{"id":74404,"date":"2020-11-04T19:16:52","date_gmt":"2020-11-04T18:16:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arjana-fullani-kerkon-te-drejten-per-tu-rikthyer-ne-sistemin-gjyqesor\/2020\/11\/04\/"},"modified":"2023-04-06T22:42:36","modified_gmt":"2023-04-06T20:42:36","slug":"arjana-fullani-kerkon-te-drejten-per-tu-rikthyer-ne-sistemin-gjyqesor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arjana-fullani-kerkon-te-drejten-per-tu-rikthyer-ne-sistemin-gjyqesor\/2020\/11\/04\/","title":{"rendered":"Arjana Fullani k\u00ebrkon t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor"},"content":{"rendered":"<p>Ish-an\u00ebtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Arjana Fullani, parashtroi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit pretendimet p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb q\u00eb i ndalon t\u00eb em\u00ebrohet n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb 15 viteve t\u00eb ardhshme, p\u00ebr shkak t\u00eb heqjes dor\u00eb nga statusi i magjistratit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_74609\" aria-describedby=\"caption-attachment-74609\" style=\"width: 536px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arjana-Fullani-dhe-Evelina-Qirjako-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-74609\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arjana-Fullani-dhe-Evelina-Qirjako-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-KPA-536x400.jpg\" alt=\"\" width=\"536\" height=\"400\" data-id=\"74609\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-74609\" class=\"wp-caption-text\">Arjana Fullani dhe Evelina Qirjako duke dal\u00eb nga seanca n\u00eb KPA | Foto : E. Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Parashtrimet e ankimit t\u00eb kryer n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA nga ish-an\u00ebtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Arjana Fullani kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit q\u00eb i ndalon riem\u00ebrimin n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vitet e ardhshme, u paraqit gjat\u00eb seanc\u00ebs publike t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn nga ish-kolegia e saj, Evelina Qirjako, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e avokates.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy or\u00eb, Qirjako i paraqiti Kolegjit pretendimet e subjektit ankues, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb fund, ish-gjyqtarja Arjana Fullani tha se nuk kishte asnj\u00eb q\u00ebllim t\u2019i shmangej procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u00eb siguroj se p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u2019i shkuar deri n\u00eb fund ndryshimit t\u00eb pik\u00ebs 2 t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb sjellje p\u00ebr t\u2019iu shmangur vetingut, pasi ligji e parashikon se asnj\u00eb ish-gjyqtar apo prokuror, nuk mund t\u00eb futet n\u00eb sistem pa veting\u201d, pohoi Fullani.<\/p>\n<p>Sipas Fullanit, pika 2 e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, q\u00eb sanksionon heqjen e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vitet e ardhshme e pengon n\u00eb aktivitetin e saj si avokate p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb projekte me organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare pasi ishte e paragjykuar.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 2017, Fullani dhe 4 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, mes tyre edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e saj ligjore, Evelina Qirjako, njoftuan largimin nga detyra pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit. Sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ato refuzuan t\u2019i n\u00ebnshtrohen procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit me pretendimin se nuk e kishin m\u00eb statusin e magjistratit.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ u ofroi pozicione n\u00eb Gjykatat e Apelit, por p\u00ebr shkak se pes\u00eb gjyqtar\u00ebt i kishin refuzuar pozicionet u konsiderua si dor\u00ebheqje dhe u vendos deklarimi i mbarimit t\u00eb statusit t\u00eb magjistratit. Pas vendimi t\u00eb KLGJ-s\u00eb, Komisioni e nd\u00ebrpreu procesin e rivler\u00ebsimit dhe i hoqi pes\u00eb ish-gjyqtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb 15 vitet e ardhshme mos t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-gjyqtar\u00ebt Arjana Fullani, Aleksand\u00ebr Muskaj dhe Evelina Qirjako e apeluan vendimin e KPK-s\u00eb duke pretenduar se sanksionimi i tyre ishte i paligjsh\u00ebm. Nd\u00ebrkoh\u00eb, k\u00ebmb\u00ebngulin se nuk duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohen vetingut pasi e kishin humbur statusin e magjistratit kur u kishte mbaruar mandati si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim, Fullani dhe Qirjako parashtruan edhe n\u00eb seanc\u00ebn e m\u00ebrkur\u00ebs n\u00eb KPA. Avokatja Qirjako sqaroi n\u00eb fillim t\u00eb parashtrimeve se ankimi kishte t\u00eb b\u00ebnte vet\u00ebm me sanksionimin q\u00eb e ndalon Fullanin t\u00eb kthehet n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Duke ju referuar praktik\u00ebs s\u00eb gjykatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimin, ajo e cil\u00ebsoi si t\u00eb pabazuar k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Qirjako parashtroi se ish-koleges s\u00eb saj nuk i ishte ofruar nj\u00eb proces i rregullt ligjor, duke pretenduar se nuk i ishte dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia t\u00eb d\u00ebgjohej dhe t\u00eb paraqiste v\u00ebrejtjet e saja. \u201cMosrespektimi \u00a0i \u00e7do mbrojtje elementare \u00ebsht\u00eb mohim i t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u2019u mbrojtur\u201d, pohoi Qirjako.<\/p>\n<p>Sipas saj, em\u00ebrimi i Fullanit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb ishte kryer me Kushtetut\u00ebn \u201ce vjet\u00ebr\u201d dhe se po me ato p\u00ebrcaktime duhej t\u00eb konstatohej edhe mbarimi i mandatit. Qirjako tha se me mbarimin e mandatit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb 2017-\u00ebs, q\u00eb i ishte konstatuar edhe nga Kolegjet e Bashkuara dhe i ishte njoftuar m\u00eb pas Presidentit, Fullani kishte nisur pun\u00eb si avokate.<\/p>\n<p>\u201cPasi kishte 8 muaj q\u00eb kishte mbaruar mandati, KPK ka hedhur shortin p\u00ebr t\u00eb nisur procesin e rivler\u00ebsimit. Komisionit iu shpjegua se kishte mbaruar mandati n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe si pasoj\u00eb kishte humbur edhe statusi i magjistratit\u201d, shpjegoi Qirjako.<\/p>\n<p>Ajo vijoi se p\u00ebrcaktimi q\u00eb gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb duhej t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb detyr\u00eb deri n\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin e tyre nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me em\u00ebrimin e an\u00ebtar\u00ebve bazuar n\u00eb Kushtetut\u00ebn e vitit 1998, por me ata t\u00eb em\u00ebruar pas ndryshimeve kushtetuese t\u00eb ligjeve t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.\u00a0 \u201cZnj. Fullani \u00ebsht\u00eb vet\u00eb juriste dhe e zbaton Kushtetut\u00ebn drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti. Ajo u largua se i mbaroi mandati kushtetues. Nuk ka shteg p\u00ebr interpretim tjet\u00ebr\u201d, tha Qirjako.<\/p>\n<p>Ajo e cil\u00ebsoi vendimin e KPK t\u00eb pabazuar n\u00eb n\u00eb prova. \u201cKomisioni thot\u00eb se an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb duhej t\u00eb rrinin n\u00eb detyr\u00eb duke ju referuar web-it t\u00eb gjykat\u00ebs. Por nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb n\u00eb web t\u00eb thuhej nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Edhe n\u00ebse do t\u00eb ishte, \u00e7far\u00eb prove ligjore do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte?\u201d, evidentoi Qirjako. \u201cVendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb bazuar n\u00eb prova q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb dhe n\u00eb prova n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin\u201d, vijoi ajo.<\/p>\n<p>Sipas Qirjakos, \u00ebsht\u00eb KLGj ajo q\u00eb duhej t\u00eb shprehej lidhur me fillimin dhe mbarimin e statusit dhe jo KPK. Edhe konstatimin e KLGj se refuzimi p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb Apel ishte dor\u00ebheqje nga statusi i magjistratit, Qirjako e quajti t\u00eb pavlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo tha se nuk kishte asnj\u00eb parashikim ligjor q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktonte paraqitjen e dor\u00ebheqjes pas mbarimit t\u00eb mandatit si an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.\u00a0 Qirjako pretendoi se nuk mund t\u00eb egzistonte statusi i magjistratit pas mbarimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cZnj.Fullani p\u00ebrfundoi detyr\u00ebn dhe filloi pun\u00eb si avokate. Nuk kishte trajtimet q\u00eb parashikon statusi i gjyqtarit\u201d, shpjegoi Qirjako duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb KPA p\u00ebrcaktimet kushtetuese. Sipas saj, em\u00ebrimi n\u00eb Apel realizohet duke verifikuar n\u00ebse kandidati i plot\u00ebson kriteret. \u201cNuk ka ssnj\u00eb rast t\u00eb jen\u00eb caktuar automatikisht n\u00eb Apel\u201d, pohoi Qirjako.<\/p>\n<p>\u201cArgumenti i KPK se mjaftonte nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u2019u caktuar n\u00eb Apel nuk q\u00ebndron\u201d, shtoi ajo dhe pretendoi se refuzimi p\u00ebr nj\u00eb pozicion n\u00eb Apel nuk mund ishte dor\u00ebheqje ashtu si kishte vler\u00ebsuar KLGj dhe KPK.<\/p>\n<p>Sipas Qirjakos, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e shprehur n\u00eb asnj\u00eb ligj.<\/p>\n<p>\u201cKPK thot\u00eb se p\u00ebr sa koh\u00eb ka hequr dor\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte nga detyra, zbatoj g\u00ebrm\u00ebn \u2018G\u2019 t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs. \u2018Indirekte\u2019 nuk e gjej n\u00eb asnj\u00eb vend\u201d, sqaroi Qirjako dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb rastin e Fullanit nuk mund t\u00eb aplikohej ky nen i Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, por vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb efektivisht e ushtronin detyr\u00ebn. Sipas saj, n\u00eb rastet kur subjektet dalin n\u00eb pension, vet\u00eb KPK \u00ebhst\u00eb shprehur se ata nuk e ushtrojn\u00eb efektivisht detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb parashtrimeve Qirjako e quajti vendimin e Komisionit t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm duke pretenduar se kishte vendosur nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb paparashikuar n\u00eb ligj dhe k\u00ebrkoi ndryshimin e pik\u00ebs \u201c2\u201d q\u00eb e ndalon t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb 15 vitet e ardhshme, si dhe pushimin e gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, duke e konsideruar t\u00eb pamundur. E pyetur nga Kolegji lidhur me konkluzionet p\u00ebrfundimtare, Fullani u shpreh se nuk kishte asnj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shtuar, ve\u00e7 argumenteve dhe provave t\u00eb paraqitura n\u00eb parashtrime.<\/p>\n<p>N\u00eb raste t\u00eb ngjashme, pretendimet e gjyqtar\u00ebve subjekte t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, jan\u00eb rr\u00ebzuar nga KPK dhe KPA. N\u00eb rastin e shqyrtimit t\u00eb ankimit t\u00eb dyfisht\u00eb t\u00eb kryer ndaj vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e vetingut p\u00ebr ish-kandidaten p\u00ebr n\u00eb gjykat\u00ebn Kushtetuese, Valbona Bala, Kolegji e p\u00ebrforcoi heqjen e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt p\u00ebr em\u00ebrimin n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla KPA u nda, ku shumica e vler\u00ebsoi t\u00eb drejt\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e procesit p\u00ebr shkak t\u00eb mbarimit t\u00eb statusit t\u00eb magjistratit pas dor\u00ebheqjes. Llalla fillimisht pretendoi se nuk mund t\u00eb vazhdohej m\u00eb procesi i rivler\u00ebsimit se i kishte p\u00ebrfunduar mandati i magjistratit p\u00ebr shkak se kishte p\u00ebrfunduar edhe mandati si Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Por, pasi KPK i b\u00ebri me dije se procesi mund t\u00eb nd\u00ebrpritej vet\u00ebm n\u00ebse dor\u00ebhiqej nga statusi i magjistratit dhe t\u00eb hiqte dor\u00eb nga rikthimi n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vjet, ai o dor\u00ebhoq. Pakica konkludon se edhe subjektet q\u00eb dor\u00ebhiqen gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duhet t\u00eb vetohen.<\/p>\n<p>KPK e rr\u00ebzoi edhe pretendimin e ish-kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Shpresa Be\u00e7aj se, rasti i saj ishte \u201cunik\u201d pasi nuk ishte \u201cgjyqtare n\u00eb detyr\u00eb\u201d n\u00eb koh\u00ebn kur hyri n\u00eb fuqi ligji p\u00ebr vetingun e p\u00ebr pasoj\u00eb nuk kishte pasur detyrim t\u00eb dor\u00ebzonte deklaratat e pasuris\u00eb, figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Komisioni vendosi shkarkimin e saj nga detyra.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs q\u00eb zgjati rreth kat\u00ebr or\u00eb e gjysm\u00eb, trupi gjykues i KPA i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol \u00c7omo an\u00ebtar\u00eb, vendosi t\u00eb mbyll shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr shpalljen e vendimit m\u00eb dat\u00eb 11 n\u00ebntor, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-an\u00ebtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Arjana Fullani, parashtroi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit pretendimet p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb q\u00eb i ndalon t\u00eb em\u00ebrohet n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb 15 viteve t\u00eb ardhshme, p\u00ebr shkak t\u00eb heqjes dor\u00eb nga statusi i magjistratit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74405,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,114,2,473],"tags":[676,272,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arjana-Fullani-dhe-Evelina-Qirjako-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Arjana Fullani dhe Evelina Qirjako duke dal\u00eb nga seanca n\u00eb KPA | Foto : E. Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74404"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74404"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74404\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74406,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74404\/revisions\/74406"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74405"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74404"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74404"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74404"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}