{"id":74428,"date":"2020-10-26T19:46:31","date_gmt":"2020-10-26T18:46:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kontrata-fiktive-dhe-diferenca-te-medha-arsyet-e-shkarkimit-te-tritan-hamitajt\/2020\/10\/26\/"},"modified":"2023-04-07T03:07:38","modified_gmt":"2023-04-07T01:07:38","slug":"kontrata-fiktive-dhe-diferenca-te-medha-arsyet-e-shkarkimit-te-tritan-hamitajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kontrata-fiktive-dhe-diferenca-te-medha-arsyet-e-shkarkimit-te-tritan-hamitajt\/2020\/10\/26\/","title":{"rendered":"Kontrata fiktive dhe diferenca t\u00eb m\u00ebdha: Arsyet e shkarkimit t\u00eb Tritan Hamitajt"},"content":{"rendered":"<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, gjyqtari i Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Tritan Hamitaj nuk arriti t\u00eb justifikonte burimin e pasurive n\u00eb vler\u00ebn e 14 milion\u00eb lek\u00ebve. Trupa gjyq\u00ebsore u nda n\u00eb vendimin n\u00ebse sjellja jobashk\u00ebpunuese p\u00ebrpara KPK-s\u00eb duhej nd\u00ebshkuar apo jo.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_73559\" aria-describedby=\"caption-attachment-73559\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Tritan-Hamitaj.gif\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-73559\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Tritan-Hamitaj-600x400.gif\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"73559\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-73559\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Tritan Hamitaj duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 15 shtator 2020. Foto: BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 17 shtator t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtarin e Apelit Durr\u00ebs, Tritan Hamitaj kryesisht p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, gjyqtari Hamitaj nuk justifikonte me burime t\u00eb ligjshme blerjen e pasurive n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij apo t\u00eb personave t\u00eb lidhur; dh\u00ebnien e huave prej tij; aft\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb t\u00eb tret\u00ebve p\u00ebr kthimin e huave; krijimin e likuiditeteve si dhe mbulimin e shpenzimeve p\u00ebr periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues Suela Zhegu dhe relatorja Genta Tafa(Bungo) vler\u00ebsojn\u00eb gjithashtu, se subjekti i rivler\u00ebsimit ka cenuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, pasi sipas tyre ka ndryshuar deklarimet, ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe ka mbajtur q\u00ebndrim jobashk\u00ebpunues. Ky konkluzion dhe disa prej konstatimeve t\u00eb shumic\u00ebs vler\u00ebsohen ndryshe nga an\u00ebtari i trupit gjykues, Lulzim Hamitaj n\u00eb arsyetimin e tij.<\/p>\n<p>Komisioni ngriti dyshime p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie fiktive n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 103.82 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2014 nga bashk\u00ebshortja e gjyqtarit Hamitaj dhe motra e saj. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se n\u00eb vitin 2016, bashk\u00ebshortja e Hamitajt ka shk\u00ebmbyer nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 78.58 m2 n\u00eb Durr\u00ebs, me pjes\u00ebn takuese t\u00eb motr\u00ebs n\u00eb apartamentin 103.82 m2 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja e Hamitajt e ka p\u00ebrfituar apartamentin e shk\u00ebmbyer n\u00eb vitin 2007 me kontrat\u00eb dhurimi t\u00eb dy pjes\u00ebve takuese nga motrat e saj, ku edhe ajo vet\u00eb kishte p\u00ebrfituar 1\/3 si trash\u00ebgimi nga n\u00ebna e tyre. Hamitaj ka shpjeguar se nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr dhurim, por p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrpjes\u00ebtimi pasurie. Sipas tij, apartamenti me sip\u00ebrfaqe 78.58 m2 ishte n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, motr\u00ebs dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj. Hamitaj ka pretenduar se vlera 6 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshortja kishte kaluar p\u00ebr llogari t\u00eb motr\u00ebs M.G. kundrejt pjes\u00ebve takuese, i p\u00ebrkiste familjes.<\/p>\n<p>Trupi gjykues konstaton, se sipas deklarimeve t\u00eb vet\u00eb Hamitajt, ky apartament \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar vet\u00ebm nga familja e tij &#8211; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kontrata e shk\u00ebmbimit mes bashk\u00ebshortes dhe motr\u00ebs s\u00eb saj \u00ebsht\u00eb kryer pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Ngrihen dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e krijuar midis motr\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit dhe familjes s\u00eb tij p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti me q\u00ebllim justifikimin e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb subjektit,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni konstatoi se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshortja e tij e ka bler\u00eb apartamentin bashk\u00eb me motr\u00ebn, subjekti e ka dh\u00ebn\u00eb at\u00eb me qira pa qen\u00eb bashk\u00ebpronar. Komisioni ngre dyshime se edhe kjo kontrat\u00eb ka qen\u00eb fiktive me q\u00ebllim justifikimin e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se Hamitaj dhe kunata e tij nuk kan\u00eb pasur burime p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie. N\u00eb vendim thuhet se subjekti ka deklaruar versione t\u00eb ndryshme lidhur me vler\u00ebn q\u00eb ka paguar n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr apartamentin 51 m2, ku n\u00eb nj\u00eb rast ka sh\u00ebnuar se pagesa \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb cash, kurse m\u00eb von\u00eb ka shpjeguar se shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese i kishte nj\u00eb borxh q\u00eb ishte konvertuar n\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e kryera prej KPK-s\u00eb ka rezultuar se n\u00eb vitin 2010 shoq\u00ebria nuk rezulton q\u00eb te k\u00ebt\u00eb marr\u00eb hua dhe se n\u00eb 2014-\u00ebn nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb shlyej\u00eb shum\u00ebn 51 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Heqja e nj\u00eb vlere prej 51 mij\u00eb eurosh n\u00eb analiz\u00ebn financiare, ka sjell\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb gjyqtarit Hamitaj p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr 1+1 me sip\u00ebrfaqe 78.24 m2 n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2014 kundrejt shum\u00ebs 48 mij\u00eb euro, kur ai ka rezultuar me balanc\u00eb negative prej 6.6 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime p\u00ebr veprime fiktive edhe n\u00eb blerjen nj\u00eb garazhi me sip\u00ebrfaqe 48 m2, me dy vende parkimi, kundrejt vler\u00ebs 24 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2011. Si burime t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Hamitaj ka deklaruar se ka sh\u00ebrbyer nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb kthyer nga nj\u00eb shoq\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebs ia kishte dh\u00ebn\u00eb hua m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, Hamitaj nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb aft\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie p\u00ebr kthimin e vler\u00ebs s\u00eb pretenduar. P\u00ebr shkak se kjo marr\u00ebdh\u00ebnie nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting, por vet\u00ebm pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, KPK ka ngritur dyshime se dokumentet p\u00ebr kthimin e huas\u00eb jan\u00eb hartuar gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit me q\u00ebllim justifikimin e t\u00eb ardhurave p\u00ebr blerjen e garazhit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPK dyshon p\u00ebr fiktivitet n\u00eb n\u00ebnshkrimin e disa kontratave t\u00eb disa huave q\u00eb Hamitaj pretendon se ia ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie, prej nga deklaron se ka p\u00ebrfituar interes n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb e 211 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitet 2006-2010. Nga hetimi ka rezultuar se Hamitaj nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huave shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr deklarimin e p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe totale 252 m2 n\u00eb Durr\u00ebs prej nj\u00eb kontrate premtim-shitje n\u00eb vitin 2015, rezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit ka paguar vet\u00ebm shum\u00ebn 24 mij\u00eb e 400 euro nga vlera totale prej 88 mij\u00eb e 200 euro, pavar\u00ebsisht se e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb pasuri prej pes\u00eb vitesh. Komisioni e cil\u00ebson t\u00eb dyshimt\u00eb \u00e7mimin e blerjes dhe evidenton faktin se dy ambjentet kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb projektin fillestar si nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi dhe gjenden n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb pallatit.<\/p>\n<p>KPK ngre dyshime q\u00eb subjekti mund t\u00eb ket\u00eb paguar vler\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre nj\u00ebsive dhe i ka kaluar Hamitajt barr\u00ebn e prov\u00ebs. Ky i fundit i ka kund\u00ebrshtuar dyshimet e KPK p\u00ebr parashikim kontraktor fiktiv, duke shpjeguar se l\u00ebnia e shum\u00ebs prej 63 mij\u00eb e 800 euro p\u00ebr t\u2019u paguar n\u00eb momentin e regjistrimit t\u00eb pallatit n\u00eb ASHK, ka ndodhur p\u00ebr shkak se shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese ka imazh negativ n\u00eb regjistrimin e pallateve t\u00eb nd\u00ebrtuar prej saj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb vendim identifikohen dyshime se gjyqtari Hamitaj ka fshehur AMTP-n\u00eb origjinale t\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjyshit t\u00eb tij z. H. H. p\u00ebr tok\u00ebn me sip\u00ebrfaqe 25 mij\u00eb e 760 m2 e p\u00ebrfituar n\u00eb fshatin Hekal t\u00eb Mallakastr\u00ebs nga ligji nr.7501, me q\u00ebllim justifikimin e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij, duke p\u00ebrjashtuar trash\u00ebgimtar\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb deklarat\u00ebn veting, Hamitaj nuk ka pasqyruar se AMTP-ja ishte l\u00ebshuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjyshit H.H. dhe se ishte e ndryshme nga ajo e depozituar n\u00eb vitin 2015 n\u00eb ILDKPKI. Nga hetimi ka rezultuar se Hamitaj nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting faktin se babai ka bler\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 146.3 m2 n\u00eb Durr\u00ebs, posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr nevojat subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2016 prej t\u00eb atit, p\u00ebr vler\u00ebn 73 mij\u00eb e 150 euro, nga t\u00eb cilat 7 mij\u00eb euro jan\u00eb likujduar n\u00eb fillim.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Subjekti i rivler\u00ebsimit gjat\u00eb hetimit administrativ, edhe pse \u00ebsht\u00eb pyetur nga Komisioni n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb apartament, ka fshehur faktin se i ka dh\u00ebn\u00eb hua babait t\u00eb tij shum\u00ebn 40.940 euro p\u00ebr shlyerjen e plot\u00eb t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij apartamenti,\u201d argumenton Komisioni. Sipas tyre, kjo banes\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur asnj\u00ebher\u00eb nga babai i subjektit dhe se gjendet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kat dhe lidhet me nj\u00eb tjet\u00ebr apartament n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Hamitajt.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, nga analiza financiare p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit, Komisioni ka konkluduar fillimisht nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 19 milion\u00eb e 250 mij\u00eb lek\u00eb. Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs dhe analizimit t\u00eb shjegimeve e provave t\u00eb reja t\u00eb dor\u00ebzuara nga Hamitaj, balanca negative ka mbetur s\u00ebrish n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe, n\u00eb shum\u00ebn totale 14 milion\u00eb e 836 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Penalizim p\u00ebr q\u00ebndrimin <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendim theksohet se gjyqtari Tritan Hamitaj nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Ky q\u00ebndrim argumentohet me k\u00ebrkesat e tij t\u00eb shumta- q\u00eb sipas KPK-s\u00eb kan\u00eb pasur si q\u00ebllim zvarritjen e procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Komisioni shprehet gjithashtu se gjyqtari Tritan Hamitaj nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur gjithmon\u00eb n\u00eb koh\u00eb, si dhe p\u00ebrgjigjet e tij nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb plota e sqaruese.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se kjo sjellje e subjektit e ka v\u00ebshtir\u00ebsuar pun\u00ebn e organeve n\u00eb kryerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cKund\u00ebrshtit\u00eb n\u00eb deklarimet e subjektit gjat\u00eb procesit, duket se kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sjelljeje e q\u00ebllimt\u00eb, e cila ka synuar t\u00eb manipuloj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, n\u00eb kund\u00ebrshtim me detyrimin ligjor q\u00eb kan\u00eb subjektet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij procesi,\u201d konstaton KPK.<\/p>\n<p>P\u00ebr paraqitjen e k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura nga Hamitaj, Komisioni konstaton se kan\u00eb pasur p\u00ebr q\u00ebllim zvarritjen e procesit nga ana e tij. KPK \u00e7mon se kjo sjellje cenon besimin e publikut te funksionari q\u00eb e kryen at\u00eb.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i KPK-s\u00eb, Lulzim Hamitaj ka dal\u00eb me mendim paralel mbi gjetjen n\u00ebse Hamitaj mund t\u00eb shkarkohej ose jo p\u00ebr cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai argumenton edhe mbi pesh\u00ebn dhe pasojat e deklarimeve kontradiktore lidhur me cil\u00ebsimin e deklarimit t\u00eb rrem\u00eb apo me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Hamitaj shprehet se \u00e7do p\u00ebrgjigje e subjektit q\u00eb ka rezultuar si e pasakt\u00eb, e paplot\u00eb, kontradiktore apo e pamb\u00ebshtetur n\u00eb prova, i ka passjell\u00eb efektet p\u00ebrkat\u00ebse lidhur me problematikat e mund\u00ebshme t\u00eb deklarimeve dhe me mjaftueshm\u00ebrin\u00eb ose jo t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Ai konsideron se do t\u00eb rezultonte nj\u00eb mbivendosje penalizimi, p\u00ebrdorimi i rrethanave q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb shkarkimin si pasoj\u00eb e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, edhe n\u00eb aplikimin e mas\u00ebs tjet\u00ebr p\u00ebr c\u00ebnimin t\u00eb besimit t\u00eb publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Hamitaj ndalet n\u00eb vijim n\u00eb konkluzionin e shumic\u00ebs p\u00ebr moskonsiderimin n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, si t\u00eb p\u00ebrfituara nga shfryt\u00ebzimi i tok\u00ebs bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Mendimi ndryshe konsiston n\u00eb faktin se vler\u00ebsohet se nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet p\u00ebrllogaritja e disa t\u00eb ardhurave t\u00eb pretenduara, thjesht p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb paraqitjes s\u00eb provave\u2026\u201d, shprehet Hamitaj dhe arsyeton se duke konsideruar v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb teknike, si pasoj\u00eb e mosmbajtjes s\u00eb nj\u00eb kontabiliteti t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhe koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb, duhet q\u00eb t\u00eb pranohet qoft\u00eb edhe pjes\u00ebrisht, akti ekspertimit kontab\u00ebl mbi t\u00eb ardhurat e mundshme nga aktiviteti bujq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimet e shumic\u00ebs se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb deformoj\u00eb apo t\u00eb fsheh\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn duke ndryshuar pohimet e tij n\u00eb prap\u00ebsime, Hamitaj n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se n\u00eb k\u00ebto raste nuk p\u00ebrmbushen kriteret e cil\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb deklarimi si i rrem\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, gjyqtari i Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Tritan Hamitaj nuk arriti t\u00eb justifikonte burimin e pasurive n\u00eb vler\u00ebn e 14 milion\u00eb lek\u00ebve. Trupa gjyq\u00ebsore u nda n\u00eb vendimin n\u00ebse sjellja jobashk\u00ebpunuese p\u00ebrpara KPK-s\u00eb duhej nd\u00ebshkuar apo jo.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74429,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[116,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Tritan-Hamitaj.gif","fifu_image_alt":"Gjyqtari Tritan Hamitaj duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 15 shtator 2020. Foto: BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74428"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74428"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74428\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74430,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74428\/revisions\/74430"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74429"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}