{"id":74398,"date":"2020-11-06T17:50:36","date_gmt":"2020-11-06T16:50:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-i-jep-detyre-per-here-te-dyte-komisionerit-te-analizoje-depozitat-e-familjes-se-prokurorit-gokaj\/2020\/11\/06\/"},"modified":"2023-04-06T22:41:58","modified_gmt":"2023-04-06T20:41:58","slug":"kpa-i-jep-detyre-per-here-te-dyte-komisionerit-te-analizoje-depozitat-e-familjes-se-prokurorit-gokaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-i-jep-detyre-per-here-te-dyte-komisionerit-te-analizoje-depozitat-e-familjes-se-prokurorit-gokaj\/2020\/11\/06\/","title":{"rendered":"KPA i jep detyr\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb Komisionerit t\u00eb analizoj\u00eb depozitat e familjes s\u00eb prokurorit Gokaj"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i k\u00ebrkoi Komisionerit Publik q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb analiz\u00ebn financiare mbi mund\u00ebsin\u00eb e familjes s\u00eb prokurorit t\u00eb Apelit Shkod\u00ebr Elvin Gokaj p\u00ebr investimin e gjysm\u00ebs s\u00eb vlerave n\u00eb depozitat dyem\u00ebrore t\u00eb bashk\u00ebshortes me n\u00ebn\u00ebn e tij, duke i referuar edhe metodologjin\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ndjek\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_74024\" aria-describedby=\"caption-attachment-74024\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elvin-Gokaj-KPA-111.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-74024\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elvin-Gokaj-KPA-111-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"74024\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-74024\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Elvin Gokaj n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb p\u00ebrball\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: KPA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i la detyr\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb Komisionerit Publik Dariel Sina q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb analiz\u00ebn financiare lidhur me shkakun e ankimit se, prokurori Elvin Gokaj dhe bashk\u00ebshortja nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb llogarit\u00eb dyem\u00ebrore me n\u00ebn\u00ebn e subjektit.<\/p>\n<p>I pyetur nga kryesuesja e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, Natasha Mulaj, Komisioneri konfirmoi edhe n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb premtes se u q\u00ebndronte shkaqeve t\u00eb ankimit, ku ai pretendon se Gokaj ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Durr\u00ebs dhe p\u00ebr investimin n\u00eb depozitat dyem\u00ebrore me titullare bashk\u00ebshorten dhe n\u00ebn\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>KPA vendosi m\u00eb 6 tetor t\u00eb \u00e7el\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor lidhur me prokurorin e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Elvin Gokaj \u2013 i pezulluar nga detyra p\u00ebr t\u00eb ndjekur trajnimin 1-vje\u00e7ar t\u00eb detyruesh\u00ebm n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Vendimi i KPK u ankimua n\u00eb Kolegj si nga Komisioneri Publik q\u00eb pretendon balanca negative n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, ashtu edhe nga vet\u00eb Gokaj i cili e quan t\u00eb padrejt\u00eb e t\u00eb pabazuar n\u00eb prova pezullimin nga detyra.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e prokurorit Gokaj, avokatja Romina Zano k\u00ebmb\u00ebnguli se shkaqet e ngritura nga Komisioneri nuk q\u00ebndronin. Ajo shpjegoi se p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2009, kishin sh\u00ebrbyer edhe t\u00eb ardhurat nga paga e subjektit gjat\u00eb vitit 2008 n\u00eb vler\u00ebn totale 1.7 milion\u00eb lek\u00eb. Zano tha se m\u00eb 31 dhjetor 2008, n\u00eb llogarin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk ka pasur gjendje, gj\u00eb q\u00eb sipas saj tregon se pagat jan\u00eb t\u00ebrhequr.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se nj\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebs s\u00eb pagave kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr shpenzime jetike, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr ishte kursyer dhe kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb. \u201cN\u00ebse p\u00ebrfshihen pagat e vitit 2008, balanca negative e konstatuar nga Komisioneri Publik p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit, ik\u00ebn\u201d, tha Zano.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se deklarimi n\u00eb vitin 2009 se, p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb kishin qen\u00eb pagat e bashk\u00ebshortes, kishte qen\u00eb nj\u00eb pakujdesi e prokurorit Gokaj q\u00eb ishte korrigjuar prej tij n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb, Zano tha se Gokaj kishte shpjeguar n\u00eb deklaratat periodike q\u00eb kishte marr\u00eb hua t\u00eb cil\u00ebn e kisht shlyer pas maturimit t\u00eb nj\u00eb depozite.<\/p>\n<p>Komisioneri Sina e pyeti prokurorin Gokaj se \u00e7far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kishte pasur me huadh\u00ebn\u00ebsin, pasi ndaj k\u00ebtij t\u00eb fundit ishte regjistruar nj\u00eb procedim n\u00eb prokurorin\u00eb ku punonte subjekti, dit\u00ebn q\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb borxhi.<\/p>\n<p>Gokaj shpjegoi se huadh\u00ebn\u00ebsi ishte nj\u00eb mik i vjet\u00ebr i familjes. Ai shtoi se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb kall\u00ebzimit dhe se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte transferuar n\u00eb nj\u00eb prokurori tjet\u00ebr. \u201cE kam m\u00ebsuar kur \u00ebsht\u00eb arrestuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre. S\u2019ka lidhje mes huas\u00eb dhe kall\u00ebzimit\u201d, pohoi Gokaj.<\/p>\n<p>I pyetur nga avokatja Zano se cili ishte q\u00ebllimi i pyetjes, Komisioneri Sina u p\u00ebrgjigj se nuk ishte nj\u00eb pretendim, por thjesht e ndihmonte p\u00ebr t\u00eb krijuar bindjen e brendshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr llogarit\u00eb bankare dyem\u00ebrore, Zano tha se vijonin me t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim, se vlerat i p\u00ebrkasin prind\u00ebrve t\u00eb subjektit dhe n\u00ebn\u00ebs se bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, nd\u00ebrsa kjo e fundit kishte qen\u00eb e autorizuar p\u00ebr kryerjen e veprimeve, kur ato nuk kishin mund\u00ebsi. \u201cBashk\u00ebshortja e subjektit nuk ka kryer asnj\u00ebher\u00eb depozitime <em>cash<\/em> pa qen\u00eb n\u00ebna e tij e pranishme\u201d, tha Zano.<\/p>\n<p>Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb dokumentacionin e bankave pasqyrohej se depozitat kishin pasur burim krijimi t\u00eb ardhurat nga emigracioni, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshortja e Gokajt nuk kishte disponuar ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb tilla. Zano tha se llogarit\u00eb dyem\u00ebrore kishin qen\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me llogari rrjedh\u00ebse ndihm\u00ebse dhe se veprimet e bashk\u00ebshortes s\u00eb Gokajt nuk ishin transaksione, por urdh\u00ebrxhirime t\u00eb brendshme. Sipas Zanos, llogarit\u00eb rrjedh\u00ebse ndihm\u00ebse hapeshin nga vet\u00eb banka p\u00ebr t\u00eb depozituar kapitalin dhe interesin pas maturimit t\u00eb depozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se n\u00eb depozitat n\u00eb Raiffeisen Bank, bashk\u00ebshortja e subjektit figuronte si person i autorizuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pas kalimit t\u00eb depozitave t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit n\u00eb bank\u00ebn Credins p\u00ebr shkak t\u00eb interesave m\u00eb t\u00eb lar\u00eb, u kishin th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktonin person t\u00eb autorizuar, por se llogarit\u00eb mund t\u00eb hapeshin si dyem\u00ebrore. Sipas Zanos, shkak p\u00ebr hapjen e depozitave dyem\u00ebrore ishte fakti se n\u00ebna e subjektit jetonte jasht\u00eb shtetit dhe se ishte e moshuar. N\u00eb k\u00ebto kushte autorizonte bashk\u00ebshorten e djalit p\u00ebr kryerjen e veprimeve kur e kishte t\u00eb pamundur.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00ebshortja e subjektit nuk ka asnj\u00eb pjes\u00eb tek depozitat dyem\u00ebrore dhe nuk duhet t\u00eb llogaritet si pjes\u00eb takuese 50% e vler\u00ebs s\u00eb tyre\u201d. tha Zano.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionerit t\u00eb uleshin shpenzimet e udh\u00ebtimit jasht\u00eb shtetit, duke pretenduar se kishin dor\u00ebzuar prova q\u00eb v\u00ebrtetonin se bashk\u00ebshortja e subjektit i kishte pasur t\u00eb mbuluara nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cKjo analiz\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me provat dhe ligjin\u201d tha Zano.<\/p>\n<p>Komisioneri e pyeti prokurorin Gokaj lidhur me nj\u00eb llogari bankare t\u00eb hapur n\u00eb vitin 2012 nga bashk\u00ebshortja e tij, ku ajo kishte depozituar 5 mij\u00eb euro dhe m\u00eb pas e kishte kthyer n\u00eb llogari dyem\u00ebrore. Avokatja Zano shpjegoi se kjo vler\u00eb ishte marr\u00eb nj\u00eb dit\u00eb pasi kishte kaluar n\u00eb depozit\u00ebn dyem\u00ebrore dhe ishte kaluar s\u00ebrish n\u00eb llogari personale t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb prokurorit Gokaj.<\/p>\n<p>Gokaj u pyet edhe lidhur me nj\u00eb depozit\u00eb dyem\u00ebrore t\u00eb bashk\u00ebshortes me n\u00ebn\u00ebn e saj, ku ajo kishte depozituar nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb m\u00eb pas ia ka dh\u00ebn\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit. Zano shpjegoi se vlera e depozituar n\u00eb llogarin\u00eb e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit, p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb huamarrje p\u00ebr llogari t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Gokajt. Sipas Zanos, duke qen\u00eb se vlera e huas ishte kthyer n\u00eb lek\u00eb dhe llogari bankare n\u00eb k\u00ebt\u00eb monedh\u00eb ishte nj\u00eb depozit\u00eb dyem\u00ebrore e bashk\u00ebshortes s\u00eb Gokajt dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, e kishte depozituar aty vler\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebna e subjektit nuk ishte n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nuk mund t\u00eb hapej llogari n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj. Dy muaj m\u00eb von\u00eb kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga bashk\u00ebshortja e subjektit prej llogaris\u00eb s\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj dhe \u00ebsht\u00eb depozituar nga n\u00ebna e subjektit n\u00eb llogarin\u00eb e saj\u201d, sqaroi Zano.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shpjegimeve, Zano u pyet nga relatorja Shtylla p\u00ebr q\u00ebndrimin p\u00ebrfundimtar lidhur me pjes\u00ebn takuese t\u00eb llogarive dyem\u00ebrore. \u201cNuk jan\u00eb t\u00eb ardhurat e subjektit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, nuk u p\u00ebrkasin atyre, por prind\u00ebrve\u201d, pohoi avokatja Zano.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisioneri u pyet nga relatorja e \u00e7\u00ebshtjes Albana Shtylla n\u00ebse i q\u00ebndronte hetimit t\u00eb gjithansh\u00ebm p\u00ebr shkaqet e ngritura dhe p\u00ebr metodologjin\u00eb q\u00eb kishte ndjekur p\u00ebr kryerjen e analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>Komisioneri shpjegoi se verifikonte prejardhjen e t\u00eb ardhurave dhe se konstatohej mbi mund\u00ebsin\u00eb financiare n\u00eb fund t\u00eb vitit. \u201cP\u00ebr llogarit\u00eb bankare dyem\u00ebrore vler\u00ebsojm\u00eb se n\u00ebna e subjektit ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr 50% t\u00eb vlerave, por kemi pretendime p\u00ebr pjes\u00ebn takuese 50% t\u00eb bashk\u00ebshortes\u201d, pohoi Sina.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn here gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb premtes, KPA vendosi ti l\u00ebr\u00eb s\u00ebrish detyr\u00eb Komisionerit Publik p\u00ebr t\u00eb hartuar analiz\u00eb financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e subjektit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij n\u00eb krijimin e gjysm\u00ebs s\u00eb vlerave t\u00eb depozitave dyem\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sina pretendoi se n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb dor\u00ebzuar m\u00eb 4 tetor kishin dh\u00ebn\u00eb shifra konkrete p\u00ebr llogarit\u00eb dyem\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cJu konstatoni mund\u00ebsin\u00eb e burimeve financiare deri n\u00eb fund t\u00eb vitit. P\u00ebr sa koh\u00eb konfirmoni se depozitat dyem\u00ebrore jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, duhet ta b\u00ebni analiz\u00ebn p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb financiare n\u00eb dat\u00ebn e krijimit t\u00eb tyre\u201d, k\u00ebrkoi relatorja Shtylla dhe disa nga an\u00ebtar\u00ebt e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit e pyet\u00ebn Sin\u00ebn n\u00ebse ishte i qart\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi Sina u shpreh se ishte i qart\u00eb, Kolegji i k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb dhe paraqes\u00eb analiz\u00ebn financiare m\u00eb dat\u00eb 9 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Natasha Mulaj kryesuese, me relatore Albana Shtylla dhe an\u00ebtar\u00eb Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz dhe Sokol \u00c7omo vendos\u00ebn t\u00eb shtyjn\u00eb seanc\u00ebn m\u00eb dat\u00eb 11 n\u00ebntor, ora 12:00.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji i k\u00ebrkoi prokurorit Gokaj q\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e ardhshme t\u00eb paraqes\u00eb q\u00ebndrimin e tij p\u00ebr analiz\u00ebn e re t\u00eb Komisionerit. Gjithashtu, pal\u00ebve iu k\u00ebrkua q\u00eb t\u00eb ken\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura edhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i k\u00ebrkoi Komisionerit Publik q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb analiz\u00ebn financiare mbi mund\u00ebsin\u00eb e familjes s\u00eb prokurorit t\u00eb Apelit Shkod\u00ebr Elvin Gokaj p\u00ebr investimin e gjysm\u00ebs s\u00eb vlerave n\u00eb depozitat dyem\u00ebrore t\u00eb bashk\u00ebshortes me n\u00ebn\u00ebn e tij, duke i referuar edhe metodologjin\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ndjek\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74399,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,2,362],"tags":[672,673,112,101,221,674,643,675],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elvin-Gokaj-KPA-111.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Elvin Gokaj n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb p\u00ebrball\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74398"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74398"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74398\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74400,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74398\/revisions\/74400"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74399"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74398"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74398"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74398"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}