb Kolegjin edhe mbi disa konkluzione negative n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, por nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb burimin financiar q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 102.94 m2 n\u00eb Elbasan n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2013 p\u00ebr vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se n\u00eb vitin 2013, prokurori Lushi nuk mund t\u00eb p\u00ebrballonte shpenzimet e jetes\u00ebs, shpenzimet e arredimit dhe shpenzimet e tjera t\u00eb vitit dhe gjithashtu t\u00eb mund t\u00eb kryente pages\u00ebn e 50% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb apartamentit n\u00eb qytetin e Elbasanit nga t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit dhe n\u00eb vitet paraardh\u00ebse, nuk ka deklaruar asnj\u00eb burim tjet\u00ebr t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, mosdeklarimi i burimeve financiare apo gjendjeve cash, shoq\u00ebrohet me munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>KPA ka rr\u00ebzuar edhe pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb Lushit se nuk ka pasur munges\u00eb t\u00eb ardhurash p\u00ebr t\u00eb justifikuar gjysm\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb arredimit t\u00eb apartamentit n\u00eb vitet 2013 dhe 2014. Kolegji vler\u00ebson se, duke mos pasur nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb sakt\u00eb se kur mund t\u00eb jet\u00eb kryer mobilimi i banes\u00ebs n\u00eb qytetin e Elbasanit, analiza \u00ebsht\u00eb kryer e plot\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit kalendarik, prej nga ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2013 dhe nj\u00eb munges\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 69 mij\u00eb lek\u00eb edhe p\u00ebr vitin 2014.<\/p>\n<p>Kolegji konkludon se Lushi nuk ka shpjeguar bindsh\u00ebm burimet e ligjshme p\u00ebr shpenzimet e kryera p\u00ebr apartamentin n\u00eb Elbasan dhe e vler\u00ebson t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPA vler\u00ebson t\u00eb bazuar pretendimin e Lushit se nuk ka qen\u00eb i drejt\u00eb kalimi i barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb babait p\u00ebr blerjen e \u00bd t\u00eb k\u00ebtij apartamenti, kur ai nuk ishte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit apo huamarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se subjekti i rivler\u00ebsimit ka detyrimin t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb personit tjet\u00ebr t\u00eb lidhur, vet\u00ebm kur ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huaje ose dhurimi. Sipas KPA, n\u00eb rastet e tjera pasuria e personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur kryesisht, duhet t\u00eb verifikohet p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se n\u00eb kushtet kur nuk ka dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehura apo konflikt interesi, verifikimi i m\u00ebtejsh\u00ebm kap\u00ebrcen kufijt\u00eb e objektit t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Kolegji i jep t\u00eb drejt\u00eb Lushit p\u00ebr mosdeklarimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb daj\u00ebs, ku ai ka jetuar p\u00ebr disa vite n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pasuris\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim. \u201cNga dokumentacioni i administruar n\u00eb dosje dhe rrethanat faktike, rezulton se kjo banes\u00eb i \u00ebsht\u00eb ofruar nga daja i tij si mb\u00ebshtetje p\u00ebr q\u00ebllime strehimi dhe jo n\u00eb kuptim t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb sendit si e drejt\u00eb reale, pasi subjekti i rivler\u00ebsimit ka jetuar bashk\u00eb me familjen e daj\u00ebs s\u00eb tij,\u201d vler\u00ebson KPA dhe shton se Lushi e ka deklaruar si adres\u00eb banimi k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr periudh\u00ebn 2008-2013.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Kolegji vendosi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit t\u00eb Lushit, duke i cil\u00ebsuar shkaqet e drejta t\u00eb ankimit t\u00eb tij si t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kolegjit i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ankimit t\u00eb ish-prokurorit Fatmir Lushi p\u00ebr kriterin e figur\u00ebs dhe disa element\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb \u2013por mungesa e burime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Elbasan e nxjerr at\u00eb p\u00ebrfundimisht nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74372,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,114,362],"tags":[112,119,128],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/lushi.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori, Fatmir Lushi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto nga : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74371"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74371"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74371\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74373,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74371\/revisions\/74373"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74372"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74371"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74371"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74371"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}