{"id":74482,"date":"2020-10-12T15:08:26","date_gmt":"2020-10-12T13:08:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/denoncimi-anonim-per-konflikt-interesi-i-kushtoi-karrieren-niko-rapit\/2020\/10\/12\/"},"modified":"2023-04-07T03:11:15","modified_gmt":"2023-04-07T01:11:15","slug":"denoncimi-anonim-per-konflikt-interesi-i-kushtoi-karrieren-niko-rapit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/denoncimi-anonim-per-konflikt-interesi-i-kushtoi-karrieren-niko-rapit\/2020\/10\/12\/","title":{"rendered":"Denoncimi anonim p\u00ebr \u2018konflikt interesi\u2019 i kushtoi karrier\u00ebn Niko Rapit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Niko Rapi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs i kaloi filtrat e vetingut p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin, por u penalizua p\u00ebr kontratat n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit p\u00ebr furnizimin me karburant t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Pogradecit si dhe disa udh\u00ebtime jasht\u00eb vendit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72580\" aria-describedby=\"caption-attachment-72580\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Niko-Rapi-pas-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72580\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Niko-Rapi-pas-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"72580\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-72580\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Niko Rapi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nj\u00eb denoncim anonim i kryer gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Niko Rapi, zbuloi nj\u00eb rast t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ai drejtonte Gjykat\u00ebn e Pogradecit \u2013 duke i kushtuar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Dyshimet p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi me kompanin\u00eb \u201cBregu\u201d sh.p.k u hetuan m\u00eb par\u00eb edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas deklarimit nga Rapi t\u00eb nj\u00eb huaje prej 40 mij\u00eb eurosh marr\u00eb nga kjo kompani, por p\u00ebrgjigjet nga Gjykata e Pogradecit tregonin se subjekti nuk kishte shqyrtuar asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb \u00a0kompanin\u00eb apo ortak\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb Komisionit, rrjedha e procesit ndryshoi m\u00eb 4 mars, ku denoncues\u00eb anonim\u00eb informuan se kompania \u201cBregu\u201d sh.p.k kishte pasur marr\u00ebveshje me kompanin\u00eb Kastrati p\u00ebr shitjen e karburantit n\u00eb Pogradec.<\/p>\n<p>Ata i kan\u00eb k\u00ebrkuar KPK-s\u00eb q\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb n\u00ebse kompania q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb Rapit ka p\u00ebrfituar ose jo nga procedurat e tenderimit p\u00ebr karburant n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Pogradec, n\u00eb koh\u00ebn kur subjekti i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb kryetar i k\u00ebtij institucioni. Gjithashtu, denoncuesit kan\u00eb informuar se gjyqtari Rapi ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb ndeshje sportive me persona me \u201cinfluenc\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komisioni lidhur me k\u00ebt\u00eb denoncim, Rapi ka sqaruar se me shtetasin L.B dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij, ortak\u00eb n\u00eb kompanin\u00eb \u201cBregu\u201d sh.p.k kishte marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore. Ai ka shtuar se n\u00eb dijenin\u00eb e tij, shoq\u00ebria e administruar prej tyre merret p\u00ebrgjith\u00ebsisht me aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit, hoteleris\u00eb dhe karburanteve.<\/p>\n<p>Rapi ka mohuar t\u00eb kishte dijeni lidhur me karakterin e bashk\u00ebpunimit mes kompanis\u00eb \u201cBregu sh.p.k.\u201d, me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cKastrati Group\u201d. M\u00eb tej, subjekti ka deklaruar se koh\u00ebn q\u00eb ka qen\u00eb drejtues n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb, nuk ka pasur gjykime me k\u00ebto shoq\u00ebri. Ky q\u00ebndrim i Rapit \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe nga Gjykata e Pogradecit.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me procedurat e tenderimit me k\u00ebto shoq\u00ebri, gjykata ka informuar se gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb subjekti ka qen\u00eb kryetar, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vitet 2014 dhe 2015, jan\u00eb n\u00ebnshkruar dy kontrata me \u201cKastrati Group\u201d me objekt \u201cfurnizim me karburant\u201d.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i dokumentacionit t\u00eb prokurimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Pogradecit p\u00ebr furnizimin me karburant \u00ebsht\u00eb konstatuar se nd\u00ebr t\u00eb ftuarit ekonomik\u00eb ka qen\u00eb edhe kompania \u201cBregu\u201d sh.p.k. N\u00eb kontrat\u00ebn e prokurimit vitit 2013 ka rezultuar se shoq\u00ebria \u201cKastrati Group\u201d dhe kompania n\u00eb administrim t\u00eb L.B., kan\u00eb pasur bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>&#8220;&#8230;Duket se edhe subjekti ka qen\u00eb n\u00eb dijeni. Po ashtu, nga t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb rrjetet sociale duket se bashk\u00ebpunimi mes k\u00ebtyre shoq\u00ebrive \u00ebsht\u00eb fakt i njohur publikisht,&#8221; thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni konstatoi se n\u00eb Pogradec \u00ebsht\u00eb fakt i njohur dhe i deklaruar se aktiviteti i shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb administruar nga L.B. \u00ebsht\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e karburanteve. &#8220;\u2026Shoq\u00ebria \u201c****\u201d sh.p.k. n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekskluzive prej vitesh kryen shp\u00ebrndarjen e karburantit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Pogradec dhe jo vet\u00ebm&#8230;&#8221;, thekson trupa gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Rapi e ka kund\u00ebrshtuar konstatimin e Komisionit, duke pretenduar se \u201cBregu sh.p.k.\u201d, n\u0451 asnj\u0451 rast nuk ka qen\u0451 pal\u0451 kontraktore me Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u0451sor Pogradec n\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb ai ishte kryetar.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Un\u0451, si drejtues nuk kam qen\u0451 i ngarkuar me ligj t\u0451 shoh e vler\u00ebsoj dokumentacionin e tenderimit q\u00eb paraqesin pal\u0451t dhe administrojn\u0451 nj\u0451sit\u0451 e prokurimit,\u201d ka deklaruar Rapi dhe ka vijuar se n\u0451 dokumentacionin final t\u0451 n\u0451nshkrimit t\u0451 kontrat\u0451s dhe n\u0451 dokumentacionin lidhur me kryerjen e pagesave, kjo shoq\u0451ri nuk ka figuruar n\u0451 asnj\u0451 moment.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur gjithashtu se gjyqtari Niko Rapi kishte pasur n\u00eb p\u00ebrdorim me t\u00eb drejta t\u00eb plota dhe afat t\u00eb pakufizuar edhe nj\u00eb makin\u00eb \u201cLand Rover\u201d t\u00eb bler\u00eb nga shoq\u00ebria \u201cBregu sh.p.k.\u201d n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr vler\u00ebn 28 mij\u00eb 500 euro. N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb prokurore t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb qershorit 2016, kompania \u201cBregu sh.p.k.\u201d ka em\u00ebruar si p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor dhe t\u00eb posa\u00e7\u00ebm z. Niko Rapi, t\u00eb cilit i jep tagrat q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb em\u00ebr dhe p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb lidhur me p\u00ebrdorimin, blerjen dhe shitjen e automjetit \u201cLand Rover\u201d, vetes dhe t\u00eb tret\u00ebve, brenda dhe jasht\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb afat t\u00eb pap\u00ebrcaktuar.<\/p>\n<p>Nga verifikimi n\u00eb sistemin TIMS ka rezultuar se subjekti ka udh\u00ebtuar me k\u00ebt\u00eb automjet i shoq\u00ebruar nga familjar\u00ebt dhe nuk e ka deklaruar zot\u00ebrimin e k\u00ebsaj makine n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Gjyqtari Rapi ka shpjeguar se pavar\u00ebsisht p\u00ebrmbajtjes s\u0451 prokur\u0451s s\u00eb posa\u00e7me dhe tagrave t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb t\u00eb, e ka shfryt\u00ebzuar vet\u0451m p\u0451r nj\u0451 udh\u0451tim disa or\u0451 p\u0451r t\u0451 l\u0451vizur nga Pogradeci n\u0451 Oh\u0451r t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, n\u0451 qershor t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>\u201cNga hetimi ka rezultuar se subjekti i rivler\u00ebsimit ka pasur trajtime preferenciale\/favorizuese nga shoq\u00ebria \u201c****\u201d sh.p.k., t\u00eb cilat duket se shkojn\u00eb p\u00ebrtej miq\u00ebsis\u00eb, pik\u00ebrisht, dh\u00ebnia e huas nga kjo shoq\u00ebri, n\u00eb shum\u00ebn 40.000 (dyzet mij\u00eb) euro nga t\u00eb ardhurat e shoq\u00ebris\u00eb tregtare dhe dh\u00ebnia e automjetit n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb subjektit apo kryerja e disa udh\u00ebtimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d, konkludon Komisioni.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se k\u00ebto trajtime preferenciale jan\u00eb kryer n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe se subjekti nuk i ka deklaruar si t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Rapi ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime edhe lidhur me udh\u00ebtimet jasht\u00eb shtetit me persona t\u00eb tjer\u00eb. Ai ka deklaruar se n\u00eb vitin 2011 ka udh\u00ebtuar me shtetasit L.B dhe K.M n\u00eb Myhnih, Gjermani, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb ndeshje futbolli.<\/p>\n<p>Gjyqtari Rapi ka sqaruar se ka dal\u00eb nga pika kufitare Kapshtic\u00eb me automjetin e shtetasit K. M, s\u00eb bashku edhe me shtetasit A. M dhe A.Z dhe, m\u00eb tej kan\u00eb marr\u00eb fluturimin Selanik &#8211; Mynih. Nd\u00ebrsa me L.B., administratorin e \u201cBregu sh.p.k\u201d, jan\u00eb takuar n\u00eb Gjermani pasi ai kishte udh\u00ebtuar dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Rapi ka pretenduar para Komisionit se ka q\u00ebndruar n\u00eb hotel dhe se shpenzimet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb tijat dhe e ka justifikuar k\u00ebt\u00eb pretendim me faktin se n\u00eb at\u00eb vit ka rezultuar me balanc\u00eb pozitive dhe mund t\u2019i p\u00ebrballonte shpenzimet e udh\u00ebtimit dhe t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Referuar t\u00eb dh\u00ebnave nga sistemi TIMS, Komisioni ka gjetur se Rapi ka udh\u00ebtuar n\u00eb pikat m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta t\u00eb kufirit me automjete q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasve t\u00eb tjer\u00eb edhe pse vet\u00eb ka pasur n\u00eb zot\u00ebrim automjet personal. Gjithashtu, KPK konstaton se p\u00ebr periudh\u00ebn prill 2008 &#8211; tetor 2015, Rapi ka mbajtur funksionin e kryetarit t\u00eb gjykat\u00ebs n\u00eb Pogradec dhe ka pasur n\u00eb p\u00ebrdorim edhe automjetin e k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Rapi ka pretenduar se q\u00ebllimi i marrjes s\u00eb mjeteve n\u00eb p\u00ebrdorim ka qen\u00eb vet\u00ebm nevoja p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur brenda dit\u00ebs n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, dhe automjetet n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur vet\u00ebm brenda dit\u00ebs ose maksimumi deri t\u00eb nes\u00ebrmen.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e TIMS kan\u00eb evidentuar se gjyqtari Rapi kishte udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit me avokatin A.Z. dhe biznesmenin K.M., aksioner n\u00eb dy shoq\u00ebri q\u00eb operonin n\u00eb treg\u00ebtimin e hidrokarbureve. Nga hetimi kan\u00eb rezultuar 95 vendime me gjyqtarin Niko Rapi dhe avokat z. A.Z, gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003 \u2012 2016. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk kan\u00eb rezultuar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr procese gjyq\u00ebsore me pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse biznesmenin K.M., dhe shoq\u00ebrit\u00eb ku ai ishte aksioner.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore t\u00eb gjykuara me avokatin A. Z., Rapi ka deklaruar se pala e mbrojtur apo p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga ky avokat apo p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb studios s\u00eb tij ligjore, nuk \u00ebsht\u00eb privilegjuar, por \u00ebsht\u00eb mbajtur i nj\u00ebjti standard gjykimi.<\/p>\n<p>Komisioni, konkludon se marr\u00ebdh\u00ebnia personale dhe miq\u00ebsore e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me shtetasin A. Z. duhej t\u00eb ishte e kufizuar n\u00eb respektim t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij. \u201c\u2026Fakti se ushtronte funksionin e avokatit dhe se shpesh mund t\u00eb p\u00ebrballeshin n\u00eb procese gjyq\u00ebsore, mund t\u00eb krijonte nj\u00eb perceptim t\u00eb gabuar te publiku dhe qytetar\u00ebt e Pogradecit,\u201d argumenton Komisioni.<\/p>\n<p>Trupi gjykues \u00e7mon se sjellja jasht\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb Z. Rapi \u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr t\u00eb pasur besimin e publikut.<\/p>\n<p>\u201cR\u00ebnd\u00ebsia e sjelljes jasht\u00ebgjyq\u00ebsore t\u00eb gjyqtarit dhe ndikimi i saj n\u00eb besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb objekt rregullimi i normave t\u00eb etik\u00ebs gjyq\u00ebsore n\u00eb Shqip\u00ebri dhe pjes\u00eb e standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr sjelljen e gjyqtar\u00ebve,\u201d konstaton Komisioni<\/p>\n<p>Komisioni i konsideron k\u00ebto rrethana t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjyqtari Niko Rapi ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe e konsideron si shkak p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e viteve 2003 \u2012 2016 ka rezultuar vet\u00ebm nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn -405 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2007, si dhe pamund\u00ebsi financiare e babait t\u00eb Rapit p\u00ebr t\u00eb mbuluar me burime t\u00eb ligjshme dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje n\u00eb vitin 2008. Komisioni vler\u00ebsoi se pamjaftueshm\u00ebria financiare e subjektit dhe e babait nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr shkarkim.<\/p>\n<p>Rapi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn, nd\u00ebrsa p\u00ebr profesionalizmin me nivel minimal kualifikues.<\/p>\n<p>Komisioni e vler\u00ebson konstatimin e konfliktit t\u00eb interesit t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ka c\u00ebnuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe vendosi m\u00eb dat\u00eb 21 korrik 2020 shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Niko Rapi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs i kaloi filtrat e vetingut p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin, por u penalizua p\u00ebr kontratat n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit p\u00ebr furnizimin me karburant t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Pogradecit si dhe disa udh\u00ebtime jasht\u00eb vendit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74483,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,473],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Niko-Rapi-pas-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Niko Rapi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74482"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74482"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74482\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74484,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74482\/revisions\/74484"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74483"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74482"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74482"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74482"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}