{"id":74437,"date":"2020-10-23T16:27:50","date_gmt":"2020-10-23T14:27:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-lindita-hoxhes-argumentet-e-kunderta-per-pasurine-dhe-konfliktin-e-interesit\/2020\/10\/23\/"},"modified":"2023-04-07T03:08:02","modified_gmt":"2023-04-07T01:08:02","slug":"shkarkimi-i-lindita-hoxhes-argumentet-e-kunderta-per-pasurine-dhe-konfliktin-e-interesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-lindita-hoxhes-argumentet-e-kunderta-per-pasurine-dhe-konfliktin-e-interesit\/2020\/10\/23\/","title":{"rendered":"Shkarkimi i Lindita Hoxh\u00ebs, argumentet e kund\u00ebrta p\u00ebr pasurin\u00eb dhe konfliktin e interesit"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e gjyqtares s\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Lindita Hoxha tregon se shumica gjeti munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme dhe konflikt interesi, nd\u00ebrsa relatorja argumentoi p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72955\" aria-describedby=\"caption-attachment-72955\" style=\"width: 583px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-e-Apelit-Shkod\u00ebr-Lindita-Hoxha.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72955\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-e-Apelit-Shkod\u00ebr-Lindita-Hoxha-583x400.jpg\" alt=\"\" width=\"583\" height=\"400\" data-id=\"72955\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72955\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Apelit Shkod\u00ebr, Lindita Hoxha.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Lindita Hoxha u shkarkua nga detyra m\u00eb 6 gusht, me votat e dy an\u00ebtareve t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, Etleda \u00c7iftja dhe Xhensila Pine. Relatorja Valbona Sanxhaktari argumentoi n\u00eb pakic\u00eb se gjyqtarja Hoxha duhej t\u00eb ishte konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb, pasi \u201cnuk kishte fshehur pasurin\u00eb dhe nuk ishte n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 92 m\u00b2 n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 2006 me vler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb, pasi shumica nuk e konsideroi nj\u00eb hua prej 1 milion lek\u00ebsh, t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2006, por pa emrin e huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Identiteti i tij, S.B ishte deklaruar nga gjyqtarja Hoxha n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Pasqyrimi i identitetit n\u00eb deklarat\u00ebn veting \u00ebsht\u00eb konsideruar nga shumica si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimin e huas\u00eb, q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit. Dy an\u00ebtaret e KPK-s\u00eb argumentuan gjithashtu se nj\u00eb overdraft i pasqyruar gjithashtu si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit ishte marr\u00eb disa dit\u00eb pas kontrat\u00ebs s\u00eb shit-blerjes.<\/p>\n<p>Por relatorja Valbona Sanxhaktari nuk pajtohet me mendimin e shumic\u00ebs dhe argumenton se subjekti ka p\u00ebrmbushur detyrimin p\u00ebr t\u00eb pasqyruar me sakt\u00ebsi t\u00eb dh\u00ebnat e pasuris\u00eb s\u00eb saj n\u00eb dekalarat\u00ebn veting si edhe gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Sanxhaktari evidenton nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb marsit 2015, ku huadh\u00ebn\u00ebsi S.B. deklaron se i ka dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb, me q\u00ebllim blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe se detyrimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Sanxhaktari \u00e7mon ndryshe edhe lidhur me mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit. Sipas saj, subjekti ka shpjeguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese se S. B. ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme nga nj\u00eb aktivitet i tij tregtar si person fizik dhe si aksioner n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Lidhur me konkluzionin e shumic\u00ebs p\u00ebr overdraftin, Sanxhaktari konstaton se vlera \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. Relatorja arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtarja Hoxha kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Dy an\u00ebtaret e trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb argumentuan gjithashtu se subjekti nuk kishte pasur burime t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb objekti informal n\u00eb fshatin Shtoj i Vjet\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 2013, p\u00ebr vler\u00ebn 1.4 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Hoxha ka deklaruar se nd\u00ebrtimi informal \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkat\u00ebsh dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb kosto t\u00eb ul\u00ebt, me material t\u00eb bler\u00eb n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb, pa fatur\u00eb shoq\u00ebruese t\u00eb mallit. Gjithashtu, ka pretenduar se punimet e nd\u00ebrtimit jan\u00eb realizuar me pun\u00ebn e daj\u00ebs dhe shokut t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Sipas kadastr\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, sip\u00ebrfaqja e bazamentit t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs dykat\u00ebshe pa leje ishte 100 m\u00b2 dhe me sip\u00ebrfaqe totale nd\u00ebrtimore 220 m2. P\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrputhjeve, KPK konkludon se Hoxha \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb dhe t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb nd\u00ebrtimin informal n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, subjekti i rivler\u00ebsimit gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb lidhje me truallin 1000 m2 ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar objekti informal, pasi nuk e ka pasqyruar dhe nuk e ka provuar me dokumentacion ligjor pron\u00ebsin\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Duke iu referuar kostove mesatare t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave, shumica konkludon se investimi duhej t\u00eb kishte kapur vler\u00ebn rreth 6 milion\u00eb lek\u00eb dhe se subjekti i rivler\u00ebsimit ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb financuar nd\u00ebrtimin informal.<\/p>\n<p>Gjithashtu, vler\u00ebsohet se gjyqtarja nuk ka provuar se nj\u00eb hua prej 600 mij\u00eb lek\u00ebsh rridhte nga burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Sanxhaktari nuk ka r\u00ebn\u00eb dakord me konkluzionet e arritura nga shumica p\u00ebr munges\u00eb burimesh p\u00ebr nd\u00ebrtimin informal. Ajo evidenton faktin se marr\u00ebdh\u00ebnia e huas\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2013 kur \u00ebsht\u00eb kryer investimi.<\/p>\n<p>Duke iu referuar fotove t\u00eb paraqitura nga subjekti p\u00ebr nd\u00ebrtimin informal, Sanxhaktari shprehet se investimi duket q\u00eb \u00ebsht\u00eb modest, si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb organizuar nj\u00eb veprimtari tregtare p\u00ebr rritjen dhe mbar\u00ebshtimin n\u00eb form\u00eb natyrore t\u00eb shpend\u00ebve, n\u00eb nj\u00eb terren t\u00eb njohur p\u00ebr bashk\u00ebshortin e subjektit.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme ka pasur edhe p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2016 n\u00eb Sh\u00ebngjin t\u00eb Lezh\u00ebs, pasi dy an\u00ebtaret n\u00eb shumic\u00eb argumentuan se kur \u00ebsht\u00eb paguar k\u00ebsti i par\u00eb prej 10 mij\u00eb eurosh, Hoxha nuk kishte deklaruar pak\u00ebsimin e shum\u00ebs n\u00eb cash.<\/p>\n<p>Sanxhaktari e konsideron k\u00ebt\u00eb interpretim t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit dhe arsyeton se Hoxha e kishte deklaruar sakt\u00eb pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb prej 10 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr argument q\u00eb solli shkarkimin ishin dy hua n\u00eb vler\u00ebn e 5 mij\u00eb euro p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti \u201cBenz 270 C Class\u201d. Shumica argumenton se Hoxha nuk kishte provuar mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve si dhe mb\u00ebrritjen e k\u00ebtyre parave n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas relatores Sanxhaktari, t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsve jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme dhe se Hoxha e ka p\u00ebrmbushur detyrimin e saj p\u00ebr t\u00eb provuar mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i interesit<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton se n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb Lindita Hoxh\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn tetor 2008 \u2013 n\u00ebntor 2014, jan\u00eb derdhur t\u00eb ardhura nga qiraja prej nj\u00eb shoq\u00ebrie sigurimesh, n\u00eb vler\u00eb totale rreth 3 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb deklarat\u00ebn veting, Hoxha ka sh\u00ebnuar si t\u00eb ardhura nga kjo marr\u00ebdh\u00ebnie qeraje vet\u00ebm vler\u00ebn 240 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, subjekti ka shpjeguar se nuk ka pasur dijeni dhe ka deklaruar se p\u00ebr periudh\u00ebn 2008 \u2212 2012, bashk\u00ebshorti i saj nuk ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura. Gjyqtarja Hoxha ka sqaruar se kjo llogari ka sh\u00ebrbyer vet\u00ebm p\u00ebr depozitimin e shum\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb nga shoq\u00ebria dhe se t\u00ebrheqja e vlerave \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb bankomate, duke ia dor\u00ebzuar n\u00eb vijim pronarit t\u00eb objektit Gj.P.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se subjekti ka pretenduar se pagesa \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, pasi pronari i nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira, z. Gj. P., nuk ka pasur llogari bankare n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi \u00ebsht\u00eb njohur edhe me q\u00ebndrimin e gjyqtares Hoxha, Komisioni arsyeton se nuk mb\u00ebshteten n\u00eb asnj\u00eb fakt dhe asnj\u00eb prov\u00eb pretendimet e subjektit, se kjo vler\u00eb i \u00ebsht\u00eb kthyer shtetasit Gj. P.. Sipas shumic\u00ebs, k\u00ebto depozitime n\u00eb llogarin\u00eb bankare, p\u00ebr periudh\u00ebn 2008 \u2212 2012, nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb deklaratat periodike p\u00ebrkat\u00ebse dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn veting, edhe pse ishte detyrim.<\/p>\n<p>KPK thekson se n\u00eb vitet 2013 dhe 2014, kur bashk\u00ebshorti i subjektit ka p\u00ebrfituar vlera monetare nga shoq\u00ebria e sigurimeve, gjyqtarja Hoxha ka shqyrtuar dy \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb cilat kjo shoq\u00ebri ka qen\u00eb pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, subjekti duhet t\u00eb merrte t\u00eb gjitha masat e duhura p\u00ebr t\u00eb evituar situatat e tilla t\u00eb konfliktit, duke qen\u00eb e vet\u00ebdijshme se legjislacioni e ngarkonte me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr shmangien e tyre.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se dy vendimet e marra nga trupa gjykuese ku Hoxha ka qen\u00eb pjes\u00eb, e vendosin at\u00eb n\u00eb kushtet dhe situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Sanshaktari del kund\u00ebr arsyetimit t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb trupit gjykues, me argumentin se bashk\u00ebshorti i subjektit, G. A. nuk ka patur ndonj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb nj\u00eb interesi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb apo t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri. Sipas saj, ishte shoq\u00ebria q\u00eb kishte shprehur interesin p\u00ebr marrjen me qira t\u00eb nj\u00eb objekti modest, i cili as nuk ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb z. G. A.<\/p>\n<p>Sanxhaktari evidenton se nga vendimet rezulton se gjyqtarja Hoxha nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb favorizoj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e sigurimeve dhe argumenton se kjo marr\u00ebdh\u00ebnie nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak p\u00ebr situat\u00eb t\u00eb mundshme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, kryesuesja Etleda \u00c7iftja dhe an\u00ebtarja Xhensila Pine konsiderojn\u00eb se Hoxha ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb dhe se ka vepruar e gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, duke vendosur shkarkimin e saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Sanxhaktari, n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, evidenton se n\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb deklarat\u00ebn veting nuk bien ndesh me deklarimet periodike vjetore t\u00eb dor\u00ebzuara prej gjyqtares Hoxha dhe se pasakt\u00ebsit\u00eb e konstatuara nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak shkarkimi kur ato rezultojn\u00eb t\u00eb paq\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>\u201c\u2026N\u00eb t\u00eb gjitha hetimet e Komisionit lidhur me subjektin e rivler\u00ebsimit, ka rezultuar se ajo ka integritet t\u00eb lart\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe se nuk vihet leht\u00ebsisht n\u00ebn presion nga strukturat kriminale\u201d, evidenton Sanxhaktari, e cila arsyeton se gjyqtarja Hoxha duhej t\u00eb ishte konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i KPK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e gjyqtares s\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Lindita Hoxha tregon se shumica gjeti munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme dhe konflikt interesi, nd\u00ebrsa relatorja argumentoi p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74438,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[144,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-e-Apelit-Shkod\u00ebr-Lindita-Hoxha.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit Shkod\u00ebr, Lindita Hoxha. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74437"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74437"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74437\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74439,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74437\/revisions\/74439"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74438"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}