{"id":74410,"date":"2020-11-02T16:42:19","date_gmt":"2020-11-02T15:42:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-i-komisionerit-publik-te-qartesoje-shkaqet-e-ankimit-ndaj-prokurorit-elvin-gokaj\/2020\/11\/02\/"},"modified":"2023-04-06T22:43:23","modified_gmt":"2023-04-06T20:43:23","slug":"kpa-i-komisionerit-publik-te-qartesoje-shkaqet-e-ankimit-ndaj-prokurorit-elvin-gokaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-i-komisionerit-publik-te-qartesoje-shkaqet-e-ankimit-ndaj-prokurorit-elvin-gokaj\/2020\/11\/02\/","title":{"rendered":"KPA i k\u00ebrkon Komisionerit Publik t\u00eb qart\u00ebsoje shkaqet e ankimit ndaj prokurorit Elvin Gokaj"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i k\u00ebrkoi Komisionerit Publik, Dariel Sina t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb shkaqet e ankimit t\u00eb kryer kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr rivler\u00ebsimin e prokurorit t\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Elvin Gokaj, duke p\u00ebrgatitur analiz\u00ebn financiare lidhur me balancat negative t\u00eb pretenduara.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_74024\" aria-describedby=\"caption-attachment-74024\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elvin-Gokaj-KPA-111.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-74024\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elvin-Gokaj-KPA-111-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"74024\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-74024\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Elvin Gokaj n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb p\u00ebrball\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: KPA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA, i la detyr\u00eb Komisionerit Publik q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb analiz\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb gjitha balancat negative q\u00eb ai konstaton n\u00eb ankimin kund\u00ebr konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Elvin Gokaj dhe shty seanc\u00ebn kur pal\u00ebt do t\u00eb paraqesin q\u00ebndrimin e tyre p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik Dariel Sina deklaroi n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb h\u00ebn\u00ebs se, edhe pasi ishte njohur me provat e reja t\u00eb dor\u00ebzuara nga prokurori Elvin Gokaj, mbeteshin p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar t\u00eb gjitha shkaqet e ngritura fillimisht prej tij.<\/p>\n<p>Sina pretendon n\u00eb ankim se prokurori Gokaj nuk ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2009 dhe se rezulton n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr investimin n\u00eb dy depozita dyem\u00ebrore t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Prokurori Gokaj deklaroi se, p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs kishin sh\u00ebrbyer t\u00eb gjitha kursimet nga pagat e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>\u201cKu i \u00e7ova gjith\u00eb ato lek\u00eb q\u00eb kam t\u00ebrhequr, kur nuk kam pasur shpenzime t\u00eb tjera\u201d, pohoi Gokaj dhe shtoi se kishte depozituar dokumentacion p\u00ebr t\u00ebrheqjen e parave cash n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, edhe n\u00eb vitin 2009 kishte t\u00ebrhequr nj\u00eb vler\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri k\u00ebmb\u00ebnguli se prokurori Gokaj kishte pasur detyrimin t\u00eb pasqyronte sakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting situat\u00ebn e shlyerjes s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro, kur kishte p\u00ebrdorur nj\u00eb hua. Sipas tij, duhej pasqyruar edhe huaja e marr\u00eb dhe e shlyer brenda vitit.<\/p>\n<p>Gokaj u shpreh se kishte qen\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb p\u00ebr burimin. Ai shpjegoi se kishte marr\u00eb 10 mij\u00eb euro hua nga nj\u00eb miku i tij, q\u00eb e kishte shlyer brenda vitit. Sipas Gokajt, huan\u00eb e kishte marr\u00eb p\u00ebr shkak se kursimet i kishte n\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb q\u00eb nuk ishte maturuar ende n\u00eb periudh\u00ebn kur duhej t\u00eb paguante k\u00ebstin.<\/p>\n<p>Prokurori Gokaj k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte arsye ta rideklaronte marr\u00ebdh\u00ebnien e huamarrjes, kur e kishte pasqyruar n\u00eb deklarimet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Sina i q\u00ebndroi edhe shkakut tjet\u00ebr se prokurori Gokaj nuk ka deklaruar disa llogari dyem\u00ebrore t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2016.<\/p>\n<p>\u201cKonstatojm\u00eb se bashk\u00ebshortja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronare e k\u00ebtyre llogarive bankare dhe duhej t\u00eb ishin deklaruar. Subjekti nuk argumentoi t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn lidhur me k\u00ebto depozita\u201d, pohoi Sina.<\/p>\n<p>KPA vendosi m\u00eb 6 tetor t\u00eb \u00e7el\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor lidhur me prokurorin e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Elvin Gokaj \u2013 i pezulluar nga detyra p\u00ebr t\u00eb ndjekur trajnimin 1-vje\u00e7ar t\u00eb detyruesh\u00ebm n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Prokurori Elvin Gokaj p\u00ebrb\u00ebn rastin e par\u00eb kur KPK ka aplikuar nenin \u00cb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, duke vendosur ndaj tij nj\u00eb mas\u00eb disiplinore q\u00eb merret p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsive profesionale.Vendimi i KPK u ankimua n\u00eb Kolegj si nga Komisioneri Publik ashtu edhe nga vet\u00eb Gokaj.<\/p>\n<p>Avokatja Romina Zano e pyeti Komisionerin n\u00ebse kishte nj\u00eb q\u00ebndrim lidhur me shkaqet e tjera t\u00eb ankimit. Sina shpjegoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb paraqiti q\u00ebndrimin e tij lidhur me shkaqet kryesore. Ai shtoi se nuk kishte konstatuar se p\u00ebr krijimin e depozitave kishte pasur munges\u00eb t\u00eb burime t\u00eb ligjshme, por se nuk ishin deklaruar.<\/p>\n<p>Prokurori Elvin Gokaj tha se u q\u00ebndronte deklarimeve t\u00eb m\u00ebparshme lidhur me depozitat bankare dyem\u00ebrore t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cAto lek\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb miat dhe nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur prej meje\u201d, tha Gokaj.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se kur ishte thirrur nga ILDKPKI n\u00eb vitin 2016 dhe kishte marr\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebto depozita, i kishte k\u00ebrkuar n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb t\u00eb vinte n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ti kalonte depozitat vet\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj. \u201cI kam deklaruar n\u00eb rubrik\u00ebn \u2018t\u00eb dh\u00ebna konfidenciale\u2019. Kam qen\u00eb i sakt\u00eb dhe i sinqert\u00eb. Nuk mund t\u00eb penalizohem p\u00ebr t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs dhe t\u00eb babait nga puna e tyre n\u00eb emigracion\u201d, pohoi Gokaj.<\/p>\n<p>Ai vijoi se kishte qen\u00eb i larguar p\u00ebr 20 vite p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs dhe se nuk mund t\u00eb verifikonte gjith\u00eb veprimet e familjar\u00ebve t\u00eb tij. Sipas Gokajt, tashm\u00eb ishte verifikuar se vlerat e depozitave t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij ishin t\u00eb ligjshme dhe se bashk\u00ebshortja kishte qen\u00eb e autorizuar vet\u00ebm p\u00ebr kryerjen e veprime p\u00ebr llogari t\u00eb tyre, pasi jetonin jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSiguroj Komisionerin Publik dhe Kolegjin se veprimet e mia jan\u00eb t\u00eb drejta, se kam punuar me korrekt\u00ebsi dhe n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit. Dhe t\u00eb kisha nj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebshtu do veproja\u201d, tha prokurori Gokaj.<\/p>\n<p>Avokatja Romina Zano deklaroi se nuk kishte asnj\u00eb logjik\u00eb q\u00eb k\u00ebto depozita ti p\u00ebrkisnin subjektit apo bashk\u00ebshortes s\u00eb tij. Sipas saj, n\u00ebna e Gokajt kishte deklaruar se bashk\u00ebshortja e tij nuk kishte qen\u00eb bashk\u00ebtitullare n\u00eb k\u00ebto depozita. \u201cK\u00ebto jan\u00eb veprime juridike familjare e njer\u00ebzore\u201d, pohoi ajo dhe shtoi se i p\u00ebrfaq\u00ebsuari prej saj nuk kishte pasur q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i fsheh\u00eb me an\u00eb t\u00eb mosdeklarimit.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, trupi gjykues i Kolegjit n\u00ebp\u00ebrmjet relatores Albana Shtylla, e pyeti Komisionerin Publik lidhur me q\u00ebndrimet e tij p\u00ebr mungesat e burimeve financiare t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Shtylla e pyeti Sin\u00ebn n\u00ebse i q\u00ebndronte konkluzionit se Gokaj dhe bashk\u00ebshortja e tij nuk mbulonin me burime t\u00eb ligjshme shpenzimet dhe kursimet p\u00ebr periudh\u00ebn 2010- 2016 me nj\u00eb diferenc\u00eb negative n\u00eb total 1 milion\u00eb e 999 mij\u00eb lek\u00ebsh, periudh\u00eb kur jan\u00eb krijuar edhe depozitat dyem\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sina tha se u q\u00ebndronte gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit. \u201cKur flasim p\u00ebr burimin e ligjsh\u00ebm referohesha tek llogarit\u00eb bankare t\u00eb cilat ishin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe vjehrrit t\u00eb S.R., pasi ne nuk kemi th\u00ebn\u00eb n\u00eb asnj\u00eb moment q\u00eb ky burim \u00ebsht\u00eb i pa ligjsh\u00ebm. Subjekti duhej t\u00eb shpjegonte veprimet q\u00eb ka kryer me k\u00ebto llogari\u201d, tha Sina. Sipas tij, diferenca rezultuonte duke marr\u00eb parasysh se 50% e vlerave t\u00eb depozitave i kalon bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Shtylla evidentoi se kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qart\u00ebsi t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit dhe i k\u00ebrkoi Komisionerit t\u00eb p\u00ebrcaktonte se cilave iu q\u00ebndronte ekzakt\u00ebsisht. Gjithashtu, Kolegji i k\u00ebrkoi Sin\u00ebs t\u00eb argumentonte p\u00ebr t\u00eb gjitha shkaqet me shkrim, pa b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dallim nd\u00ebrmjet atyre q\u00eb konsideronte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme apo t\u00eb par\u00ebnd\u00ebisshme.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr Kolegjin nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndarje t\u00eb till\u00eb nd\u00ebrmjet shkaqeve t\u00eb ankimit, p\u00ebrsa koh\u00eb ato jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb ankim\u201d, tha Shtylla.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Kolegji i k\u00ebrkoi Komisionerit Publik q\u00eb t\u00eb paraqiste analiz\u00ebn financiare p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Durr\u00ebs si dhe p\u00ebr llogarit\u00eb dyem\u00ebrore mes bashk\u00ebshortes s\u00eb Gokajt, prind\u00ebrve t\u00eb tij dhe vjehrr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb ankim, tek parashtrimet e dat\u00ebs 6 tetor 2020, Komisioneri Publik \u00ebsht\u00eb ndalur p\u00ebr analiz\u00eb vet\u00ebm n\u00eb vitet 2011, 2012, dhe 2013\u201d, evidentoi Shtylla duke i l\u00ebn\u00eb detyr\u00eb Komisionerit t\u2019\u00eb dor\u00ebzonte analiz\u00ebn m\u00eb dat\u00eb 4 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Seanca e radh\u00ebs u shty p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 6 n\u00ebntor, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i k\u00ebrkoi Komisionerit Publik, Dariel Sina t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb shkaqet e ankimit t\u00eb kryer kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr rivler\u00ebsimin e prokurorit t\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Elvin Gokaj, duke p\u00ebrgatitur analiz\u00ebn financiare lidhur me balancat negative t\u00eb pretenduara.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74411,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,114,2,473],"tags":[673,112,101,149,643],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Elvin-Gokaj-KPA-111.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Elvin Gokaj n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb p\u00ebrball\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74410"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74410"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74410\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74412,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74410\/revisions\/74412"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74411"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74410"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74410"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74410"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}