{"id":74383,"date":"2020-11-12T16:36:56","date_gmt":"2020-11-12T15:36:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shtepia-e-ndertuar-pa-leje-ve-ne-pikepyetje-karrieren-e-prokurorit-brahim-dragjoshi\/2020\/11\/12\/"},"modified":"2023-04-06T22:40:42","modified_gmt":"2023-04-06T20:40:42","slug":"shtepia-e-ndertuar-pa-leje-ve-ne-pikepyetje-karrieren-e-prokurorit-brahim-dragjoshi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shtepia-e-ndertuar-pa-leje-ve-ne-pikepyetje-karrieren-e-prokurorit-brahim-dragjoshi\/2020\/11\/12\/","title":{"rendered":"Sht\u00ebpia e nd\u00ebrtuar pa leje v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje karrier\u00ebn e prokurorit Brahim Dragjoshi"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Brahim Dragjoshi kishte kryer kundravajtje me z\u00ebnien e nj\u00eb trualli shtet\u00ebror n\u00eb Paskuqan dhe kishte nd\u00ebrtuar pa leje nj\u00eb sht\u00ebpi trekat\u00ebshe n\u00eb pamund\u00ebsi financiare.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_74746\" aria-describedby=\"caption-attachment-74746\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Brahim-Dragjoshi-pas-seances.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-74746\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Brahim-Dragjoshi-pas-seances-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"74746\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-74746\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Brahim Dragjoshi pas sean\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Brahim Dragjoshi u p\u00ebrball t\u00eb enjten me probleme t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Dragjoshi po kryhet nga trupa gjyq\u00ebsore e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Valbona Sanxhaktari n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryesueses, Pamela Qirko relatore dhe Lulzim Hamitaj an\u00ebtar. V\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Brahim Dragjoshi ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe prej gati dy dekadash e ushtron funksionin e tij n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs. Ai e drejtoi Prokurorin\u00eb e Apelit Shkod\u00ebr n\u00eb vitet 2010-2014 dhe u rikthye n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion si i komanduar n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Pamela Qirko tha n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se hetimi administrativ p\u00ebr prokurorin Dragjoshi ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit; p\u00ebr pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, problemi kryesor lidhet me nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie pa leje mbi nj\u00eb tok\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb Paskuqan t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Sht\u00ebpia pa leje<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstatoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh lidhur me banes\u00ebn tre kat\u00ebshe n\u00eb Paskuqan, nd\u00ebrtimi i s\u00eb cil\u00ebs kishte nisur n\u00eb vitin 1996 dhe ishte legalizuar n\u00eb vitin 2015. Sipas Qirkos, n\u00eb deklarat\u00ebn veting, Dragjoshi ka sh\u00ebnuar se kostoja e nd\u00ebrtimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ishte af\u00ebrsisht 7 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2004 n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb. Si burim krijimi n\u00eb deklarat\u00ebn veting Dragjoshi ka sh\u00ebnuar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Kuk\u00ebs dhe nga pagat nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Sipas dokumentacionit t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Komision prej ALUIZNI-t, trualli ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar banesa figuron pron\u00eb shtet. \u201cDuket se z\u00ebnia e truallit n\u00eb vitin 1996 p\u00ebrb\u00ebnte kundravajtje penale, \u2018pushtimi i tok\u00ebs\u2019\u201d, theksoi relatorja Qirko. Ajo shtoi se edhe nd\u00ebrtimi pa leje, me ligjin e koh\u00ebs p\u00ebrb\u00ebnte kundravajtje administrative.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pasakt\u00ebsi dhe mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimin e sip\u00ebrfaqes totale nd\u00ebrtimore. Kjo, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn veting \u00ebsht\u00eb pasqyruar truall me sip\u00ebrfaqe 514 m2 dhe sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi 63 m2, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2008 ka deklaruar pran\u00eb ALUZNI-it nd\u00ebrtes\u00eb me dy kate me sip\u00ebrfaqe 110 m2 + gjysm\u00eb kati bodrum.<\/p>\n<p>Sipas relatores, referuar dokumentacionit t\u00eb administruar gjat\u00eb hetimit, ka rezultuar se sip\u00ebrfaqja totale nd\u00ebrtimore p\u00ebrb\u00ebhet nga bodrumi dhe kati p\u00ebrdhe me nga 63 m2 secili, kati i par\u00eb me sip\u00ebrfaqe 81 m2 dhe kati i dyt\u00eb i banimit 76 m2.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrputhje jan\u00eb konstatuar edhe lidhur me koh\u00ebn e p\u00ebrfundimit t\u00eb objektit pasi n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2004 dhe pran\u00eb ALUIZNI-t n\u00eb vitin 2008 ka sh\u00ebnuar vitin 2000 si koh\u00ebn e mbarimit t\u00eb punimeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb deklarim tjet\u00ebr ka sh\u00ebnuar vitin 1999.<\/p>\n<p>Pasakt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb gjetur edhe n\u00eb deklarimin e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare jan\u00eb sh\u00ebnuar t\u00eb ardhurat familjare, nd\u00ebrsa n\u00eb at\u00eb veting jan\u00eb pasyqruar t\u00eb ardhura nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Kuk\u00ebs dhe pagat.<\/p>\n<p>Qirko shpjegoi se p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dokumentacionit v\u00ebrtetues p\u00ebr shpenzimet e punimeve dhe materialeve, \u00ebsht\u00eb kryer vler\u00ebsimi sipas kostove mesatare n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb deklaruar se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar objekti.<\/p>\n<p>Kostoja e p\u00ebrllogaritur nga Komisioni, pasi \u00ebsht\u00eb zbritur TVSH-ja p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale, ka rezultuar n\u00eb vler\u00ebn 4 milion e 172 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb Kuk\u00ebs, pasi ka rezultuar se subjekti ka deklaruar se ishte transferuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nd\u00ebrtuar n\u00eb Paskuqan n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2000, disa muaj para aktit t\u00eb shitjes.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar edhe mund\u00ebsin\u00eb e subjektit p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Kuk\u00ebs n\u00eb vitin 1997 p\u00ebr vler\u00ebn 970 mij\u00eb lek\u00eb. Nga analiza financiare e shtrir\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 1992-1997 ka rezultuar se t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat ishin n\u00eb vler\u00ebn 935 mij\u00eb lek\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij investimi.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPK ka kryer analiz\u00eb financiare edhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e familjes s\u00eb prokurorit Dragjoshi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Paskuqan. N\u00eb analiz\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe shpenzimi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip Benz n\u00eb vitin 2000 p\u00ebr shum\u00ebn 450 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza e kryer p\u00ebr periudh\u00ebn maj 1992 \u2013 qershor 2000, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 5.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Brahim Dragjoshi foli shkurtimisht gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam asnj\u00eb v\u00ebrejte p\u00ebr relatimin, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. E kam pranuar q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb pasakt\u00ebsi, nga ngarkesa,\u201d tha Dragjoshi. Ai vijoi se gjith\u00eb punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij ishin kryer nga familjar\u00ebt dhe me pak kosto.<\/p>\n<p>I pytetur nga an\u00ebtari i trup\u00ebs Lul\u00ebzim Hamitaj, prokurori Dragjoshi deklaroi se me pun\u00ebn e kryer nga familjar\u00ebt kishin kursyer rreth 80% t\u00eb vler\u00ebs q\u00eb do t\u00eb kishte pasur n\u00ebse nd\u00ebrtimi do t\u00eb ishte kryer nga nj\u00eb subjekt i licensuar. Kur Hamitaj k\u00ebrkoi shpjegime se p\u00ebrse kishte nd\u00ebrtuar tre kate kur nuk kishte mund\u00ebsi financiare, Dragjoshi tha se p\u00ebr shkak t\u00eb lag\u00ebshtir\u00ebs dhe gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, kishte vler\u00ebsuar t\u2019i shk\u00ebpuste katet e banimit nga toka.<\/p>\n<p>Dragjoshi mbajti q\u00ebndrim lidhur me konstatimin e KPK se kishte kryer kundravajtje penale n\u00eb z\u00ebnien e truallit. Ai tha se kishin ardhur fillimisht v\u00ebllez\u00ebrit q\u00eb e kishin bler\u00eb tok\u00ebn nga dikush tjet\u00ebr, pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb dokumentacionit.<\/p>\n<p>\u201cEdhe un\u00eb si pjes\u00eb e familjes kam ardhur m\u00eb von\u00eb dhe kam nd\u00ebrtuar,\u201d tha Dragjoshi. Ai shtoi se kishin pasur mb\u00ebshtetje edhe nga shteti, pasi u ishte mund\u00ebsuar furnizimi me energji elektrike dhe uj\u00eb, si edhe ishte mund\u00ebsuar legalizimi i nd\u00ebrtimeve.<\/p>\n<p>\u201cE pranoj si fakt, por jo si kundravajte penale. Vet\u00eb shteti e ka stimuluar. Ne m\u00eb par\u00eb ishim n\u00eb tok\u00eb shtet dhe erdh\u00ebm n\u00eb tok\u00eb shtet,\u201d pohoi Dragjoshi.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ai u ndal n\u00eb shitjen e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs, ku pretendoi se at\u00eb e kishte p\u00ebrfituar me shk\u00ebmbimin e nj\u00eb banese n\u00eb fshat dhe se n\u00eb kontrat\u00ebn e vitit 2000, \u00e7mimi p\u00ebrfaq\u00ebsonte vler\u00ebn e apartamentit n\u00eb Kuk\u00ebs. \u201cVeprimet ishin kryer shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt, edhe pse rezultojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb date,\u201d pohoi Dragjoshi.<\/p>\n<p>I pyetur nga relatorja Qirko, Dragjoshi shpjegoi se shk\u00ebmbimi i apartamentit n\u00eb Kuk\u00ebs me sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb fshat ishte kryer q\u00eb n\u00eb vitin 1995, pavar\u00ebsisht se nuk kishte dokumente p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim. Sipas Dragjoshit, v\u00ebllez\u00ebrit kishin p\u00ebrfituar nga shteti nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb madhe n\u00eb fshat q\u00eb n\u00eb vitet \u201970, q\u00eb pas viteve \u201990 i kishte mbetur atij dhe n\u00ebn\u00ebs. Ai pretendoi se v\u00ebllez\u00ebrit dhe ai u larguan nga sht\u00ebpia n\u00eb fshat, pasi ish-pronar\u00ebt e k\u00ebrkonin dhe nuk mund t\u00eb jetonin m\u00eb aty.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko nd\u00ebrhyri duke i k\u00ebrkuar shpjegime se si ai nuk mund t\u00eb jetonte m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb fshat pasi ia k\u00ebrkonin t\u00eb tjer\u00ebt, nd\u00ebrsa personi i cili kishte shk\u00ebmbyer me k\u00ebt\u00eb objekt apartamentin n\u00eb Kuk\u00ebs nuk kishte problem. \u201cAi kishte njohje,\u201d u p\u00ebrgjigj shkurt Dragjoshi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb interesimit t\u00eb Qirkos, Dragjoshi pranoi se n\u00eb koh\u00ebn e shk\u00ebmbimit ishte prokuror dhe se dakord\u00ebsia kishte qen\u00eb deklarative.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr makinat<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime p\u00ebr vler\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb automjeti tip BM\u00cb X5 t\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2011. Nga hetimi ka rezultuar se shit\u00ebsi e ka bler\u00eb mjetin p\u00ebr vler\u00ebn 5000 euro dhe ka paguar dogan\u00ebn afr\u00ebsisht 300 mij\u00eb lek\u00eb. Pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, k\u00ebt\u00eb makin\u00eb e ka bler\u00eb prokurori Dragjoshi p\u00ebr vler\u00ebn 5000 euro.<\/p>\n<p>Qirko e pyeti subjektin e rivler\u00ebsimit se si ishte e mundur q\u00eb ai kishte arritur t\u00eb blinte nj\u00eb mjet rreth 300 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak nga sa i kishte kushtuar shit\u00ebsit. Dragjoshi pranoi se fillimisht ishin dakord\u00ebsuar q\u00eb automjeti tip BM\u00cb X5 t\u00eb blihej p\u00ebr vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro, por pretendoi se kishte konstatuar defekte dhe e kishte bler\u00eb p\u00ebr 5000 euro. Nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, relatorja evidentoi se nj\u00eb mjet i deklaruar prej subjektit nuk rezultonte t\u00eb ishte shitur apo t\u00eb ishte bler\u00eb. Prokurori Dragjoshi kishte deklaruar n\u00eb vitin 2004 se i biri kishte bler\u00eb nj\u00eb autovetur\u00eb tip BM\u00cb dhe se e kishte shitur n\u00eb vitin 2007. Sipas Komisionit, nga dokumentacioni i administruar rezultonte se ky mjet nuk kishte qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb djalit t\u00eb prokurorit Dragjoshi.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni i k\u00ebrkoi subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb depozitoj\u00eb prova p\u00ebr blerjen dhe shitjen e k\u00ebtij mjeti, por ai shpjegoi se kishte arritur t\u00eb gjente vet\u00ebm targat,\u201d, sqaroi relatorja Qirko dhe konstatoi se Dragjoshi kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb tjet\u00ebr tip Renault t\u00eb bler\u00eb nga djali n\u00eb vitin 2012, Dragjoshi ka deklaruar si burim krijimi shitjen p\u00ebr pjes\u00eb k\u00ebmbimi t\u00eb nj\u00eb mjeti tjet\u00ebr tip Toyota p\u00ebr vler\u00ebn 2000 euro.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se blerja e autovetur\u00ebs tip Renault nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2012. Gjitashtu, nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2008 edhe blerja e mjetit tip Toyota nga djali i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Dragjoshi nuk ka arritur t\u00eb depozitoj\u00eb dokumente provuese p\u00ebr shitjen e mjetit tip Toyota.<\/p>\n<p>Sipas relators Qirko, Dragjoshi ka shpjeguar se nuk e dinte q\u00eb djali kishte p\u00ebrdorur automjetin tip Toyota pasi punonte n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb servisi dhe p\u00ebrdorte makina t\u00eb ndryshme n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Por, nga verifikimi i sistemit TIMS ka rezultuar se prokurori Dragjoshi ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit me automjetin tip Toyota n\u00eb vitin 2007, kur kjo makin\u00eb ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb miqve t\u00eb tij familjar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga hetimi rezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit e dinte se djali e kishte bler\u00eb automjetin tip Toyota tek miqt\u00eb e familjes,\u201d pohoi Qirko dhe shtoi se mospasqyrimi i blerjes s\u00eb k\u00ebtij mjeti \u00ebsht\u00eb konsideruar si mosdeklarim.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e automjetit tip Renault n\u00eb vitin 2012, pasi \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn -232 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua mospasqyrimi n\u00eb dekaratat periodike i dy autoveturave t\u00eb blera nga e bija; \u00a0nj\u00eb tip Opel p\u00ebr vler\u00ebn 1500 euro n\u00eb vitin 2013 dhe nj\u00eb tip Lancia n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr 1000 euro. Komisioni ka gjetur se automjeti tip Lancia figuronte ende n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shit\u00ebses, pasi nuk ishte kryer kalimi i pron\u00ebsis\u00eb. Nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e mjetit \u00a0Lancia n\u00eb vler\u00ebn 117 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Dragjoshi i pranoi pasakt\u00ebsit\u00eb dhe mosdeklarimet p\u00ebr automjetet dhe shtoi se gjat\u00eb deklarimeve m\u00eb par\u00eb nuk pasqyroheshin pasurit\u00eb me vler\u00eb m\u00eb pak se 3000 euro.<\/p>\n<p>I pyetur nga Hamitaj n\u00ebse kishte pretendime p\u00ebr analiz\u00ebn finanicare, Dragjoshi deklaroi se veprimet p\u00ebr shit-blerjet e automjeteve nuk ishin kryer n\u00eb datat q\u00eb pasqyrohen n\u00eb dokumentacion.<\/p>\n<p>Ai shtoi se f\u00ebmij\u00ebt kishin pasur m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura nga ato t\u00eb dokumentuara. \u201cKontratat e pun\u00ebsimit t\u00eb tyre ka qen\u00eb p\u00ebr pag\u00ebn minimale. Nuk e ngrinim dot z\u00ebrin se t\u00eb hiqnin nga puna,\u201d pohoi Dragjoshi.<\/p>\n<p>Prokurori Dragjoshi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. P\u00ebr profesionalizmin u evidentuan raste t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb tij mes konkluzioneve p\u00ebrfundimtare dhe mosushtrimit t\u00eb rekursit. Komisioni nuk i evidentoi n\u00eb seanc\u00eb gjetjet p\u00ebr 3 denoncimet e kryera nga publiku.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurori Dragjoshi k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Komisioni njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 16 n\u00ebntor, ora 11:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Brahim Dragjoshi kishte kryer kundravajtje me z\u00ebnien e nj\u00eb trualli shtet\u00ebror n\u00eb Paskuqan dhe kishte nd\u00ebrtuar pa leje nj\u00eb sht\u00ebpi trekat\u00ebshe n\u00eb pamund\u00ebsi financiare.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74384,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,473],"tags":[118,119,643],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Brahim-Dragjoshi-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Brahim Dragjoshi pas sean\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74383"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74383"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74383\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74385,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74383\/revisions\/74385"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74384"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74383"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74383"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74383"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}