{"id":74476,"date":"2020-10-13T18:29:45","date_gmt":"2020-10-13T16:29:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ish-gjyqtari-i-apelit-vlore-u-perpoq-te-fshihej-pas-raporteve-mjekesore-dhe-nje-vendimi-gjykate\/2020\/10\/13\/"},"modified":"2023-04-07T03:10:54","modified_gmt":"2023-04-07T01:10:54","slug":"ish-gjyqtari-i-apelit-vlore-u-perpoq-te-fshihej-pas-raporteve-mjekesore-dhe-nje-vendimi-gjykate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ish-gjyqtari-i-apelit-vlore-u-perpoq-te-fshihej-pas-raporteve-mjekesore-dhe-nje-vendimi-gjykate\/2020\/10\/13\/","title":{"rendered":"Ish-gjyqtari i Apelit Vlor\u00eb u p\u00ebrpoq t\u00eb \u201cfshihej\u201d pas raporteve mjek\u00ebsore dhe nj\u00eb vendimi gjykate"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit tregon se gjyqtari Petrit Aliaj d\u00ebrgoi n\u00eb 4 muaj, kat\u00ebr raporte mjek\u00ebsore me diagnoza t\u00eb ndryshme &#8211; nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve u provua i rrem\u00eb sipas KPK. Komisioni e shkarkoi p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh, p\u00ebrfshi p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurin\u00eb dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit te drejt\u00ebsia.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_68912\" aria-describedby=\"caption-attachment-68912\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-6121.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-68912\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-6121-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"68912\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-68912\" class=\"wp-caption-text\">Trupa gjykuese gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ndaj gjyqtarit Petrit Aliaj. Foto:Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nga marsi deri n\u00eb qershor gjyqtari i shkarkuar i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Petrit Aliaj i paraqiti Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit kat\u00ebr raporte mjek\u00ebsore, me kat\u00ebr diagnoza t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebra tjetra, duke k\u00ebrkuar shtyrje t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Por t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rast KPK provoi pas hetimit se Aliaj po g\u00ebnjente p\u00ebrmes raporteve mjek\u00ebsore. Sipas vendimit nd\u00ebrsa raporti mjek\u00ebsor e vendoste at\u00eb t\u00eb shtruar n\u00eb nj\u00eb spital privat n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr \u201chernie diskale\u201d, ai ishte paraqitur n\u00eb pun\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb dhe kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb gjyqe.<\/p>\n<p>\u201cJemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se gjyqtari Petrit Aliaj \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb pun\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe dhe ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha gjykimet, ku ka qen\u00eb relator apo an\u00ebtar i trupit gjykues\u201d, citohet n\u00eb vendimin e zbardhur nj\u00eb p\u00ebrgjigje e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor p\u00ebr Komisionin.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb gjykoi Aliaj v\u00eb n\u00eb dukje se raportet mjek\u00ebsore u p\u00ebrdor\u00ebn nga gjyqtari bashk\u00eb me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesash t\u00eb tjera proceduriale t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrituara, p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb procesin. Trupa e p\u00ebrdori gjetjen e raportit t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr t\u00eb avancuar procesin, pasi Aliaj p\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrjashtim trupe dhe solli raport t\u00eb ri me diagnoz\u00eb tjet\u00ebr mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cSjellja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit gjat\u00eb hetimit administrativ, nuk c\u00ebnon parimet e procesit t\u00eb rregullt ligjor, ndjekur nga trupi gjykues, i cili ka respektuar t\u00eb drejtat themelore t\u00eb subjektit t\u00eb vler\u00ebsimit, n\u00eb kryerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim p\u00ebr vendimmarrjen p\u00ebr t\u00eb vazhduar seanc\u00ebn pa pranin\u00eb e Aliajt.<\/p>\n<p>Por KPK nuk duket se e p\u00ebrdori raportin q\u00eb rezultoi pas verifikimit i rrem\u00eb p\u00ebr t\u00eb penalizuar Aliajn. N\u00eb vendimin e shkarkimit citohen kat\u00ebr arsye, sipas t\u00eb cilave Aliaj, kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurin\u00eb, nuk ka shpjeguar burimin dhe kishte c\u00ebnuar besimin e publikut duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb pale nga e cila kishte bler\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa n\u00eb rastin e subjektit Aliaj kryesohej nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshi.<\/p>\n<p>Petrit Aliaj e ka nisur karrier\u00ebn e tij n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb si gjyqtar n\u00eb Delvin\u00eb dhe n\u00eb Sarand\u00eb. N\u00eb vitin 2004, Aliaj u shkarkua nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb me motivacionin \u201cP\u00ebr kryerjen e veprimeve q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrmbushjen e rregullt t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, por nj\u00eb vendim i Kolegjeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb e riktheu at\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Aliaj u promovua n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb vitin 2013 si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion ishte pjes\u00eb e trup\u00ebs q\u00eb i uli d\u00ebnimin Dritan Dajtit, q\u00eb u gjet fajtor p\u00ebr vrasjen e kat\u00ebr oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb,\u00a0 nga burg p\u00ebrjet\u00eb n\u00eb 25 vite. Nj\u00eb hetim p\u00ebr Aliajn dhe dy gjyqtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb vijim n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, ai u kall\u00ebzua nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive p\u00ebr mosdeklarim dhe fshehje t\u00eb burimeve t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij si dhe p\u00ebr deklarime t\u00eb rreme. P\u00ebr k\u00ebto akuza ai u hetua m\u00eb pas nga Prokuroria e Elbasanit, e cila vendosi t\u00eb pushoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>Ky vendim i prokuroris\u00eb dhe nj\u00eb vendim gjykate q\u00eb kishte konfirmuar pushimin\u00a0 u p\u00ebrdor nga ish-gjyqtari gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb prej fillimit q\u00eb KPK t\u00eb merrte si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb hetimin e kryer nga prokuroria dhe vendimin e gjykat\u00ebs, duke kthyer shpesh si p\u00ebrgjigje arsyetimin e p\u00ebrdorur n\u00eb at\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cArsyetimi i dh\u00ebn\u00eb nga ana juaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me pjes\u00ebn p\u00ebrshkruese t\u00eb arsyetimit t\u00eb vendimit gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nr. **(****), dat\u00eb 4.7.2016, t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan, si dhe me bilancin e rezultuar nga akt-ekspertimi kontab\u00ebl i cituar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim.\u201d, citohet Aliaj n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Por KPK e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb pretendim duke ven\u00eb n\u00eb dukje se s\u00ebpari vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit nuk e shfaj\u00ebsonte Aliaj, por pranonte arsyetimin e prokuroris\u00eb se nuk kishet prova p\u00ebr ta d\u00ebnuar at\u00eb. KPk thot\u00eb se gjykata kishte rr\u00ebzuar pretendimin e Aliajt q\u00eb kishte k\u00ebrkuar t\u00eb vendosej n\u00eb vendim se \u201cfakti nuk egziston\u201d. Aty shpejgohet se \u00e7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb mund t\u00eb rihapej n\u00eb \u00e7do rast nga prokurori edhe mbi baz\u00eb t\u00eb provave q\u00eb kishte pasur hetimi.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe trupa arsyeton se procesi i vetingut ngrihej mbi baza t\u00eb tjera dhe nuk ndikohej nga vendime penale dhe se justifikimet e Aliajt nuk do t\u00eb merreshin parasysh.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur lihet t\u00eb kuptohet se Aliaj nuk arriti t\u00eb justifikonte pasurin\u00eb e tij, p\u00ebrfshi nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Sarand\u00eb, t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga nj\u00eb kompani q\u00eb drejtohej nga i ati, dhurimet nga t\u00eb af\u00ebrm, burimin e parave t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr shkollim dhe nj\u00eb mori t\u00eb ardhurash t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu gjat\u00eb vitit 2005, Aliaj deklaroi se kishte punuar si avokat p\u00ebr kompanit\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve Balili n\u00eb Delvin\u00eb dhe marr\u00eb prej tyre 48 mij\u00eb euro si pages\u00eb p\u00ebr konsulenc\u00eb, por \u00a0q\u00eb u kthye n\u00eb nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve kryesore n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfitimi i k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave dhe ushtrimi i funksionit t\u00eb avokatit nuk provohen me dokumentacion ligjor provues\u201d, thuhet n\u00eb vendim, nd\u00ebrsa shpjegohet se KPK nuk gjeti asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb Aliaj t\u00eb ishte rregjistruar dhe t\u00eb kishte punuar si avokat.<\/p>\n<p>\u201cReferuar legjislacionit t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebr koh\u00ebn kur subjekti pretendon se ka ushtruar profesionin e avokatit, ky profesion ushtohej pasi individ\u00ebt aplikonin dhe regjistroheshin n\u00eb organet tatimore p\u00ebrkat\u00ebse, duke deklaruar aktivitetin q\u00eb ushtronin\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Problem u konsiderua nga KPK edhe shlyerja e nj\u00eb huaje prej 25 milion dhramish, q\u00eb kryesisht kishte shfryt\u00ebzuar k\u00ebto t\u00eb ardhura. Komisioni v\u00eb n\u00eb dukje se Aliaj her\u00eb pas here u referohej p\u00ebrfitimeve t\u00eb shkuara n\u00eb koh\u00eb, por q\u00eb nuk ishin deklaruar n\u00eb at\u00eb vit apo m\u00eb her\u00ebt si gjendje cash.<\/p>\n<p>Huat\u00eb nga v\u00ebllai nuk u konsideruan burime t\u00eb ligjshme, pasi nuk u provua pun\u00ebsimi i tij n\u00eb Greqi. Ngjash\u00ebm nuk u konsideruan t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e pretenduara t\u00eb fituara nga i biri po n\u00eb emigracion. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb KPK ngriti dyshime mbi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transaksionesh n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb djalit, t\u00eb vet\u00eb Aliajt dhe t\u00eb atit.<\/p>\n<p>Aliaj pretendoi se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre transaksioneve ishin vendosur n\u00eb bank\u00eb pas huazimit si garanci p\u00ebr viza p\u00ebr vajzat q\u00eb studionin n\u00eb SHBA dhe ishin kthyer n\u00eb pak dit\u00eb, por KPK cil\u00ebsoi si shkelje mosdeklarimin e tyre n\u00eb vitet p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Komisioni gjeti se vet\u00eb gjyqtari i shkarkuar kishte ndryshuar disa her\u00eb q\u00ebndrim mbi m\u00ebnyr\u00ebn e pages\u00ebs p\u00ebr disa pasuri.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim vihet n\u00eb dukje se Aliaj gjykoj\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb personat q\u00eb i kishin shitur atij 200 metra tok\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb p\u00ebr 600 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 1998. Sipas vendimit t\u00eb Komisionit nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, personi q\u00eb kishte firmosur dakord\u00ebsin\u00eb q\u00eb toka t\u2019i shitej Aliajt kishte b\u00ebr\u00eb padi n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb rivendosur n\u00eb afat \u201ct\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr paraqitjen e dokumentacionit\u201d n\u00eb Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave.<\/p>\n<p>Komisioni gjeti se Aliaj kishte shkelur Kodin e Procedur\u00ebs Civile dhe kishte shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishte interes. \u201cDuke par\u00eb rregullimet ligjore n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit mbi k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dhe veprimet si gjyqtar, nuk bazohen n\u00eb ligj dhe n\u00eb fakte, p\u00ebr sa provohet interesi direkt i tij p\u00ebr pasurin\u00eb objekt gjykimi nga ana e tij\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK gjeti t\u00eb paprovuara dhe n\u00eb munges\u00eb burimesh edhe pasurit\u00eb e deklaruara nga bashk\u00ebshortja, p\u00ebrfshi bono thesari. Sipas KPK shuma q\u00eb ishte deklaruar si burim i k\u00ebtyre bonove prej 2.7 milion lek\u00ebsh, nuk ishte deklaruar asnj\u00ebher\u00eb para vitit 2012 dhe se nuk mund t\u00eb kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit tregon se gjyqtari Petrit Aliaj d\u00ebrgoi n\u00eb 4 muaj, kat\u00ebr raporte mjek\u00ebsore me diagnoza t\u00eb ndryshme &#8211; nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve u provua i rrem\u00eb sipas KPK. Komisioni e shkarkoi p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh, p\u00ebrfshi p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurin\u00eb dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit te drejt\u00ebsia.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":74477,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,473],"tags":[191,107,118,242],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-6121.jpg","fifu_image_alt":"Trupa gjykuese gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ndaj gjyqtarit Petrit Aliaj. Foto:Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74476"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74476"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74476\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74478,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74476\/revisions\/74478"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74477"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74476"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74476"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74476"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}