{"id":74386,"date":"2020-11-11T16:39:18","date_gmt":"2020-11-11T15:39:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-prokurorit-elvin-gokaj\/2020\/11\/11\/"},"modified":"2023-04-06T22:40:55","modified_gmt":"2023-04-06T20:40:55","slug":"kolegji-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-prokurorit-elvin-gokaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-prokurorit-elvin-gokaj\/2020\/11\/11\/","title":{"rendered":"Kolegji d\u00ebgjon konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit Elvin Gokaj"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik i q\u00ebndroi k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shkarkim t\u00eb prokurorit t\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Elvin Gokaj, nd\u00ebrsa ky i fundit tha se k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb e pabazuar dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_74024\" aria-describedby=\"caption-attachment-74024\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elvin-Gokaj-KPA-111.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-74024 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elvin-Gokaj-KPA-111-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"74024\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-74024\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Elvin Gokaj n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb p\u00ebrball\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: KPA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik, Darjel Sina u q\u00ebndroi t\u00eb gjitha shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankimin kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr pezullimin nga detyra t\u00eb prokurorit Elvin Gokaj dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e tij, nd\u00ebrsa ky i fundit i cil\u00ebsoi konkluzionet e Sin\u00ebs t\u00eb pabazuara dhe k\u00ebrkoi konfirmimin dhe rifillimin e detyr\u00ebs, pas kryerjes s\u00eb trajnimit nj\u00eb-vje\u00e7ar n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, Gokaj paraqiti q\u00ebndrimin e tij p\u00ebr analiz\u00ebn e dyt\u00eb financiare t\u00eb kryer nga Komisioneri Publik lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb disa llogari dyem\u00ebrore me vjehrr\u00ebn dhe n\u00ebn\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Gokaj k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk q\u00ebndronte pretendimi dhe analiza financiare e Komisionerit p\u00ebr k\u00ebto llogari dyem\u00ebrore. Ai pretendoi se bashk\u00ebshortja e tij nuk ishte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpronares n\u00eb k\u00ebto llogari dyem\u00ebrore, por thjesht si p\u00ebrfaq\u00ebsuese p\u00ebr kryerjen e veprimeve administrative p\u00ebr llogari t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cU njoh\u00ebm me analiz\u00ebn e Komisionerit Publik p\u00ebr llogarit\u00eb dyem\u00ebrore, i cili n\u00eb fakt nxjerr rezultate t\u00eb ndryshme. \u00cbsht\u00eb i pamb\u00ebshtetur konkluzioni se llogarit\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, pasi kemi v\u00ebrtetuar se u p\u00ebrkasin personave t\u00eb tret\u00eb,\u201d pohoi Gokaj.<\/p>\n<p>Ai solli si argument faktin se si burim i vlerave t\u00eb depozitave dyem\u00ebrore ishin sh\u00ebnuar t\u00eb ardhurat nga emigracioni. \u201cDeklarimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb vlerave t\u00eb depozituara nga emigracioni, p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ishin depozituar t\u00eb ardhurat e mia dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, pasi nuk kemi asnj\u00eb t\u00eb ardhur nga emigracioni,\u201d shtoi prokurori.<\/p>\n<p>Ai paraqiti si argument p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pretendimin e tij edhe p\u00ebrcaktimin n\u00eb kontrat\u00ebn bankare t\u00eb lidh\u00ebz\u00ebs \u201cose\u201d. Sipas tij, vendosja e k\u00ebsaj lidh\u00ebse n\u00eb kontrat\u00eb u ishte sygjeruar nga banka p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij t\u00eb kryente veprime p\u00ebr llogari t\u00eb n\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00ebshortja duhej q\u00eb fillimisht t\u00eb b\u00ebhej pronare e vlerave t\u00eb pretenduara. Komisioneri Publik nuk ka sjell\u00eb prova t\u00eb tilla,\u201d tha Gokaj. Ai shtoi se, edhe pse bashk\u00ebshortja nuk ka pasur prokuror\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi, kontrata e bank\u00ebs e rregullonte k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsim.<\/p>\n<p>Prokurori Gokaj tha se me veprimet e kryera n\u00eb llogarit\u00eb dyem\u00ebrore, bashk\u00ebshortja kishte ndihmuar n\u00ebn\u00ebn e tij dhe t\u00eb saj\u00ebn. \u201cK\u00ebto llogari i kemi deklaruar n\u00eb rubrik\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave konfidenciale p\u00ebr t\u00eb pasqyruar veprimet, por nuk kemi pasur detyrimin t\u2019i deklaronim,\u201d tha Gokaj dhe k\u00ebrkoi q\u00eb kjo situat\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohej me objektivitet nga KPA.<\/p>\n<p>Pas parashtrimit t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb Gokajt lidhur me analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionerit, trupi gjykues i Kolegjit deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor dhe u k\u00ebrkoi pal\u00ebve t\u00eb paraqisnin konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, Dariel Sina tha se provat dhe pretendimet e paraqitura nga Gokaj, nuk kishin arritur t\u00eb provonin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asnj\u00eb prej shkaqeve t\u00eb ngritura prej tij n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Lidhur me llogarit\u00eb dyem\u00ebrore, Sina solli n\u00eb v\u00ebmendje se sipas kontrat\u00ebs, bashk\u00ebshortja e prokurorit Gokaj rezultonte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e titullares dhe se ajo kishte p\u00ebrfituar interesa. Ai shtoi se nga dokumentacionet e administruara rezulton se bashk\u00ebshortja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit kishte disponuar llogari dyem\u00ebrore me n\u00ebn\u00ebn dhe vjehrr\u00ebn e saj, si dhe kishte kryer t\u00ebrheqje dhe dopozitime. \u201cP\u00ebrderisa nuk v\u00ebrtetohet e kund\u00ebrta, \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronare n\u00eb k\u00ebto depozita dyem\u00ebrore\u201d, theksoi Komisioneri Sina.<\/p>\n<p>Ai shtoi se Gokaj dhe bashk\u00ebshortja e tij rezultonin n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb investuar gjysm\u00ebn e vlerave t\u00eb depozitave, pasi rezultonin me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale \u2013 2 milion\u00eb e 355 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk mbulojn\u00eb me burime financiare t\u00eb ligjshme pjes\u00ebn takuese n\u00eb llogarit\u00eb dyem\u00ebrore dhe kan\u00eb kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d, konstatoi Komisioneri Sina.<\/p>\n<p>Relatorja Albana Shtylla evidentoi se n\u00eb konkluzionet e Komisionerit gjendeshin dy vlera t\u00eb ndryshme p\u00ebr balanc\u00ebn negative lidhur me llogarit\u00eb dyem\u00ebrore dhe i k\u00ebrkoi t\u00eb sakt\u00ebsonte si cil\u00ebs i q\u00ebndronte. Sina u shpreh se vlera e balanc\u00ebs negative sipas tij ishte &#8211; 2 milion\u00eb e 355 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sina i q\u00ebndroi konstatimit fillestar se prokurori Gokaj nuk kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2009, pasi rezultonte n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn -838 mij\u00eb lek\u00eb. Ai shtoi se Gokaj nuk ka deklaruar sakt\u00eb burimin e vler\u00ebs 20 mij\u00eb euro q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, si edhe p\u00ebr k\u00ebstin e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, Komisioneri Publik Dariel Sina konkludoi se Gokaj kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e tij nga detyra p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e prokurorit Gokaj, avokatja Romina Zano i kund\u00ebrshtoi konkluzionet e Komisionerit. Lidhur me konstatimin e balanc\u00ebs negative p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb t\u00eb apartamentit, Zano tha se Komisioneri nuk kishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhura nga pagat e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Sipas saj, p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb kishin sh\u00ebrbyer pagat e subjektit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, pavar\u00ebsisht pasakt\u00ebsis\u00eb n\u00eb deklarimin e vitit 2009 kur ishte sh\u00ebnuar se kishin sh\u00ebrbyer si burim vet\u00ebm kursimet e bashk\u00ebshortes. Zano shtoi se Gokaj e kishte korrigjuar k\u00ebt\u00eb pasakt\u00ebsi n\u00eb vitin 2010 dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb analiz\u00ebn financiare edhe t\u00eb ardhurat nga pagat e subjektit n\u00eb vitin 2008 n\u00eb vler\u00ebn totale 1.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPasakt\u00ebsia ka qen\u00eb e paq\u00ebllimshme. M\u00eb dat\u00eb 31 dhjetor 2008 n\u00eb llogarin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit jan\u00eb gjendur vet\u00ebm 923 lek\u00eb, fakt q\u00eb tregon se gjith\u00eb pagat e atij viti jan\u00eb t\u00ebrhequr dhe kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb,\u201d tha Zano.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00ebn financiare edhe kjo vler\u00eb, ku t\u00eb konstatohet mund\u00ebsia e kursimit pas zbritjes s\u00eb shpenzimeve jetike.<\/p>\n<p>Lidhur me depozitat dyem\u00ebrore, Zano tha se u q\u00ebndronte parashtrimeve t\u00eb Gokajt. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej zbritja e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimit jasht\u00eb shtetit, duke pretenduar se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mbuluara nga familjar\u00ebt e subjektit dhe nga organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb rastin e udh\u00ebtimeve t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Gokajt.<\/p>\n<p>\u201cPasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak shkarkimi. N\u00eb asnj\u00eb rast pasakt\u00ebsit\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurit\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb paraqitur t\u00eb dh\u00ebna e fakte t\u00eb rreme\u201d, pohoi Zano dhe shtoi se bashk\u00ebshort\u00ebt Gokaj kishin pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ajo b\u00ebri me dije se tashm\u00eb kishte p\u00ebrfunduar trajnimi nj\u00ebvje\u00e7ar n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs dhe k\u00ebrkoi konfirmimin dhe rikthimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Elvin Gokaj.<\/p>\n<p>Kolegji b\u00ebri me dije se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 18 n\u00ebntor, ora 12:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik i q\u00ebndroi k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shkarkim t\u00eb prokurorit t\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Elvin Gokaj, nd\u00ebrsa ky i fundit tha se k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb e pabazuar dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74387,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,473],"tags":[112,119,643],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elvin-Gokaj-KPA-111.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Elvin Gokaj n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb p\u00ebrball\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74386"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74386"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74386\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74388,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74386\/revisions\/74388"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74387"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74386"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74386"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74386"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}