{"id":74416,"date":"2020-10-28T19:51:00","date_gmt":"2020-10-28T18:51:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezoi-nje-akuze-por-la-ne-fuqi-shkarkimin-e-hysni-demirajt\/2020\/10\/28\/"},"modified":"2023-04-07T03:06:49","modified_gmt":"2023-04-07T01:06:49","slug":"kolegji-rrezoi-nje-akuze-por-la-ne-fuqi-shkarkimin-e-hysni-demirajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezoi-nje-akuze-por-la-ne-fuqi-shkarkimin-e-hysni-demirajt\/2020\/10\/28\/","title":{"rendered":"Kolegji rr\u00ebzoi nj\u00eb &#8216;akuz\u00eb&#8217;, por la n\u00eb fuqi shkarkimin e Hysni Demirajt"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji rr\u00ebzoi si t\u00eb pakuptimta dhe pa prova disa nga gjetjet e Komisionit p\u00ebr ish-gjyqtarin e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Hysni Demiraj, por la n\u00eb fuqi vendimin e shkarkimit pasi konfirmoi konfliktin e \u00a0interesit, mosjustifikimin e pasuris\u00eb dhe \u201cdefekt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ushtrimin e veprimtaris\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_56291\" aria-describedby=\"caption-attachment-56291\" style=\"width: 554px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hysni-Demiraj-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-56291\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hysni-Demiraj-ne-KPK-554x400.jpg\" alt=\"\" width=\"554\" height=\"400\" data-id=\"56291\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-56291\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Hysni Demiraj p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, Foto:LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit i gjeti t\u00eb drejta disa prej ankimeve t\u00eb ish-kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Hysni Demiraj, por la n\u00eb fuqi vendimin e shkarkimit t\u00eb tij. Nj\u00eb nga konkluzionet e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut, se Demiraj kishte cenuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia u rr\u00ebzua si e pamb\u00ebshtetur n\u00eb prova.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kolegji konfirmoi shkarkimin p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb si dhe mosarritjen e nj\u00eb niveli kualifikues n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Demiraj u shkarkua nga KPK\u00a0 n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2019 dhe e ankimoi vendimin n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur vihet n\u00eb dukje se Demiraj u gjet n\u00eb konflikt interesi pasi gjykoi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb ortak\u00ebt e nj\u00eb kompanie nd\u00ebrtimi nga e cila kishte bler\u00eb nj\u00eb apartament dhe bleu pas vendimit nj\u00eb garazh me \u00e7mim t\u00eb reduktuar. Ai po ashtu u gjet me munges\u00eb burimesh, nuk justifikoi t\u00eb ardhurat e personave t\u00eb lidhur p\u00ebr dy hua dhe me probleme t\u00eb theksuara t\u00eb profesionalizmit, p\u00ebrfshi gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje n\u00eb themel &#8211; edhe pse duhej t\u00eb kishte shqyrtuar vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtim trupe.<\/p>\n<p><strong>Lajthitje n\u00eb objekt<\/strong><\/p>\n<p>Trupa q\u00eb gjykoi \u00e7\u00ebshtjen e Demirajt n\u00eb Kolegj kryesohej nga Ardian Hajdari, me relatore Ina Rama dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Sokol \u00c7omo dhe Luan Daci. Sipas trup\u00ebs, ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Hysni Demiraj dhe dy ish-an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj gjykate t\u00eb larguar m\u00eb her\u00ebt nga sistemi p\u00ebrmes dor\u00ebheqjes, Gjin Gjoni dhe Metush Sara\u00e7i, kishin gjykuar n\u00eb themel nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u ishte k\u00ebrkuar vet\u00ebm t\u00eb vler\u00ebsonin nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb trup\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja penale ndaj nj\u00eb personi t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr mashtrim ishte prishur nga Gjykata e Lart\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb rikthyer p\u00ebr gjykim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, ku \u00ebsht\u00eb rishqyrtuar nga nj\u00eb trup\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kolegji i ka rr\u00ebzuar pretendimet e Demirajt se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr \u2018nj\u00eb gabim t\u00eb paq\u00ebllimsh\u00ebm\u2019 dhe pakujdesi. \u201cP\u00ebr sa i p\u00ebrket pretendimit se shqyrtimi i themelit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nga trupa gjykuese q\u00eb duhej t\u00eb shqyrtonte vet\u00ebm k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trupit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm gjykues, ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pakujdesi apo lajthitje n\u00eb objekt e relatorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Kolegji \u00e7mon se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pretendim q\u00eb nuk nderon figur\u00ebn e nj\u00eb gjyqtari, aq m\u00eb shum\u00eb t\u00eb nj\u00eb gjyqtari t\u00eb nj\u00eb niveli t\u00eb lart\u00eb dhe me funksione drejtuese\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetim, KPA \u00ebsht\u00eb e ashp\u00ebr mbi \u201cpakujdesin\u00eb\u201d e pretenduar. Duke iu p\u00ebrgjigjur pretendimeve t\u00eb Demiraj se ky gabim nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me korrupsion dhe ishte i paq\u00ebllimsh\u00ebm, KPA arsyeton se k\u00ebto ishin vepra penale, por jo objekt i gjykimit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit, si pjes\u00eb e trup\u00ebs gjyq\u00ebsore, ka anashkaluar t\u00eb verifikoj\u00eb objektin e gjykimit p\u00ebr t\u00eb cilin ishte thirrur n\u00eb panel dhe kompetenc\u00ebn l\u00ebndore p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, kan\u00eb demonstruar nj\u00eb defekt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ushtrimin e veprimtaris\u00eb gjyq\u00ebsore, ve\u00e7an\u00ebrisht duke konsideruar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes objekt gjykimi\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>I nxitur nga pretendimi i Demiraj se vler\u00ebsimi i profesionalizmit ishte bazuar n\u00eb vler\u00ebsimin e padrejt\u00eb nga ish-K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb dhe se nuk ishin marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb raportet e m\u00ebhershme t\u00eb k\u00ebtij K\u00ebshilli q\u00eb kishin qen\u00eb pozitive, Kolegji ka sqaruar gjat\u00eb se nuk ishte bazuar n\u00eb vler\u00ebsimet e KLD-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetim, KPA shprehet se procesi i vetingut ekzistonte pik\u00ebrisht pse institucione si KLD nuk kishin b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e tyre nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>\u201cProces (rivler\u00ebsimi i gjyqtar\u00ebve) i cili u miratua dhe hyri n\u00eb fuqi, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe p\u00ebr shkak se nga analiza q\u00eb iu b\u00eb funksionimit t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend, u konkludua se organet e ngarkuara me kontrollin e realizimin e karrier\u00ebs s\u00eb magjistrat\u00ebve nuk kishin ushtruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur funksionet e tyre, duke lejuar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, situat\u00ebn e mosbesimit t\u00eb lart\u00eb publik ndaj sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i interesit dhe pasuria<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse gjeti gabime n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe po ashtu e cil\u00ebsoi t\u00eb pakuptimt\u00eb llogaritjen e shpenzimeve p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb hua, e cila nuk ishte cil\u00ebsuar si burim i ligjsh\u00ebm, Kolegji gjeti t\u00eb bazuar konkluzionin se Demiraj nuk kishte burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur thuhet se ish-gjyqtari nuk kishte provuar burimin e ligjsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb hua 5 milion\u00eb lek\u00eb nga nj\u00eb i af\u00ebrm dhe as at\u00eb prej 30 mij\u00eb eurosh nga v\u00ebllai.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se nd\u00ebrsa pretendimet e Komisionit p\u00ebr \u00e7mim preferencial n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti 141 metra katror\u00eb dhe problemet n\u00eb deklarimin e sip\u00ebrfaqes s\u00eb tij nuk q\u00ebndronin, nj\u00eb garazh i bler\u00eb nga e nj\u00ebjta kompani p\u00ebr 8 mij\u00eb euro e kishte v\u00ebn\u00eb ish- gjyqtarin n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>KPA arsyeton se garazhi sipas marr\u00ebvshjes mes pal\u00ebve do t\u00eb shitej p\u00ebr 12.500 euro, por q\u00eb m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb shitur p\u00ebr 8 mij\u00eb euro, pasi dy inxhinier\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb pranuan se ai kishte defekte dhe lag\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, nd\u00ebrsa blerja e apartamentit kishte ndodhur m\u00eb her\u00ebt n\u00eb koh\u00eb dhe nuk mund t\u00eb konsiderohej problem p\u00ebr gjyqtarin, blerja e garazhit me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se kontrata fillestare dhe me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb madhe (nga 15 n\u00eb 25 metra)\u00a0 disa muaj pasi ai kishte shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb dy ortak\u00ebt e kompanis\u00eb, e vinte at\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb konfliktit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me k\u00ebto rrethana, Kolegji \u00e7mon se referuar akteve, subjekti nuk ka mundur t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm faktin se p\u00ebr shkak t\u00eb defekteve t\u00eb nd\u00ebrtimit shoq\u00ebria ka ulur \u00e7mimin e kontraktuar m\u00eb par\u00eb me subjektin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e dh\u00ebn\u00eb nga KPA, n\u00eb t\u00eb cilin vihen n\u00eb dyshim \u00e7mimi i p\u00ebrfituar nga Demiraj.<\/p>\n<p>Kolegji thekson se situata e konfliktit t\u00eb interesit ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje edhe nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, v\u00ebzhguesi i b\u00ebn me dije Komisionit se nga hetimi administrativ i kryer, \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti, m\u00eb dat\u00eb 08.02.2013, ka qen\u00eb pjes\u00eb e trupit gjykues q\u00eb ka shqyrtuar \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb u p\u00ebrket shtetasve M. e V. D., duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim n\u00eb favor t\u00eb tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, v\u00ebzhguesi parashtron si gjetje faktin se 4 muaj pas dh\u00ebnies s\u00eb k\u00ebtij vendimi, subjekti ka p\u00ebrfituar uljen e \u00e7mimit p\u00ebr blerjen e garazhit pa arsye t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb bazuar, e cila mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb drejt arsyetimit se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me konflikt interesi\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nga vendimi del se Demiraj e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb gjetje, duke pretenduar nd\u00ebr t\u00eb tjera se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ishte pyetur Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, dhe se marr\u00ebdh\u00ebnia e tij kishte qen\u00eb me kompanin\u00eb dhe jo me ortak\u00ebt e saj. Por k\u00ebto pretendime jan\u00eb kund\u00ebrshtuar nga KPA, duke iu referuar Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile dhe detyrimit t\u00eb gjyqtarit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen \u201ckur v\u00ebrtetohen arsye serioze nj\u00ebanshm\u00ebrie\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kuptim t\u00eb k\u00ebsaj dispozite, Kolegji \u00e7mon se me k\u00ebt\u00eb sjellje, subjekti ka cenuar integritetin e paan\u00ebsin\u00eb e magjistratit, duke demonstruar mosrespektim t\u00eb detyrimeve q\u00eb i vijn\u00eb atij si zyrtar dhe funksionar i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm publik n\u00eb d\u00ebm t\u00eb funksionimit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs e t\u00eb besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji rr\u00ebzoi si t\u00eb pakuptimta dhe pa prova disa nga gjetjet e Komisionit p\u00ebr ish-gjyqtarin e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Hysni Demiraj, por la n\u00eb fuqi vendimin e shkarkimit pasi konfirmoi konfliktin e \u00a0interesit, mosjustifikimin e pasuris\u00eb dhe \u201cdefekt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ushtrimin e veprimtaris\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74417,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,114,473],"tags":[125,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hysni-Demiraj-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Hysni Demiraj p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, Foto:LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74416"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74416"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74416\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74418,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74416\/revisions\/74418"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74417"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74416"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74416"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74416"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}