{"id":74491,"date":"2020-10-09T18:00:20","date_gmt":"2020-10-09T16:00:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/etleva-temo-perballet-me-dyshime-per-konflikt-interesi-dhe-probleme-per-pasurine\/2020\/10\/09\/"},"modified":"2023-04-07T03:11:43","modified_gmt":"2023-04-07T01:11:43","slug":"etleva-temo-perballet-me-dyshime-per-konflikt-interesi-dhe-probleme-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/etleva-temo-perballet-me-dyshime-per-konflikt-interesi-dhe-probleme-per-pasurine\/2020\/10\/09\/","title":{"rendered":"Etleva Temo p\u00ebrballet me dyshime p\u00ebr konflikt interesi dhe probleme p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>KPK ngriti dyshime p\u00ebr shkelje etike dhe p\u00ebr konflikt interesi, transaksione fiktive me automjete dhe pamund\u00ebsi financiare. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_74097\" aria-describedby=\"caption-attachment-74097\" style=\"width: 518px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurorja-Etelava-Temo-duke-dal\u00eb-nga-seanca-publike-e-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-74097\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurorja-Etelava-Temo-duke-dal\u00eb-nga-seanca-publike-e-KPK-518x400.jpg\" alt=\"\" width=\"518\" height=\"400\" data-id=\"74097\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-74097\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Etelava Temo duke dal\u00eb nga seanca publike e KPK | Foto : Edmond Hoxhaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>T\u00eb premten n\u00eb m\u00ebngjes Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti seanc\u00ebn d\u00ebgjimore p\u00ebr rivler\u00ebsimin e gjyqtares s\u00eb Apelit Korcc\u00eb, Etleva Temo.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Temo po kryhet nga trupi gjykues i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Firdes Shuli kryesuese, Olsi Komici relator dhe Pamela Qirko an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Branko Hrvatin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u identifikuan probleme p\u00ebr pasurin\u00eb; etik\u00ebn dhe u ngrit\u00ebn dyshime p\u00ebr konflikt interesi n\u00eb gjykimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve, gjetje q\u00eb u kund\u00ebrshtuan prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u ngrit\u00ebn dyshime edhe p\u00ebr veprime fiktive n\u00eb k\u00ebmbimin e nj\u00eb autoveture t\u00eb prodhimit t\u00eb vitit 1986 me nj\u00eb mjet t\u00eb vitit 99-\u00ebs, q\u00eb bashk\u00ebshorti e ka shitur disa her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb. Gjithashtu u identifikua pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve.<\/p>\n<p>Etleva Temo e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2003 si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Pogradecit. N\u00eb vitin 2014, Temo \u00ebsht\u00eb promovuar si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi i etik\u00ebs dhe konflikti i interesit<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Komici tha n\u00eb seanc\u00eb se dukej q\u00eb gjyqtarja Etleva Temo t\u00eb ket\u00eb shfryt\u00ebzuar burimet njer\u00ebzore t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr kryerjen e veprimeve n\u00eb favor t\u00eb saj. Ai shpjegoi se nga hetimi ka rezultuar q\u00eb disa punonj\u00ebs t\u00eb gjykat\u00ebs t\u00eb kishin kryer depozitime n\u00eb gjendje cash n\u00eb llogarin\u00eb e subjektit p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb ose t\u00eb kishin t\u00ebrhequr pag\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Temo tha n\u00eb seanc\u00eb se ajo nuk kishte qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb rolin e drejtueses apo pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebses s\u00eb personave n\u00eb fjal\u00eb dhe se gjith\u00e7ka ishte kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rrethanave shoq\u00ebrore. Ajo shpjegoi se dy prej tyre ishin punonj\u00ebs t\u00eb gjykat\u00ebs prej vitesh, nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr ishte mik i bashk\u00ebshortit dhe pretendoi se nuk kishte konflikt interesi.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua edhe p\u00ebr situata t\u00eb tjera t\u00eb mundshme konflikti interesi. Komici tha se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshorti i saj rezultonin aksioner n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb Albtelekom me kuota n\u00eb vler\u00ebn 50 mij\u00eb lek\u00eb secili, ose 0.00027% t\u00eb aksioneve. Nga hetimi ka rezultuar se ata jan\u00eb regjistruar si aksioner t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie n\u00eb vitin 2009, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebrfituar asnj\u00eb lloj shp\u00ebrndarje dividenti pasi nuk ka pasur veprime t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, Temo nuk i ka deklaruar aksionet n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebr periudh\u00ebn 2009-2016. Komisioni ka gjetur se p\u00ebr periudh\u00ebn 2016-2019, gjyqtarja Temo ka shqyrtuar disa \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse ka qen\u00eb edhe shoq\u00ebria Albtelecom. \u201cDuket se \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve\u201d, tha Komici.<\/p>\n<p>Temo tha se kur bashk\u00ebshorti kishte qen\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb Albtelekom, ajo kishte dh\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb dor\u00ebheqjen nga \u00e7\u00ebshtjet ku pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse kishte qen\u00eb edhe kjo shoq\u00ebri. Ajo shpjegoi se kishte qen\u00eb drejtuesi i shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb u kishte k\u00ebrkuar gjith\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb depozitonin letra me vler\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb kuotave. \u201cUn\u00eb nuk kam qen\u00eb n\u00eb dijeni\u201d, pohoi Temo dhe pretendoi se kur ka shqyrtuar \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme, nuk ekzistonte marr\u00ebdh\u00ebnia.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ka rezultuar se Temo ka shqyrtuar n\u00eb vitin 2014 disa \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse kishte qen\u00eb nj\u00eb kompani ku kishte punuar bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2004. Temo deklaroi se pran\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, bashk\u00ebshorti kishte punuar vet\u00ebm nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendimi ishte dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb m\u00eb von\u00eb. Ajo shtoi se vendimi kishte qen\u00eb n\u00eb disfavor t\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Dyshime p\u00ebr gjendjen e gjyqtares Etleva Temo n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit jan\u00eb ngritur dhe pas verifikimit t\u00eb dy prej 12 denoncimeve nga publiku t\u00eb depozituara ndaj saj n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Komici shpjegoi se dy denoncues pretendonin se gjyqtarja dhe familjar\u00ebt e saj kryenin udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit me persona q\u00eb kishin qen\u00eb pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e shqyrtuara prej saj.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, nga hetimi ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i subjektit ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit n\u00eb vitin 2009 me nj\u00eb person q\u00eb kishte qen\u00eb pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse disa her\u00eb n\u00eb proceset e shqyrtuara prej gjyqtares Temo.<\/p>\n<p>Subjekti sqaroi se nuk mund t\u00eb ekzistonte konflikti i interesit lidhur me nj\u00eb prej udh\u00ebtimeve q\u00eb bashk\u00ebshorti kishte kryer n\u00eb vitin 2015 me nj\u00eb person q\u00eb kishte qen\u00eb pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuar prej saj n\u00eb vitin 1999. Ajo shtoi se her\u00ebt e tjera, bashk\u00ebshorti e djali mund t\u00eb kishin udh\u00ebtuar rast\u00ebsisht me personat n\u00eb fjal\u00eb, pasi jo gjithmon\u00eb kishte taksi apo mjete t\u00eb tjera udh\u00ebtimi.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Etleva Temo pretendoi n\u00eb seanc\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb nuk ishte gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Ajo tha se n\u00eb asnj\u00eb rast, asnj\u00eb pal\u00eb nuk kishte k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e saj nga gjykimi dhe se fakti q\u00eb n\u00eb disa raste vendimet kishin qen\u00eb n\u00eb disfavor t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb fjal\u00eb, v\u00ebrtetonte q\u00eb nuk ekzistonte marr\u00ebdh\u00ebnia mes tyre. Temo shtoi se Pogradeci ishte qytet i vog\u00ebl dhe se pal\u00ebt njiheshin e do t\u00eb kishin k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e saj, n\u00ebse do t\u00eb kishin pasur dyshime apo pretendime.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam vepruar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor\u201d, pohoi ajo<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, relatori Komici renditi disa raste t\u00eb shitjes dhe blerjes s\u00eb automjeteve nd\u00ebr vite nga bashk\u00ebshorti i gjyqtares Etleva Temo, transaksione p\u00ebr t\u00eb cilat u evidentuan munges\u00eb burimesh dhe veprime fiktive.<\/p>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Olsi Komici shpjegoi se bashk\u00ebshorti i gjyqtares Temo kishte shk\u00ebmbyer n\u00eb vitin 2005 nj\u00eb autovetur\u00eb tip Benz q\u00eb pasqyrohej si prodhim i vitit 1996, por q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb rezultonte t\u00eb ishte i vitit 1986.\u00a0 Autovetura tip Benz e vitit 1986 ishte shk\u00ebmbyer me nj\u00eb tjet\u00ebr mjet po tip Benz i prodhimit t\u00eb vitit 1999, q\u00eb disa vite m\u00eb pas bashk\u00ebshorti i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit e kishte shitur p\u00ebr vler\u00ebn 9000 euro. Sipas Komicit, rezultonte q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb kur ishte kryer shk\u00ebmbimi t\u00eb ishte kryer edhe nj\u00eb kontrat\u00eb shitje e Benz-it, nj\u00eb personi n\u00eb qytetin e Beratit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebmbimi nuk ka logjik\u00eb ekonomike. Duket se ka veprime fiktive n\u00eb kontrat\u00ebn e k\u00ebmbimit t\u00eb dy autoveturave. Gjithashtu duket se ka veprime fiktive edhe n\u00eb shitjen e makin\u00ebs n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr vler\u00ebn 9000 euro\u201d, pohoi Komici.<\/p>\n<p>Ai pohoi se nuk ishte provuar q\u00eb bler\u00ebsi t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb shitjes, n\u00eb vler\u00ebn 4000 euro. Komici vijoi se gjyqtarja Temo kishte shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb shit\u00ebsin e Benzit dhe ngriti dyshime p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Etleva Temo shpjegoi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore se mjeti q\u00eb ata kishin p\u00ebrfituar nga k\u00ebmbimi, edhe pse ishte m\u00eb i ri, kishte pasur probleme pasi kishte qen\u00eb i goditur. Ajo tha se bashk\u00ebshorti e kishte rregulluar e m\u00eb pas mir\u00ebmbajtur, shpenzime q\u00eb sipas saj i kishin rritur vler\u00ebn. Temo k\u00ebmb\u00ebnguli se ekzistonte vet\u00ebm kontrata e k\u00ebmbimit. Ajo shtoi se sapo kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr kontrat\u00ebn e shitjes s\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs makin\u00eb, kishin kryer kall\u00ebzim penal. \u201cPar\u00eb n\u00eb kontesktin e koh\u00ebs, k\u00ebto jan\u00eb veprime juridike t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshorti\u201d, vijoi Temo.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, bashk\u00ebshorti i subjektit ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2015 nj\u00eb autovetur\u00eb tip Lancia n\u00eb vler\u00ebn 800 euro dhe e ka shitur nj\u00eb vit m\u00eb pas p\u00ebr 1000 euro. Komici tha se bashk\u00ebshort\u00ebt Temo kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e mjetit n\u00eb fjal\u00eb, pasi ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn m\u00eb shum\u00eb -400 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2015.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ka rezultuar se nuk ka paguar tatimin e fitimit p\u00ebr vler\u00ebn 200 euro. Gjyqtarja Temo tha se nuk konsideronte q\u00eb t\u00eb kishte kryer fitim, pasi sipas saj vlera 200 euro ishte shpenzuar p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e autovetur\u00ebs. Ajo pretendoi se nuk kishte pasur balanc\u00eb negative pasi at\u00eb vit u kishte dhuruar motra e bashk\u00ebshortit shum\u00ebn 100 euro. Gjithashtu, ajo k\u00ebrkoi zbritjen shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u201cNe jetojm\u00eb 25 km larg Strug\u00ebs dhe Ohrit, shkojm\u00eb dhe kthehemi aty pa asnj\u00eb shpenzim,\u201d pohoi Temo dhe shpjegoi se edhe udh\u00ebtimi i bashk\u00ebshortit n\u00eb Selanik p\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebruar djalin n\u00eb aeroport kur do t\u00eb nisej p\u00ebr Gjermani nuk kishte pasur shpenzime pasi ishte kthyer po at\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn -231 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tjet\u00ebr tip Ford n\u00eb vitin 2013 n\u00eb shum\u00ebn 4000 euro. Si burime p\u00ebr \u00e7mimin e Fordit, Temo ka deklaruar vler\u00ebn 3500 euro t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb Benzi dhe kursime familjare. Nga hetimi ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i subjektit e kishte bler\u00eb Benz-in n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr shum\u00ebn 1850 euro dhe se e ka shitur gati dyfish, p\u00ebr vler\u00ebn 3500 euro. Komici shpjegoi se personi q\u00eb i ka shitur makin\u00ebn n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr 1850 bashk\u00ebshortit t\u00eb Temos, rezultonte se e kishte bler\u00eb vet\u00eb rreth 431 mij\u00eb lek\u00eb pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ai shtoi se n\u00eb transaksionin p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti dukej se kishte pasur veprime fiktive.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka rezultuar se nuk ishte paguar tatimi p\u00ebr vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja e mjetit. Temo mbajti n\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim duke konsideruar se nuk kishte pasur fitim, pasi vlera shtes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte shpenzimet e mir\u00ebmbajtjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 78.9 m2 n\u00eb qytetin e Pogradecit t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr vler\u00ebn 4.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2009, gjyqtarja Etleva Temo ka deklaruar si burim krijimi kredi n\u00eb vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro dhe t\u00eb ardhura nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Komici tha se nga verifikimi i deklaratave, dukej se subjekti nuk e kishte pasqyruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2009. Gjyqtarja Temo tha gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se edhe pse nuk kishte pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn e 2009-\u00ebs kontrat\u00ebn e shit-blerjes, kishte sh\u00ebnuar shlyerjen e kredis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb vitin 2005 kundrejt vler\u00ebs 1.3 milion\u00eb lek\u00eb, Temo ka pasqyruar si burim krijimi nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb nga motra n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb dhe kursime familjare 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatorit Komici, dokumentacioni i dor\u00ebzuar nga subjekti p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e motr\u00ebs nga puna n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji, pasi nuk jan\u00eb me vul\u00eb apostile. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 300 mij\u00eb lek\u00eb, pasi ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn -113 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDokumentacioni i dor\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb provuar burimet e ligjshme t\u00eb huas\u00eb, pa vul\u00eb apostile, duket se do t\u00eb kusht\u00ebzoj\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebrfundimtare\u201d, tha Komici.<\/p>\n<p>Temo deklaroi se kishte paraqitur gjith\u00eb dokumentet p\u00ebr taksat e paguara nga kunati dhe motra e saj n\u00eb vitin 2005 n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, si dhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat q\u00eb ata kishin pasur n\u00eb Shqip\u00ebri para se t\u00eb emigronin.<\/p>\n<p>Komici vijoi se \u00e7mimi i blerjes\u00a0 s\u00eb k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2005, n\u00eb vler\u00ebn 1.3 milion lek\u00eb dhe shitja n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr shum\u00ebn 1.7 milion lek\u00eb dukej se ishin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se referencat e Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave p\u00ebr qytetin e Pogradecit. Temo shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se \u00e7mimet ishin p\u00ebrcaktuar nga nevojat e shit\u00ebse dhe bler\u00ebsve n\u00eb t\u00eb dy rastet, si dhe nga k\u00ebrkesa e tregut.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, subjekti nuk ka provuar me burime t\u00eb ligjshme mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb nj\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi, i cili u ka dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebn 8000 euro q\u00eb iu \u00ebsht\u00eb nevojitur si garanci p\u00ebr viz\u00ebn e studimeve t\u00eb djalit n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Temo pretendoi se kishte depozituar dokumente q\u00eb provonin se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 8000 euro, pasi kishte aktivitet nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton mosp\u00ebrputhje t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr jetes\u00ebn dhe studimet e djalit n\u00eb Gjermani t\u00eb deklaruara n\u00eb vitin 2015 me ato t\u00eb pasqyruara n\u00eb dokumentacionet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit nga familja e bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 1992, si dhe p\u00ebr tre sip\u00ebrfaqe toke q\u00eb subjekti dhe motra e saj i kan\u00eb trash\u00ebguar nga prind\u00ebrit t\u00eb cil\u00ebt e kishin p\u00ebrfituar me vendimin t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn e verifikuar 2003-2016, KPK konstaton pamund\u00ebsi financiare t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve Temo p\u00ebr kryerjen e investimeve dhe shpenzimeve t\u00eb deklaruara pasi rezultojn\u00eb me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn -5.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtarja Temo k\u00ebrkoi t\u00eb p\u00ebrfshiheshin t\u00eb gjitha vlerat e p\u00ebrfituara nga shitja e automjeteve si dhe t\u00eb uleshin shpenzimet e udh\u00ebtimit jasht\u00eb shtetit q\u00eb sipas saj ishin kryer kryesisht n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut brenda dit\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim gjyqtarja Etleva Temo k\u00ebrkoi konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb. Komisioni njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet me dat\u00eb 12 tetor, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KPK ngriti dyshime p\u00ebr shkelje etike dhe p\u00ebr konflikt interesi, transaksione fiktive me automjete dhe pamund\u00ebsi financiare. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":74492,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,473],"tags":[610,305,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurorja-Etelava-Temo-duke-dal\u00eb-nga-seanca-publike-e-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Etleva Temo duke dal\u00eb nga seanca publike e KPK | Foto : Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74491"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74491"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74491\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74493,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74491\/revisions\/74493"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74492"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74491"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74491"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74491"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}